Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor

 

Në Sahihun e tij, vëll. 7, në kapitullin "Për virtytet e Ehli Bejtit", Muslimi transmeton se Aisheja tha se: " Një mëngjes i Dërguari i Allahut u shfaq i veshur me një mantel të zi. Hasani iu afrua dhe ai e mori brenda mantelit, dhe pastaj erdhi Zh. Huseini kështu veproi edhe me të, mandej erdhi Fatimeja ndaj edhe këtë e mbështolli me mantelin e tij, pastaj erdhi Aliu dhe e mbështolli me atë mantel. Ndërsa pas kësaj ai citoi: 

 

"Allahu dëshiron t'ju pastrojë, o Ehl Bejt, me pastrim të plotë".

 

Meqenëse Fatimeja ishte gruaja e vetme nën atë mantel, të cilën Allahu e kishte pastruar dhe në këtë mënyrë e kishte shquar, do të thotë që Ai e pastroi atë nga çdo mosbindje dhe mëkat. Pyes veten se kush ishte Ebu Bekri që refuzoi dëshminë e saj dhe i kërkoi asaj dëshmitarë?!

 

 Fatimeja është lidere e të gjitha besimtareve dhe grave të botës mbarë

 

Buhariu transmeton në Sahihun e tij, vëll. 7., në "Librin e kërkimit të Lejes" në nënkapitullin "Për atë që i beson shokut të tij në praninë e të tjerëve dhe nuk ia jep askujt sekretin e tij derisa të vdesë". Muslim gjithashtu në “Librin e Virtyteve” transmeton se Aisheja, nëna e besimtarëve, tha:

 “Ne- të gjitha gratë e Profetit - ishim bashkë me të, dhe asnjëra prej tyre nuk u largua, ndërsa pastaj Fatimeja u afrua, kështu që për Allahun stili i saj i ecjes ishte njësoj si Profetit. Kur e pan atë, e thirri, duke e mirëpritur me fjalët: ‘Mirësevini vajza ime.’, duke i ofruar asaj të ulej në të djathtë ose në të majtë të tij, duke i pëshpëritur diçka. Ajo filloi të qajë me hidhërim. Kur e kuptoi trishtimin e saj, ai i pëshpëriti eddhe diçka për herë të dytë, pas të cilës ajo buzëqeshi. Unë i thashë asaj, ndërsa ajo ishte ende ulur në mesin e grave të tjera: 'I Dërguari i Zotit ju nderoi me sekretin e tij mbi të gjithë ne ndërsa ju qatë.' Kështu që kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u largua e pyeta: 'Çfarë sekreti të tha? ' Ajo u përgjigj: ‘Unë nuk mund ta shkeli besimin që më është dhënë nga i Dërguari i Allahut! "

Pasi ai vdiq, unë i thashë asaj, "Të bëjë be, në gjithë ato që kam të drejtë te ti, tama  thoni atë!’ Ajo tha, "Tani kam të drejtë ta bëj atë.’ dhe ajo më tha: "Kur ai më pëshpëriti për herë të parë më tha se Xhibrili më përsëriste Kuranin një herë në vit, këtë vit e bëri dy herë. Nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë përveç se vdekja ime po afrohet. Kini frikë Allahun dhe bëni durim, sepse unë jam më i miri që duhet të shkoj para teje! '

Ashtu që Hz. Fatima tha: ‘Atëherë unë qava siç e patë edhe ju! Kur më pa duke qarë ai ndau një sekret tjetër me mua. Ai tha: ‘Oj, Fatime, a nuk je i kënaqur të jesh lidere e të gjitha besimtareve dhe i të gjitha grave të këtij umeti?’ ”

 

Nëse Fatima është lidere e të gjithë besimtareve, siç konfirmohet nga Resulullahu, ndërsa Ebu Bekri më pas i mohoi të drejtën e saj në fshatin Fedak, dhe mohoi dëshminë e saj, atëherë cila dëshmi tjetër mbetet e vlefshme pas kësaj?! Nuk mund të mos mbetem i habitur nga kjo!!!