Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve

 

Studiuesit e pikëpamjeve të saj në lidhje me Ebu Hasan (Hz. Aliun) mund të duken të çuditshme dhe befasuese. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për këtë përveç zilisë dhe armiqësisë ndaj Ehli Bejtit. Historia ka regjistruar urrejtjen dhe kundërshtimin e saj të patejkalueshëm ndaj tyre. Ajo arriti në një pikë të tillë sa që nuk e thoshte emrin e tij dhe as ta shikonte.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 162., vëll. 3., fq. 135., vëll. 5., fq. 140.)

 

Kur ajo dëgjoi se pas vrasjes Osman njerëzit i shprehën besnikërinë Aliut, ajo tha:

"Unë do të preferoja që qielli të bëhej tokë sesa Aliu të bëhet lider".

 

Ajo bëri të gjitha përpjekjet për të prodhuar vështirësi për të, kështu që udhëhoqi një ushtri kundër tij, duke nxitur rebelim. Dhe kur lajmi për vdekjen e tij arriti tek ajo, ajo bëri sexhde në shenjë faleminderimi drejtuar Allahut.

A nuk jeni të befasuar edhe ju si unë, nga pikëpamjet e Ehli Sunetit që ata përcjellin në Sahihët e tyre se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të ketë thënë: 

"O Ali ty nuk të don kush tjetër pos besimtari i vërtetë nuk do të urrejë askush përveç hipokritëve ". 

(Sahihu i Muslimit, vëll. 1., fq. 61.; Sahihu i Tirmidhiut, vëll. 5., fq. 306.; si dhe Suneni i Nisai-së)

 

Për më tepër, ata përcjellin trnsmetime në Sahihët dhe Musnedët e tyre se Aisha e urrente Imam Aliun aq shumë sa që ajo nuk mund ta përmendte as emrin e tij. A nuk është kjo dëshmia e tyre që konfirmon, domethënë sqaron temperamentin dhe karakterin e kësaj gruaje? Ashtu siç transmeton Buhariu në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha:

"Fatima është pjesë e imja, kush e urren atë më urren mua, dhe kush më urren mua e urren Allahun."

(Sahihu i Buhariut, vëll. 4., fq. 210.)

 

Buharia pastaj përcolli personalisht se Hz. Fatimja vdiq dhe ajo ishte e zemëruar në Ebu Bekrin duke mos folur me të për gjithë jetën e saj.

(Ibid, vëll. 5., fq. 82., vëll. 8., fq. 3.)

 A nuk janë këto hadithe një dëshmi e mjaftueshme që Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a.,  ishin të hidhëruar me Ebu Bekrin.

Kjo është ajo që njerëzit e kuptuan. Unë gjithmonë them se e vërteta do të dalë në sipërfaqe pa marrë parasysh se sa falsifikues përpiqen ta fshehin atë dhe pa marrë parasysh se sa përpiqen ta shtrembërojnë përmes konstruksioneve të tyre ndihmësit e Omajadëve, sepse prova nga Allahu është e dukshme për shërbëtorët e tij që nga dita e e shpalljes së Kuranit deri në orën e fundit. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve.

Imam Ahmedi tregon se Ebu Bekri një herë kërkoi leje për të hyrë te i Dërguarin i Allahut, s.a.v.a.. Para se të hynte, ai e dëgjoi Aishen duke ngritur zërin te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,, duke i thënë:

"Për Allahun, unë e di me siguri që Aliu është më i dashur për ty sesa unë dhe babai im." Ajo e përsëriti këtë tre herë.

(Musned, Imam Ahmed ibn Hanbel, vëll. 4., fq. 275.)

 

Urrejtja e Aishes ndaj Aliut ishte aq e madhe sa që ajo u përpoq me mjete të ndryshme ta largonte atë nga Profeti.

Mu'tazilu ibn Abi Hadid në komentin e tij mbi Nahjul-belaga thotë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i bëri me kokë Hz. Imam Aliut për t'iu afruar. Hz. Imam Aliu u afrua dhe u ul midis Profetit dhe Aishes, ashtu që i Dërguari i Zotit, s.a.v.a , e mbështeti atë për trupin e vet. Ajo i tha atij (Aliut): "A nuk mund të ulesh në një vend tjetër, por mu në vendin tim?!"

 

Ai gjithashtu transmetoi hadithin se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., një ditë po ecete me Hz. Imam Aliun dhe se biseda mes tyre kishte zgjatur më shumë. Aisha u afrua, ndërsa i kishte ndjekur ata, ajo hyri mes tyre dhe tha: 

"Çfarë ka mes juve që shetisni aq gjatë?" Atëherë i Dërguari i Zotit, s.a.v.a, u zemërua me të ".

(Komentar Nehdžul-belage, Ibn Ebi Hadid, vëll. 9., fq. 195.)

 

Transmetohet se ajo një herë erdhi te i Dërguari i Zotit, s.a.v.a,  ndërsa ai ishte duke folur në heshtje me Aliun, ajo bërtiti: "Çfarë është kjo ose kush është tjetër midis teje dhe meje o biri i Ebu Talibit? Kam vetëm një ditë me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a (dhe ti ma pamundëson)? " - ndaj të cilës Profeti, s.a.v.a., u zemërua.

 

Sa herë dhe sa thellësisht e ka zemëruar dhe shqetësuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., me sjelljen e saj të shkaktuar nga xhelozia dhe intoleranca e saj. A do të ishte i kënaqur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., me një grua, zemra e së cilës digjej nga xhelozia dhe në të cilën kishte aq urrejtje dhe neveri ndaj Hz. Imam Aliut, të parit të Ehli Bejtit të tij, të atij për të cilin u tha: "Ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij". Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit në kapitullin Përparësitë e Ali Ibn Talibit", transmetohet se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë edhe: "Kush e do Aliun më do, dhe kush e urren Aliun më urren mua".

(Mustredrak, Hakim, vëll. 3., fq. 130.)