I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ndjeu madhësinë e rrezikut të planeve që qarkullonin rreth tij nga të gjitha anët. Pa dyshim që ai e dinte ndikimin që gratë mund të prodhonin, madje edhe tek burrat. Gjithashtu ishte një shenjë që intrigat e tyre janë aq të mëdha sa që ato mund të lëviznin edhe malin. Ai posaçërisht e dinte që gruaja e tij Aisha ishte nxitëse e një roli të rrezikshëm ndaj kushëririt dhe dhëndrit të tij Hz. Imam Aliut dhe familjes së tij, ndaj të cilave ajo ndjente urrejtje dhe intolerancë. Si mund të mos e dinte ai kur edhe vet u bind duke parë rolin dhe armiqësinë e saj ndaj tyre.
Ndonjëherë ai zemërohej dhe nganjëherë i skuqej fytyra dhe përpiqej ta qetësonte atë gjatë gjithë kohës, duke i treguar se ai që e do Aliun e do Profetin dhe Allahun, dhe ai që e urren Aliun është një hipokrit të cilin Allahu e urren . Fatkeqësisht, këto hadithe nuk kanë prekur kurrë thellësitë e atyre shpirtrave që kurrë nuk kanë dashur ta pranojnë të vërtetën nëse jo nuk është në favor të Aishës dhe të cilët kurrë nuk kanë pranuar asgjë si të drejtë, përveç nëse vinte prej saj.
Si rezultat, i Dërguari i Allahut,s.a.v.a., ishte i durueshëm kur kuptoi se ajo ishte një sprovë nga Allahu të cilën Ai ia dërgoi Umetit për ta provuar sikur që i kishte sprovuar edhe popujt e mëparshëm.
“A mendojnë njerëzit se do të lihen të qetë nëse thonë:‘ Ne besojmë. ’ dhe se nuk do të sprovohen ”. Ankebut, 2
I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi umetin kundër saj në disa raste. Një ditë ai madje u ngrit dhe u drejtua nga shtëpia e saj duke thënë:
"Nga atje do të ketë konfuzion (fitne) ku do të shfaqen brirët e djallit."
(Sahih Bukhari, vëll. 4, f. 446)
Buhariu transmeton në Sahihun e tij, në librin rreth grave të të Dërguarit të Allahut,s.a.v.a., një transmetim nga Nafi ibn Abdullah se ky kishte thënë:
"I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u ngrit, iu drejtua njerëzve, pastaj tregoi dhomën e Aishes dhe tha tre herë: 'Prej andej do të vijnë përçarje dhe fitne, prej andej do të shfaqen brirët e djallit'.
(Sahihu i Muslimit, vëll. 8, f. 181)
Muslim gjithashtu transmeton në Sahihun e tij nga Ikrim ibn Umar, ai nga Salim, dhe ai nga ibn Umar se kishte thënë:
"I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., u shfaq nga dhoma e Aishes dhe tha:" Shtylla e mosbesimit është nga aty, nga aty do të shfaqen brirët e shejtanit".
(Po aty, Vëllimi 8, f. 97)
Nuk është e nevojshme t'u kushtohet vëmendje përpjekjeve për të interpretuar këto hadithe me të cilat nënkuptohet shfaqja e hutisë në Lindje. Ky është një falsifikim i qartë i hadithit me qëllim për të fshehur rolin e nënës së besimtarëve dhe për të hedhur poshtë çdo akuzë kundër saj.
Buhariu gjithashtu raportoi:
“Kur Talha, Zubejri dhe Aisha po udhëtonin drejt Basrës, Aliu dërgoi Amar ibën Jasirin dhe Hasan ibn Aliun që na takuan në Kufa. Ata erdhën deri te mimber. Hasani u ngjit në minber ndërsa Amari qëndronte poshtë tij. Ne u mblodhëm rreth tij. Kam dëgjuar Amarin të thotë: “Aisha udhëtoi për në Basra dhe për Allahun, ajo është gruaja e të Dërguarit tuaj në këtë jetë dhe në jetën pas kësaj, por Allahu më i Larti dhe më i Fuqishmi tani ju vë në sprovë se kë do të dëgjoni, Allahun apo atë.”
(Po aty, Vëllimi 8, f. 97)
Subhanallah! Ne vërejmë se transmetuesit Umejad kanë përfshirë në hadith frazën: "ajo është gruaja e Profetit tonë në këtë botë dhe në botën tjetër", në mënyrë që ata të joshin masat, sepse, sipas pikëpamjeve të tyre, Allahu i ka falur asaj çdo mëkat dhe e ka lejuar atë të hyjë në Parajsë, meqë atje është edhe burri i saj - Profeti i dashur i Allahut. Përndryshe, si mund ta dinte Amari se ajo do të ishte gruaja e Profetit edhe në jetën e përtejme.
Ky është një truk tjetër që falsifikuesit e hadithit e bënë në kohën e Omajadëve kur zbuluan se hadithi po përhapej mes njerëzve dhe se nuk kishte mbetur asnjë mënyrë tjetër për ta mohuar ose shpërfillur këtë hadith, atëherë ata vendosën të shtonin fjalë të tjera të paqenme, ose të ndryshonin kuptimin në disa fraza, në mënyrë që hadithi të humbasë kuptimin e tij origjinal.
Pikërisht ashtu siç kishin vepruar me hadithin: "Unë jam qyteti i dijes, dhe Aliu është porta e tij."; duke i shtuar në vazhdim “se Abu Bakr përfaqëson themelet e tij, Omeri muret dhe Osmani çatinë e tij.
Ky mashtrim nuk mundi të fshehej prej studiuesve objektiv të cilët kanë refuzuar këto shtesa të cilat në shumicën e rasteve tregojnë mungesë inteligjence nga falsifikuesit dhe mungesë urtie nga drita e traditës së Profetit. Sepse, ata mund thonë se Ebu Bekri është themeli i qytetit, e që në fakt i bie se se njohja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., vjen nga dituria e Ebu Bekrit, dhe kjo nuk do të thotë asgjë përveç kufrit. Gjithashtu, pretendimi se Omer përfaqëson muret e atij qyteti, do të thotë që Omeri parandalon njerëzit të hyjnë në qytet, dmth. i ndalon ata të marrin njohuri. Se Osman është çatia e qytetit është një marrëzi e pastër, pasi që nuk ka asnjë qytet me çati.
Studiuesit gjithashtu vërejnë se Amari u betua se Aisha ishte gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është e kotë.
Si mund të betohej Amari për diçka për të cilën nuk ka njohuri. A ka ai një varg nga Libri i Allahut apo se ky është premtim nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i transmetohet Atij.
Kështu na mbetet pjesa e vërtetë e hadithit, d.m.th. se Aisha udhëtoi në Basra, se ajo është gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe se Allahu i sporovi njerëzit atje përmes saj, për të parë nëse ata do t'i binden Allahut apo asaj.
Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm, Zotëruesit të të gjitha botëve, i cili na dha arsyen me të cilën ne mund ta dallojmë të vërtetën nga e pavërteta, i cili së pari na e bëri të qartë dhe pastaj na vuri në sprovë përmes disa gjërave në mënyrë që ai ta ketë një dëshmi për ne ose kundër nesh në Ditën e Gjykimit.