Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
Në mënyrë që njerëzit kokëfortë të mos mendojnë se ajetet e shpallura për hipokritët dhe sahabët nuk u referohen sahabëve, siç mendon Ehli Sunneti, andaj ne kemi vendosur të paraqesim disa nga ajetet që kanë të bëjnë posaçërisht me besimtarët. Në Librin e tij, Allahu i Madhërishëm thotë:
“O ju që besoni, pse disa prej jush hezituan kur ju tha:‘ Shkoni të luftoni në rrugën e Allahut! ’Sikur të ishit gozhduar për tokë? A mos jeta në këtë botë për ju është më e dashur se në botën tjetëra? Ndërsa kënaqësia në këtë botë, ndaj botës tjetër, nuk është asgjë ”. (9:39)
“O ju që besuat, nëse dikush nga ju del larg fesë së tij, atëherë Allahu me siguri do të sjellë njerëz të cilët i do dhe që e duan Atë, të përulur ndaj besimtarëve dhe krenarë ndaj jobesimtarëve; ata do të luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk do të kenë frikë nga qortimi i askujt. Ky është peshqesh i Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë dhe Allahu është pafundësisht i mirë dhe i di të gjitha ”. (5:54)
"O ju që besoni, mos e mashtroni Allahun dhe Profetin dhe, duke qenë të vetëdijshëm,mos luani me besimin e ndërsjelltë ". (8:27)
“O ju që besuat, përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur Ai ju kërkon të bëni atë do t’iu siguroj jetën; dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe që të gjithë do të tuboheni para tij ". (8:24)
“O ju që besuat, kujtojeni mëshirën e Allahut ndaj jush kur tek ju ushtritë erdhën, kështu që Ne dërguam kundër tyre erën dhe ushtritë të cilat ju nuk i keni parë - dhe Allahu e sheh mirë atë që bëni - ndërsa shpirti erdhi te fyti, dhe kur ju gjithçka menduat në lidhje me Allahun. " (33: 9.10)
“O besimtar, pse thoni një gjë, ndërsa veproni ndryshe? O sa e neveritshme është për Allahun kur thoni diçka që nuk e ndiqet me vepra! (61: 3)
"A nuk është koha që zemrat e besimtarëve të zbuten kur përmendet Allahu dhe e vërteta e shpallur." (57:16)
"Ata ju fajësojnë për pranimin e Islamit. Thuaj: ‘Mos më fajëso që pranova Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mëshirë duke ju drejtuar në fenë e vërtetë, nëse flisni sinqerisht ”. (49:17)
"Thuaj:" Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuritë tuaja që keni fituar, dhe malli për tregëti për të cilin keni frikë se nuk do të kalojë, dhe shtëpitë tuaja në të cilat ndjeheni janë më të dashura se Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe nga lufta në rrugën e Tij, atëherë prisni derisa Allahu të marrë vendimin e Tij. Dhe Allahu nuk do t'ia tregojë mëkatarëve rrugën e drejtë ". (9:24)
“Disa beduinë thonë:‘ Ne jemi besimtarë! ’Thuaj,‘ Ju nuk besoni, por thoni: ‘Ne bindemi!’ Sepse besimi i vërtetë ende nuk ka hyrë në zemrat tuaja. Dhe nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk do t’ua zvogëlojë shpërblimin për veprat tuaja – ndërsa Allahu me të vërtetë falë dhe është i mëshirshëm (49:14)
“Nga ty do të kërkojnë leje (të mos shkojnë në betejë) vetëm ata që nuk besojnë Allahun dhe botën tjetër dhe zemrat e të cilëve luhaten, ndaj dyshojnë dhe nuk janë të vendosur.” (9:45)
"Nëse ata do të ishin shkuar me ju, ata do të kishin qenë vetëm një pengesë për ju dhe shpejtë do kishin shkaktuar huti midis jush, ndërsa mes jush ka edhe nga ata që me ëndje i dëgjojnë. Nëdrsa Allahu i njeh jobesimtarët. " (9:47)
"Ata që ishin mbetën pas të Dërguarit të Allahut u dëfryen në shtëpitë e tyre - ngurronin të luftonin në rrugën e Allahut duke ofruar pasurinë dhe jetën e tyre dhe ata i thanë njëri-tjetrit: ‘Mos shkoni në fushën e betejës gjatë të nxehtit!’ Thuaj, ‘Zjarri i Ferrit është edhe më i nxehtë!’ Sikur ta dinin ata. ” (9:81)
“E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre A menduan ata, që në zemrat e tyre kanë dyshim, se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?.(47:28)
"Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata zemërohen ". (9:58)
"Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhembshëm"." (9:61)
Ky numër i ajeteve të qarta është i mjaftueshëm për të kënaqur ata që hulumtojnë të vërtetën dhe të tillët do të arrijnë në përfundimin se sahabët mund të ndahen në dy grupe:
1. Grupi që besoi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilët ia dorëzuan Atij, gjegësisht Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., punët dhe udhëheqjen e tyre. Këta janë besnik të devotshëm ndaj Allahut që i janë përkushtuar besimit me tërë qenien e tyre, duke u flijuar për kauzën e Allahut. Këta janë të suksesshmit, ata, pa dyshim, përbëjnë pakicën. Kur'ani i emërtoi të suksesshmit.
2. Grupi tjetër që besoi në Allahun dhe Polsanikun e Tij sa për sy e faqe, por ishin me zemra të sëmura, ndaj ata nuk iu bindën Allahut dhe Dërguarit të Tij, s.a.v.a., përveç kur përkonte me interesat e tyre personale të kësaj bote.
Ata kundërshtuan Profetin, s.a.v.a., në udhëheqjen dhe urdhrat e tij, dhe i dhanë përparësi vetes së tyre ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a.. Këta janë të humburit dhe përfaqësojnë shumicën. Allahu e vuri në pah këtë përmes shpalljes së ajetit:
"Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.." (43:78)
Studiuesi i së vërtetës mund të zbulojë se kjo "shumicë" gjatë kohës sa ishte me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., faleshin pas tij, se ata e ndoqën në udhëtime dhe në çdo mënyrë përpiqeshin të ishin afër tij, ashtu që gjendja e tyre e vërtetë të mos u zbulohej besnikëve të vërtetë, duke tentuar në çdo mënyrë që në sytë e të tjerëve ta nxisnin krebarinë për ta duke e portretizuar veten si njerëz që luten dhe të përshpirtshëm.
(Imam Ahmed, Musned, vëll. 3, f. 15; Ibn Haxhar, Isaba, vëll. 1, f. 484, në transmetimin nga Zi Sadit, nga Enes ibn Malikut i cili thotë: "
Gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ishte një burrë me lutjen dhe mendimin e të cilit mburreshim. Ne e njoftuam për këtë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ne përmendëm emrin e atij njeriu dhe ai nuk e njohu atë, kështu që ne e përshkruam atë, dhe ai nuk e njohu atë përsëri. Ndërkohë që po bisedonim për të, ai u shfaq dhe ne thamë, "Ky është ai." I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Ju më keni njoftuar për njeriun, por në të vërtetë në fytyrën e tij është shenja e Djallit, ky person dhe shokët e tij lexojnë Kuran, por ai nuk shkon përtej gjuhëve të tyre. Ata përbirohen sikur shigjeta që depërton në lojë. Vritini ata, sepse ata janë soji më i keq në mesin e njerëzve.)
Nëse një gjendje e tillë ekzistonte gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., atëherë si ishin ata pas vdekjes së tij. Pa dyshim që ata ishin energjikë, duke u përhapur numerikisht krahas zgjerimit të territoreve, sikur që shtoheshin edhe përfaqësuesit e tyre, nga të gjitha anët. Nuk ishte më i Dërguar i Allahut, s.a.v.a., për t’i dalluar, as shpallje për t’i ekspozuar dhe për t’i poshtëruar. Sidomos pak para vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në mesin e njerëzve të Medinës, që prireshin nga hipokrizia, u shfaqën shenja të ndryshme të përçarjes dhe ndarjeve. Arabët e gadishullit devijuan, pasi ishin të ashpër në pabesinë dhe hipokrizinë e tyre.
Midis tyre ishin ata që pretenduan se ishin lajmëtarë të Zotit, ashtu si gënjeshtari Musejleme, Sejah bin Haris dhe mbështetësit e tyre. Ata të gjithë ishin nga sahabët.
Nëse i lëmë mënjanë të tjerët dhe përqendrohemi vetëm te Sahabët medinas të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me siguri mund të themi se shigjetat e hipokrizisë u shfaqën mes tyre. Shumica e besimtarëve mes tyre u kthyen në hapat e tyre të mëparshëm me qëllim të kapjes së kalifatit.
Në diskutimin e mëparshëm, ua bëmë me dije se ata komplotonin kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe pasardhësve të tij, se ata nuk iu bindeshin urdhrave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur ai ishte në shtratin e vdekjes.
Ky është një fakt që nuk mund ta mohojmë. Asnjë studiues që kërkon të vërtetën nuk mund të mos ballafaqohet me të.
Allahu i Lartësuar thotë në Librin e Tij të Shenjtë:
“Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe pasuesit e tij janë të rreptë me mosbesimtarët dhe të dhembshur mes tyre. Ju i shihni ata duke u përkulur dhe duke rënë me fytyrë për tokë duke synuar shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut. ” (Feth, 29)
Sahabët e nderuar përbëjnë një pakicë midis sahabëve, këta janë ata që nuk janë kthyer në gjurmët e tyre të mëparshme, këta janë ata që i kanë qëndruar besnikë dhe të vendosur besës që i dhanë Profetit të nderuar të Islamit, s.a.v.a., dhe që nuk kanë ndryshuar asgjë.
Ky ajet i nderuar me indikacionet e tij të qarta hedh poshtë pohimet e Ehli Sunetit se hipokrizia nuk përkon me sahabët.
Madje, edhe nëse për hirë të këtij argumenti ne e pranojmë këtë, atëherë ai ajet i nderuar u drejtohet sahabëve të sinqertë të cilët nuk ishin hipokritë gjatë kohës sa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte në mesin e tyre. Gjendja e tyre reale do të bëhet më e qartë kur të shqyrtojmë statusin e tyre gjatë jetës së Profetit dhe pas vdekjes së tij dhe çfarë tha i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., për ta. Kjo mund të dallohet mjaft qartë në hadithe, vepra biografike dhe historike.