Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit

 

Pra, ne kemi parë qasjen e Ebu Bekrit ndaj hadithit dhe mënyrën e parandalimit të grumbullimit të tyre, e cila arriti deri aty sa të digjte personalisht të gjitha 500 hadithet që kishte në dispozicion, në mënyrë që mësimi i tyre të mos përhapet mes sahabëve dhe muslimanëve, të cilët nga ana tjetër ishin të etur ta mësojnë Sunetin e Profetit.

Kur Omeri mori fronin e kalifatit, me vullnetin e Ebu Bekrit, ai vazhdoi të njëjtën politikë, por, për nga natyra e tij kapriçioze, ai ishte relativisht më i ashpër ndaj mbledhjes së hadithit. Ai jo vetëm që ndaloi dhe parandaloi mbledhjen dhe përpilimin e haditheve, por këtë e bënte edhe përmes frikësimit, kërcënimit, rrahjes e madje edhe burgut shtëpiak.

 

Ibn Maxhe në Sunenin e tij në "kapitullin e respektimit të hadithit", përmes Karz ibn Ka'bit transmeton: 

"Omer ibn Hattabi na dërgoi në Kufe dhe na ndoqi në gjurmët tona në qafat malore. Pastaj ai tha: "A e dini se për çfarë ju kam ndjekur?" Karza tha, "Ne thamë," Për të drejtën që i jipet miqëve dhe ensarëve!"  Omeri tha: ‘Jo, para së gjithash këtë e bëra për shkak të asaj që duan t’ua them dhe ju do ta kujtoni këtë, sikur që ju kam përcjellur deri këtu. Ju do të hasni në njerëz në zemrat e të cilëve Kur’ani vibron si një zinxhir. Kur t’ju takojnë ata do t’i zgjasdin qafat  tyre nga dëshira e madhe dhe do t’ju thonë: ‘'Këta janë shokët e Muhamedit s.a.v.a.,!' andaj, zvogëloni transmetimin e haditheve të Profetit dhe unë do t'ju mbështes në këtë. ' Kur Karz ibn Ka'b u takua me ta, ata bërtitën: "Na përcillni (hadithe).’ ndërsa ai u tha atyre: "Omeri na e ka ndaluar."

(Zehebi, Tezkiretul-hufaz, vëll. 1., fq. 34. )

 

Në mënyrë të ngjashme edhe Muslimi, në Sahihun e tij në "Librin e sjelljes", "Kapitulli mbi kërkimin e Lejes",transmeton se Omeri kërcënoi ta rrihte Ebu Musa Ashariun për një hadith që ai kishte transmetuar nga Profeti, s.a.v.a. Ebu Sejid Kudri tha: 

“Ne ishim ulur me Ubej ibn Ka’be kur Ebu Musa Ashariu erdhi tek ne i mërzitur. Ai u ndal dhe tha: ‘Ju përgjërohem për Allahun! A e ka dëgjuar ndonjëri prej jush të Dërguarin e Allahut duke thënë: ‘leja kërkohet tri herë nëse ju jipet hyni dhe nëse nuk ju jipet kthehuni!’ ’Ubeji tha: ‘Po çka u bë me të? Ebu Musa u përgjigj: ‘Dje i kërkova leje tri herë Omerit. Ai nuk më lejoi, kështu që unë u largova. Sot i shkova përsëri dhe kur hyra e njoftova se dje i kisha kërkuar leje tri herë, kështu që meqë nuk e mora, u largova.

Ndaj kësaj Omeri më tha: ‘Ne të dëgjuam, por ishim të zënë, dhe ju duhet të kishit këmbëngulur për leje derisa të jipej.’ ” Ebu Musa tha: 'Unë e mendova këtë në përputhje me atë që dëgjova nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.' Ai më tha: 'Pasha Allahun, unë do të të rrah shpinës e barkut derisa të më sjellësh prova për këtë!' Ibn Ka'b tha: ‘Për Allahun askush nuk do të shkojë me ju tek ai përveç më të riut prej prej nesh. Shko, o Ebu Seid! ’Kështu shkova te Omeri dhe i thashë:‘ Unëe  kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thoshte kështu. ’”

 

Gjithashtu Buhariu e transmetoi këtë ngjarje në lidhje me kërcënimin me rrahje të Ebu Musës, por në stilin e tij të njohur, duke e redaktuar në atë mënyrë që mos ta dëmtonte reputacionin e Omer ibn Hattabit.

(Sahihu dhe Buhariu, libri i kërkimit të lejes, kapitulli mbi përshëndetjen dhe kërkimin e lejes tri herë)

 

Edhe pse Muslim i shtoi adresimin e Ubeit ndaj Omerit: “O Ibn Hattab! Mos iu shkakto telashe shokëve të Profetit ”.

Në Tezkiretul-huffaz, vëll. 1, f. 4, Dhehebiu e transmeton dialogun mes Ebu Selemes dhe Ebu Hurejres: 

 

"A keni transmetuar ne kohen e Omerit?" Ebu Hurejra tha: "Nëse do të kisha transmetuar në kohën e tij siç po transmetoj ju tani, ai do të më kishte fshikulluar (me kamxhik)."

“Omeri, pasi ndaloi mbledhjen e haditheve dhe kërcënoi njerëzit me rrahje, dogji hadithet që kishin mbledhur sahabët. Një ditë ai iu drejtua njerëzve kështu: “O njerëz! Kam mësuar se në mesin tuaj kanë dalë disa libra, dhe, nëse do Allahu, do të doja t’i shikoja dhe të bëjë redaktimine  tyre.. Prandaj më sillni të gjitha dhe asnjëra prej tyre të mos mbetet te ju, përveç atyre që më dhatë, në mënyrë që t'i kontrolloj! " 

Njerëzit menduan se ai me të vërtetë donte t’i shqyrtonte përmbajtjen e librave, t'i korrigjonte ato në mënyrë që të mos mbeteshin dyshime dhe dallime në to, dhe kështu ata i sollën librat e tyre, ndërsa ai i dogji të gjithë në zjarr.”

(Ibn Sa'd, Tabakatul kubra, vëll. 5., fq. 188.; Bagdadi, u Tekjidunim.)

 

Në librin e tij Jami Bayn al-'ilm wa fadliha, Ibn Abdul Berr rrëfen se 'Omer ibn Khattab donte të shënonte dhe regjistronte Sunetin, mirëpo e pa më të udhës të mos e bënte këtë. Kështu ai u shkroi një urdhër qyteteve që kushdo që posedon diçka nga hadithi duhet ta shkatërrojë atë.

Megjithë planit të tij dhe pavarësisht kërcënimeve të tij, ndalimet e tij dhe djegien e librave, disa nga sahabët ende qëndruan të përkushtuar në përcjelljen e asaj që dëgjuan nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe ata e bënë këtë sa herë që takonin dikë në rrugën jashtë Medinës, nëse dikush i pyeste rreth hadithit.

 

Omeri e konsideroi të dëshirueshme të kufizonte rrezen e tyre të lëvizjes vetëm brenda Medinës dhe madje lejoi që disa prej tyre të vendoseshin me forcë në arrest shtëpie, duke ndërmarrë edhe masa të tjera represive. Ibn Isak transmeton nga Abdurrahman ibn Avf se ai tha: 

“Omeri nuk vdiq derisa i mblodhi sahabët e të Dërguarit të Allahut nga vendet më të largëta si Abdullah ibn Huzayfin, Abu Derdaa, Abu Dher Gafarin, Ukb ibn Amirin. Ai u tha atyre: 'Çfarë janë janë hadithet që ju i rrëfeni në krahinat e largëta të botës?' Ata pyetën: 'A na ndaloni neve t’i transmetojmë hadithet e Profetit?' Omeri tha: 'Jo, por pasha Allahun ju do të mbeteni këtu me mua,!! Ju nuk do të më braktisni deri sa të vdesë ".

 

Pas kësaj kalifët umajadë e pranuan këtë rrugë, duke ndaluar hadithet autentike nga i Dërguari, s.a.v.a., ndërsa nga ana tjetër ata filluan sajimin dhe fabrikimin e haditheve kundër tij. Kjo u përshkallëzua deri në atë pikë sa myslimanët e të gjitha moshave u përfshinë në mosmarrëveshje dhe kontradikta, mite dhe legjenda që nuk kishin asnjë lidhje me Islamin. 

Ja se si raporton Madani në librin e tij Al-Ahdas: 

“Muavija u shkroi të njëjtën letër guvernatorëve të të gjitha krahinave, pas vitit të unitetit, me këtë përmbajtje: 'Kushdo që përcjell diçka në lidhje me virtytet e Ebu Turabit ( Ali ibn Talib) dhe familjes së tij ai përjashtohet nga të qenit i mbrojtur! Pas kësaj nga të gjitha mimberet filluan gënjshtrat dhe përbaltja e tij (Hz. Aliut) dhe familjes së tij.”

 

Muavija pastaj u shkroi një letër guvernatorëve të tij në të gjitha krahinat: 

"Mos pranoni asgjë nga askush që ndjek Aliun dhe familjen e tij." Ai shkoi edhe më tej: “Gjeni mes jush ata që e duan atë, gjithashtu, miqtë dhe ndihmësit e tij dhe ata që transmetojnë virtytet dhe cilësitë e tij. Bashkohuni me ta, merrni pjesë në tubimet e tyre, afrohuni dhe shprehni respektin tuaj për ta. Pastaj më shkruani të gjitha ato që secili prej tyre rrëfen, transmeton dhe regjistroni emrat e tyre, emrat e etërve dhe pasardhësve të tyre ".

 

Ata bënë kështu gjithnjë derisa i shtuan lavdërimet dhe shumë virtyte Omerit, dhe të gjitha për shkak të shpërblimeve, stimujve, dhuratave dhe tokës që iu dha njerëzve të tillë, nga mesi i arabëve dhe jo arabëve. Kjo disiplinë u intensifikua veçanërisht në qytete dhe njerëzit filluan të garojnë  për statusin dhe përfitimet e kësaj bote. Çdo person që i sillte shërbëtorëve të Muaviut lavdërime në llogari të Osmanit, emri i tij do të regjistrohej dhe ai do të mbulohej me dhurata dhe shpërblime. Kjo praktikë vazhdoi për ca kohë që Muavija t’i shkruante një letër të re zyrtarëve të tij: 

“Tashmë janë grumbulluar shumë hadithe në favor të Osmanit, andaj kur ta merrni këtë letër i ftoni njerëzit të mbledhin hadithe në lidhje me virtytet e sahabëve dhe halifëve të parë. Mos lini asnjë informacion rreth Ebu Turabit (Hz. Aliut), përveç atyre që vijnë tek ju të përfunduara me një transmetim tjetër dhe që janë në kundërshtim me ato të sahabëve. Kjo për sytë e mi është  më e dashur dhe më e ëmbël, sepse mohimi dhe kundërshtimi i argumenteve të Ebu Turabit dhe pasuesve të tij (shiave) dhe ndëshkimi i tyre më jep më shumë kënaqësi sesa paraqitja dhe numërimi i virtyteve dhe veprave të mira të Osamanit. ”

 

Letra e tij iu lexua njerëzve dhe u mblodhën shumë tradita në lidhje me virtytet e sahabëve, kryesisht me origjinë të dyshimtë, pa asnjë të vërtetë rreth tyre.

Njerëzit me të vërtetë u përfshinë në këtë veprim derisa në mimbere filluan të propagandojnë të njëjtat gjëra. Edhe të diturit, sikur populli, filluan rrëfenin të njëjtën gjë, ata madje krijuan shkolla për të rinjtë, ku i mësonin këto gjëra siku që mësonin Kuranin. Ata madje i mësuan vajzat, gratë, shërbëtoret e tyre që ta bëjnë këtë për aq kohë sa do Allahu. Pastaj Muavija u dërgoi një letër të përbashkët zyrtarëve të tij në të gjitha krahinat: 

“Gjeni dikë kundër të cilit ka dëshmi se ai e do Aliun dhe familjen e tij. Pastaj fshini emrin e tij nga regjistri shtetëror dhe ndalojani të gjitha llojet e të ardhurave dhe granteve nga shtetit. " Ai e përforcoi këtë me një letër tjetër: "Këdo që ta gjeni duke ndihmuar ata njerëz e vendosni në zinxhirë dhe i rrënojani shtëpinë".

 

Më së e pësoi Iraku, veçanërisht Kufa, ku represioni preku shiat deri në atë pikë saqë në rast se një shiia vizitohej në shtëpinë e tij nga një mik i besuar, ai do ta fuste në shtëpi për shkak të sekretit të besueshëm, por nuk do t’i thoshte asgjë për shkak të frikës së madhe, deri sa të merrte betimin e fortë nga shërbëtorët dhe robërit e tij, që askujt nuk do t’ia zbulojnë rastin.

U shfaqën gjithnjë e më shumë hadithe të falsifikuara dhe shpifëse, ndërsa gjyqtarët, avokatët dhe njerëzit në pozita të pushtetit filluan t'i promovojnë ato. Shërbimet më të këqija në këtë fatkeqësi të madhe u dhanë nga ata që lexuan me sukses Kuranin dhe ata që ishin me besim të dobët, mirëpo u reklamuan mirë përmes një devotshmërie të jashtme hipokrite duke kryer ritualet formale të fesë. Njerëz të tillë shpikën dhe trilluan hadithe vetëm me qëllim që të kënaqnin pushtetarët dhe të bëheshin pjesë e ndejave të tyre, duke fituar kështu para, prona dhe pozitë. E gjithë kjo vazhdoi derisa hadithet ranë në duart e autoriteteve fetare, të cilët nuk mund t'i duronin të gjitha këto gënjeshtra dhe shpifje.

 

Megjithatë, edhe ata gjithashtu pranuan dhe transmetuan shumë prej këtyre haditheve, duke i konsideruar ato autentike, ngase po ta kishin ditur se ishin shpikur, nuk do t’i kishin transmetuar apo përpunuar.

(Šarh Nehdžul-belaga, Ibn Abi'l-Hadid, vëll. 11., fq. 46. )

 

Unë do të thoja se përgjegjësia për këtë bie mbi Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin të cilët penguan shkrimin dhe regjistrimin e haditheve të spikatura të Profetit, s.a.v.a., me pretekstin se mund të ketë një përzierje të Kuranit dhe hadithit. Ky qëndrim mbahet nga ndjekësit dhe simpatizuesit e tyre. Ky arsyetim mund të argëtojë edhe të çmendurit.

Mos vallë Kurani dhe Suneti janë sheqer dhe kripë, të cilat kur përzihen nuk mund të ndahen më? Edhe kripa dhe sheqeri nuk mund të përzihen sepse secila prej tyre zë një hapësirë të veçantë. A nuk mund të siguroheshin kalifët që Kurani të ishte shkruar në një pergamenë të veçantë dhe suneti në një libër të veçantë, siç është situata sot dhe siç ka qenë që kur kalifi Omar Abdul Aziz u filloi me regjistrimin e hadithit. Pse atëherë Suneti nuk u përzie me Kuranin edhe pse kishte me qindra koleksione hadithesh?

 

Për më tepër, koleksioni i Buhariut nuk ishte përzier me atë të Muslimit, i cili përsëri nuk u përzie me "Musned-in" e Hambelit, as me "Muwat-an" e Malikut, si është e mundur atëherë të përziheshin hadithet me Kuranin Fisnik?

Argumenti i përmendur është po aq i dobët sa shtëpia e merimangës dhe nuk mund të durojë forcën e argumenteve. Në të vërtetë, provat kundër kësaj janë edhe më të dukshme. Zuhriu transmeton nga Urva se Omer ibn Hatabi donte të regjistronte Sunetin dhe për këtë ai kërkoi këshillën e sahabëve. Ata e këshilluan që ta bënte këtë, por Omeri vendosi të lutej për një muaj deri sa një mëngjes u ngrit dhe tha: 

 

“Doja që suneti të regjistrohej, por m’u kujtuan njerëzit para jush (pjesëtarët e shpalljeve të mëparshme) që shkruan libra dhe zgjodhën për t'i ndjekur ato duke lënë librin e Zotit! Dhe për Allahun, unë nuk do ta ngatërroj kurrë Librin e Allahut me asgjë tjetër. ”

(Šarh Nahdžul-belaga, Ibn Abi'l Hadid, vëll. 11., fq. 46.)

 

Lexues i dashur, shiheni këtë transmetim! Shokët e Profetit e këshilluan Omerin të shkruante sunetin e Profetit dhe ai vendosi qëndrimin e tij kundër vullnetit të të gjithëve, duke cituar argumentin se njerëzit e shpalljeve të mëparshme zgjodhën t'i ndiqnin këto libra në vend të Librit të Allahut. Pse me këtë rast mungon marrëveshja e përbashkët (shura), në të cilën thirret aq shumë Ehli Sunneti dhe Xhemati? Ku janë ata njerëz që kanë zgjedhur të ndjekin libra të tjerë përveç Librit të Allahut?

 

Ne nuk kemi dëgjuar për ta, përveçse në imagjinatën e Omerit. Duke supozuar se këta njerëz vërtetë ekzistojnë, nuk ka bazë për krahasim në kuptimin që ata tashmë kanë prodhuar libra të tillë nga vetja e tyre, në mënyrë që të joshin për t’u larguar nga Libri i Allahut. Kurani thotë: 

"Dhe mjerë ata që me duart e tyre e shkruajnë Librin dhe pastaj thonë:" Ja, kjo është nga Allahu  - për të nxjerrë një përfitim të parëndësishëm". Dhe mjerë ata për atë që shkruajnë duart e tyre dhe mjerë ata që fitojnë në këtë mënyrë! " (2:79)

 

Sa i përket librave të Sunetit të Profetit, ato nuk janë diçka si ato të mësipërmet, sepse ato burojnë nga Profeti fisnik, i cili nuk trilloi asgjë nga mendja e tij, por foli sipas asaj që iu zbulua. Suneti u sqarua dhe u përcaktua nga Libri i Allahut. I Plotfuqishmi tha: 

"Ne ju kemi dërguar një paralajmërim për t'u shpjeguar njerëzve atë që u zbulohet atyre." (16:44)

 

Ndërsa i Dërguari i Allahut tha: 

"Më është dhënë Kurani dhe diçka ngjajshëm me të". 

 

Kjo është një çështje e thjeshtë për këdo që e njeh Kuranin, sepse aty nuk flitet për 5 kohët e namazit, as nuk tregon sasinë e zekatit, rregullat e agjërimit dhe haxhit dhe rregulla të ndryshme të tjera që i shpjegoi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Në përputhje me këtë, Allahu shpallë: 

"Atë që Profeti ju lejon, ta pranoni, atë që ai u ndalon hiqni dorë nga ajo." Dhe Ai thotë: "Thuaj! Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë juve. ”

 

Nëse vetëm Omeri e njihte Librine  Allahut, më mirë se të tjerët dhe nëse ishte më i kujdesshëm se të tjerët mbi dispozitat e tij, pse atëherë nuk i ka pranuar urdhërat e tij mbi dëgjueshmërinë ndaj të Dërguarit, mbi atë se për asgjë nuk duhet debatuar dhe kundështuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 37.; vëll. 5., fq. 138. )

 

Apo ai aq aq shumë i kishte dhënë rëndësi Kuranit sa që në të mbitheskonte vetëm dispozitën mbi “kelulin”, të cilin ai kurrë nuk e mësoi përgjatë tërë jetës. Suneni i Bejhakiut: Kenzul Umal, vëllimi. 6., fq. 15. dhe Sahihu i Muslimit, “Libri Farid”, “kapitulli mbi trashëgimin - kelala.

Gjatë qeverisje së tij ai lëshoi dispozita të ndryshme bazuar në dokumente kontradiktore. Sikur të ishte kujdesur vetëm për Kuranin, do t’i kushtonte më shumë vëmendje dispozitave mbi tejemmum të cilat nuk i mësoi as gjatë të qenit kalif. Ai nxori një dispozitë sipas së cilës ata që nuk gjejnë ujë nuk duhet as të falen.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 90.; Sahihu i Muslimit, vëll. 1., fq. 193., “kapitulli mbi tejemumin”)

 

Nëse ai do t'i kishte kushtuar vetëm pak vëmendje Kuranit dhe do t'i jepte rëndësinë e nevojshme, ai do ta kishte njohur ligjin e divorcit, i cili përbëhet në dy deklarata, pas të cilave dikush do të zgjedhë të jetojë me bashëshortin/ten e tij në përputhje me një kod të caktuar sjelljeje ose do të divorcohet prej tij/saj në një mënyrë të bukur. Në vend të kësaj, bazuar në arsyetimin e tij dhe gjykimin personal, ai i bashkoi të tre rastet e divorcit në një, duke kundërshtuar dhe diskredituar kështu udhëzimet e Allahut.

(Sahihu i Muslimit, “Libri mbi shkurorëzimin”, “kapitulli mbi tri shkurorëzime”, vëll. l.)

 

Fakti që nuk mund të mohohet është se kalifët parandaluan përhapjen e hadithit. Ata kërcënuan dhe përndoqën këdo që fliste për hadithin. Kjo ndodhi sepse hadithet e përhapura do t'i ekspozonin planet dhe intrigat e tyre dhe nuk do t'u linin atyre vend për keqinterpretimin e Kuranit, sip vepruan ata.

 

Kjo ndodh sepse Libri i Allahut nuk flet dhe shpesh ka fjalë me më shumë kuptme, ndërsa Suneti i të Dërguarit të Allahut përbëhet nga fjalët dhe veprat e Profetit të cilat askush nuk mund t'i kundërshtojë. Në përputhje me këtë kur Hz. Aliu e dërgoi Ibn Abasin për të biseduar me harixhinjtë, i tha: 

 

“Mos debato me ta me përmes Kur’anit, sepse Kur’ani mbart shumë kuptime. Ti do ta thuash tënden dhe ata do të thonë të veten. Por argumentoni me ta me anë të Sunetit, pasi ata nuk mund t’i ikin atij.”

Shtegu u elokuencës, Udhëzimi 77.