Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë

 

Në vëllimin 4, në "Librin e fillimit të krijimit" në kapitullin "Mbi virtytet, intimitetin dhe afërsinë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.", Buhari rrëfen, se i Dërguari i Allahut ka thënë:

 "Fatima është gruaja lidere në Parajsë "

. Kjo do të thotë domosdoshmërisht që Fatimeja është lidere në të gjitha botët, sepse banorët e Parajsës nuk janë vetëm pjesëtarë të umetit të Muhamedit. Në atë rast, si ka mundësi që Ebu Bekri "i sinqertë" të ketë refuzuar provën e saj?! A nuk mendojnë ata se ai mori titullin "es-Sidik" në bazë të besimit në gjithçka që shoku i tij Muhamedi, s.a.v.a., do t'i thoshte atij? Atëherë pse nuk e besoi atë që tha për fëmijën e tij, Fatime Zehranë?

Fjala e përdorur në hadithin "bid'a" do të thotë pjesë e dikujt. Apo se ndoshta kjo çështje nuk përkonte aq me Fedekun, lëmoshën dhe dhuratat, sikur përkonte me kalifatin, që ishte e drejtë e Aliut, burrit të Fatimes?

Mohimi prej tij i dëshmisë së Fatimes dhe burrit të saj për të drejtën e saj në lidhje me dhuratën ishte zgjedhja e tij më e mirë, sepse duke vepruar kështu në një çështje banale, ai mbylli kështu derën e të gjitha kërkesave të tjera të saj. Meqenëse ky ishte një komplot aq monstruoz, sa që mund t’i zhvendoste kodrat.

 

Fatimeja është pjesë e të Dërguarit, s.a.v.a., dhe i Dërguari , s.a.v.a.,  është i hidhëruar kur ajo është e hidhëruar

 

Në vëllimin 4, në “Librin mbi fillimin e krijimit”, në kapitullin mbi virtytet e Fatimes, Buhariu transmeton nga Ebu Velidi, ky nga Ibn Ujejna, ky nga Amr Ibn Dirar, ky nga Maliku, ky nga Misvar ibn Muharim se i Dërguari i Allahut tha: 

 

“Fatimeja është pjesë e imja dhe kush e zemëron atë më zemëron mua. Fatimeja është pjesë dhe gjithçka që për të është e neveritshme është e neveritshme edhe për mua dhe kush e lëndon atë më ka lënduar edhe mua. "

 

Nëse Profeti i Zotit zemërohet, kur pjesa e tij, Fatime Zehra, zemërohet dhe ai vuan kur ajo vuan, nga kjo është e qartë se ajo është e shpëtuar nga të gjitha gabimet, përndryshe Profeti nuk do të lejohej të thoshte diçka të tillë. Është kështu edhe nga fakti  se i lejohet t’i shkaktohet vuajtje dhe zemërim dikujt që bën padrejtësi, dhe poshtërim të statusit të tjetrit, sepse ligji islam - Sheriati, nuk e justifikon askënd që të devijojë nga drejtimi bazë, pavarësisht nga lidhjet formale që ai kishte, nëse është aristokrat ose shërbëtor, i pasur ose i varfër.

 

Nëse çështja është ashtu siç po prezentohet, atëherë kush është Ebu Bekri që mund ta dëmtojë Fatime Zehran dhe që me atë rast nuk ka kurrfarë konsiderate për zemërimin e saj? Me të vërtetë ai e mbajti atë të zemëruar deri në vdekjen e saj. Ajo u lëndua dhe për këtë arsye e shmangu atë derisa ajo shkoi nga kjo botë, duke u lutur kundër tij në çdo lutje, siç tregohet në historinë e Ibn Kutejbee dhe historianëve të tjerë.

 

Në të vërtetë, këto janë fakte të hidhura dhe të dhimbshme që trondisin shtyllat dhe tronditin besimin tonë. Një hulumtues i paanshëm, besnik ndaj së vërtetës dhe realitetit, nuk ka alternativë tjetër përveçse të pranojë se Ebu Bekri i bëri padrejtësi Zahrasë dhe uzurpoi të drejtat e saj. Ishte e mundur që ai si kalif të plotësonte kërkesat e saj. Aq më parë, kur për dashurinë e saj ndaj të Vërtetës kishin dëshmuar Allahu, i Dërguari i Tij, s.a.v.a.,, të gjithë besimtarët, përfshirë Ebu Bekrin. Por politika ditore ka bërë të veten, të sinqertit i ka marrë për gënjeshtarë dhe gënjeshtarët si dashuronjës të së vërtetës.

 

Po, ishte një komplot i menduar për të eleminuar familjen e Profetit nga pozita për të cilën ishte zgjedhur nga Allahu, xh.sh. Filloi me largimin e Hz. Aliut nga kalifati, pastaj me sekuestrimin ilegal të trashëgimisë së Hz. Fatimes, duke refuzuar dëshminë e saj me indinjatë dhe poshtërim, në mënyrë që për të mos mbetet kurrfar respekti në mesin e muslimanëve.

 

Kjo përfundoi me vrasjen e Hz. Hasanit dhe Hz. Husseinit, dhe të gjithë fëmijëve të tyre dhe duke marrë gratë e tyre si rob lufte, si dhe duke persekutuar dhe vrarë simpatizantët e tyre. Ndoshta këto komplote kanë vazhduar edhe sot e kësaj dite, veprat e tyre po legalizohen dhe frytet e intrigave të tyre ende po piqen. Me siguri çdo mendimtar i lirë, një musliman i pakufizuar nga paragjykimet, kur një musliman lexon librat e historisë dhe kur dallon të vërtetën nga e pavërteta do të kuptojë se Ebu Bekri ishte i pari që filloi me padrejtësinë ndaj Ehli Bejtit. Medje edhe leximi i Sahihëve të Buhariut dhe Muslimit është i mjaftueshëm që një kërkues i paanshëm të përballet me të vërtetën.

 

Buhariu dhe Muslimi e pranojnë se Ebu Bekri i besonte çdo sahabiu të zakonshëm, nëse i drejtohej atij për diçka. Por ai nuk pranoi ta merrte për të vërtetë pretendimin e Hz. Fatimes, lideres së parajsës, duke refuzuar mandej dëshminë e Hz. Aliut dhe Umm Ajmanit! Le të shohim se çfarë tjetër kanë për të thënë Muslimi dhe Buhariu.

Në vëllimin e 3 -të të Buhariut në "Librin e dëshmive", në kapitullin "Mbi atë që urdhërohet të përmbushë premtimet", e transmetuar gjithashtu edhe te Muslimië "Librin e Virtytyve" në nënkapitullin "I Dërguari i Zoti kurrë nuk pyetet  për diçka pa dhënë atë”, se Xhabir Ibn Abdullahu tha:

 

“ Pasi vdiq i Dërguari i Allahut, një pronë i ra Ebu Bekrit nga Ala ibn Hadrami dhe Ebu Bekri tha: “Kush i dha një hua Profetit ose ka ndonjë kërkesë nga ai e la të vie te ne. ' Xhabiri tha: "Unë thashë: "I Dërguari i Zotit më premtoi se do të më jepte këtë dhe atë, dhe ai i hapi krahët e tij tri herë. Mandej Xhabiri tha: ‘ edhe ai numrëoi 500 dinarë, mandej edhe 5 qindë dhe më pas edhe 5 qind të tjera dhe mi dha në duar’."

 

A mundet dikush ta pyesë Ebu Bekrin pse e besoi pohimin e Xhabir ibn Abdullahut se Profeti i premtoi se do t'i jepte këtë dhe atë dhe se ai pastaj i mbushi duart me 3 herë me nga 500 dinarë, pa e pyetur atë për ndonjë dëshmitar?

A ishte Xhabir Ibn Abdullahu më i devotshëm se Fatimeja, liderja e të gjitha grave të Parajsës. Është edhe më e çuditshme nga sa më sipër që Ebu Bekri e refuzoi dëshminë e Hz. Aliut, të cilin Allahu e ka pastruar nga çdo papastërti dhe se dhënia e salavatit për të është obligim për çdo musliman, sikur që është obligim savati për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Dihet se sipas profetit dashuria për Aliun është baras me besimin, ndërsa urrejtja ndaj tij me mosbesimin. (Sahihu i Muslimit,vëll. 1., fq. 61.; Sahihu i Tirmidhiut,vëll. 5., fq. 306.; Sunen-Nesa'i vëll. 8., fq.116. )

 

Për më tepër, Buhariu rrëfen një ngjarje tjetër që na jep një panoramë të plotë të presionit ndaj Fatime Zehras dhe Ehli-Bejtit të saj. Nga “Libri mbi dhuratat dhe vyrtytet si dhe nxitja e rreptë për të dhënë dhurata ose lëmoshë”, Buhariu rrëfen në Sahihun e tij se fisi Suhajb, të cilët Klient nga Ibn Jad'ani, paraqiti një kërkesë për dy shtëpi dhe një dhomë duke pretenduar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ia dha Suhejbit. Ibn Mervan pyeti: 

"Kush do të dëshmojë si dëshmitar në përgjegjësinë e tij?" Ata thanë: "Ibën Omeri". Kështu që ai u thirr dhe ai konfirmoi se Profeti, s.a.v.a., i kishte dhënë Ibn Suhejbit dy shtëpi dhe një dhomë. Mervani e bazoi gjykimin e tij në dëshminë e Ibn Omerit. ”

(Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 143. )

 

Shikoni muslimanët se si favorizojnë disa dhe mënjanojnë disa të tjerë! A nuk është kjo padrejtësi dhe dhunë? Nëse dëshmia e Ibn Umerit në mbështetje të një pale të zakonshme është e vlefshme, tani përgjigjuni vetes pse dëshmia e Ali Ibn Talibit dhe Ajmanit nuk ishte e mjaftueshme?

A nuk është dëshmia e një burri dhe e një gruaje më e fortë se dëshmia e vetëm një burri, nëse duam të përmbushim normën kuranore në lidhje me numrin e dëshmitarëve? Apo ka të bëjë me atë se bijt e Suhejbit do të ishin më të fortë në kërkesën e tyre sesa është Hz. Fatimeja; apo se në sytë e gjyqtarëve Ibn Umeri është dëshmitar më i fortë se Hz. Aliu.

 

Sa i përket refuzimit të kërkesës së Hz. Fatimes nga Ebu Bekri, lidhur me kërkesën e saj mbi trashëgimine  të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ajo me argument kuranor hodhi poshtë kapjen e Ebu Bekrit për hadithin (sipas të cilit Profetët nuk trashëgohen), një argument me të cilin duhet të peshohen të gjitha gjërat, e që bazohen në transmetimine  besueshëm të Profetit: 

“Gjithçka që ju vie nga unë nënshtrojani librit të Allahut, andaj nëse përputhet me të pranojeni, ndërsa nëse nuk përputhet refuzojeni. "

 

Nuk ka dyshim se ky hadith bie në kundërshtim me ajetet e shumta kuranore. A ka ndonjë nga gjithë ata musliman që do të pyeste: A është vetëm një dëshmi e Ebu Bekrit më e fortë se të gjitha transmetimet e tjera dhe argumenti i Librit të Allahut? Dhe pse u hodhën poshtë dëshmitë e Fatimes dhe Aliut, të cilat përkonin me transmetimet e tjera, me arsyen dhe me Librin e Allahut?

Dhe në fund të fundit, sido që ithtarët dhe mbrojtësit e Ebu Bekrit do ta dëshmojnë pozitën e tij të lartë, ky status asnjëherë nuk ka qenë më i lartë se pozita e Hz. Fatimes (lidere e të gjitha grave) dhe madhështia e Hz Aliut, të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka dalluar nga të tjerët në të gjitha fushat. Ta përmendim ditën kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., iu drejtua ashabëve me fjalët se do t’ia jep flamurin atij që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe të cilin e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij. Të gjithë gjakonin që flamuri të ishte në duart e tyre, mirëpo ai iu dha, askujt tjetër, pos Hz. Ali ibn Talibit.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 4., fq. 5, vëll. 4., fq. 20.)

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: 

"Aliu është nga unë dhe unë jam prej tij dhe ai është mbrojtësi dhe kujdestari i çdo besimtari pas meje."

(Sahihu i Muslimit, vëll. 7., fq. 121. )

 

Megjithatë, shumë ekstremistë mund të dyshojnë në autencititetin e të gjitha këtyre haditheve, por ata nuk mund të mohojnë detyrimin për të sjellë salavate në Hz. Aliun dhe Fatimen ashtu siç ia sjellin Profetit në secilën prej lutjeve të tyre. Nuk mund ta mohoj që Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, dhe të gjithë ata që supozohet se u ishte premtuar Parajsa, ishin të detyruar të sillnin salavat në çdo lutje për Muhamedin, alejhi selam, dhe familjen e tij të pastruar nga të gjitha papastërtitë dhe mangësitë, siç raportohet në Sahihët Suni si ai i Buhariut (Sahihu i Buhariut, vëll. 6.,fq. 27.), Muslimit dhe në sahihët e tjerë. 

 

Kjo arriti në pikën ku Imam Shafiu tha: 

"Lutja e atij që nuk sjell salavate mbi ju është e pavlefshme".

 

Nëse lejohet gënjeshtra dhe mohimi i të drejtave të këtyre anëtarëve fisnik të familjes së Ehli Bejtit, atëherë lirisht mund t'i themi lamtumirë Islamit. Nëse i pyesni ata pse këmbëngulin përsëri në korrektësinë e gjykimit të Ebu Bekrit, ata do të thonë se ai ishte gjykatës, dhe gjykatësi gjykon ashtu siç mendon se është më së miri, kështu që ai ka gjithmonë të drejtë. Kështu e drejta e të fortit është e ngjashme me të drejtën e luanit, e cila rrjedh nga dhëmbët dhe kthetrat e tij.

O lexues, nisu me mua për ta bërë më të qartë për ju besueshmërinë e këtij pretendimi. Shikoni kontradiktën në të cilën zhytet Buhari në Sahihun e tij gjatë trajtimit të trashëgimisë. Pra, Buhari transmeton se Ebu Bekri përcolli hadithin e mëposhtëm: 

 

"Ne jemi një grup profetësh dhe ne nuk trashëgojmë, gjithçka që mbetet pas neshë është lëmoshë". 

 

Ky është një hadith në të cilin besojnë të gjithë sunitët, dhe në bazë të tij ata sjellin dëshmi se Ebu Bekri nuk ishte i detyruar ta përmbushte kërkesën e Fatimes.

Ajo që dëshmon pavlefshmërinë e këtij hadithi është se të drejtën e trashëgimisë së Profetit, përveç Hz. Fatimes, nga Ebu Bekri e kërkoi gjithashtu edhe gruaja e Profetit, nëna e besimtarëve. Kështu Buhariu bie në kundërshtim me kontradiktën e tij, kur konstaton se Omer ibn Hatabi ia ndau trashëgiminë e të Dërguarit, s.a.v.a., grave të Profetit. Për këtë në “Librin mbi mëkëmbësinë” në kapitullin “Mbi ndarjen e e asaj që iu takon”, Buhariu transmeton nga nafija, ky nga Abdullah ibn Omeri se i Dërguari, s.a.v.a., kishte lidhur kontratë me njerëzit nga Hajberi mbi shfrytëzimine  tokës së punueshme me kushtin që gjysma t’iu takoj atyre, ndërkaq gjysma tjetër t’i takoj komunitetit.

 

Profeti, s.a.v.a., zakonisht i jepte secilës prej grave të tij 100 “vaska” (sasi për drithërat), 80 vaska hurma dhe 20 vaska elb. Kur Omeri u bë kalif, ai u ofroi grave të Profetit një zgjedhje midis zotërimit të tokës dhe ujit ose asaj që më parë iu takonte në ushqim. Disa zgjodhën tokën dhe disa ushqimin, ndërsa Aisheja zgjodhi tokën.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 68. )

 

Kjo transmetim tregon qartë se Hajberi ishte një çështje e trashëgimisë së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., mu ashtu siç e kërkoi Fatimeja pjesën e saj në të, ndërsa Ebu Bekri e hodhi poshtë pretendimin e saj me arsyetimin se ishte trashëgimia e Profetit që nuk trashëgohej.

Nga hadithi bëhet e qartë se Omeri ishte i gatshëm t’ua ndajë grave të Profetit, s.q.v.a. tokën e Hajberit, si trashëgimi i e tij, dhe se disa prej tyre pranuan pjesën e tyre në tokë. Nëse Profeti ndaloi trashëgiminë, atëherë si e mori Aisheja pjesën e saj? Dhe si është e mundur që Fatimeja të mos e fitoj pjesën e vet?

 

Na jepni një interpretim të drejtë të kësaj, o ju njerëzit e arsyes, ju me siguri se do të meritoni të shpërbleheni dhe të fitoni bekime dhe lavdërime të denja. Për më tepër, si e përvetësoi Aisheja pothuajse të gjithë shtëpinë, ndryshe nga gratë e tjera? Ishte ajo që e varrosi babanë e saj në shtëpinë e të Dërguarit të Zotit, pastaj e varrosi Omerin pranë tij, ndërsa ia ndaloi Hz. Huseinit ta varroste vëllain e tij Hz. Hasanin pranë gjyshit të tij, ndrësa ndaj gjithë kësaj Ibn Abasi do të reagoj duke i thënë asaj: 

 

"Ju hipët në deve (duke aluduarnë betejën rreth devesë), sot ke shaluar gomarin (ngase hipur mbi gomarë kishte dalë para funeralit të Hz. Hasanit për ta penguar varrimin e tij pranë profetit), ti nëse do të keshë jetë, do ta shalosh edhe elefantin, ke pasë të drejtën e të nëntës pjesë nga mirazi prej 8 pjesëve, mirëpo ti po bënë atë që po ta kënda ty.”

 

Sidoqoftë, nuk dua më të merrem me këtë temë, sepse iu mbetet studiuesve t’u drejtohen analeve të historisë, por nuk është e tepërt ta kujtojmë fjalimin Hz. Fatime Zehrasë drejtuar Ebu Bekrit  dhe sahabe të shquar që ishin të pranishëm me atë rast, ashtu që të përmbushet parimi kur’anor, se ai që e pëson që ai që vuan të jetë me dituri dhe gjithashtu, që ai që shpëtohet të jetë pas dëshmive të dukshme.

 

Në Kur’an thuhet: 

“A mos me vetëdije e shpërfillët Librin e Allahut dhe me vetëdije e hudhët prapa shpinëve tuaja?”

 

"Dhe Sulejmani trashëgoi Davudin ..."

 

Andaj, lidhur me Zekerijanë, a.s., thuhet: 

"Më jep nga vetja një trashëgimtar që do të më trashëgojë mua, familjen e Jakubit dhe bëje atë, o Zoti im, një nga ata me të cilët do të jeshë i kënaqur".

"Ata që janë në lidhje gjaku nga lindja, ata do të trashëgojnë njëri -tjetrin në përputhje me dispozitën e Allahut."

"Allahu ju urdhëron që fëmijët tuaj meshkuj të marrin dy pjesë nga fëmijët femra!"

"Nëse vdisni, ju urdhërohet të bëni një shpërndarje të vlefshme të pronës për prindërit tuaj dhe më të afërmit tuaj në mënyrën e përcaktuar! Kjo është një detyrë ndaj atyre që janë të devotshëm.” 

 

A ju është dhënë ndonjë ajet i veçantë që privon babain tim nga detyrimet e lartpërmendura? 

Dhe mos ju jeni më të ditur se babai im dhe kusheriri i tij (Aliu). Kur bëhet fjalë për interpretimet e ajeteve të qarta dhe të paqarta, ose doni të thoni që njerëzit e feve të ndryshme nuk trashëgohen (do të thotë: a mendoni se unë dhe babai im jemi pjesëtarë të feve të ndryshme – vër. e përkth.)?

Çdo gjë që bëni regjistrohet, vuloset dhe do t'ju presë në Ditën e Gjykimit! Po, gjykatësi më i mirë është Allahu, udhëheqësi më i mirë është Muhamedi, s.a.v.a., dhe një ditë e veçantë do të jetë Dita e Gjykimit kur të gjithë ata që gënjyen do të jenë humbës. ”