Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
Në emër të Allahut Mëshiresit Mëshirëbërësit
Le të jetë paqja në të Dërguarin Fisnik dhe pasardhësit e tij të pastër! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me ju!
Unë jam Muhammed Tixhani Samawi, një tunizian i mëshiruar nga Allahu i Lartësuar me Udhëzimin e Tij dhe pas hulumtimeve dhe diskutimeve të gjata, i jam kthyer Familjes së të Dërguarit s.a.v.a., përkatësisht shokës së mendimitt ë Ehli Bejtit.
Pasi që i takoja meshebit maliki dhe rendit sufik tixhani, i cili është i njohur në veriun e Afrikës, në takimin që pata me ulemanë shia gjatë një udhëtimi i pranova mësimet e tyre. Kështu e njoha dhe e kuptova të Vërtetën, ndërsa pas kësaj kam shkruar librin Summe ihtedejtu, përkatësisht mandej u bëra i udhëzuar, ndërsa pas këtij edhe librin Madžma' ilmi islami, gjegjësisht Njohuritë e kompletuara islame. Gjitha këto janë publikuar në disa gjuhë, prandaj pikërisht për këtë edhe isha ftuar në Indi.
Zotëri i nderuar“ Erdha në Indi, në një vizittë shkurtër me shpresën se do të takohem me Ju. Për ju kam dëgjuar shumë, veçmas atë se shkëlqesia juaj i takon personaliteteve me reputacion më të lartë të ehli sunetit vel xhematit. Mirëpo largësia e madhe dhe mungesa e kohës më penguan për t'u takuar. Andaj u mjaftova me vizitën e bërë qyteteve Bombaj, Buna, Xhebel Pur dhe qyteteve të tjera në provinëcn Guxharat.
Pas gjithë asaj që pashë atje, veçmas urrejtjen dhe përbuzjen ndaj gjithçkaje shiite, mbeta i dëshpëruar, i pikëlluar dhe i brengosur.
Kam dëgjuar raste që kanë përfunduar me përleshje, me luftime të ndërsjellta dhe gjakëderdhje e të pafajshmëve, ndërsa e gjithë kjo në emër të mbrojtjes së parimeve islame. Duke dëgjuar të gjitha këto, nuk iu besoja veshëve të mi, duke menduar se këto janë vetëm se teprime dhe hiperbolizime. Mirëpo, duke qenë shumë i befasuar, shumë shpejtë erdha në pëfundimin se plani dhe skenari i rrezikshëm dhe i ndryrë armiqësor po realizohet në mënyrën që muslimanët, shia dhe suni, të vriten dhe shkatërrohen mes veti. Ajo që veçmas m'i hapi sytë, ishte kontestimi im me disa alim suni dhe me liderin e tyre Mufiun Shejh Aziz Rrahamni, i cili ndodhi në xhami të Bombait, ndërkaq duke qenë i ftuar prej tyre. Sapo isha ulur në mesin e tyre, filluan me fyerjen, baltosjen dhe talljen e shkollës shiite të mendimit (meshebit). Kështu dëshironin të më provokonin meqë e dinin se unë jam autor i librit i cili bënë thirrje në meshebin ose rrugën e Ehli Bejtit.
Sidoqoftë, duke e kuptuar se cili ishte qëllimi i tyre e kam përmbajtur veten dhe duke buzëqeshur iu kam thënë: „Unë jam musafiri juaj, ndërkohë që kam përshtypjen se mos më keni ftuar për të më fyer e sharë? Nëse Islami ju ka mësuar me sjellje të tilla?“ M'u përgjigjën me shumë arrogancë: „Kush je ti, ti asnjë ditë të jetës tënde nuk ke qenë musliman, meqë je shia dhe i takon shiave.“
Iu thashë: „Vëllezër, keni frikë nga Allahu! Ne kemi një Zot, të dërguarit i kemi të përbashkët, sikur edhe Librat e Kiblën. Shiat besojnë në një Zot dhe i praktikojnë dispozitat islame, e pasojnë të Dërguarin s.a.v.a. dhe Familjen e tij, a.s. Andaj si ia lejoni vetes që ata t'i konsideroni për jobesimtarë?!“
Ata u përgjigjën: „Ju nuk i besoni Kur'anit, ju jeni hipokritë, ju e praktikoni takijeh ngase Imami i juaj ka thënë: Takia është pjesë e besimit tim dhe i besimit të etërve të mi. Ju jeni thjeshtë një sekt hebre, themelues i të cilit është Abdullah ibn Sebe“.
I buzëqeshur iu thashë: „T'i lëmë shiat, bisedoni me mua, sepse më parë kam qenë sikur ju, isha (meshebi) maliki dhe pas hulumtimeve të caktuara kam ardhur deri te bindjet se e vërteta është në anën e Ehli Bejtit, ndërkohë që ata janë më të besueshmit dhe më meritorët për t'i ndjekur. A mos është qëllimi juaj që me mua të fjaloseni dhe të grindeni apo jeni të gatshëm të më pyesni rreth argumenteve dhe arsyeve të mia, sepse ndoshta vetëm në këtë mënyrë do ta kuptonim njëri – tjetrin?!“
Ata thanë: „Ehli Bejti janë gratë e të Dërguarit të Allahut, mbase ti për këtë asgjë nuk ke mësuar nga Kur'ani?“
Iu thashë: „Sahihu i Buhariut dhe Sahihu i Muslimit nuk thonë ashtu çfarë ju po flisni.“
Ata thanë: Gjithçka që gjendet librat e Buhariut dhe Muslimit dhe në përmbledhjet e tjera sunite të hadithit, ndërsa iu shkon për shtati argumenteve tua, ato janë ndërfutur dhe nga shiat.“
Duke buzëqeshur iu thashë: „Nëse shiat kanë pasur sukses që pretendimet e veta t'i fusin në librat tuaj sahih, atëherë ato nuk kanë ndonjë vlerë e rëndësi as për ju, sikur edhe për meshebin tuaj, i cili bazohet në ato libra.“
Heshtën dhe nuk dhanë asnjë përgjigje, mirëpo befas njëri prej tyre sërish filloi me provokime:„Kushdo që nuk beson në hilafetin e Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit, Aliut, Muavijes, Jezidit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk është musliman.“
Më habiti ky konstatim, të cilin po e dëgjoja për herë të parë në jetën time, se ai që nuk i beson hilafetit të Muavijes dhe Jezidit nuk është besimtar. Kjo më goditi fortë andaj thashë me vete: „Të thuhet se muslimanët duhet të jenë të kënaqur me Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, por si të jenë me Jezidin?! Kështu diça dëgjova në Indi“. Iu drejtova atyre duke i pyetur: „A pajtoheni edhe ju me konstatimin e tij?“ Ata u përgjigjën: „Po!“
E kuptova se vazhdimi i diskutimit me ta ishte i padobishëm ngase ndjehesha se duan të më provokojnë me kurthet e tyre në shenjë hakmarrjeje (për shkak të qëndrimeve të mia), ndoshta donin edhe të më vrisnin nën arsyetimin se kam shpifur për ashabët? Allahu e di më mirë!
E shihja të keqen në sytë e tyre dhe e luta mikun tim, i cili më kishte sjellur deri aty, të largoheshim prej tyre. Ai më nxorri jashtë duke më kërkuar falje për gjithë atë që kishte ndodhur atje. Natyrisht, ky njeri fisnik, që kishte organizuar këtë takim, kishte për qëllim ta kuptonte të vërtetën përmes këtij takimi. Emri i tij është Sherefudin, ndërkohë që ishte pronarë i një librarie dhe shtëpie botuese islame në Bombaj. Ai ishte dëshmitar i këtij diskutimi andaj edhe nuk e fshehu zhgënjimine tij ndaj këtyre njerëzve që konsideroheshin si ulema.
Mbeta i zhgënjyer për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën kanë rënë muslimanët, veçmas ata që veten e konsiderojnë për ulema (dijetar). Mendova me vete: „Nëse ulemaja kanë aaritur këtë nivel të paragjykimeve të verbëta, në çfarë gjendje janë masat injorante dhe laike? Kështu atëherë e kuptova se betejat dhe luftërat, në të cilat në mënyrë të palejuar derdhet gjaku i pafajshëm, përdhoset nderi dhe dinjiteti, në të vërtetë, bëhen nën pretekstin e mbrojtjes së islamit.
Unë qava për gjendjen e këtyre njerëzve të cilëve, nga Allahu xh.sh. iu besua roli i udhëheqjes dhe i udhëzimit të njerëzve në rrugën e drejtë. Mirëpo, drita vështirë arrin në zemrat e tyre. Në një situatë ku vetëm në Indi rreth 700 milionë njerëz, përveç Allahut, adhurojnë lopë, statuja dhe hyjni të tjera, në vend që këta myslimanë t’i bashkojnë forcat dhe përpjekjet e tyre për t'i çliruar këta njerëz nga mashtrimi dhe errësira dhe për t'i udhëhequr ata në rrugën e Islamit, ata për fat të keq kanë nevojë vetë për udhëzim dhe udhëheqje.
Zotëri i nderuar, po Ju shkruaj këtë letër pikërisht për këtë, edhe atë, në emër të Allahut të Lartësuar dhe Gjithëmëshirshëm, në emër të dëshirës së të Dërguarit tonë Fisnik, s.a.v.a., dhe të qëllimeve sublime të islamit, si dhe për shkak të së vërtetës së lartësuarit e cili thotë:
„Dhe mbahuni fortë për litarin të Allahut dhe kurrsesi të mos u përçani“.
Si njëri prej muslimanëve me peshë, nga ju pres të jeni i guximshëm dhe trim, që në rrugë të Zotit të mos i frikësoheni qortimit dhe kritikës së askujt, dhe të distancoheni nga çdo lloj i fanatizmit dhe nacionalizmit si dhe nga grupi i klientëve të shejtanit. Në emër të Allahut dilni hapur, ngase ju jeni ai që paraqiteni në emër të islamit, ju jeni obliguar për këtë para Allahut dhe me siguri se Allahu nuk do të jetë i kënaqur me Ju nëse do të luani rolin e vëzhguesit të heshtur të ngjarjeve për të cilat jeni në dijeni. Pa dyshim, se Allahu i Lartësuar në Ditën e Gjykimit do t'ju pyes të gjithë juve për gjithçka që ndodhë, qoftë me rëndësi të vogël apo të madhe. Andaj:
„Të diturit nuk janë të barabartë me të paditurit“. (Kur'an)
Secili do të pyetet dhe do të jetë përgjegjës sipas kapacitetit të mendjes që iu është dhuruar. Meqenëse Ju jeni lideri suprem, e me këtë edhe bartës i prëgjegjësisë për udhëzimin dhe drejtimin e ulamas hinduse, përgjegjësia Juaj është më e madhe se e të tjerëve.
Fjala juaj e thënë me qëllim të mirë mund të ketë pasoja shumë mëdha pozitive te muslimanët rreth jush, ndërsa gjithashtu edhe fjala Juaj qëllimkeqe mundë të shpie në shkatërrimin e atij populli. Andaj, „Keni frikë Allahun o ju që iu është dhuaruar arsyeja“.
Meqë Allahu i Lartësuar të diturit i ka nderuar me një shkallë të lartësuar të vendosmërisë: „Allahu dëshmon, ashtu edhe engjujt e të diturit që veprojnë me drejtësi se nuk ka hyjni tjetër veç Allahut“, ndërsa edhe të gjithë neve na ka obliguar në drejtësi dhe në vërtetësi: „peshoni me drejtësi dhe mos hiqni nga peshorja“, gjë të cilën disa mufesir e interpretojnë sikur kjo të përkonte vetëm me drejtësinë në kuptimin material. Mirëpo, në çështjet e meshebeve (mes'eleve) dhe në çështjet e besimit (akides), me ç'rast nuk është e lehtë ta dallosh të vërtetën nga jo e vërteta, dhe ku një qëndrim i drejtë mund të rrezatoj udhëzim dhe shpëtim për njerëzimin, thelbi i ajetit të lartëpërmendur mund të jetë me rezultat më të vlefshëm dhe kuptim më të thelluar.
Allahu i lartësuar thotë:
„O Davud, Unë të kam vendosur mëkëmbës në tokë, andaj gjyko me drejtësi dhe mos iu nënshtro epsheve tuaj, ngase do t'i devijosh ata nga rruga e së vërtetës“.
Ndërsa i Dërguari Fisnik, s.a.v.a. thotë: „pasoje të vërtetën, sado që ajo të jetë kundër teje dhe thuaje të vërtetën sado që e hidhur të jetë ajo“.
Zotëri i nderuar! Unë ju bëjë thirrje me librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., kështu që ju lutemi pranoni të vërtetën sado e hidhur të jetë, në mënyrë që kjo të jetë dëshmia juaj para Allahut.
Për Allahun, a i konsideroni jomuslimanë shiat, a jeni vërtet të bindur se shiat janë të pafe? A janë qafirë ndjekësit e Ehli Bejtit të të Dërguarit, të cilët shfaqin njëshmërinë e Allahut, dhe mbi të gjitha e adhurojnë dhe madhërojnë Atë, dhe që nuk i atribuojnë Atij asnjë ngjashmëri me asgjë, as nuk e mishërojnë Atë në asnjë formë dhe pamje, ndryshe nga të tjerët, që besojnë në mesazhin e Muhamedit, s.a.v.a., dhe të cilët i sjellin atij më shumë bekime dhe salavate se çdo kush tjetër dhe që e vlerësojnë dhe respektojnë atë më shumë se të tjerët, sepse ata e mbajnë atë të pagabueshëm, edhe para se ai të fillonte të merrte shpallje?!
A janë jobesimtarë ata që i binden Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, ata që e duan dhe ndjekin Familjen më shembullore të Profetit të tyre, s.a.v.a., të cilët i quajnë shia?
A e kanë statusin e jobesimtarit këta shia që falin namazin duke e konsideruar si aktin më të rëndësishëm, që paguajnë zekatin dhe të cilët, për të plotësuar bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, paguajnë edhe Humsin (duke dhënë 1/5 e të ardhurave në emër të anëtarëve të Familjes së Profetit, s.a.v.a.), ata që agjërojnë Ramazanin, dhe ditë të tjera shtesë si agjërim vullnetar, që kryejnë Haxhin, që respektojnë atributet e Allahut, që respektojnë miqtë e Allahut dhe distancohen nga armiqtë e Tij, duke i konsideruar ata armiq të tyre?! Vallë, edhe duke qenë të tillë e kanë statusin e jobesimtarit?!
A janë të pafe ata që besojnë në dymbëdhjetë imamët e Ehli Bejtit, ata prej të cilëve Allahu ka hequr çdo papastërti dhe gabim dhe të cilët Ai i ka bërë të pastër dhe të patëmetë dhe ardhja e të cilëve është shpallur në hadithet e regjistruara si nga Buhariu ashtu edhe nga Muslimi. Pra, a kanë dalë nga Islami bartësit e këtyre bindjeve?!
A është e vërtetë përfundimtare se muslimanët kurrë nuk besuan në Imamat dhe nuk i pranuan Imamët, qoftë gjatë jetës së vetë Profetit, s.a.v.a., apo pas vdekjes së tij, kështu që sot ne ta trajtojmë Imamatin dhe Imamët si një trillim i iranianëve, ish adhurues të zjarrit.
A jeni vërtet të bindur për kufrin e dikujt nëse ai nuk e pranon imamatin e Jezid ibn Muavijes, imoraliteti dhe shthurja e të cilit në kohën e tij ishin të njohura si për njerëzit e shquar e të famshëm ashtu edhe për njerëzit e zakonshëm.
Imoraliteti i tij dhe fryma perverse i dhanë leje ushtrisë së tij që si hordhi të egra, të zbrazin dufin e tyre në Medine, Qytetin e të Dërguarit, s.a.v.a., dhe atje të bëjnë një çrregullim dhe dhunë të paparë, ndërsa e gjithë kjo që muslimanët e Medines t'i shprehin atij mbështetje dhe t'i betohen.
Në këtë fushatë në Medine pësuan me dhjetëra mijëra ashab dhe tabiinë më të mirë, ndërsa ushtrisë së jezidit iu lejua që t'i merrte muslimanët si robër, ndërsa gratë dhe vajzat e tyre iu nënshtruan nënçmimeve më të shëmtuara, ashtu që një numër i madhë i fëmijëve, numrin e të cilëve e din vetëm Allahu, erdhi në këtë botë si rezultat i dhunimeve. Ndërsa për atë që kishte masakruar nipin e të Dërguarit, Hz Husejnin, për atë që me shkop i binte buzëve të vdekura të tij, për atë që nipërit e të Dërguarit të Allahut i trajtoi si robër, vetëm se për këto veprime do të ketë mjaftueshëm mëkate për shekuj e shekuj. Ky është Jezidi i cili duke i rënë me shkop buzëve të Hz. Husejnit recitonte: „O etërit e mi, që vdiqët në Bedër....“ , gjithnjë deri te: „Fëmijët e benu Hashimit (i Dërguari dhe trashëgimtarët e tij) lozën me pushtetin, mirëpo nga kjo më nuk ka asnjë shenjë, e as që nuk është shpallur kurrfar Shpallje, ngase e tërë kjo ishte vetëm se një trillim“.
Me këto veprime ai në mënyrë të paskrupullt e ka mohuar pejgamberinë e Muhammedit s.a.v.a., dhe Librin e Allahut, Kur'anin. A thua ende e mbani për jobesimtar dikë që distancohet nga Jezidi dhe i ati i tij Muaviu, i cili hapur mallëkonte Hz. Aliun dhe që e ndëshkonte dhe e vriste secilin që këtë e kundërshtonte, edhe pse Hz. Aliu për të gjithë muslimanët është njëri nga ashabët më të mirë, sikur që kishte vepruar me Haxher ibn Adi Kindin dhe me miqtë e tij. Me këtë Muaviu mallëkimin e ngriti në sunet, që zgjati së zbatuar për tetëdhjetë vite me radhë, përkundër hadithit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të cilin e dinte edhe vetë:
„Kushdo që e lëndon Aliun, më ka lënduar mua, ndërsa kush më lëndon mua ka lënduar Allahun, xh.sh.” (Mustadrak Hakim, vëll 3., fq. l21.)
Kështu transmetojnë sahihët e ehli sunetit. Jo vetëm kaq, sepse, përveç kësaj, Muaviu ka bërë edhe shumë vepra të tjera në kundërshtim me islamin, siç është vrasja e ashabëve të ndershëm dhe të përkushtuar, vetëm për faktin se nuk pranuan që përmes dhunës t’i japin betimin birit të tij Jezidit. Në të njëjtën linjë të veprave të tij është edhe vrasja (helmimi) i Hz. Hasanit, nipit të të Dërguarit të Allahut, përmes një gruaje të quajtur Xhuda, e bija e Asasit, si dhe një mori krimesh të tjera që lidhen me emrin e Muaviut, të cilat janë të transmetuara nga historian të ehli sunnetit dhe nga burimet shia.
Zotëri i dashur! Nuk mendoj se ju do t’i pranoni gjithë vërejtjet e mia, e as që mendoj se refuzimi i tyre do të kishte pasojë fundin e botës dhe të islamit. Sepse, po të ishte kështu, atëherë më nuk do të kishte vend as për kriteret sheriatike, as për arsyen, logjikën, provat, aksiomat, e as për diçka tjetër. Allahu i Lrtësuar thotë: “O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe bëhuni me të sinqerit”.
Bukur e ka thënë dijetari pakistanez Ebu'l Ala Mewdudi, r.a. në librin e tij Hilafet ve'l mulk(Hilafeti dhe mbretëria), fq. 106 kur kishte cituar Hasanin nga Basra, r.a.: „Muaviu kishte tri veçori që secila prej tyre është e mjaftueshme në vetvete për rënien e tij në Xhehenem:
1. Ai e rrëmeu hilafetin për vete pa marrëveshje (shura) në një situatë kur kishte akoma sahabë që ishin superior ndaj tij në aspektin e vyrtyteve;
2. Ia kaloi hilafetin e tij tek djali i tij Jezidi, një pijaneci, perversi (fasiku), i cili vishej me mëndafsh dhe argëtohej me daulle e zurle;
3. E trajtoi Zijad ibn Ubejn si djalin e tij edhe krahas hadithit të qartë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.: 'Një fëmijë i përket shtratit ku ka lindur (pra babait të vërtetë), ndërsa për tradhëtinë bashkëshortore pason ndëshkimi me gurëzimi“.
4. Ai vrau Haxher ibn Adi Kindin dhe shokët e tij. I mjeri ai për shkak të Haxherit dhe shokëve të tij (duke e përsëritur këtë tre herë).
Allahu pastë mëshirë në Mevdudin i cili e publikoi të vërtetën dhe po të kishte dashur ai ka mundur t'i radhiste, jo vetëm katër, por dyzet e më shumë karakteristika të ngjajshme të Muaviut. Por mjaftojnë edhe këto katra, që janë rrënim për të dhe që do ta shpiejnë në Xhehenem.
Ndoshta Mevdui në këtë rast është kujdesur të mos lëndoj ndjenjat e asaj pjese të njerëzve të cilët me vite i kishte mësuar se duhet rrespektuar paraardhësit (selefët) në mesin e të cilëve i konsideronin Muaviun dhe Jezidin, të cilëve me vite iu kishin dërguar bekime, për të cilën gjë edhe vet jam binbdur në Indi. Ve la havle vela kuwete ila billahil azim (Nuk ka forcë e as fuqi tjetër përveç te Allahut)!
Pikërisht për këtë arsye un isha i suptil ndaj atyre që më ftuan me dëshirën për t'më provokuar, andaj për shkak të frikës për jetën time, nuk thashë asgjë.
Zotëri i dashur! Unë me të vërtetë nga ju dua që pa hezitim ta dëshmoni të vërtetën, ngase Allahu nuk nguron ta thotë të vërtetën. Nuk kërkoj nga ju t'i publikoni shkeljet, gabimet dhe mëkatet tragjike të Muaviut.
Për këtë nuk do të kemi kurrfar problemi sepse për këtë e kemi historinë si dëshmitare e mjaftueshme.
Gjithashtu, pres nga Ju që ta pranoni të vërtetën dhe që ndjekësit tuaj t'i mësoni se ata që nuk e pranojnë imametin dhe lidershipin e selefëve tuaj, të mos trajtohen si qafir, ngase ata janë muslimanë që pa kurrfar dyshimi meritojnë nder dhe rrespekt.
Pranojeni se shiat gjatë gjithë historisë kanë qenë të keqtrajtuar, vetëm nga shkaku se asnjëherë nuk kanë dashur ta pranojnë lidershipin e atyre që janë të mallkuar, e për të cilët Allahu i ka shenjuar në Kur'an.
Për Zotin, a është mëkat i shiave në atë se e kanë zbatuar urdhërin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., për ta pasuar Ehli Bejtin, për të cilën figurativisht ka thënë se janë si Anija e Nuhut a.s., andaj kush hynë në të do të jetë i shpëtuar, e kush kundërshton do të jetë i humbur?
Çfarë mëkati i shiave është që e kanë pranuar këtë direktivë me gjithë zemër e shpirt. Ja, ky është adresimi i të Dërguarit:
“Unë po ju lë dy gjëra të çmuara. I pari është Libri i Allahut (Kurani) dhe i dyti është Familja ime, dhe nëse i përmbaheni atyre, nuk do të sorollateni kot. "
Ndërsa ky hadith është autentik si për shiat ashtu edhe për sunitët. Çfarë turpi, sepse në vend se të tregoni respekt për ta që kurrë nuk iu bindën asnjë sunduesi, emiri dhe mbreti të padenjë, por qëndruan besnikë ndaj Profetit, s.a.v.a., dhe Familjes së tij. Kjo jo vetëm që nuk është e drejtë, por është edhe joracionale.
Zotëri i nderuar! Le të lëmë një histori të thatë dhe të pafrytshme që nuk bazohet në asnjë dëshmi dhe argument të vlefshëm, siç janë ato sipas të cilave thuhet se shiat kanë një Kuran të veçantë (të ndryshëm), se ata Hz. Aliun e konsiderojnë sikur të jetë i Dërguari i Zotit, ose se hipokriti Abdullah ibn Sebe themeloi Shiizmin, ngase intelegjenca e arsyeshme islame ato nuk i mere si të mirëqena dhe të sakta . Këto janë mashtrime dhe gënjeshtra tendencioze. Zoti është Dëshmitar i faktit se prodhuesit e tyre janë armiq të Islamit dhe muslimanëve. Ky fenomen u shfaq vetëm si një pasqyrim i fanatizmit të verbër dhe tendenciozitetit qëllimkeq.
I nderuar zotëri! Unë Ju pyes nëse ulemaja nga India nuk ka dëgjuar për fetfanë e lëshuar tridhjetë vjet më parë nga Al-Azhar duke lejuar muslimanët të respektojnë dhe studiojnë medhhebin shia. Në mesin e dijetarëve të mëdhenj të El-Azherit kishte dhe ata që menduan se fikhu Xhaferi ishte më afër frymës islame, se sa medhhebet e tjerë që e përdorin atë dhe përfitojnë prej tij. Një nga këta dijetarë të mëdhenj është Muhamed Sheltut, i cili dikur ishte rektor i Univerzitetit Al-Azhar, dhe i cili u deklarua shumë pozitivisht për medhhebin Xhaferi (shiat imami). A mund të thuhet se ulematë e këtij rangu nuk e njihnin as Islamin as myslimanët dhe se ulematë e Indisë janë më të informuar se këta dijetarë? Unë nuk mendoj se ju vërtet rezononi kështu.
Zotëri i nderuar! Kam shpresë tek ju, ndërsa zemra ime është plot mirësi dhe përzemërsi ndaj jush.
Si për mua ashtu edhe për ju, e vërteta dikur ishte e mbuluar me një vello sekreti dhe unë isha larg nga Ehli Bejti, por pas një kohe që jetova në lajthitje Allahu më udhëzoi, kështu që unë u largova nga lajthitjet e mëparshme, nga paragjykimet dhe sjelljet e verbërta. Atëherë kuptova se një numër jashtëzakonisht i madh i muslimanëve jetojnë me bindje të gabuara për shkak të ndikimit të propagandës qëllimkeqe, thashethemeve tendencioze dhe është larg të kuptuarit të së vërtetës. Pikërisht këto thashetheme të shpifura janë arsyeja që pjesa më e madhe e asaj bote pengohet të arrijë në anijen e shpëtimit të Ehli Bejtit, të bartësv të Sunetit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe në vend të kësaj orientohet në luftë kundër litarit të fortë të Allahu (unitetit), siç edhe vet e dini. Nuk ka dallime të mëdha midis shiave dhe sunive, përveç rasteve që ndodhën pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur lindën mosmarrëveshje dhe kontestime mbi kalifatin, kur lindën mendime kontradiktore midis sahabëve që ndonjëherë ishin aq radikale sa që sahabet mallëkonin njëri-tjetrin ose vriteshin mes veti dhe bënë luftëra mes veti.
Pra, nëse përçarjet mes muslimanëve janë arsyeja e largimit të tyre nga dini, sahabët janë kryesisht fajtorë për atë situatë. Unë nuk pres që ju të jeni të kënaqur me mendimin tim. Unë pres që ju të mos i trajtoni shiat si të dalur nga besimi (apostatë), sepse ashtu siç shiat shprehin respektin dhe admirimin e tyre për Ehli Bejtin, ashtu edhe sunitët shprehin respektin e tyre për sahabët. Sa ndryshim ka tani midis këtyre dy qëndrimeve?
Pra, nëse shiat gabuan, atëherë Ehlu Suneti pa dyshim që është në gabim, ngase të gjithë sahabët e konsideruan Ehl-i Bejtin më të zgjedhur se veten e tyre dhe i sollën salavate dhe bekime Ehli Bejtit ashtu siç i sollën të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe ne nuk kemi një rast të vetëm ku njëri prej sahabeve ta ketë përfshirë veten në Ehli Bejtin.
Tani, pra, ka ardhur koha për të hequr padrejtësinë historike që u bëhet shiave (pasuesve të Ehli Bejtit) dhe për të vendosur miqësi, vëllazëri dhe bashkëpunim të mirë me ta, në bazë të devotshmërisë. Sepse mjaftë më me konfuzion të vetëdijshëm (qëllimshëm) dhe gjakëderdhje brenda umetit islam.
Zoti ju ndihmoftë që të krijoni vëllazëri dhe unitet mes muslimanëve përmes ndërmjetësimit tuaj, të shëroni plagë të hapura përmes ndërmjetësimit tuaj, të shuani zjarrin e telasheve dhe të mposhtni djallin dhe mbrojtësit e tij, dhe Ju në këtë mënyrë te Allahu i Plotëfuqishëm të jeni të regjistruar në mesin e të sinqertëve, ndërsa këtë po thkesoj veçmas ngase kam dëgjuar se ju jeni një nga pasardhësit e Ehli Bejtit (Sejjid), dhe përpjekjet tuaja të sinqerta mund të jenë një arsye për t'u ringjallur mes tyre. Zoti ynë, na ndihmo ne dhe ata që janë në atë që është e mirë dhe na bëj të suksesshëm. Në banesën e fundit na streho në mesin besnikëve t'u të sinqertë!
Së bashku me këtë letër, po ju dërgoj edhe librin tim Mandej u bëra i udhëzuar me shpresën se do të jetë i pranueshëm për ju në këtë kontekst.
Ve selamu alejkum ve rahmetullah ve berekatuhu!
I juaji Muhammed Tidžani Samawi Tunisi