Lidhur me hadithet fisnike
Në vazhdim do t'i dëshmoj lexuesit se hadithi është një nga problemet më aktuale në mesin e problemeve të tjera të muslimanëve deri më sot, e sidomos sot, për shkak të doktorëve universitarë vehabitë të cilët kanë doktoruar në fushën e hadithit. Ju do t'i gjeni duke mësuar përmendësh një mori hadithesh në frymën e shkollës së tyre të mendimit, shumica e këtyre haditheve janë fryt i punëtorive të gënjeshtrës umajade, paraardhësve të tyre (selefëve) të cilët u përpoqën të hedhin dritë mbi mesazhin origjinal të Islamit dhe të portretizojnë Profetin, sava, si një klloun me një kujtesë të dobët i cili nuk e di se çfarë thotë, i cili nuk është në dijeni të haditheve dhe veprave kontradiktore, kundërshtia e të cilave do të ishte qesharake edhe për një të çmendur.
Përkundër përpjekjeve të studentëve dhe studiuesve të Ehli Sunetit për selektimin e duhur të haditheve, për fat të keq, ende ka shumë hadithe në librat autentikë dhe të besueshëm sunitë që janë së paku të çuditshëm dhe kontradiktor, sikur që edhe librat shiite të hadithit nuk janë të përjashtuara nga hadithe të fabrikuara dhe të shpifura.
Megjithatë, shiat e pranojnë se ata nuk kanë libër tjetër autentik pëveç Kur’anit. Përveç kësaj, të gjithë këta libra përmbajnë elemente dhe materiale që anojnë dhe zgjerojnë mendimin e shkollës së mendimit "të tyre". Meqenëse Ehli Sunet vel Xhemati pretendon se librat e Buhariut dhe Muslimit janë librat e tyre më autentikë, madje plotësisht të besueshëm, unë do të përpiqem t'i paraqes lexuesve disa shembuj nga Buhariu dhe Muslimi që përmbajnë atë që përmbajnë, përkatësisht mohimine shenjtërisë së Pejgamberit të madh, s.a.v.a., dhe Ehli Bejtit të tij.
Në "Librin e kërkesës për leje" dhe "Librin e kompensimit" në "Kapitulli mbi atë që shikon në shtëpinë e tjetrit nëse i hiqet syri, nuk ka shpagim për të", thuhet se i Dërguari, s.a.v.a. mashtron, Buhariu transmeton hadithin e mëposhtëm (të cilin e transmeton edhe Muslimi në Sahihun e tij “Libri mbi shpifjen” në kapitullin “Mbi ndalimin e survenjimit në shtëpi të dikujt”). në Sahihun e tij dhe Muslimi në Sahihun e tij në "Librin e shpifjes" në "Kapitulli mbi ndalimin e shikimit në shtëpinë e dikujt") nga Enes ibn Malik:
"Një burrë hodhi shikimin në një pjesë të dhomës së Profetit. Profeti u ngrit dhe mori majën e shigjetës dhe unë e pashë atë se si dëshironte ta mashtronte njeriun për ta goditur nga vendi ku ai nuk mund ta shihte."
Karakteri më i lartë nuk mund të krahasohet me këtë lloj sjelljeje, veçanërisht jo nga Profeti i cili ishte i sjellshëm dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve. Mund të supozohet se Profeti do të dëshironte t’i shkonte këtij personi në shtëpi dhe t'i mësonte atij se një sjellje e tillë ishte në kundërshtim me sjelljen njerëzore dhe islame. Por nuk pritet nga i Dërguari që me majen e shtizës të përpiqet ta godasë ose t’ia nxjerrë syrin atij. Ndoshta burri kishte ndonjë qëllim të mirë sepse dhoma në fjalë nuk ishte dhoma e grave të tij. Dëshmia e kësaj është se Enes ibn Malik ishte brenda në dhomë. Çfarë akuze ndaj të Dërguarit të Allahut, sikur ai dëshiron të akuzohet si njeri i keq dhe që nuk fal, që sulmon pa paralajmërim dhe sikur dëshiron t’ia nxjerrë syrin.
Mjafton të përmendim se komentuesi i Buhariut e trajtoi këtë si një vepër të pamëshirshme dhe tha: “Jahtiluhu” do të thotë se ka dashur ta befasojë, ta mashtrojë dhe ta sulmojë nga një vend ku nuk e sheh. Ky është sqarimi. Sulmi me mashtrim në një rast si ky është diçka që është larg Profetit dhe qëndrimit të tij ndaj njerëzve.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., pamëshirshëm i ndëshkon dhe gjymton muslimanët
Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, në “Librin e Mjekësisë”, vëll. 7, fq. 13, në “Kapitulli mbi trajtimin e qumështit të devesë”, gjithashtu në “Kapitullin për trajtimin e urinës së devesë”:
“Sabiti na njoftoi nga Enesi se disa njerëz të sëmurë thanë:
“ I Dërguari i Allahut, s.a.v.a. i urdhëroi ata të ndiqnin bariun e tij (të deveve) dhe të pinin qumështin dhe urinën e tyre derisa trupat e tyre të shëroheshin. Pastaj e vranë bariun dhe i morën devetë.
Kur lajmi arriti Pejgamberi, ai dërgoi disa njerëz në ndjekje të tyre. Kur i sollën para tij, ai ua preu krahët dhe këmbët dhe më pas ua fërkoi sytë me hekur të ndezur. E pashë njërin prej tyre që lëpiu tokën me gjuhë derisa vdiq”.
A mund të besojë dikush se i Dërguari i Allahut, i cili vetë e ndaloi gjymtimin, ua preu personalisht duart dhe këmbët, u nxorri sytë sepse ia vranë bariun?!
Nëse transmetuesi i hadithit do të thoshte se ata e vranë bariun e tij me gjymtim, përsëri do të kishte ndonjë arsyetim për të njëjtin trajtim ndaj tyre. Mirëpo, nuk ishte kështu, andaj si është e mundur të imagjinohet që Profeti t'i vrasë ata në një mënyrë kaq mizore pa hetim paraprak për të përcaktuar se cili prej tyre e vrau bariun, në mënyrë që të vritet vetëm vrasësi.
Ndoshta disa duan të thonë se ata të gjithë kanë marrë pjesë në vrasje, madje edhe nëse do të ishte kështu, a nuk do të të ishte e mundur që i Dërguari i Allahut, t'i falte ata meqë ishin muslimanë, siç shihet nga fjalët e tyre: "O i Dërguar i Allahut!" Mos vallë a mendojnë ata se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk i ka dëgjuar fjalët e Allahut: “Nëse i dënoni, i dënoni në të njëjtën mënyrë siç je dënuar ti. Dhe nëse ke durim, është më mirë për ata që mund të jenë të durueshëm.”
Ky ajet iu shpall Profetit kur zemra e tij ishte në pikëllim të madhë për xhaxhain e tij Hamzan, i pari i dëshmorëve, stomaku i të cilit ishte çarë duke nxjerrë e kafshuar mëlçinë dhe duke e prerë dhe gjymtuar trupin e tij. Profeti u trondit kur pa një veprim të tillë dhe me atë rast tha:
“Sikur Allahu të më kishte dhënë fuqi mbi ta, do t’i gjymtoja 70 prej tyre”, me ç’rast i zbriti ajeti pas të cilit tha: “Unë do të bëj durim o Zoti im”. Më pas ai e fali Vahshin, vrasësin e që vrau Hamzasë, si dhe Hindin, nënën e Muavijes, e cila masakroi trupin e Hamzës dhe ia hëngri mëlçinë. Ky ishte karakteri i vërtetë i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
Ajo që tregon mangësinë e këtij transmetimi është se edhe vetë transmetuesi ka qenë i tmerruar nga ky akt andaj kishte shtuar: “Nganjëherë thoshte: Muhamed ibn Sirrin më njoftoi se kjo kishte ndodhur para shpalljes së ajetit mbi legalizimin e ndëshkimit...” Kjo shtojcë kishte për qëllim që deri diku ta amnestonte të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., për veprën e kryer. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., është largë asaj që të bëjë ndonjë veprim arbitrar, ndërkohë që Allahu t’mos ia ketë sqaruar çështjen. Nëse nuk ka gjykuar sipas gjykimit të tij për çështje triviale, si do të vepronte kështu për çështje që përkonin me krimin dhe gjakëderdhjen dhe vrasjet?
Nëse ka një shqyrtim më të drejtë, nga kjo materie është shumë e qartë se ky transmetim i fabrikuar ka ardhur nga fabrika umajjade e gënjeshtrave të nxitura nga vetë Umajadët ose nga pasuesit e tyre që lajkatonin sundimtarët e tyre, sepse ata nuk hezituan të vrisnin njerëz të pafajshëm me dyshime apo akuza të ngritura mbi shpifje, ngase këta nuk përmbaheshin nga masakrimi i fshehur i njerëzve. Dëshmi për këtë është ajo që ka sjellë Buhariu në fund të transmetimit: “Salemi tha: Mësova se Haxhaxhi i tha Enesit: “Më trego cili është ndëshkimi më i rëndë që ka shqiptuar Pejgamberi.” “Kur Hasani mësoi për këtë, tha:” Do të më vinte më mirë të mos e kishte thënë këtë.”
(Sahih Buhari, vëll. 7., fq. 13.)
Hadithi mban erë sajese për të kënaqur Haxhaxh Sakafin, i cili krijoi kaos në vend dhe vrau mijëra pasues të pafajshëm të Ehli Bejtit, duke i masakruar ata. Ai zakonisht ua priste krahët, këmbët dhe ua nxjerrte sytë, ose u shkulte gjuhën ose i kryqëzonte viktimat dhe i linte të vdisnin në vapë. Tregime të tilla synojnë të amnistojnë veprat e tyre, sepse ata kanë gjetur kështu një justifikim gjoja duke ndjekur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.
"Dhe ju keni një shembull të mrekullueshëm në të Dërguarin e Allahut." (Kur'an)
Nuk ka fuqi apo forcë përveç Allahut. Si rezultat i kësaj, Muaviu u bë ekspert në ndëshkimin dhe masakrimin e muslimanëve që ishin pasues të h. Aliut, a.s. Sa u dogjën për vdekje? Sa janë kryqëzuar në degët e palmave të tyre? Një nga artet e persekutimit i shpikur nga Amr ibn As ishte masakra e Muhamed ibn Ebu Bekrit, pastaj veshja e trupit të tij në lëkurën e një gomari dhe më pas hedhja e tij në zjarr.
Dhe për të justifikuar sjelljen e tyre të shthurur dhe të çmendur me skllavet dhe gratë, shpikën hadithe të reja, ja disa prej tyre.
I Dërguari i opsesionuar pas seksit
Në “Librin e larjes” në kapitullin e titulluar “Nëse dikush kryen marrëdhënie të njëpasnjëshme seksuale dhe kur dikush i viziton seksualisht të gjitha gratë e tij dhe pastaj lahet vetëm një herë”, Buhariu në Sahihun e tij transmeton se Muadh ibn Hisham ka thënë:
“Babai im më njoftoi përmes Katadës i cili tha: Enes ibn Malik ka thënë:
“I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i vizitonte të gjitha gratë e tij (kishte mardhënie seksuale) natën ose ditën brenda një ore, ndërsa numri i grave të tij ishte 11.” Ky tha. : "Kështu unë i thashë Enesit: "A ishte ai kaq i fuqishëm?" Enes u përgjigj: "Ne thamë se ai ishte potent sa tridhjetë".
Ky është padyshim një hadith i rremë i krijuar për të zhvlerësuar madhështinë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Ky hadith synon të amnistojë haremet e Harun el-Rashidit, veprimet e Muavijes dhe veprat e Jezidit të shthurur. Si mund ta dinte Malik ibn Anes se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., brenda një ore kishte pasur mardhënie seksuale me 11 gra?!
A e njoftoi Profeti për këtë, apo ai ishte i pranishëm aty? Kërkoj strehim te Zoti nga kaq shumë gënjeshtra. Dhe si e dinte ai se Profeti kishte potencë seksuale sa tridhjetë burra?
Kjo është një shpifje ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i cili e kaloi jetën duke luftuar, falur dhe mësuar umetin. Çfarë mendojnë këta injorantë kur transmetojnë gjëra të tilla të pandershme. Do të ishte që mendimet e tyre të shthurura të ishin të fiksuara pas nxitjeve të tyre shtazarake. Në të kaluarën këta njerëz e kishin traditë të krenoheshin e mburreshin për potencën e tyre seksuale.
Së dyti, këto tregime ishin shpifur për të justifikuar sundimtarët dhe kalifët, kështjellat e të cilëve ishin plot me gra dhe skllevër, numri i të cilëve nuk kishte kufij. Çfarë do të thoshte transmetuesi i këtij hadithi për Enes ibn Malikun kur u përball me Ummul mu'minin Aishen, gruan e Profetit, e cila do të thoshte se Profeti seksualisht është si çdo burrë tjetër. Transmeton Muslimi në Sahihun e tij në "Librin e pastrimit", në "Kapitullin mbi përdorimin e ujit dhe dispozitat e larjes ...", nga Ebu Zubejri përmes Xhabir ibn Abdullahut, dhe kjo nga Ummi Kulsum, dhe ajo nga Aishja, gruaja e Profetit se ajo tha: "Një burrë e pyeti Profetin për një person që bën seks me një grua dhe ai nuk ejakulon, a duhet të lahen ata të dy?" Aishja ishte ulur pranë të Dërguarit të Zotit kur ai tha: "Unë e bëj këtë me këtë këtu (Aishen) dhe pastaj të dy pastrohemi".
Pastaj komentuesi i hadithit në margjinat e domethënies së “Sahihut” të Muslimit shton "ndërkohë që nuk bënë punë – nuk ejakulon", pra në el-Misbah (fjalori i njohur) nga "Aksala mujami", do të thotë të tërhiqet nga akti seksual pa ejakulim të suksesshëm për shkak të impotencës ose arsyeve të tjera. Si ka kuptim atëherë pretendimi se ai ka aq potencë sa tridhjetë persona? Kjo është vetëm një dëshmi tjetër se hadithi në fjalë është shpikur nga gënjeshtarët, Allahu i shkatërroftë dhe ua shtoftë dënimin. Përndryshe, si ka mundësi logjike të pranohen hadithe të tilla për bartësin e Mesazhit të Allahu, të cilit i është hequr çdo dyshim dhe gabim, të thotë gjëra të tilla në prani të gruas së tij, që me siguri do të kishte turp t'i thoshte edhe një besimtari i zakonshëm?!
Disa transmetime që arsyetojnë vallëzimin dhe të kënduarit, veçori kjo e Omajadëve
I Dërguari i Zotit kënaqet duke parë të tjerët duke vallëzuar e kënduar
Në Sahihun e tij Buhariu transmeton në “Librin e Martesës” në “Kapitullin mbi goditjen e daulles gjatë një dasme apo feste”, Bisr ibn Mufadal na ka treguar se Halid ibn Dikvan ka thënë: “I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., erdhi tek unë pas ceremonisë së kurorëzimit dhe u ul në shtratin tim siç je ulur ti, dhe vajza e vogël filloi të luante tanbura dhe filloi të këndonte një këngë pikëlluese për babain tim që u vra në betejën e bedrit. Pastaj njëra nga vajzat tha: "Profeti është në mesin tonë dhe ai e di se çfarë do të ndodhë nesër." I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Hiq dorë nga ajo që po thua, por vazhdoni atë që keni filluar më parë (këngën)."
Buhariu në Sahihun e tij në librin e luftës në kapitullin e dajres, si dhe Muslimi në librin e dy namazeve të bajramit në kapitullin mbi lejimin e lojërave që nuk janë mëkat, transmetojnë nga Aisheja se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., erdhi në dhomën time ndërsa dy vajza pranë meje këndonin një këngë për Buasin (histori lufte midis dy fiseve Ensar - Hazraxh dhe Evsa). U mbështet në krevat dhe ktheu kokën në anën tjetër. Erdhi Ebu Bekri dhe më sulmoi me fjalët: "Një instrument satanik në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.?" I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., iu drejtua atyre dhe u tha: Lërini! Kur ai u bë i pavëmendshëm, u bëra shenjë dy vajzave që të shkonin dhe ato u larguan.”
Transmetohet përmes Aishes, e cila ka thënë: “Ishte dita e Bajramit kur zezakët luanin me kostume lëkure dhe me shtiza. Unë e pyeta të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ose ai më pyeti: "Dëshiron ta shohësh këtë lojë". Unë u përgjigja: "Po". Pastaj më mori pas vetes, më mbështeti faqen e tij në faqen time dhe filloi të recitonte. Kur u lodha, më pyeti: "A mjafton?" Unë i thashë: "Po", dhe ai tha: "Shkojmë!"
Në Librin e Martesës, në "Kapitullin mbi një gruan që shikon etiopianët dhe të tjerët pa marrë parasysh" Buhariu në Sahihun e tij transmeton se Aishja ka thënë:
“E kam parë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., se si më mbulonte me pjesën e epërme të veladonit të tij deri sa unë i shikoja etiopiasit se si loznin (vallëzonin) në xhami, ditën e bajramit në xhami dhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., më thirri, vendose kokën time në shpatullën e tij dhe unë filluam t'i shikoja lojrat e tyre dhe kështu vazhdova deri sa u ngopa së shikuari."
Gjithashtu në Sahihun e tij, në "Librin e Martesës", në "Kapitullin për gratë dhe fëmijët që shkojnë në dasma", Buhariu transmeton nga Enes ibn Malik se ka thënë:
"I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., pa disa gra dhe disa fëmijë duke shkuar në dasmë. , pastaj u ngrit në këmbë dhe me vrull u tha atyre: "Pasha Zotin, ju më jeni më të dashurat në botë".
Komentuesi i Buhariut ka thënë: "Mumetinan", do të thotë se ai u ngrit shpejt dhe i ngazëllyer për shkak se u ndje shumë i lumtur me to. Në vazhdim po transmetojmë disa hadithe me të cilat disa liderë justifikonin zakonet dhe prirjet e tyre ndaj verës dhe alkoolit:
I Dërguari i Allahut pin “nabiz” (verë)
Në "Librin e martesës" në "Kapitulli mbi një grua që qëndron në këmbë dhe u shërben burrave në dasmë" dhe në "Libri i frutave të thata dhe pirja në dasmë e asaj që nuk shkakton dehje", Buhariu transmeton nga Ebu Hazin , e ky nga Sehl:
“Me rastin e martesës së Ebu Usaid el-Saidi, ai e ftoi Pejgamberin s.a.v.a. dhe shokët e tij. Askush tjetër nuk përgatiti apo u shërbeu atyre ushqim përveç se gruas së tij Umm Usajd. Ajo fermentoi gjatë natës disa hurma në ujë, në një enë prej argjile. Kur i Dërguari i Zotit mbaroi së ngrëni, ajo e shërbeu me atë pije.”
Nga kjo shihet qartë se ata synonin të tregonin me këtë se si i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., pinte “nabiz”. Është e mundur që nabiz të nënkuptojë zakonin arab të zhytjes së hurmave në ujë për të hequr aromat e pakëndshme. Megjithatë, këtu nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë. Muslimi citon një transmetim në “Librin e pijeve” në “Kapitullin mbi lejueshmërinë e pirjes së nabizes, i cili nuk ka fermentuar apo marrë formën e alkoolit”. Nga këtu, pra, nabizi filloi të përdoret si pije, kështu që sundimtarët dhe kalifët filluan të pinin verë, duke pretenduar se lejohej derisa nuk shkaktohej dehja. Këtu janë disa hadithe të tjera me të cilat amnistohen veprimet e Umajadëve dhe Abasidëve.
Profeti dhe nënçmimi
Në “Librin mbi Haxhin” në “Kapitullin mbi historisë në ditën e Kurban Bajramit”, Buhariu transmeton në Sahihun e tij se Aishja ka thënë:
“Ne e kryem haxhin me Pejgamberin dhe u nisëm në grupe ditën e Bajramit. Safija kishte menstruacione dhe Profeti dëshironte prej saj atë që një burrë e dëshiron nga gruaja e vet, kështu që unë i thashë: "O i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ajo është me menstruacione."
Sa e çuditshme është që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dëshiron të bëjë seks me gruan e tij dhe këtë ia shpallë gruas së tij, ndërkohë që kjo e fundit e njofton se e ajo para (Safia) ka menstruacione, ndërsa ajo me të cilën ai duhet të flejë se ka idenë për këtë.
I Dërguari i Allahut, s.av.a., nuk ka turp
Në "Librin e virtyteve" në "Kapitullin mbi virtytet e Uthman ibn Affanit", Muslimi në Sahihun e tij transmeton nga Aisheja dhe nga Osmani se ata të dy thanë: “Ebu Bekri kërkoi leje për të hyrë te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., deri sa ai ishte shtrirë në shtratine tij, nëdrsa ishte mbështjellur me rroben e Aishes. Ai e lejoi të hynte dhe ai (Profeti) mbeti në të njëjtin pozicion. Ebu Bekri e mbaroi punën dhe u largua." Osmani thotë: “Atëherë Omeri kërkoi leje dhe hyri, dhe Profeti mbeti në të njëjtin pozicion. Ai e mbaroi punën e tij me Profetin dhe u largua." Osmani vazhdon më tej: “Më pas kërkova leje për të hyrë, dhe ai u ul dhe i tha Aishes: “Mbështille rrobet rreth vetes!” Unë mbarova punën me të dhe u largova. Aishja tha: “O i Dërguar i Allahut, pse nuk u turpërove nga Ebu Bekri dhe Omeri ndërsa turpërohesh nga Uthmani?” I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: nëse do t'i jepja leje të hynte dhe të më gjente në këtë gjendje, atëherë ai nuk do ta tregonte arsyen e ardhjes së tij.”
Çfarë Profeti është ai që i pret sahabët e tij i shtrirë në shtratin e tij të mbuluar me rrobat e gruas së tij, me të pranë dhe me rroba të zbërthyera, saqë u ngrit vetëm kur hyri Osmani dhe vetëm atëherë e urdhëroi atë të vishej siç duhet?!
I Dërguari i Allahut i zbulon organet e veta intime
Në "Librin e Namazit" në "Kapitullin për nënçmimin e namazit duke qenë i zhveshur", Buhariu në Sahihun e tij transmeton një hadith, të transmetuar edhe nga Muslimi në "Librin e menstruacioneve" në "Kapitullin për kujdesin për të mbuluar vendet intime”, nga Xhabir ibn Abdullah:
“I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte duke bartur gurë për të ndërtuar Kabën i veshur me ‘izar’, një këmishë e gjatë. Xhaxhai i tij Abbasi i tha: “O kushëriri im! Do të ishte më mirë për ty ta hiqje ‘izarin’ dhe ta vendosësh në shpatull nën gur. ‘Kështu ai hoqi këmishën e gjatë dhe e vuri nën gur, por u ra pa ndjenja dhe kurrë më nuk u pa lakuriq.”
Shiko, lexues i dashur, këto transmetime të rreme për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., për atë që turpi dhe ndrojtja ishin si themel të besimit. Ai ishte më i turpshëm se një virgjëreshë në dhomën e saj të fshehtë. Ata nuk ishin të kënaqur me transmetimet e tyre për paturpësinë e tij dhe ekspozimin e kofshëve të tij para sahabëve, kështu që tani ata e akuzojnë atë në këtë hadith të falsifikuar se i tregon vendet e tij të turpshme para të tjerëve. Në sytë e tyre Profeti ishte i paqëndrueshëm mendërisht, kështu që duhej të këshillohej nga xhaxhai i tij dhe që duke e dëgjuar atë t’i zbulonte organet e tij intime para të tjerëve?
Kërkoj mbrojtje tek Allahu i Madhëruar nga këto shpifje dhe gënjeshtra satanike ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Ai as para më të afërmve apo bashkëshorteve nuk i tregonte pjesët intime të trupit edhe pse në atë kohë ishte e lejuar. Për më tepër, transmetohet nga nëna e besimtarëve, Aishja, se ajo ka thënë: "Unë kurrë nuk i kam shikuar e as nuk i kam parë organet intime të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.."
(Ibn Madže, vëll. 1., fq. 619.)
Nëse Profeti do të kishte një sjellje të tillë me gratë e tij, me të cilat pastrohej në të njëjtën enë me ç’rast ai do t’i fshihte pjesët intime dhe ato kurrë nuk e panë atë lakuriq, atëherë si mund të sillej kështu në praninë e shokëve të tij dhe njerëzve të tjerë? ? Sigurisht, të gjitha këto janë trillime të paturpshme Omajade për të cilët qëllimi arsyeton mjetin.
Sëmundjet e tyre të brendshme janë përhapur aq sa është bërë një gjë normale sot mes njerëzve me reputacion të mos marrin parasysh moralin, turpin dhe etikën. E gjithë kjo tani ka degjeneruar në gjëra aq të neveritshme sa që kemi të ashtuquajturat tubime nudiste ku mblidhen së bashku burra e gra lakuriq. O Zot na krijove si qenie njerëzore ndërkaq ne sa larg kemi shkuar!
Për të justifikuar lojën e tyre me fenë dhe ligjin e Sheriatit, në vazhdim po japim disa transmetime që e tregojnë këtë.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., harron gjatë lutjes
Në ”Librin mbi etiketat”, në kapitullin “Mbi atë që çfarë lejohet për t’i përkujtuar njerëzit, Buhariu transmeton një hadith në Sahihun e tij, si edhe Muslimi në Librin “Mbi Xhamitë dhe vendet e faljes”, në kapitullin “Mbi Harrimin në lutje dhe sehvi sexhden”, nga Ebu Hurejre i cili thotë:
“I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka paraparë namazin e drekës dhe pas dy rekatesh ka dhënë selam. Më pas ai shkoi te një copë dru para xhamisë dhe vuri duart mbi të. Në mesin e njerëzve në atë kohë ishin Ebu Bekri dhe Omeri. Ata kishin frikë t'i tregonin diçka dhe njerëzit u larguan me nxitim. Ata thanë: “Namazi u shkurtua.” Në mesin e njerëzve ishte një burrë të cilin Profeti e quajti Zul-Jadejn. Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! A harrruat apo namazi është shkurtuar? Pejgamberi iu përgjigj: “Nuk kam harruar, as nuk është shkurtuar namazi. Ata thanë: “Vërtet e ke harruar o i Dërguar i Allahut!”
(Sahih Buhari dhe Sahih Muslim u “Libri mbi guacat he koralet”, vëll. 1., fq.
115.)
Ai tha: “Zul-Xhedejn e tha të vërtetën.” Pastaj u ngrit dhe fali edhe dy rekatet, dha selam duke thënë: “Allahu ekber!”, mandej bëri sehvi sexhden njësoj si sexhden normale ose paksa më gjatë. Pastaj ngriti kokën duke thënë sërish ‘Allahu ekber!’ dhe duke bërë sexhden njësoj si të parën, dhe më pas ngriti kokën duke thënë sërish ‘Allahu ekber!’.
Falna o Zot, si mund të thuhet se i Dërguari i Allahut s.a.v.a., harron gjatë lutjes dhe nuk e di a reqate ka falur, dërkohë që kur i thonë se e ka shkurtuar namazin, ai përgjigjet: "Nuk kam harruar e as nuk kam shkurtuar".
Kjo është një gënjeshtër që duhet të amnistojë kalifët e tyre që shpesh vinin në namaz të dehur dhe nuk dinin sa reqate falnin. Ngjarja e udhëheqësit të tyre i cili duke pri namazin e mëngjesit i fali katër reqate dhe më pas duke u kthyer nga ata i pyeti: "A duhet t'i shtoja më shumë kësaj apo kjo mjafton për ju?" – ngjarje kjo e famshme në librat e tyre të historisë dhe është mjaft ilustruese.
Më tej në “Librin e Ezanit” në “Kapitullin mbi njeriun që qëndron në të majtë të Imamit të xhematit”, Buhariu në Sahihun e tij transmeton nga Ibn Abbasi se ai ka thënë: “Kam fjetur në dhomën e Mejmunes, ndërsa atë natë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të ishte në dhomën e saj. Ai mori abdes, pastaj u ngrit për të falur namazin, unë qëndrova në anën e tij të majtë. Më mori dhe më lëvizi djathtas dhe më pas fali 13 reqate. Pasi e zuri gjumi filloi të gërhiste, sepse zakonisht gërhiste kur flinte. Pastaj i erdhi muezini dhe ai doli jashtë dhe duke udhëhequr në lutje pa e përsëritur abdesin. Amri tha: "Unë e njoftova Bukeirin për këtë dhe ai tha: "Më njoftoi Kurejbi për këtë".
Me transmetime të tilla të qëllimshme kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., emirët dhe sulltanët umajad dhe abasid bënin lojëra me namazin, abdesin dhe çdo gjë tjetër fetare, dhe më vonë doli thënia: "Namazet në të cilët prijnë emirët janë në ditën e xhuma dhe në bajram".
I Dërrguari i Allahut, s.a.va., betohet dhe mandej shkelë betimin
Buhariu në Sahihun e tij në "Librin e fushatave luftarake", në tregimin lidhur me Amonin në "Kapitulli mbi ardhjen e Asarëve dhe popullit të Jemenit", transmeton nga Ebu Kilab nga Zahedani:
"Kur Ebu Musa arriti në Kufe si guvernator, ai me vizitën e tij nderoi familjen Xherm. Unë isha ulur pranë tij dhe ai po hante pulë për drekë. Një burrë ishte ulur mes njerëzve. Ai e ftoi njeriun për të ngrënë, por ai u përgjigj: “Pashë një pulë duke ngrënë diçka të keqe dhe nuk dua ta ha atë pulë sepse e mbaj të papastër.” Ebu Musa tha: “Eja këtu! Unë e kam Profetin duke e ngrënë atë. Njeriu u përgjigj: " Por unë betova se nuk do ta haja atë!”
Ebu Musa i tha: “Eja, do të të tregoj diçka për betimin tënd. Ne, grupi Ensari, shkuam te Pejgamberi, s.a.v.a., për të na dhënë diçka për të shaluar dhe ai nuk pranoi, kështu që ne e kërkuam të njëjtën për herë të dytë dhe ai refuzoi përsëri duke u betuar se nuk do të na jepte asgjë për të shaluar. Pak më pasë 5 deve me plaçkë luftarake u sollën para të Dërguarit të Zotit dhe ai na i dha. Kur i morëm, thamë: "Ne e kemi bërë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ta harrojë betimin e tij, andaj mund të mos kemi mirësi nga kjo ".
Kështu shkova te Profeti dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.! Ju u betuat se nuk do të na jepni kafshë për të shaluar, ndërkaqw megjithatë na i dhatë. Ai tha: " Po, nëse betohem për diçka dhe më vonë shoh një zgjidhje më të mirë se kjo, atëherë unë veproj sipas zgjidhjes më të mirë".
Si është e mundur që i Dërguari i allahut, s.a.v.a, të cilin Allahu e ka dërguar për t'i mësuar njerëzit që të mbajnë betimet e tyre dhe të mos i shkelin ato, veçse me shpagim, ndërsa ai urdhëron diçka që vetë nuk e zbaton. Allahu thotë:
“Allahu nuk të dënon nëse betohesh pa dashje, por do të të ndëshkojë nëse betohesh me dashje. Shagimi për një betim të thyer është: të ushqesh dhjetë të varfër me ushqimin e zakonshëm që ushqen familjen tënde, ose t'i veshësh, ose të lirosh skllevër. E kush nuk mundet, le të agjërojë tri ditë. Kështu ju shpaguani për betimet tuaja kur bëni betim; ndërsa kujdesuni për betimet tuaja! Kështu Allahu jua sqaron dispozitat e veta, në mënyrë që të jeni mirënjohës.” (5:89) "Mos i thyeni betimet tuaja pasi të jeni obliguar me to." (16:91).
Aisheja liron 40 robë për shpagimin e betimit të saj
Çfarë është statusi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kundrejt gruas së tij Aishes, e cila ofroi 40 robër për të shpaguar veten për shkeljen e betimit të saj? A ishte ajo më e devotshme se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.?
Buhariu në Sahihun e tij në librin “Mbi moralin”, në kapitullin “Mbi ndërprerjen e marrëdhënieve dhe fjalimin e të Dërguarit të Allahut: "Një burrë nuk lejohet të flasë me vëllain e tij për më shumë se 3 ditë," Vol. 7, f. 90, transmeton:
“Aishja tha se i thanë se Abdullah ibn Zubejri, duke dëgjuar se ajo po shiste diçka që i ishte dhënë si dhuratë, tha: “Pasha Allahun, nëse Aisha nuk heq dorë nga kjo, unë do ta shpallë atë të jokompetente për të disponuar me pronësinë e saj”. Ajo pyeti: “A tha ai kështu?” Ata thanë: “Po.” Ajo tha: “Betohem në Allahun se nuk do të flas me ty, Zubejr.”
Duke qenë se kjo zgjati shumë, Abdullah ibn Zubejri kërkoi ndërmjetësues te ajo, por ajo tha: "Pasha Zotin, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin e askujt tek ai dhe nuk do ta thyej betimin". Kur kjo Ibn Zubejriit iu duke se po zgjatë tepër, ai u tha Miswar ibn Muhramit dhe Abdurrahman ibn Evsadit, të cilët ishin nga fisi Benu Zuhr: Për Allahun po ju drejtohem të më lejoni të hy te Aisheja, ngase opër të është e ndaluar të betohet se do t’i shkëpusë të gjitha lidhjet me mua.”
Kështu Misvari dhe Abdurahman i veshën rrobat e tyre rreth vetes duke kërkuar lejen e Aishes me fjalët: “Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju! A mund të hyjmë?” Aishja tha: "Hyni". Ata thanë: "Të gjithë ne?" Ajo tha: "Hyni të gjithë", duke mos ditur se në mesin e tyre ishte edhe Ibn Zubejri. Kështu kur ata hynë brenda, Ibn Zubejri hyri pas pengesës dhe filloi të lutej duke kërkuar falje prej saj, duke e përcjellur këtë edhe me të qara. Miswar dhe Abdurahman filluan të insistojnë që ajo të fliste dhe ta pranonte pendimin e tij.
Ata pastaj i thanë asaj: " Siç e dini, I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka ndaluar ndërprerjen e marrëdhënieve për çdo musliman për më shumë se tri netë." Pas këmbënguljes së tyre, ajo filloi t'u fliste duke qarë: "Jam betuar për kët ndërsa çështja e betimit është një gjë e rëndësishme". Ata vazhduan në apelin e tyre derisa ajo foli me Abdullah ibn Zubejrin dhe për këtë arsye liroi 40 robër si shpagim për betimin e saj. Ajo qau aq shumë sa veli i saj ishte i lagur me lot.”
Edhe pse betimi i saj nuk ishte i ligjshëm, sepse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. e ndaloi një musliman që të mos fliste me një musliman tjetër për më shumë se tre ditë, ajo përsëri refuzoi të fliste me të, derisa dha një shpagim për shkeljen e betimit, duke liruar 40 robër. Kjo nuk është një gjë e lehtë. Historia nuk mban mend që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të ketë liruar kaq shumë robër gjatë gjithë jetës së tij.
Por ata nuk lanë asnjë të keqe apo mangësi pa ia atribuar të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.. Dhe të gjitha këto i bënë për të justifikuar veprimet e udhëheqësve të tyre. Allahu i shkatërroi për shkak të gënjeshtrave të tyre!
Po sjellim edhe disa shembuj të tjerë të hadithit që janë në gjurmë të justifikimit të gabimeve të sundimtarëve.
I Dërguari i Allahut tallet me ligjet e Allahut sipas tekave të tij
në Sahihun e tij në “Librin e Agjërimit”, në kapitullin mbi “Larjen e agjëruesit, si dhe Muslimi në Sahihun e tij në “Librin e Agjërimit”, në kapitullin mbi ndalimin e rreptë të marrëdhënieve seksuale gjatë ditës në Ramazan dhe domosdoshmërinë dhe shpagimi kryesor për të, d.m.th. Shlyerja e detyrueshme për të pasurit dhe të varfërit”, Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra, i cili tha:
“Ndërsa ishim ulur me Pejgamberin a.s. erdhi një njeri dhe i tha : “O i Dërguari i Allahut unë jam i shkatërruar!”. Ai e pyeti: “Çfarë ka ndodhur?“ Ai u përgjigj: “Kam kryer marrëdhënie seksuale me gruan time gjatë agjërimit.” , u përgjigj ai. I Dërguari i Allahut e pyeti?: “A mund ta lirosh një rob? Ai u përgjigj: Jo!. I Dërrguari i tha: A mund t’i agjërosh dy muaj pa ndërprerje? Ai u përgjigj: Jo!. I Dërguari i tha: “A mundesh t’i ushqesh 60 të varfër?” Ai sërish u përgjigj: Jo! Në atë moment Profetit i sollën një enë plotë me hurma. Ai pyeti: “Ku është pyetësi?” Burri u përgjigj: “Ja ku jam.” Profeti i tha: “Merre këtë dhe jepe si lëmoshë.” Burri pyeti: “A duhet t'i jap dikujt më të varfër se unë. ? Pësha Allahun në luginën e Medinës, mes këtyre dy kodrave, nuk familje më të varfër se familja ime.' I Dërguari i Allahut, s.a.v.a. buzëqeshi sa që i dolën në pahë dhëmbët e tij të bardhë, ndaj tha: “Ushqeje familjen tënde me këto”.
Shihni se si trajtohen ligjet dhe rregullat e Zotit, të dhëna për çlirimin e skllevërve dhe prosperitetin njerëzor. Sa për ata që nuk janë në gjendje të lirojnë skllevër, ata duhet vetëm të ushqejnë 60 të varfër. Nëse as kjo nuk është e mundur, atëherë e vetmja gjë që mbetet është agjërimi prej dy muajsh. Kjo parashikohet nga normat për të varfërit që nuk janë aq të pasur sa të lirojnë skllevër ose të ushqejnë 60 të varfër. Por ky hadith hedh poshtë kufijtë e Allahut të parapara për robërit e tij. A i mjafton një kundërvajtësi t'i thotë Profetit fjalë që do ta bëjnë atë të qeshë aq shumë, saqë ai, Profeti, e shpërfilli ligjin e Zotit dhe e lejoi atë të marrë lëmoshë për veten dhe familjen e tij.
A ka tallje shpifje më të keqe me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, s.a.v.a., sesa të lejosh një shkelës të mëkatojë qëllimisht në vend që të ndëshkohet? A ka inkurajim më të madh për të pabindurit dhe të korruptuarit që do të kapen pas haditheve të tilla të rreme dhe do të luajnë me rregullat.
Për shkak të këtyre haditheve, feja e Allahut dhe ligjet e Tij janë bërë pjesë e lojës dhe argëtimit. Tani kurvarët janë krenarë për ligësinë e tyre. Për më tepër, duke e quajtur veten kurorëshkelës, ata këndojnë këngë për të në dasma, ashtu si ai që nuk agjëron sfidon ata që agjërojnë.
Gjithashtu Buhariu në Sahihun e tij në "Librin e besimit dhe betimet" në “Kapitullin nëse dikush e thyen betimin për shkak të harresës", ka transmetuar nga Ata, përmes Ibn Abasit i cili tha:
"Një njeri i tha Pejgamberit s.a.v.a.:" Unë jam para se të gjuajë gurë bëra tavaf rreth shtëpisë së Allahut.'
I Dërguari i Zotit tha: “Nuk ka asnjë të keqe në këtë.” Një burrë tjetër tha: “Unë e rruajta kokën para se të therja kurbanin.” Profeti tha: “Nuk ka asnjë të keqe në këtë.” Një tjetër tha: “Unë e thera kurbanin para se të gjuaja gurët. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a. tha: “Nuk ka të keqe në këtë”.
Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ibn As se, derisa Pejgamberi ishte duke mbajtur hutbe ditën e Bajramit, një burrë shkoi tek ai dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut, unë e konsiderova këtë dhe atë para kësaj dhe asaj. " Personi tjetër u ngrit dhe tha: "Unë e konsiderova këtë dhe këtë si pjesë të saj (rruarja e kokës, therja e kurbanit dhe hedhja gurëve)”. I Dërguari i Zotit tha: “Bëjini! Nuk ka asnjë të keqe në asnjë prej tyre sot." Dhe çfarëdo që të pyetej atë ditë ai u përgjigj: "Bëje, bëje, nuk ka të keqe".
Kështu, atij që i lexon këto transmetime të trilluara dhe më pas përballet me njerëz të korruptuar, ata shumë lehtë mund ta kundërshtojnë premisën se besimi i Allahut do të thotë lehtësim dhe jo barrë, mu në frymën e kësaj thënie të Profeti: "Lehtësoni, ndërsa mos vështirësoni."
Kjo është një deklaratë vërtet që mund të keqinterpretohet. Sepse, me të vërtetë, Allahu dëshiron të na lehtësojë dhe nuk na dëshiron vështirësi në besim.
Megjithatë, ligjet dhe rregullat e Allahut që Ai na i ka shpallur dhe vendosur mbi ne nëpërmjet Kur'anit Famëlartë dhe Profetit të Pastër (Sunnetit) sjellin një shkallë të caktuar lehtësimi në rrethana të ndryshme rënduese. Për shembull, tejemmum kur nuk ka uj në afërsi, ose nga frika e përdorimit të ujit të ftohtë (për larje), ose për faljen e namazit në pozicion ulur kur është e domosodshme, prishjen e agjërimit dhe shkurtimin e namazit në rrugë etj. E gjithë kjo është e vërtetë, por nuk na është dhënë një lehtësim apo liri e tillë që të praktikojmë tejemmum sa herë që na teket, apo të lajmë llërat para fytyrës, këmbët para kokës etj., e gjithë kjo nuk lejohet.
Por, farkuesit e gënjeshtrës donin ta paraqisnin të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., si refuzues të gjithçkaje me qëllimin e vetëm se si ata të gjenin lehtësira, ashtu siç thonë sot shumë njerëz (kur diskutoni me ta çështje të tjera të ligjit): “Nuk ka vështirësi për ty, vëlla! Me rëndësi është të falesh! Faluni si të doni!”
Është gjithashtu e çuditshme që vetë Buhariu e ka transmetuar këtë në të njëjtën faqe me fjalët e Profetit: “Bëjeni këtë! Nuk ka për ju asnjë të keqe në këtë. " dhe fjalët që janë jashtëzakonisht të rrepta dhe të ashpra. Ai ka transmetuar përmes Ebu Hurejres se një burrë hyri në xhami për të adhuruar ndërsa Profeti ishte në cep të xhamisë. Burri erdhi dhe i dha selam. Atëherë Pejgamberi i tha: "Kthehu dhe falu, ti nuk u fale!" Kështu burri u kthye, u fal dhe i dha selam. Profeti i tha përsëri: "Kthehu dhe falu, ti nuk u fale!" Burri u falë tri herë dhe kur kjo u përsërit tha: “Më mëso, o i Dërguar i Allahut! Kështu më mësoi të mbështetem në duar dhe të bëj sexhde”. Ai tha: “Pastaj përkulu (në ruku) derisa të qetësohesh, pastaj drejtojeni kokën derisa të jeni plotësisht në këmbë, pastaj bini në sexhde derisa të qetësoheni plotësisht, pastaj ngrihuni në një pozicion ulur derisa të qetësoheni, pastaj shkoni në sexhde derisa të qetësoheni, pastaj ngrihuni në një pozicion plotësisht të drejtë. Bëje këtë gjatë gjithë namazit.”
Në Sahihun e tij, në "Librin e Teuhidit", në "Kapitullin mbi Fjalët e Allahut: "Mësoni nga Kur'ani atë që është e lehtë për ju", Buhariu transmeton nga Omer ibn hatabi i cili ka thënë:
“E kam dëgjuar Hisham ibn Hakimin se si e recitonte suren el – Furkan për sa ishte gjallë Resulullahu, s.a.v.a. Kështu duke dëgjuar recitimin e tij të sures el-Furkan e vura re se ai nuk e recitonte atë në mënyrën që e kisha mësuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Për pak ta kapja gjatë namazit, por megjithatë prita ta mbaronte dhe i dhashë selam. Pastaj e tërhoqa nga manteli i tij dhe i thashë: “Kush të mësoi ty që ta recitosh këtë sure në këtë mënyrë?” Ai u përgjigj: “I Dërguari i Allahut më mësoi të recitoj kështu.” Unë i thashë: “Ti po gënjn, ai më ka mësuar mua ndryshe nga ajo që ti po e reciton.'
Kështu dola me të dhe shkuam te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe i thashë: "Kam dëgjuar prej tij recitimin e sures el-Firkan ndryshe nga ajo që më mësove ti mua." Ai tha: "Recito Hisham!" Pastaj ai recitoi ashtu siç e dëgjova unë, me ç’rast i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: “Është shpallur pikërisht kështu." Pastaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. tha: "Recito ti Omer!" Unë recitova ashtu siç më kisshte mësuar ai, dhe ai tha: “Është shpallur pikërisht kështu. Me të vërtetë, ky Kur'an është shpallur në disa mënyra të ndryshme të të recituarit. Prandaj, mësoni atë në çdo mënyrë që është më e lehtë për ju."
A thua pas këtij transmetimi nuk ka vend për asnjë dyshim, se falsifikatorët ishin aq të paftyrë sa që përveç zhvlerësimit të dinjitetit të Resulullahut, ata sulmuan edhe shenjtërinë e Kuranit, duke shpifur se Profeti, s.a.v.a., u mësonte sahabëve lloje të ndryshme recitimi dhe se secilit prej tyre iu tha se ishte shpallur mu ashtu siç e recitonin ata?!
Sikur të mos kishte dallim të madhë në recitimin e Kur'anit, Omeri nuk do të ishte aq i shqetsuar sa të ishte gati ta ndërpriste namazin dhe nuk do ta kërcënonte Hishamin pas namazit. Kjo më kujton dijetarët e Ehli Sunetit të cilët këmbëngulin në një mësim të vetëm dhe nuk lejojnë askënd të mësojë ndryshe. Një ditë po recitoja: "Uzkuru ni'mati el-ati an'amitu ‘ alejkum (kujtoni dhuntitë e mia që ju dhurova)" Njëri prej tyre më qortoi ashpër me fjalët: "Mos e shkatërro Kur'anin nëse nuk e di si të recitosh.” I thashë: “Si mund ta shkatërroj Kuranin?” Tha: “Uzkuru ni matija”, jo “ni'meti”.
Lidhur me këtë, Buhariu transmeton në Sahihun e tij vëll. 3, fq. 88, në “Librin e huamarrjes dhe kthimit të borxhit” në “Kapitullin e rekomandimit”, nga Abdul Malik ibn Mejserit i cili më raportoi, duke thënë:
“E kam dëgjuar Nazalin, e kam dëgjuar Abdullahun duke thënë: e kam dëgjuar një njeri që recitonte ajetin të cilin e kisha dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ndryshe nga ajo që e di unë.. Kështu që e çova te Profeti, i cili tha: "Ju të dy keni të drejtë". Suba tha: "Unë mendoj se ai tha: "Mos u kontestoni, sepse ata që ishin para jush (ish-popujt) u kontestuan dhe dështuan".
Falënderimi dhe lavdia i qoftë Allahut! Si është e mundur që i Dërguari i Allahut t'i pranojë mosmarrëveshjet e tyre dhe t’u thotë: “Të gjithë keni të drejtë duke mos kërkuar prej tyre që ta harmonizojnë një recitim (kiraet) të vetëm , duke eliminuar kështu kontestimet mes veti?"
Për më tepër, ai më pas u thotë: “Mos u ndani, do të shkatërroheni”. A nuk janë këto në kundërshtim me njëra tjetrën? O robërit e Zotit! Më jepni mendimin tuaj, Allahu ju mëshiroftë. A nuk janë duke u përçarë pikërisht ata në bazë të nxitjes dhe inkurajimit të tij për t’u përçarë? Siurisht se jo? Larg qoftë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të shkaktojë dhe të nxisë kontradikta dhe mosmarrëveshje. Kjo është jashtë arsyes së shëndoshë.
Pse ata nuk i drejtohen Kuranit i cili thotë: “Dhe pse nuk persiasin për Kuranin? Nëse ai do të ishte prej dikujt tjetër përveç Allahut, me siguri se në të do të gjenin shumë kundërthënie.” (4:82) Nëse umetin islam e ka goditur përçarja për shkak të mënyrave të shumta të leximit (keraeteve) të cilat në një masë e kanë ndryshuar kuptimin e Kuranit, duke nxjerrur në pahë interpretime dhe pikëpamje të tilla, duke bërë që edhen ajetet krejtësisht të qarta të bëhen të paqarta (si p.sh. ajeti mbi abdesin).
I dërguari i Allahut, s.a.v.a., sillet si fëmi
Buhariu në Sahihun e tij, në "Librin e fushatave ushtarake" në kapitullin “Mbi sëmundjen dhe vdekjen e Profetit", si dhe Muslimi në Sahihun e tij - në “Librin e paqes” në kapitullin “Mbi neverinë ndaj mjekësisë së imponuar me forcë”, transmeton nga Aisha e cila tha:
“Ne e derdhëm ilaçin në njërën skaj të gojës së Profetit (Ibn Menzur në veprën e tij thotë: duke kapur gjuhën e fëmijës dhe duke e mënjanuar në njërin skaj të gojës, ndërsa në skajin tjetër, duke e mbajtur të larguar gjuhën dhe nofullën me një gjë të hudhur mes tyre) gjatë sëmundjes së tij dhe ai filloi të na tregojë me gisht duke dashur të na thotë: “Mos ma fut ilaçin në gojë.” Ne i thamë: “Është në natyrën e të sëmurit të mos i pëleqj ilaçet.” Ai tha: “Atëherë të gjithëve jepjuni ilaç në gojë, ndërkohë që unë do të sodisë, përveç Abasit i cili nuk ishte pjesë e këtij akti.”
Vërtet i çuditshëm është rasti i një Profeti kaq të kotë, të cilin gënjeshtarët e kanë bërë si një fëmijë që detyrohet të gëlltisë një ilaç të hidhur, të cilin ai nuk e pranon!!! Ai u bën shenjë që të mos i japin ilaçe, por e detyrojnë ta bëjë këtë, pavarësisht protestës së tij.
Pasi u kthye u tha atyre: “A nuk ju ndalova të më fusni ilaçe në gojën time?”. Ata justifikohen duke thënë se menduan se refuzimi i tij ishte rezultat i neverisë së pacientëve ndaj ilaçeve, më pas ai urdhëroi që të gjithëve t'u jepeshin ilaçe për të kënaqur egon e tij dhe nuk përjashtoi askënd përveç xhaxhain e të tij Abasin, pasi ai nuk ishte prezent kur e detyruan të pinte ilaçin.
Aisheja nuk e sqaroi këtë rrëfim deri në fund, duke mos e sqaruar nëse urdhëresa Profetit u respektua dhe mbi kë u ekzekutua. Nëse përkoi edhe me burrat dhe gratë e pranishme?
I dërrguari i Allahut, s.a.v.a., i harron ajetet e Kur’anit
Në librin "Mbi virtytet e Kur'anit" - në kapitullin "Mbi harresën e Kur'anit", gjithashtu edhe në kapitullin "Mbi atë që nuk sheh problem në në atë që thotë kjo apo ajo sure", Buhariu transmeton hadithin e mëposhtëm, sikurse edhe Muslimi në Sahihun e tij në "Libri i namazit të pasagjerit dhe shkurtimi i tij" - në "Kapitulli mbi urdhërimin e Kur'anit rreth veprimit sipas Kur’anit dhe telashet kur thuhet ‘Kam harruar këtë dhe atë ajet’, Ebu Usame ka raportuar përmes Hishame ibn Urves, e ai nga babai i tij, ndërsa ky nga Ajsheja e cila tha:
“Një natë, i Dërguari i Allahut dëgjoi një burrë duke lexuar një pjesë të Kuranit, kështu që tha: Zoti im mëshirohu në të, ai më kujtoi këtë dhe atë ajet të cilin e kisha harruar nga njëra dhe tjetra sure.”
Po ashtu, në një transmetim tjetër, Buhariu transmeton nga Ali ibn Musiri nga Hishami, dhe ky nga babai i tij, ndërsa ky nga Aisheja e cili tha:
“Allahu e mëshiroftë, ai më kujtoi këtë dhe atë ajet të cilin e kisha harruar nga njëra dhe tjetra sure.”
Ky është Pejgamberi, të cilin Allahu xh.sh., e dërgoi me Kuran, mrekullinë e përjetshme, të cilën e memorizoi që nga dita e parë e shpalljes, varg për varg, derisa e përfundoi. Vërtet, Allahu i ka garantuar:
“Ai është përmendur në librat e profetëve të mëparshëm, të sjellë tek ju nga Xhibrili i besuar në zemrën tënde, për të paralajmëruar në arabishte të qartë. Kur’ani është padyshim shpallja e Zotit të botëve.” (26: 196)
Por gënjeshtarët, mashtruesit dhe falsifikuesit e gënjeshtrave nuk do të qetësohen derisa t'i atribuojnë atij një gënjeshtër, marrëzi, legjenda që asnjë arsye normale nuk mund t'i pranojë. Është e drejta e dijetarëve muslimanë që të ruajnë nderin e Profetit nga gjërat e rreme që i atribuohen atij, veçanërisht nga ato që gjenden në librat e hadithit që quhen "Sahih".
Ne nuk kemi transmetuar asgjë deri më tani, përveç nga librat e Buhariut dhe Muslimit, të cilët Ehli Suneti i sheh si librat më të besueshëm pas Kuranit. Nëse statusi i Sahihut është i tillë sa që të godas edhe dinjitetin dhe pafajësinë e Profetit. Cila është situata me librat e tjerë të hadithit (të të publikuara prej tyre) as që duhet pyetur. Të gjitha këto janë shartime dhe ndërthurje të armiqve të Allahut, armiqve të të Dërguarit të Tij, të cilët lajkatuan sundimtarët umajjadë që nga Muavija e tutje, derisa ata mbushën librat dhe vëllime të tëra me hadithe të trilluara, përmes të cilave ata përkrahnin degradimin e bartësit të mesazhit të Zotit, sepse ata nuk besuan në gjithë atë që Allahu kishte shpallur. Kjo është e vetmja anë e fushatës, dhe ana tjetër është amnistimi i të gjitha veprimeve dhe bëmave të shëmtuara të pushtetarëve të tyre, të cilat historia i ka regjistruar dhe numëruar me zell. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u tregoi me gisht dhe që në fillim të misionit të tij i paralajmëroi, madje i dëboi nga Medina duke i mallkuar.
Në historinë e tij, Taberi thotë:
“I Dërguari i Allahut e pa Ebu Sufjanin duke iu afruar atij mbi një gomar, me Muavijen duke e udhëhequr gomarin dhe Jezidin (djalin e tij) që i shoqëronte. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “Allahu e mallkoftë udhërrëfyesin, kalorësin dhe shoqëruesin.”
(Tarih Taberi, vëll. 11., fq. 37.)
Imam Ahmed Hanbeli transmeton në Musnedin e tij nëpërmjet Ibn Abasit:
“Ne ishim në një udhëtim me të Dërguarin e Allahut kur ai dëgjoi dy burra duke kënduar, duke iu përgjigjur njëri-tjetrit përmes vargjeve, i Dërguari i Allahut tha: “Shikoni kush janë këta!” Njerëzit thanë: “Muavija dhe Amr ibn As.” I Dërguari i Zotit ngriti duart dhe tha: “O Allah! Poshtëroi ata dhe vëri në zjarr!”
(Musned, Imam Ahmed, vëll. 4., fq. 421.)
Është transmetuar edhe nga Ebu Dheri, i cili i tha Muavijes:
"E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, kur kaloje pranë tij, duke thënë: "O Allah, mallkoje atë dhe mbushe barkun e tij me pluhur!"
( Musned Imam Ahmed, vëll. 4., fq. 421.; Lisnaul Arab, vëll. 7., fq. 404)
Imam Aliu i dërgoi një letër në Irak me këtë përmbajtje:
“Pasha Allahun! Po t'i takoja vetëm ndërsa ata ta mbushnin vendin me numrin e tyre, nuk do të frikësohesha. Jam i sigurt se ata kanë devijuar nga rruga e së vërtetës, bazuar në atë se çkahit i janë përkushtuar. Rruga e drejtë në të cilën jemi është e pastër, e qartë, e pamohueshme, e ndriçuar dhe e besueshme. Kam mall të takoj Zotin tim dhe pres një shpërblim të madh. Vërtet më pushtoi pikëllimi dhe më pushtoi dhembja. Çështja e umetit do t'u lihet budallenjve dhe të çoroditurve. Ata do ta trajtojnë pronën e Allahut si të tyren, kurse robërit e Allahut si robër të tyre. Ata do të luftojnë kundër të drejtëve dhe do t'i marrin në shoqërinë e tyre ata që kanë humbur rrugën.”
(Ibn Kutejbe, el-Imama vel Sijasa, vëll. 1., fq. 137. )
Meqenëse i Dërguari i Allahut i mallkoi ata, siç e patë, dhe ata nuk gjetën një hadith që do të falsifikohej, ata më vonë shpikën hadithet për të zëvendësuar të vërtetën me të pavërtetën. Kështu ata i bënë të Dërguarit të Allahut një imazh të njeriut të zakonshëm të fiksuar pas thirrjes së kohës së xhahilijetit, të prirur ndaj grindjeve të tepruara që poshtëron dhe sulmon ata që nuk e meritojnë atë. Dhe e gjithë kjo për të mbrojtur udhëheqësit e tyre të mallkuar nga Profetët.
Buhariu transmeton në Sahihun e tij, në “Librin e Lutjeve” në “Kapitullin mbi Fjalimin e Pejgamberit:” Kujt i kam bërë padrejtësi, jepini lëmoshë dhe bekim”, ndërsa këtë e ka shënuar edhe Muslimi në Sahihun e tij në” Librin mbi mirësinë, zemërim dhe ahlakun e mirë” në kapitullin mbi atë se këdo që i Dërguari i Allahut ta ketë lënduar, sulmuar ose të jetë lutur kundër tij, ndërkohë që ai mos ta ketë merituar këtë, kjo për të është lëmoshë, shpërblim dhe mëshirë”. Nga Aisheja transmetohet të ketë thënë:
“Dy njerëz iu drejtuan të Dërguarit të Allahut dhe i folën për diçka që unë nuk e di. Ata e hidhëruan ndërsa ai i sulmoi dhe i mallkoi. Kur ata shkuan, unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Çfardo e mirë që iu vie, kjo nuk do t’iu pëlqejë këtyre dyve”. Ai tha: “Ti nuk e di se çfarë kam kërkuar nga Allahu kur i jam lutur: O Allah unë jam njeri i drejtë, andaj secilit musliman të cilin e kam fyer dhe sulmuar bëja këtë lëmosh dhe shpërblim për ta!”
Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, s.a.v.a., ka thënë:
“O Allah! Unë kam bërë një kontratë me ty që nuk do të prishet kurrë. Sepse unë jam njeri, andaj nëse i kam bërë padrejtësi ndonjë besimtari, e kam sulmuar, e kam fyer, e kam fshikulluar, kjo le t’i bëhet atij lëmoshë dhe lutje me të cilën do t'i marrësh pranë vetes në Ditën e Gjykimit."
Falë haditheve të tilla të rreme, Profeti është gjithashtu i zemëruar për gjëra që nuk nënkuptojnë mbështetjen e së Vërtetës së Allahut. Ai sulmon, ai fyen. Aq më tepër, shan dhe fshikullon atë që nuk e meritojnë. Çfarë Profeti na qenka një person i pushtuar nga shejtani, që bën gjëra që janë të paarsyeshme? A i lejohet kjo ndonjë fetari që ta bëjë këtë dhe të mos jetë i neveritur nga veprime të tilla? Falë haditheve të tilla, sundimtarët umajjadë, të cilët ishin mallkuar nga Allahu, u luteshin kundër disave, disa prej tyre i goditën me kamxhik para masës për akte të supozuara, në mënyrë që masa t'i trajtonte ata si mëkatarë të mëdhenj. Por ata ishin të virtytshëm ndërkaq dhuna ushtrohej për, kinse, në emër të Allahut.
Këto hadithe të falsifikuara e mohojnë vetveten, sepse i Dërguari i Allahut nuk ishte ai që sulmonte, shante apo mallkonte, e as që përdorte fjalë të padenja. Zot më fal, Zot më fal! Në të vërtetë, fjalët e shëmtuara që dalin nga goja e tyre janë fjalë që nxisin zemërimin e Allahut, për të cilat Allahu i ka mallkuar dhe për ta ka përgatitur vuajtje të tmerrshme.
Për të hedhur poshtë gënjeshtrat nga transmetimet e shënuara më sipër, ne do citojmë transmetimin që sjellë Buhariu dhe Muslimi përmes Aishes, e cila është për ne mjafton. Transmeton Buhariu në Sahihun e tij në “Librin e Etiketave” në kapitullin “Se Pejgamberi s.a.v.a., nuk ka bërë asnjë vepër të shëmtuar apo nuk ka thënë ndonjë fjalë të padenjë”, ku nga nga Aisheja transmetohet:
“Disa çifutë erdhën te Pejgamberi dhe i thanë: Essamu alejkum! (Vdekja qoftë mbi ty) 'Aishja pastaj tregon: "Unë ia ktheva atyre: "Vdekja dhe mallkimi i Allahut qofshin mbi ju!" Profeti u përgjigj: "Aishe, mos u ngut!" Bëhu e butë, mos u trego e vrazhdë edhe nga një vepër e padenjë. " I thashë," Pra nuk e dëgjuat atë që thanë? Unë vetëm iu përgjigja atyre dhe mallkimi im mbi ta u provokua dhe mallkimi i tyre kundër meje ishte i paprovokuar".
Muslimi gjithashtu transmeton në Sahihun e tij në "Librin e mirësisë, zemërimit dhe shpifjes" se i Dërguari i Allahut i ndaloi njerëzit të mallkojnë. Madje ka ndaluar edhe mallkimin e bishave dhe të bagëtive. Kur i thanë:
"O Pejgamber, mallkoji politeistët!" Ai u përgjigj: "Unë nuk jam dërguar për të mallkuar, jam dërguar për mëshirë".
Kjo përputhet plotësisht me karakterin sublim dhe thelbin e tij , që dallohej veçmas me vyrtytet që posedonte.
Ai nuk do të mallkonte, sulmonte, ofendonte apo fshikullonte ata që nuk e meritonin. Kur zemërohej, e bënte këtë vetëm për hir të Allahut. Nëse mallkonte, do ta bënte vetëm ndaj atyre që e meritojnë, po të fshikullonte dikë, do ta bënte vetëm për të zbatuar dënimin sipas urdhërit të Allahut. Ai kurrë nuk e fshikulloi askënd ose nuk i bëri ndonjë të keqe, përveç nëse provat, dëshmia dhe konfirmimi nuk bëheshin të qarta.
Ata humbasin dhe u digjen zemrat kur shohin përhapjen e haditheve në të cilat mallkohen Muavija dhe Umajadët. Ata i shpikën këto hadithe të rreme për të krijuar konfuzion në mesin e njerëzve dhe për të ngritur statusin e Muavijes.
Për pasojë, në Sahihun e Muslimit do të gjeni se pas transmetimit mbi mallkimin e Muavijes nga ana e të Dërguarit të Allahut, Muaviu sjell transmetimin ku i gjithë ky (mallkim) përkthehet në mëshirë, lëmoshë, butësi dhe një mjet për arritjen e afërsisë së Allahut. Për shembull, le të shohim hadithin e mëposhtëm nga Ibn Abbasi:
“Po luaja me djemtë ndërkohë kur erdhi i Dërguari i Allahut u fsheha pas derës. Ai erdhi, më gjeti dhe më tha: "Shko dhe thirre Muaviun." Kur u ktheva i thashë: "Ai po hante." Shkova përsëri, u ktheva dhe thashë: "Ai po ha." Pas këaj Profeti tha "Allahu mos ngop’t barkun e tij."
Në librat e historisë gjejmë se Imam Nesaiu, pasi shkroi një libër mbi cilësitë që karakterizojnë Hz. Aliun, erdhi në Siri. Populli i Sirisë e qortoi dhe e pyeti pse nuk i regjistroi cilësitë e Muavijes. Ai u përgjigj:
"Unë nuk di asnjë prej virtyteve të tij, përveç lutjes në të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kërkoi që Allahu të mos ngopte stomakun e tij."
(Sahih Muslim, vëll. 8., fq. 27. )
Pas kësaj, ata e rrahën aq shumë sa ai vdiq prej saj. Historianët raportojnë se lutja e Profetit u realizua. Muavija hante dhe hante dhe lodhej duke ngrënë, por stomaku i tij edhe më tej ndjente nevojë për ushqim.
Në të vërtetë, unë nuk isha në dijeni të këtyre traditave që e trajtojnë mallkimin si një bekim dhe afrim me Allahun derisa një nga shejhët në Tunizi më njoftoi për këtë. Ai trajtohej si njeri me dije dhe prestigj. Kështu u ulëm në një vend dhe diskutuam për hadithet derisa u ngrit çështja e Muavije ibn Sufjanit. Shejhu e përmendi Muavijen me admirim, duke folur për mendjemprehtësinë, maturinë dhe aftësinë e tij në drejtimin e politikës. Ai foli për politikën e tij dhe fitoren e tij ndaj liderit tonë Hz. Aliut (Allahu ia ndriçoftë fytyrën). U përmbajta me shumë mund, por kur ai e kaloi masën, i thashë se i Dërguari i Allahut nuk e donte Muavijen, se ai po lutej kundër tij dhe se e kishte mallkuar atë.
Ata që ishin ulur përreth u befasuan nga kjo ndërsa disa u shqetësuan. Por shejhu me qetësi të plotë m'u përgjigj se më besonte gjë që shkaktoi një habi edhe më të madhe. Ata i thanë: "Ne tani më nuk kuptojmë asgjë. Nga njëra anë ju e lavdëroni dhe e lartësoni atë, dhe nga ana tjetër pajtoheni se ai është i mallkuar nga Resulullahu, si mund të jetë kjo në rregull?” Dhe unë gjithashtu pyesja veten me ta si mund të ishte.
Shejhu na u përgjigj në atë mënyrë që pranimi i saj shkaktonte dyshime dhe vështirësi. Ai tha: “Këtë që e mallkoi Pejgamberi është për të mëshirë, bekim, afrim tek Allahu, lavdia qoftë mbi të”. Të gjithë pyetën: "Si është e mundur?" Ai u përgjigj: "Sepse i Dërguari i Allahut tha: "Unë jam vetëm një njeri si njerëzit e tjerë dhe i kërkova Allahut që mallkimet dhe lutjet e mia t'i bëjë bekim dhe lëmoshë." Duke shtuar: : "Edhe ai i vrari nga i Dërguari i Allahut shkon nga kjo botë drejt e në Parajsë!"
Më vonë iu afrova privatisht dhe kërkova burimin e hadithit që ai përmendi. Ai më referoi te Sahihët e Buhariut dhe Muslimit. Pas studimit të këtyre haditheve, arrita në një bindje edhe më të fortë për intrigat e komplotuara nga Umajadët për të fshehur të vërtetën dhe për të fshehur korrupsionin e tyre nga njëra anë dhe për të shkatërruar përsosurinë e Profetit nga ana tjetër.
Rrjedhimisht, kam gjetur disa tradita që të çojnë në të njëjtin qëllim. Për të qetësuar veten, shpifësit e haditheve të rreme shpikën edhe më shumë se kaq, duke ia mveshur këto shpifje Zotit të botëve.
Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, në "Librin e Tehvidit" në "Kapitullin mbi të folurit e Allahut: "Ata dua n t'i ndryshojnë fjalët e Allahut", transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Njeriun që kurrë nuk ka bërë ndonjë vepër të mirë, pasi të vdesë ta digjni ndërsa gjysmën e hirit do ta hidhnin në tokë, gjysmën tjetër në det, sepse pasha Allahun sikur ta ruante Allahu do t'i shkaktonte aq shumë vuajtje, si askujt tjetërt në botë. Por Allahu ka urdhëruar detin që të mbledhë atë që ka në të (nga hiri) dhe gjithashtu ka urdhëruar tokën që të mbledhë atë që ka mbetur nga hiri. Dhe pastaj Allahu i tha atij: “Pse veprove kështu?” ndërsa njeriu do të përgjigjet: “Unë u frikësova prej teje dhe ti e di këtë më mirë.” Ndaj për këtë Allahu e fali Allahu.”
Në të njëjtën faqe transmetohet nga Ebu Hurejra:
“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Nëse dikush bën një mëkat dhe pastaj thotë: “O Zoti im! Kam gabuar, më fal!”, Allahu do t’i përgjigjet: “Robi im e dinte se ekziston një Zot që i fal mëkatet dhe dënon për to, prandaj unë e kam falur atë.” O Zoti im, përsëri kam bërë mëkat. Më fal mua!” Dhe Allahu do të thotë: “Robi im e dinte se ai ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to dhe unë e fal atë për këtë.” Për një kohë i njëjti nuk bëri asnjë mëkat, mirëpo sërish mëkatoi dhe sërish u lut: “O Allahu im, përsëri kam bërë një mëkat, të lutem më fal!” Dhe Allahu thotë: “Robi im e dinte se ai ka Zotin e tij që fal dhe dënon, prandaj ia fala mëkatin e tij tani mund të bëjë çfarë të dojë.”
Çfarë Zoti është ky, o robër të Allahut?!
Nga rasti i parë shohim se robi i Zotit e dinte se kishte një Zotë që falte mëkatet, megjithëse Zoti i tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti, kështu që në çdo rast ai mund të pyeste: "A e di robi im se ai ka një Zot që fal mëkatet?" Çfarë Zoti është ai që nga përsëritja e gjynaheve dhe përsëritja e faljes lodhet dhe i thotë robit të tij: “Bëj çfarë të duash tani, më lër Mua të qetë dhe Unë do të të lë të qetë ty”.
“Janë vërtet fjalë të shëmtuara që dalin nga goja e tyre. Ata nuk thonë asgjë përveç gënjeshtrave, ju mund të sakrifikosh veten për ta ndërsa ata ende nuk do ta besojnë këtë fjalim."
Po me të vërtetë! Ata pohojnë se i Dërguari i Allahut i ka thënë Osmanit: “Bëj çfarë të duash sepse asgjë nuk mund të të dëmtojë nga sot, çfarëdo që të bësh”. Kjo ndodhi kur Osmani ndihmoi ndjeshëm në përgatitjen e ushtrisë që do të nisej për në Tebuk. Ajo që ata thonë është pikërisht në përputhje me shpagimin nga mëkatet që bëjnë monarkët e krishterë kur shesin bileta për në Parajsë.
Prandaj, nuk është për t'u habitur që Osmani bëri vepra të tilla të shëmtuara që çuan në një rebelim dhe kryengritje kundër tij, deri edhe në vrasjen e tij, si dhe varrosjen e tij në një varrezë jomuslimane pa gusul dhe qefin.
“Thuaj: ‘Sjellni provat tuaja nëse vërtetë jeni të sinqertë.’”
I Dërguari i Allahut, në kundërshtim me vetveten
Në “Librin e përçarjeve” në “Kapitullin nëse dy muslimanë takohen me shpata” në vëll. 8., fq. 92., në Sahihun e tij Buhariu shënoi nga Abdullah ibn Abdulrehab i cili tha:
“Hamadi na njoftoi nëpërmjet një njeriu që nuk e përmendi, se Hasani tha: “Unë dola me armën time gjatë natës së rebelimit. Ebu Bekri më takoi dhe më tha: “Ku po shkon?” Unë iu përgjigja: “Dua të ndihmoj xhaxhain e Resulullahut.” Ai tha: “I Dërguari i Allahut tha: Nëse dy muslimanë ngrihen kundër njëri-tjetrit me shpata, ata të dy do të jenë banorë të zjarrit. Do t’iu thuhet: “Ky është një vrasës, por çfarë të bëhet me të vrarin?” Ai do të përgjigjet: “Edhe ai donte të vriste shokun e tij”.
Hamid ibn Zijad ka thënë:
"Unë e përmenda këtë hadith të Ejubit dhe Junus ibn Zejdi tha:" E përmenda këtë hadith të Ejubit dhe Junus ibn Ubejdit sepse doja të informohem për të. Ata thanë: “El-Hasani e ka transmetuar këtë hadith nga Arfan ibn Kajsi dhe ai nga Ebu Bekri”.
Në mënyrë të ngjashme, Muslimi transmeton në Sahihun e tij në "Librin mbi përçarjen dhe shenjat e Kiametit" në "Kapitullin nëse dy muslimanë takohen me shpata", nga Ebu Bekri nga Ahnaf ibn Kajsi, i cili pyeti: "Ku je duke shkuar?" Unë iu përgjigja: "Unë do ta ndihmoj këtë njeri". Ai tha: “Kthehuni, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Nëse dy muslimanë takohen me shpata (në konflikt), vrasësi dhe i vrari shkojnë në zjarr.” Unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Dihet për vrasësin, po për njeriun e vrarë? Ai tha: "Ai kishte për qëllim të vriste shokun e tij".
Këtë hadith Buhariu e transmeton edhe në “Librin e besimit” në “Kapitullin e mosbindjes nga periudha e xhahilijetit”.
Nga këto transmetime të rreme, lexuesi mund të dallojë qartë arsyet e trillimit të tyre. Kjo tregon armiqësinë e Ebu Bekrit ndaj kusheririt të Profetit, se si ai veproi në largimin e të tjerëve nga Aliu. Ai nuk mjaftohej vetëm me kaq. Ai, përveç pengimit të sahabëve të shquar që donin të ndihmonin të vërtetën kundër gënjeshtrës, nxori hadithe të tilla, kuptimi i të cilave nuk mund të pranohet as nga arsyeja e shëndoshë dhe që nuk dihet as nga Kur'ani e as nga praktika e vërtetë e Profetit.
Ngase fjalët e Allahut: “Nëse dy grupe besimtarësh përleshen, pajtojini; dhe nëse njëri prej tyre ushtron dhunë ndaj tjetrit, atëherë luftoni kundër atij që ka ushtruar dhunën derisa ai t'i bindet urdhrave të Allahut.” Hudžurat, 9, qartësisht urdhërojnë për të luftuar kundër atyre që janë nismëtarët e konfliktit dhe që janë të dhunshëm. Si rezultat, komentuesi i Buhariut shkruan në margjina: "Shqyrtoni këtë hadith, a ka ndonjë provë për të luftuar rebelët (fajtorët), sepse urdhri i Allahut është: "Luftoni kundër atij që ka ushtruar dhunë (që është fajtor). Dhe nëse hadithi bie ndesh me Librin e Allahut, atëherë ai është i rremë dhe duhet refuzuar.”
Sa i përket praktikës së drejtë të Profetit, fjalët e tij në lidhje me Aliun janë: “Kujtdo që unë jam udhëheqës, Aliu është edhe udhëheqësi i tij. Zoti im! Bëhu mik me ata që janë miqtë e tij dhe bëhu kundërshtar me ata që janë kundërshtarë të tij dhe ndihmo atë që e ndihmon atë, braktise atë që e braktisë atë (Aliun) dhe e vërteta le të jetë shoqërues i tij kudo që të jetë."
Sepse miqësia me Aliun është miqësi me Profetin. Të ndihmosh prijësin e besnikëve është detyrë e çdo besimtari, kurse braktisja e tij është braktisje e së vërtetës dhe ndihmë ndaj gënjeshtrës.
Nëse mendoni për hadithin nga Buhariu, do të gjeni në zinxhirin e transmetuesve një person të panjohur emri i të cilit nuk përmendet siç u tha: "Hamadi na njoftoi përmes një njeriu që nuk e përmendi me emër ..."
Kjo tregon qartë se ky njeri i paemërtuar ishte nga radhët e hipokritëve, të cilët e urrenin Aliun dhe që përpiqeshin t'i fshinin virtytet e tij, ose më mirë ta vrisnin atë dhe përmendjen e tij, sa më shumë që të munden.
Sad ibn Vekasi, i cili hoqi dorë nga ndihma e së vërtetës, tha: "Ejani dhe më thoni: kjo është e vërtetë dhe kjo është e pavërtetë, për të luftuar kundër saj."
Në frymën e kësaj logjike, e vërteta përzihet me gënjeshtrën dhe rruga e qartë humbet, ajo zëvendësohet nga errësira. Në librat e besueshëm të Ehli Sunetit, gjithashtu, ne gjejmë se i Dërguari i Allahut ka shpallur lajme të mira për shumë sahab, e veçanërisht për ata dhjetë të njohur, për të cilët Xheneti tashmë është siguruar.
Ahmed Hanbeli, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi transmetojnë nga Pejgamberi s.a.v.a. se ai ka thënë: “Ebu Bekri është në Xhenet, Omeri është në Xhenet, Uthmani është në Xhenet, Aliu është në Xhenet, Talha është në Xhenet, Zubejri është në Xhenet, Abdurahman ibn Avf është në Xhenet, Sad ibn Vekasi është në Xhenet, Seid ibn Zejdi është në Xhenet, Ebu Ubejde është në Xhenet.”
(Musned Ahmed, vëll. 1., str, 193.; Sahih Tirmizi, vëll. 13., 183.; Sunen Ebu Davud, vëll. 2., fq. 246.)
Vërtetohet nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., se ka thënë: “Ti bëje të lumtur familjen tënde Jasir, vendi i tyre është në Xhenet.”
Si dhe fjalët e tij:
“Xheti është i përmalluar për katër besnikët: Aliun, Amarin, Salmanin dhe Mikdadin”.
Në Sahihun e tij Muslimi ka transmetuar se Abdullah ibn Selmanit iu ishte dhënë lajmi i gëzuar i Xhenetit nga i Dërguari i Allahut dhe u vërtetua se ai kishte thënë:
"Hasani dhe Husejni janë liderët e të rinjve të Xhenetit".
Është vërtetuar gjithashtu se Xhafer ibn Ebi Talibi fluturon në Parajsë me engjujt, si dhe se Fatime-Zehra është princesha e grave në Parajsë ndërsa nënës së saj, Hatixhes i është shpallur nga Xhibrili një shtëpi prej arit dhe argjendit në Parajsë. Është gjithashtu e vërtetë se Profeti ka thënë: "Suhejbi ishte i pari nga romakët (bizantinët) në Parajsë, Bilali i pari i Etiopiasve dhe Selmani i pari i Persëve në Parajsë."
Por le të shohim faktin pse hadithi për lajmet e gëzueshme është reduktuar në vetëm 10 persona? Nuk do të gjesh një grup që të ulet dhe të flasë për njerëzit në parajsë, e që e lë pa i përmendur menjëherë “ashur-mubasherët” (10 të përgëzuarit), ndërsa të përgëzuarit e tjerë pothuajse nuk përmenden askund.
Ne nuk i kemi zili në këtë, as nuk e kufizojmë mëshirën e Zotit kur ajo përfshin çdo gjë, por vetëm theksojmë se këto hadithe janë në kolizion dhe nuk përputhen me hadithin që thotë: “Nëse dy muslimanë janë përballë njëri - tjetrit me shpata në duar, atëherë edhe vrasësi edhe i vrari do të shkojnë në zjarrë”. Sepse nëse e besojmë këtë, atëherë hadithi për dhjetë të gëzuarit bëhet i pavlefshëm, sepse shumica e këtyre dhjetë të përgëzuarve luftuan dhe vranë njëri-tjetrin. Talha dhe Zubejri u vranë në Betejën e devesë, të udhëhequr nga Aisheja - nëna e besimtarëve, në luftë kundër Imam Ali ibn Ebi Talib. Shpatat e tyre u ngritën në konflikt me njëri-tjetrin dhe për më tepër, kjo ishte arsyeja e vdekjes së mijëra muslimanëve të tjerë.
Në mënyrë të ngjashme, Ammar ibn Jasir u vra në betejën e Siffinit, një betejë e zhvilluar nga Muavije ibn Ebi Sufjani. Ammar ishte i pranishëm me shpatën e tij përkrah Ali ibn Ebi Talibit dhe u vra nga forcat rebele. I Dërguari i Allahut e parslajmëroi këtë në të njëjtën mënyrë si për kampionin e të rinjve të Xhenetit Hz. Husejnin dhe familje e tij, që ishin të pranishëm me shpatat e tyre kundër Jezid ibn Muaviut. Ata u vranë të gjithë përveç Ali ibn Husejnit. Sipas fjalëve të këtyre gënjeshtarëve, atëherë të gjithë ishin në zjarr, vrasës dhe të vrarë, sepse u përplasën me shpata.
Duket qartë se sa është është e shëmtuar dhe e pasaktë t'i atribuohet diçka si hadith atij që nuk e ka shqiptuar kurrë atë pa qenë frymëzim nga i Plotfuqishmi. Sepse hadithe të tilla bien ndesh me logjikën, arsyen dhe bien ndesh me Librin e Allahut dhe me Sunetin e Profetit.
Pyetja këtu është, a ishin Buhariu dhe Muslimi aq të lodhur sa u mungonin kaq shumë gënjeshtra? Apo shkolla e tyre e mendimit beson në mësime të tilla?
Kundërthëniet lidhur me vyrtytet e të Dërguarit të Allahut
Në mesin e haditheve kontradiktore do të gjeni ato për epërsinë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ndaj të gjithë të dërguarve të tjerë të Zotit dhe hadithe të tjera që e lartësojnë Musain mbi të. Jam i bindur se çifutët që u konvertuan në Islam në kohën e Omerit dhe Uthmanit si Kabul-Ahbar, Tamin Daria, Vehb Manubik ishin ata që i trilluan këto hadithe, duke ia atribuar ato disa sahabëve ndaj të cilëve kishin admirim:Ebu Hurejre, Enes ibn Malik dhe të tjerët.
Buhariu në Sahihun e tij në “Librin e Tevhidit” në “Kapitullin mbi Fjalët e Allahut:
”Allahu foli me Musain”, nga Enes ibn Malik përcjellë një transmetim të gjatë për “udhëtimin e natës” (isra) që i kishte ndodhur të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur u ngjit në shtatë qiej, pastaj në një pemë të largët (sidretul-munhet) dhe transmetoi për 50 namazet farz që iu urdhëruan Muhamedit dhe ummetit të tij dhe të cilat me mirësinë e Musait u redukuan në 5 kohë të faljes. Ka gënjeshtra të pastra dhe besime të pabaza në këtë hadith, se Krijuesi gjithëpërfshirës zbriti aq poshtë sa që Muhamedit, s.a.a. iu afrua sa dy kut, si dhe legjenda të ngjashme. Por ajo që është e rëndësishme për ne përkon me atë se kur Muhamedi, s.a.v.a., mbërriti në qiellin e shtatë, atje e gjeti Musain. Sipas kësaj legjende Musai ishte vendosur në qiellin e shtatë, sepse po fliste me Allahun. Musai tha: "Zoti im, mendova se askush nuk do të arrijë lartësi më të madhe se unë".
Transmeton Muslimi në "Librin mbi besimin" në "Kapitullin mbi fillimin e Shpalljes te Resulullahu", si dhe Buhariu në Sahihun e tij në "Librin për fillimin e Krijimit" në "Kapitullin për përkujtimin e engjujve" regjistroi një anekdotë tjetër që i ngjan të parës, ku ata pretendojnë se Musai a.s është në qiellin e gjashtë dhe Ibrahimi a.s në qiellin e shtatë. Ajo që është interesante për ne është pasazhi i mëposhtëm:
"I Dërguari i Allahut tha: "Arritëm në qiellin e gjashtë dhe na u tha: "Kush është ky?" Xhibrili. "E kush është me ty?" Ai tha ,' Muhamedi.' Do t’i thuhet: 'A po i vjen shpallja?' Ai u përgjigj: 'Po.' Do t’i thuhej: 'Mirëserdhe! Sa njeri i mrekullueshëm ka ardhur! “Shkova te Musai dhe e përshëndeta, ndërkaq ai më tha: “Mirë se erdhe Profet dhe vëllai im!” Kur u largova, ai mbeti duke qarë. Atij i thoshin: “Çfarë të bëri të qash?” Ai tha: “O Zot! Pasuesit e këtij të riu, që erdhi pas meje, do të hyjnë në Xhenet në numër më të madh se ndjekësit e mi.”
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij në “Librin e besimit” në “Kapitullin se do të ketë një shtëpi në fund të Xhenetit”, nga Ebu Hurejra se ka thënë:
“Në Ditën e Gjykimit unë do të jem lider për të gjithë njerëzit, dhe a e dini pse? Ata që erdhën më parë dhe ata që erdhën më pas do të tubohen në një saf në luginën e al-Dai, në mënyrë që ai që i solli, do t'i dëgjojë dhe do t'i shohë të gjithë. Dielli do të perëndojë aq poshtë sa ata do të përballen me një trishtim dhe pikëllim të tillë sa mezi do të mund të qëndrojnë në këmbë. Njerëzit më pas do të thonë: 'A nuk e shihini atë që ju ka goditur? A nuk do të kërkoni se kush do të ndërmjetësojë mes jush dhe Allahut tuaj? "Disa do të thonë, shkoni te Ademi. Ata do të shkojnë te Ademi dhe do t'i thonë: "Ti je babai i njerëzve, Allahu të krijoi me duart e Tij dhe të fryu nga Fryma e Tij dhe iu bëri engjujve sihariq që të të bëjnë sexhde, prandaj ndërmjetëso për ne te Zoti ynë, a po e sheh se në çfarë kushtesh jemi, a nuk po e sheh se çfarë na ka goditur?'Ademi do të thotë:'Sot Zoti im është i zemëruar si kurrë më parë. Pas kësaj ai kurrë nuk do të zemërohet kaq shumë. Ai më ndaloi t'i afrohesha asaj peme dhe nuk iu binda. U argëtova me veten time! Me veten! Me veten! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni te Nuhu!”
Transmetimi është shumë i gjatë dhe ne do ta shkurtojmë vetëm në atë që na intereson aktualisht.
Kështu njerëzit shkojnë te Nuhu, pastaj te Ibrahimi, Musai, Isau dhe secili prej tyre iu thotë: “U argëtova me veten time! Me veten!” Të gjithë i përmendin gabimet e tyre, përveç Isës, i cili pa thënë asgjë thotë: “U argëtova me veten! Me veten! Me veten! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni te Muhamedi!” Profeti Muhamed më pas tha: “Kështu ata erdhën tek unë. U ngjita nën fron (arsh) dhe rashë në sexhde për Zotin tim të Fuqiplotë dhe të Lartësuar. Pastaj Allahu nga mëshira, madhështia dhe dashamirësia e Tij më lejoi diçka që nuk ia lejoi askujt para meje. Kështu që do të më thuhet: ‘O Muhamed! Ngrite kokën! Kërko atë dhe do të të jipet. Ndërmjetëso dhe ndërmjetësimi yt do të vlejë! "Unë ngrita kokën dhe thashë: "Umeti im o Zot, umeti im!" Me atë rast Allahu do të thotë: ‘O Muhamed! Unë do t’i lejoj hyrjen nga umeti yt atyre që nuk do të japin llogari, në portën kryesore, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë me botën tjetër në portat e tjera. "Pastaj ai më tha" Kështu për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, dallimi në mes të shkallëve të Xhenetit është si distanca ndërmjet Mekës dhe Humjerit ose ndërmjet Mekës dhe Basrës."
Në këtë hadith Pejgamberi, s.a.v.a., thotë se ai është lideri i njerëzve në Ditën e Gjykimit, dhe thotë se Musai, a.s., ka thënë: “O Zoti im, mendova se askush tjetër nuk do të lartësohet mbi mua. " Dhe ai thotë se kur u largua nga Musa, se ai mbeti duke qarë dhe duke thënë: “O Zot! Pasuesit e këtij të riu, që Ti e dërgove pas meje, do të hyjnë në Xhenet në numër më të madh se ndjekësit e mi.”
Ne kemi cituar pjesë nga këto hadithe që tregojnë se të gjithë të dërguarit më të zgjedhur të Zotit nga Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musa'a, Isa'a do të përmbahen nga ndërmjetësimi tek Allahu në Ditën e Llogaridhënies dhe se në vend të të tyre Allahu do ta lejoj këtë të drejtë vetëm për Muhamedin, s.a.v.a.
Ne gjithashtu besojmë në këtë, dhe besojmë në epërsinë e Muhamedit ndaj të gjithë njerëzve. Mirëpo, izraelitët, dmth. ata që hynë në Islam dhe përhapën legjenda apo hadithe të njohura si israilijate, dhe ndihmësit e tyre në mesin e umajadëve, nuk mund ta duronin përparësinë e Muhamedit s.a.v.a. ndaj të tjerëve, prandaj shpikën hadithe në favor të epërsisë së Musait, a.s. Në diskutimin e mëparshëm ne tashmë, nga hadithi, transmetuam fjalët e Musait drejtuar Umetit të Muhamedit në lidhje me 50 lutjet, për të cilat Musai tha: "Unë i njohë njerëzit më mirë se ti". Kjo nuk u mjaftoi atyre, prandaj shpikën hadithe të tjera që flasin për epërsinë e tij (Musait) ndaj Muhamedit.
Më poshtë do të listojmë edhe disa hadithe të ngjashme. Buhariu në Sahihun e tij në “Librin e Teuhidit” në “Kapitullin mbi vullnetin e Allahut dhe nuk do të dëshironi asgjë nëse nuk e dëshiron Allahu”, transmeton nga Ebu Hurejra i cili tha: “Një musliman dhe një çifut u grindën dhe musliman i tha atij: “Për Atë që Allahu e ka dalluar mbi të gjitha në gjithësi!”, ndaj të cilës çifuti tha: “Për Atë që zgjodhi Musain mbi gjithë universin!” me të dëgjuar këtë muslimani i ngriti duart dhe e goditi çifutin. Pastaj çifuti shkoi te Muhamedi, s.a.v.a., dhe iu ankua për atë që i kishte ndodhur. Muhamedi, s.a.v.a., i tha: “Mos më jepni mua epërsi ndaj Musait, se njerëzit do të humbin vetëdijen në Ditën e Gjykimit, dhe unë do të jem i pari të cilit do t’i kthehet vetëdija. Unë do ta shoh Musain duke qëndruar pranë Fronit (Arshit). Nuk do ta di nëse ai ishte ndër ata që humbën vetëdijen dhe u kthyen në vetëdije më parë apo nëse Allahu e përjashtoi atë prej saj.'
Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet se ai ka thënë:
“Një çifut i cili ishte goditur me shuplakë erdhi te Profeti dhe tha: “O Muhamed! Shoku yt nga ensarët më goditi me shuplakë. "Ai tha: "Ma sillni atë!" Ai e solli atë ndërsa Profeti e pyeti: "Pse e godite?" Ai sqaroi ngjarjen: “ kalova përskaj këtij çifuti dhe dëgjova duke thënë: Për Atë e dalloi Musain mbi të gjithë njerëzit”. Unë i thashë: edhe mbi Muhamedin?! Prandaj u zemërova dhe e godita me shuplakë." Pejgamberi i tha: “Mos më jep përparësi ndaj profetëve, sepse njerëzit do t'i bien të fikët në Ditën e Gjykimit dhe unë do të jem i pari që do t’i rikthehet vetëdija dhe do ta shoh Musain të kapur për njërën nga shtyllat e Fronit, ndërkaq unë nuk do ta di nëse ai rifitoi vetëdijen më herët apo u kompensua për rastin kur i kishte rënë të fikëtatëherë kur kodra u shemb para tij.”
Gjithashtu, Buhariu transmeton në "Librin mbi Tefsirin e Kur'anit - sures Jusuf" në "Kapitullin mbi fjalët e Tij:" Dhe kur i erdhi i Dërguari... "", nga Ebu Hurejra se ka thënë: "
“I Dërguari i Allahut tha: 'Zoti im, dhuroji bekime Lutit a.s.! Sikur të të kishte dashur mund të kishte një mmbështetje të fuqishme. Sikur të kisha qëndruar në burg sa Jusufi a.s., me siguri do t'i përgjigjesha thirrjes, sepse ne kemi më shumë të drejtë të dyshojmë se Ibrahimi a.s., kur Allahu i tha: "A dyshon?" Ibrahimi tha: "Jo jo?" Unë thjesht dua të forcoj bindjen time.'”
Të gjitha këto pretendime nuk u mjaftuan derisa e bënë edhe të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., të dyshonte në qëndrimin e tij para Zotit të tij. Sipas këtyre traansmetimeve ai nuk ka të drejtë ndërmjetësimi dhe as një pozicion më të respektueshëm. Ai nuk ka asnjë avantazh ndaj profetëve të tjerë dhe nuk ka lajm të mirë për sahabët e tij, sepse ai vetë nuk e di statusin e tij në Ditën e Gjykimit. Lexojeni bashkë me mua këtë transmetim nga Buhariu dhe mendoni çfarë të doni.
Transmeton Buhariu në Sahihun e tij në “Kapitullin mbi varrimin” dhe në “Librin e Eklipsit” në vëll. 2, fq. 71, nga Haris ibn Zejd Sabit se
“Ummul 'Ala - një gruaja e ensarëve, i dha besën Pejgamberit, s.a.v.a., dhe i tha atij se muhaxhirët vënë baste (duke hedhur zarin) dhe ai i ra Uthman ibn Maz'unit. , kështu që e morëm atë në familjen tonë. Ai u sëmur nga një sëmundje që i shkaktoi vdekjen. Pasi e pastruan dhe e mbeshtollën me qefin erdhi Pejgamberi, s.a.v.a. I thashë: “Allahu u mëshiroftë në ty o Ebul Sa’ib, sepse dëshmoj se Allahu të donte!” Profeti tha: “Nga e di ti se Allahu e donte atë?” ndërkaq unë i thashë: “Babai im u bëftë kurban për ty, i Dërguari i Zotit, pra kë donte Allahu?” Ai u përgjigj: Pasha Allahun, nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua, me të Dërguarin e Allahut. "Unë thashë: "Pasha Allahun, nuk do t'i atribuoj më bamirësi askujt pas kësaj."
Për Allahun, kjo është shumë befasuese. Nëse i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., betohet në Allahun se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të, çfarë mbetet pas kësaj?!
Dhe nëse Allahu i Lartësuar thotë: "Çdo njeri është i vetëdijshëm për veten e tij", dhe nëse Allahu i thotë të Dërguarit të Tij: "Ne të kemi dhënë një fitore të qartë, në mënyrë që Allahu t'i falë mëkatet e kaluara dhe që pastaj ta përmbushë dhuntinë e Tij ndaj ju dhe për t'ju udhëzuar në Rrugën e Drejtë dhe për t'ju ndihmuar me mbështetje të fortë.”
Dhe nëse për muslimanët hyrja në Xhenet varet nga ndjekja dhe besimi në të (Profetin) atëherë si mund të besojmë në hadithin e cituar më parë. Kërkojmë mbrojtje te Allahu që të mos besojmë në Ben Umejjen, të cilët nuk besuan sinqerisht për asnjë ditë se Muhamedi ishte i Dërguari i Allahut, por përkundrazi besonin se ai ishte një mbret që sundonte njerëzit në sajë të shkathtësisë së tij. Ky ishte besimi i Ebu Sufjanit, Muavijes, Jezidit dhe kalifëve dhe sundimtarëve të tjerë të tyre, gjë të cilën e demonstruan qartë me veprimet e tyre.
I Dërguari i Allahut në kundërshtim me shkencën e mjekësisë
Shkenca ka vërtetuar qartë se disa sëmundje transmetohen përmes infeksionit. Dhe kjo është e njohur për shumicën e njerëzve, madje edhe për ata që nuk janë të arsimuar. Megjithatë, nëse dikush në Universitet do t'u thoshte studentëve të mjekësisë se i Dërguari i Allahut e kishte mohuar këtë, ata do ta tallnin atë dhe do ta merrnin si material të mirë për ta nënçmuar atë dhe Islamin, veçanërisht profesorët evropianë që mezi presin një rast të tillë.
Fatkeqësisht, Buhariu dhe Muslimi u japin atyre një mundësi të tillë duke transmetuar hadithe kundër transmetimit të sëmundjes përmes infeksionit. Kur e titulluam këtë kapitull "Kundërtraditat e Profetit", sigurisht që nuk mendojmë se Profeti e ka kundërshtuar ndonjëherë veten me fjalë apo me vepra, por e bëjmë këtë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit ndaj haditheve të shpifura për ta degraduar dhe mohuar pagabueshmërinë e Profetit. Kjo bëhet edhe për atë që lexuesi të dijë se qëllimi ynë në citimin e haditheve të tilla është ta mbrojmë Profetin, s.a.v.a., nga sulme të tilla dhe t'i japim atij vendin e duhur në sistemin arsimor në të cilin ai shkëlqeu mbi çdo dijetar modern. Sepse nuk ka asnjë teori të vërtetë shkencore që bie ndesh me hadithet autentike të Profetit. Nëse kjo ndodh, ne e dimë se në atë rast ai hadith është kundërshtues në brendësi të tij nga njëra anë ose është në kundërshtim me një hadith tjetër autentik, nga ana tjetër, i cili pajtohet me teorinë shkencore. Siç është e qartë, është e nevojshme të pranohet ky hadith i dytë dhe të refuzohet i pari.
Ne po japim një shembull të një hadithi në lidhje me infeksionin. Kjo është e rëndësishme edhe sepse na ofron një pasqyrë të vërtetë të disharmonisë mes sahabëve, transmetuesve të hadithit dhe atyre që shpikën hadithet. Kjo nuk nënkupton dhe nuk përkon me ndonjë kundërthënie në vetë bartësin e Mesazhit të Zotit.
Në Sahihun e tij Buhariu ka transmetuar dy hadithe. Unë do të kufizohem në librin e tij, pasi përmbledhja e tij nga Ehli Suneti konsiderohen si libra më autentik. Në "Librin e Mjekësisë" në "Kapitullin mbi jo" Hama-in, Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, s.a.v.a., ka thënë:
"Nuk ka asnjë infeksion, as "safara" as "hama'a" (Zog grabitqarë që endet natën). ”
Kjo do të thotë: Asnjë njeri apo kafshë nuk mund ta transmetojë sëmundjen te një njeri dhe kafshë tjetër. Një beduin u ngrit dhe tha: “Po çfarë iu ndodhi deveve të mia atëherë? Ato po sillen si dreri në rërë. Kur njëra prej tyre kruhet nga zgjeba dhe përzihet me të tjerat, të gjitha infektohen prej saj.” Profeti u përgjigj duke petur: "Atëherë kush e infektoi të parën?"
Shikoni këtë, një beduin me instinktin e tij natyror në mënyrë të arsyeshme rezonon se sëmundja u transmetua nga një kafshë në tjetrën përmes infeksionit, ndërsa Profeti jep një përgjigje të paepur me të cilën ai vetë u shndërrua në një pyetës: “Po kush e infektoi të parën?
Kjo më më ngjanë si një mjek që pyet nënën që i solli fëmijën e saj me fruth: "A ka njeri në shtëpi apo në lagje tuaj që vuan nga kjo sëmundje?" Nëna i përgjigjet: "Jo". Doktori vazhdon: "Ndoshta ai u infektua në shkollë?" E ëma ia ktheu me vendosmëri: “me siguri se jo, ende nuk shkon në shkollë, është vetëm 5 vjeç”. “Ndoshta është e ka marrë sëmundjen në çerdhe?” këmbëngul doktori. “Jo, ai fare nuk shkon në kopsht. “Ndoshta e keni çuar te ndonjë i afërm apo ju ka ardhur një i afërm që e ka pasur fruthin”. Nëna mohoi edhe një rast të tillë, gjë që më në fund i thotë: "Mbase virusi ka ardhur përmes ajrit ".
Sigurisht që ajri transmeton viruse dhe sëmundje infektive dhe kështu i gjithë fshati apo qyteti mund të infektohen. Por edhe për këtë ka një zgjidhje. Janë gjetur preparate të injektueshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit ose epidemive.
Atëherë, si mund të mos jetë e qartë kjo për atë (d.m.th. Profetin) i cili kurrë nuk ka thënë asgjë "sipas dëshirës së tij"? Ai është i Dërguari i botëve nga Zotit i tij, të cilit nuk i fshihet asgjë as në qiell e as në tokë.
Dhe është Ai që dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë. Kjo është arsyeja pse ne e refuzojmë këtë hadith i cili në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet. Në vend të kësaj, ne pranojmë një hadith tjetër që Buhariu e regjistroi personalisht në të njëjtën faqe. Në këtë hadith është transmetuar se Ebu Salima e ka dëgjuar më vonë Ebu Hurejren duke thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Mos e ekspozoni një të sëmurë (dmth një person të infektuar) pranë një njeriu të shëndetshëm."
Ne themi: A nuk e ke përcjellë ti, Ebu Hurejre, se i Dërguari ka thënë se nuk ka infeksion? Ai tha diçka në gjuhën etiopiane të pakuptueshme. Ebu Seleme pastaj tha: "Nuk e kam hasur kurrë më parë që të ketë harruar ndonjë hadith tjetër."
Ne folëm për dy hadithe kontradiktore "Nuk ka infeksion" dhe "Mos e ekspozoni një të sëmurë pranë një të shëndoshi". Muslimi gjithashtu ka transmetuar në Sahihun e tij në "Librin e Paqes" në "Kapitullin mbi mungesën e infeksionit, hama-s dhe safara-s", se asnjë yll nuk e prognozon shiun, se nuk ka 'ghoula' dhe se person i sëmurë nuk duhet të ekspozohet pranë një personi të shëndetshëm”.
Nëpërmjet verifikimit të këtyre haditheve, kemi vërtetuar se hadithi: "Mos e ekspozoni të sëmurin një personi të shëndoshë" është i saktë, sepse, ndër të tjera, nuk bie ndesh me shkencën. Sa i përket hadithit: “Nuk ka infeksion”, ai është i rremë sepse bie ndesh edhe me logjikën e diturisë elementare nga natyra. Kur sahabët e kapën Ebu Hurejren në kundërshtim dhe e njoftuan për këtë, ai u zemërua dhe filloi të fliste në etiopisht. Ndërkaq komentuesi i Buhariut ka shkruar: "Ai tha diçka me zemërim që është e pakuptueshme".
Ajo që na e shton besimin në saktësinë e hadithit të dytë është se i Dërguari i Allahut parashikoi gjëra që shkenca moderne i vërtetoi më vonë, kur bëhet fjalë për sëmundjet infektive si murtaja, lebra dhe epidemitë e tjera.
Transmeton Buhariu në Sahihun e tij në “Librin e Pejgamberëve” në kapitullin e titulluar “Murtaja, mallikimi, magjia”, nga Usama ibn Zejd i cili thotë se Pejgamberi, s.a.v.a., ka thënë: Murataja është një e keqe që kishte goditur një fis të popullit izraelit, ose ata para jush. Prandaj, nëse dëgjonipër praninë e saj në një zonë, mos iu afroni dhe nëse godet zonën ku jeni, mos ikni prej saj.” Dhe në një hadith tjetër thotë: “Mos e lini atë përveç se me vrap”.
Këtë hadith Pejgamberi e vërteton me hadithin e këtij kuptimi: “Ik nga lebra ashtu siç ikë nga luani”, si dhe me hadithin: “Nëse pini, mos fryeni në enën nga e cila pini”, gjithashtu edhe me këtë hadith: “ Nëse qeni pin uj nga ena juaj, lajeni atë 7 herë dhe fërkojeni një herë me tokë." Ai i tha të gjitha këto me qëllim që t'i mësonte umetit të tij pastërtinë dhe rregullin, si dhe parandalimin e sëmundjeve.
Ne kemi gjetur kontradikta të dukshme edhe në atë që i referohet "hamës", të cilën arabët e konsideronin si një zog ogurzi që fluturon natën. Thuhet se është një buf sipas një shpjegimi të Malik ibn Enesit. Nëse Profeti, s.a.v.a., ka thënë: “Nuk ka ‘hama’”, si mund ta kundërshtojnë veten dhe të kërkojnë mbrojtje prej saj?
Buhariu në Sahihun e tij, në “Librin e fillimit të krijimit” në “Kapitulli për agjëruesit”, vëll. 4, f. 119, transmeton nga Seid ibn Xhubejri, ky nga Ibn Abbasi se ka thënë:
“Pejgamberi do të kërkonte strehim për Hasanin dhe Husejnin dhe do të thoshte: “Babai juaj do të kërkonte strehim nga kjo për Ismailin dhe Is’hakun, dhe unë kërkoj strehim tek Allahu me fjalë të plota nga çdo djall, 'hama' dhe syri i keq."
Në këtë kapitull deshëm të paraqesim dhe lidhim disa shembuj të haditheve kontradiktore që i atribuohen Resulullahut, s.a.v.a., edhe pse ato fare nuk përkojnë me të.
Janë qindra hadithe të tjera problematike që Buhariu dhe Muslimi i kanë transmetuar në koleksionet e tyre. Disa prej tyre u kemi kushtuar një hapësirë të veçantë, sipas praktikës sonë të vendosur, dhe në mënyrë koncize u kemi paraqitur shpjegimet e nevojshme. Lexuesve iu takon t’i studiojnë këto raste, sepse Allahu mund ta bëjë të qartë përmes tyre sunetin e Profetit dhe t'i shpërblejë me bollëk, sepse ata ishin mjeti me të cilin ndahej e vërteta nga gënjeshtra. Ata mund të jenë në gjendje t'i japin gjeneratës së re materiale të shkruara që do të kontribuojnë që mesazhi i Islamit të kuptohet në tërësinë e tij.
“O ju që besuat, mos u bëni si ata që e shqetësonin Musain, kështu që Allahu e liroi atë nga ajo që thanë dhe ai gëzon nam tek Allahu. O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t'ju shpërblejë për veprat tuaja të mira dhe do t'ju falë mëkatet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai do të arrijë atë që dëshiron.” (33: 69-71)