Konkluzioni

 

A mundet një studiues e një mendimtar të qëndrojë i qetë dhe të mos thotë asgjë pas përrallave të tilla e të ngjashme, të cilat te Buhariu gjenden me bollëk,?

 

Disa mund të thonë: “Pse ky i ka hypur në qafë vetëm Buhariut? Sepse në librat e tjerë ka shumë më tepër hadithe sesa te koleksioni i Buhariut.” Eshte e vertete. Mirëpo, ne e kemi kritikuar Sahihun e Buhariut ngase, në mesin e dijetarëve të Ehli Sunetit, ai trajtohet si libër i famshëm dhe i pacenueshëm, deri në atë pikë sa është pothuajse në nivelin e Librit të Allahut, sikur çdo gënjeshtër të ishte e paarritshme për të, as nga përpara dhe as nga mbrapa. Sepse gjithçka që është shkruar në të, sipas sunive, nuk i nënshtrohet asnjë dyshimi. Dhe burimet e të gjitha këtyre iluzioneve dhe të ashtuquajturës shenjtëri e ka origjinën nga sundimtarët dhe mbretërit, veçanërisht nga koha e Abasidëve, kur ata ishin kryeministra, këshilltarë, studiues dhe astronomë. Ebu Fars tha për këtë: Përcilljani mesazhin Beni Abbasit. Ata nuk duhet ta shquajnë të drejtën e tyre për këtë mbretëri.

 

Sepse mbretërit e vërtetë janë arabët. Çfarë cilësish sublime kanë mbetur në shtëpitë tuaja dhe prandaj ju sundojnë armiqtë tuaj. Persianët bënë përpjekjet më të mëdha dhe i përdorën burimet e tyre derisa koleksioni i Buhariut arriti pozitën e tij më të madhe, menjëherë pas Kuranit, dhe derisa Ebu Hurejra u bë Imami më i madh, mbi tre imamët e tjerë. Sikur të mos ishte frika e persëve nga agjitacioni nacionalist arab, ata do ta ngrinin Buhariun në rang më të lartë se vetë Kurani dhe Ebu Hanifen mbi vetë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.

 

Kam lexuar disa nga përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Ata pohuan qartë se hadithi gjykonte Kuranin. Duke vepruar kështu, natyrisht, ata kishin parasysh hadithet e Buhariut. Në mënyrë të ngjashme, ata argumentuan se nëse një hadith përbëhej nga mendimet personale të Ebu Hanifes, përparësi duhet t'u jepej gjykimeve të Ebu Hanifes. Ata e arsyetuan këtë duke thënë se një hadith mund të përmbajë disa kuptime të ndryshme. Kjo është kështu nëse hadithi është i autenticitetit të vërtetuar sipas kritereve të përmendura, por nëse ka ndonjë dyshim në kuptimin e hadithit nuk është problem.

 

Perandoria Islame u rrit gradualisht, por proceset në të zhvilloheshin gjithmonë në mënyrë të kontrolluar, struktura e saj ishte drejtpërdrejt në varësi të nevojave dhe dëshirave të mbretërve, sulltanëve, të huajve, persëve, memlukëve, skllevërve, mongolëve, turqve, francezëve, anglezëve, kolonistëve italianë dhe portugez.

 

Shumica e dijetarëve qëndronin pas pushtetarëve aktualë dhe synonin të jenë të dashur për ta, duke iu bërë lajka, duke lëshuar fetfa dhe dispozita të tilla, duke qenë të pasionuar për pasuri dhe famë. Ata kanë vendosur gjithmonë mbi parimin "përçaj dhe sundo" në vazhdën e konfliktit midis sunitëve, të cilët përfaqësonin shumicën në bllokun islam, dhe shiitëve, të cilët përbënin një pakicë. Të parët ishin bartës të mendimit, klasat sunduese ndërsa të dytët duhej të shkatërroheshin. Ulematë e Ehli Sunetit u argëtuan me këtë dhe hynë në lojëra dhe intriga politike në akuzimin dhe shpifjen ndaj shiave, duke i trajtuar si rebelë (rafidi), duke refuzuar dëshmitë e tyre përmes të gjitha llojeve të argumenteve dhe mjeteve. Kështu u shkruan mijëra libra kundër tyre, mijëra njerëz të pafajshëm u vranë, për asnjë arsye tjetër përveç miqësisë me pasardhësit e Profetit, s.a.v.a., dhe për shkak të refuzimit të tyre për të pranuar ata që sunduan umetin me forcë.

 

Dhe ja ku jemi sot, në një epokë lirie, përparimi, dijeje. Siç thuhet, në epokën e konkurrencës së kombeve për të pushtuar sa më shumë hapësirë në tokë dhe më gjerë. Megjithatë, nëse dikush i çliruar nga paragjykimi i imitimit të verbër e gjen veten duke shkruar diçka pozitive për Ehli Bejtin, i sheh ata të tërbuar, duke bërë të gjitha përpjekjet për ta etiketuar atë, dhe duke e etiketuar si femohues dhe fanatik. Për asnjë arsye tjetër veçse për të kundërshtuar atë që ishte shkruar në librat e tyre, por nëse do të merrte përsipër të shkruante një libër për Sahihun e Buhriut, duke e madhëruar atë, do të trajtohej si një dijetar i shquar dhe ata do ta mbulonin me falënderime dhe shpërblime nga të gjitha anët. As agjërimi e as namazi i tyre nuk do t'i pengonte njerëzit që ta lajkatonin, përkëdhlenin dhe përkuleshin para tij.

 

Kur merrni parasysh të gjithë këta faktorë që i çuan shumicën e robërve të Allahut në rrugën e vuajtjes dhe arsyet që çuan në devijimin e tyre, Kurani na informon për sekretin e kësaj përmes dialogut ndërmjet Zotit Suprem dhe shejtanit të mallkuar.

 

(All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" 

(All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar". 

(Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!" 

(All-llahu) Tha: "Ti je i afatizuar!" 

(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë," 

Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)! 

(All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju."  (7: 12-18)

“Disa Ai i ka udhëzuar në rrugë të drejtë, kurse disa të tjerë e kanë merituar humbjen. Ata kanë zgjedhur djajtë për mbrojtës në vend të Allahut dhe mendojnë se janë në rrugë të drejtë.. Kur ata[100] bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë duke vepruar kështu, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini? Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm Atij sa here që faleni, e lutjuni Atij sinqerisht, me besim të pastër e të vërtetë! Ashtu siç ju ka krijuar nga asgjëja, ashtu do t’ju ringjallë.! O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.” (7: 26-30)

 

 

Prandaj, unë u them vëllezërve të mi muslimanë: “Mallko shejtanët dhe në asnjë rrethanë mos u jep atyre qasje në veten tënde. Ejani në debatin akademik mbi Islamin, i vendosur në bazë të Kuranit dhe Sunetit autentik. Ejani të biem dakord për të gjetur të përbashkëtat mes jush dhe nesh. A nuk ka thënë i Dërguari i Allahut: "Umeti im nuk do të bashkohet në gabim?" Ajo që është e vërtetë dhe e drejtë, dhe për të cilën ka një konsensus mes nesh dhe jush, shiave dhe sunive, ne vetëm do ta pranojmë. Por nuk do të dakordohemi për gënjeshtrat. Nëse e ngremë këtë shtyllë, ne do të bekoheshim me pastërti, harmoni dhe kënaqësi dhe kështu me ndohmën e Allahut ne do të bashkohemi, do të vijë ndihma dhe fitorja e Allahut. Do të ishim të pushtuar me bekime nga qielli dhe toka. Për kohën që po vie, nuk do të kemi shumë kohë në dispozicion për të pritur, para ardhjes së Hz. Mehdiut, sepse librat tanë dhe tuaj janë të ndërthurur me lajmin e aluzionit të gëzueshëm të ardhjes së Mehdiut. 

 

A nuk është kjo provë e mjaftueshme për ta kuptuar se rruga jonë është unike ? Sepse shiat nuk janë gjë tjetër veçse vëllezërit tuaj dhe Ehli Bejti nuk është ekskluzivisht i yni. Muhamedi dhe anëtarët e familjes së tij, Ehli Bejti, janë imamët e të gjithë muslimanëve. Ne shiat dhe sunitë pajtohemi në hadithin rreth dy gjërave të vlefshme dhe fjalës së Pejgamberit: "Ju kam lënë dy gjëra me peshë në mesin tuaj, nëse mbaheni fort pas tyre, nuk do të humbni kurrë: Librin e Allahut dhe Familjen time (Ehli Bejtin)." 

 

Tashmë e kemi sqaruar se ky hadith nuk bie në kundërshtim me "Kur'anin dhe Sunetin tim" në asnjë mënyrë. Sepse Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., kanë nevojë për një interpretim të vlefshëm. Dhe se i Dërguari, s.a.v.a., na mësoi se interpretuesit më të mirë të Kuranit dhe Sunetit do të jenë familja e tij - Ehli Bejti, përkatësisht Imamët e Ehli Bejtit. Të gjithë muslimanët kanë dëshmuar se ata kanë përparësi ndaj muslimanëve të tjerë në dituri dhe vepra.

 

Edhe Mehdiu është nga pasardhësit e Ehli Bejtit. A nuk është kjo një tjetër dëshmi? Koha e tiranisë dhe e dhunës ndaj Ehli Bejtit, kohë kur askush nuk ishte i persekutuar si Ehli Bejti, është shumë prapa nesh. Ata u mallkuan nga mimberi, u vranë, gratë dhe fëmijët e tyre u zunë robër lufte dhe e gjithë kjo para syve dhe veshëve të muslimanëve. Më në fund ka ardhur koha që ne të heqim çdo padrejtësi të ushtruar kundër anëtarëve të Ehli Bejtit të Profetit, sepse umeti do të kthehet nën mbrojtjen e tyre dhe në përqafimin e tyre dhe do të mbulohet me mëshirë dhe bekime, dituri dhe vepra të mira. Është koha që umeti të kthehet nën këtë pemë të bekuar, të mbushur me virtyte të larta dhe krenari. Sepse Allahu dhe engjëjt e Tij u dërgojnë selam dhe i ka urdhëruar muslimanët që ta bëjnë këtë në çdo rast, ashtu siç na ka urdhëruar ne t'i duam ata dhe t'i mbajmë si miq.

 

Supremacia e Ehli Bejtit është diçka që asnjë musliman nuk mund ta mohojë. Në të kaluarën, poetët këndonin vargje për famën dhe përsosmërinë e tyre.Farazduk tha për ta:

 

“Nëse njerëzit e devotshëm numërohen, ata do të jenë imamët e tyre. Nëse dikush pyet se kush është më i miri në Tokë, do të thuhet - ata janë. Ata janë një grup i zgjedhur, dashuria për ta është besim dhe urrejtja ndaj tyre është braktisje. Afërsia e tyre është strehë dhe vendbanim i sigurt. Pas përmendjes së Zotit, përkujtimi i tyre ka përparësi në çdo vepër të mirë.” 

 

Edhe Ebu Faras, një poet i famshëm, lartësoi Ehli Bejtin dhe kritikoi abasidët në odën e tij të famshme të quajtur Safi'a. Këtu janë disa nga vargjet e tij:

 

“Shitësit e verës pushoni me arrogancën tuaj dhe mbulohuni me ata që janë më të famshëm kur pyeten për diçka, dhe përcjellësit më efektivë të asaj që dinë. 

Ata janë prej atyre që nuk zemërohen, përveç se për për hir të Allahut dhe nuk e braktisin ligjin e Allahut kur gjykojnë, në shtëpitë e tyre mësohet Kur'ani në mëngjes ndësa në shtëpitë tuaja kumbojnë këngët dhe veglat muzikore.

Vendet e tyre janë në ruknul-jeman dhe në Qabe dhe në mbulesën e saj, dhe në Zemzem, në Safa, në Haxher el-Eswad në faltoren e shenjtë islame.

Nuk ka asnjë betim në Kuran që e dimë përveç tyre, dhe pa dyshim se ata janë betimi i vërtetë.”

Zamahsharët, Bejheku, dhe Kastalani, të gjithë këta transmetuan vargjet e mëposhtme nga Imam Ebu Abdullah Muhamed ibn Ali Ensari-Satibi. 

(Bejhaki, el-Mahsin vel Musavi, vëll. 1., fq. 50.; Zamahšeri në Rabiul-Abar;

El-Kastalani në Mezahibul-dinijja.)

 

Disa të krishterë kanë shkruar libra të shumtë mbi kualitetet, cilësitë dhe virtytet e Ali ibn Ebi Talibit dhe të Ehli Bejtit në përgjithësi. Kjo ishte ajo për të cilën po mendonte Satabiu.

 

 

___________________

Projektin e realizoi:

Xhemail Seferi

Përkthyesi:

Fehmi Maliqi

10.Muharram 1444 h.