Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
Në vëll. 5, f. 82., të Sahihut të Buhariut " në kapitullin "Për betejat” ku flitet për pushtimin e Hajberit, nga Urva, pastaj nga Aishja, transmetohet se Hz. Fatimeja e dërgoi dikë tek Ebu Bekri me një kërkesë që asaj t'i jepej trashëgimia ligjore nga babai i saj Muhamedi, s.a.v.a. Kjo përfshinte një pronë "fej" dhuruar Profetit, gjegjësisht një plaçkë lufte të marrë pa luftë në Medinë dhe në fshatin Fedek, dhe atë që kishte mbetur nga "humsi", pra pjesa e plaçkës së luftës së Profetit në Betejën e Hajberit.
Kësaj kërkese, Ebu Bekri iu përgjigj:
“I Dërguari i Zotit ka thënë:‘ Prona jonë nuk trashëgohet. Çfarëdo që lëmë pas është lëmoshë me atë që familja e Muhamedit mund të ushqehet prej saj!’ Pra, për Allahun nuk do ta ndryshoj statusin e lëmoshës nga jeta e të Dërguarit të Allahut dhe do ta lë ashtu siç ishte gjatë jetës së tij.”
Kështu Ebu Bekri nuk pranoi t'i jepte asgjë Fatimes. Kjo është arsyeja pse ajo u zemërua me të, u distancua përgjithmonë prej tij, kështu që ajo vdiq pa shkëmbyer asnjë fjalë me të. Ajo jetoi edhe 6 muaj pas Profetit, s.a.v.a., ndërsa kur vdiq, burri i saj h. Aliu e vorrosi natën pa i dhënë asnjë njoftim Ebu Bekrit për këtë.
Ndërsa Fatimeja ishte gjallë Hz. Aliu gëzonte shumë rrespekt nga njerëzit, por pas vdekjes së saj, Ali vuri re një ndryshim në qëndrimin e njerëzve ndaj tij. Kështu që Hz. Aliu kërkoi të pajtohej duke i dhënë betimin për besnikëri, ndërkohë që këtë e kishte refuzuar për gjashtë muajt e fundit.
(Sahihu i Muslimit, në Librin mbi xhihadin, në kapitullin “ne nuk lëmë trashigimi, ajo që lëmë mbetet lëmoshë”)
Në vëllimin 2 të këtij Sahihu, në “Librin mbi xhihadin" në kapitullin "Ne nuk lëmë pas vetes trashëgimi, ajo që mbetet është lëmoshë” Muslimi transmeton nga Ajsheja, nëna e besimtarëve” se vajza e Profetit, Fatimeja kërkoi nga Ebu Bekri “Al – Sidiku” pjesën e saj nga trashëgimia e Profetit, s.a.v.a., e cila mbeti si një pjesë e plaçkës së luftës.
Ndaj kërkesës së saj Ebu Bekri u përgjigj:
"I Dërguari i Zotit ka thënë:" Ne nuk lëmë trashëgimi, gjithçka që mbetet pas është lëmoshë. " " pas kësaj Fatimeja, vajza e Profetit, u zemërua me të dhe u distancua plotësisht prej tij deri në vdekjen e saj. Ajo jetoi edhe 6 muaj të tjerë pas vdekjes së Profetit. Aisheja rrëfen, "Fatima i kërkoi Ebu Bekrit pjesën e saj nga ajo që kishte mbetur nga pjesa e tij nga Hajberi dhe Fedeku, si dhe nga lëmosha e tij nga Medina. Ebu Bekri e mohoi të drejtën e saj në trashëgimi duke thënë: ‘Nuk do ta braktisë asnjë veprim të Profetit, s.a.v.a., dhe ashtu siç ka vepruar ai, ashtu do të veproj edhe unë. Kjo për shkak se druaj të mos largohem nga urdhërat e tij’. Sa i përket sadaksë së Profetit në Medine, Umeri këtë ia dha Aliut dhe Abasit, ndërkaq sa i përket hajberit dhe Fedekut, Omeri i kërkoi duke thënë; ‘Këto dy janë lëmoshë nga Profeti, s.a.v.a., dhe e drejta e tij bie mbi përfaqësuesit e tij, dhe administrimi i takon liderit; kështu është me to edhe sot e kësaj dite’.”
Në Sahihun e Buhariut, gjithashtu është një transmetim në librin mbi detyrimin e “humsit”, në kapitullin mbi domosdoshmërinë e “humsit”.
Dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi, i kanë shkurtuar dhe redukuar transmetimet e tyre në mënyrë që e vërteta për studiuesit të mos jetë e qartë. Kjo për këta, megjithatë është një shkathtësi e trajnuar të cilës atas i qasen kur duhet ruajtur nderin e tre kalifëve të parë. Ne e kemi një shtojcë speciale mbi këty dy kalifë dhe nëse do Zoti, ne do ta prezentojmë në një të ardhme të afërt.
Sidoqoftë, transmetimet që përcollën ata ishin të mjaftueshme për të zbuluar të vërtetën për Ebu Bekrin, i cili refuzoi kërkesën e Fatime-Zehras dhe që meritoi zemërimin e saj, duke iu shmangur atij deri sa ajo vdiq. Zemërimi i saj bëri që funerali i saj të kryhej nga burri i saj natën në fshehtësi. Sipas testamentit të saj, Ebu Bekri nuk u lejua të merrte pjesë në funeralin e saj.
Ne gjithashtu kemi mësuar nga këto transmetime se Hz. Aliu nuk i dha bejatin e tij Ebu Bekrit për 6 muaj, gjë që përkon vetëm me periudhën e jetës së Hz. Fatimes, pas vdekjes së babait të saj. Gjithashtu nga këto transmetime kuptojmë se ai u detyrua që bejatin t'ia jepte kalifit, pasi kuptoi se njerëzit po i shmangeshin atij, kështu që kjo e shtyu të pajtohej me Ebu Bekrin.
Ajo që Buhari dhe Muslim ndryshuan ishte pretendimi i Fatimes se babai i saj, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ia kishte dhënë Fedekun si dhuratë asaj gjatë jetës së tij, kështu që Fedeku nuk i përkiste fare trashëgimisë.
Edhe nëse mund të supozojmë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk lë trashëgimi prapa, siç pretendoi Ebu Bekri për Profetin, s.a.v.a., Hazret Fatima e hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke cituar një tekst nga Kurani që thotë:
"Dhe Sulejmani trashëgoi nga Davudi".
Gjithësesi, Fedeku nuk u përfshi nga ky hadith i supozuar, sepse ishte dhuratë e saj dhe në asnjë rast nuk përkonte me trashëgiminë.
Për pasojë, ka historianë si dhe studiues të tefsirit dhe hadithit, të cilët transmetojnë se Hz. Fatimeja pretendoi se Fedeku ishte pronë e saj, se Ebu Bekri e refuzoi këtë, duke i kërkuar asaj të sillte dëshmitarë për pretendimet e saj. Ajo solli Ali ibn Talibin dhe Umu Aymanin, por Ebu Bekri nuk e pranoi dëshmitë e tyre duke i konsideruar të mangëta.
Ibni Haxheri e pranon këtë në librine tij “al-Sawa'ikul-Muhrika”, kur transmetoi se Fatimeja pretendonte se Fedekun ia ka dhuruaj asaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., por nuk pati dëshmitarë të tjerë pos Hz. Aliut dhe Ummu Ajmanit. Për çudi, dëshmia e tyre u konsiderua e pamjaftueshme dhe jovalide.
(Ibn Hadžer, al-Sawa'ikul-Muhrika, fq. 21.)
Imam Fahrudin Razi rrëfen në Tefsirin e tij se: Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Fatimeja pretendoi se fshati Fedek iu dha asaj si dhuratë, ndaj të cilës Ebu Bekri tha:
“Ti je më e dashura në mesine njerëzve në varfëri dhe më e dashuri e njerëzve në pasuri, por unë nuk mund ta konfirmoj vërtetësinë e pretendimeve tuaja, kështu që nuk kam të drejtë të gjykoj në favorin tuaj.
Imam Razi tha më tej:
"Umm Ajman dëshmoi për të, dhe siç bënë të besuarit e Profetit, mirëpo Ebu Bekri nuk e mori në konsideratë këtë dëshmi, duke i kërkuar asaj të ofronte një dëshmi që mund të jetë e pranueshme nga pikëpamja e Sheriatit, ndërsa ajo nuk e bëri këtë. "
(Tefsirul Mufatihul-gajb, Fahrudin Razi, vëll. 8., fq. 125, komenti I sures Hashër)
Pretendimi i Fatimes se Fedeku është pronë e saj, si dhuratë nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe refuzimi i Ebu Bekrit për ta pranuar dëshminë e Aliut dhe Umm Aymanit janë gjëra të njohura përgjithësisht në histori. Në të vërtetë, ata të gjithë transmetuan dëshmi, nga Ibn Tejmije deri te autori i veprës "Sir el-Halabi-yah" dhe Ibn Kajim-Xhevzit dhe të tjerëve.
Mirëpo, Buhariu dhe Muslimi redukuan transmetimet e tyre duke përcjellur vetëm kërkesën e Fatimes, duke e lidhur atë ekskluzivisht me trashëgiminë, në mënyrë që lexuesi të binte në dyshim se kërkesa e Fatimes ishte e paligjshme dhe se Ebu Bekri bëri vetëm atë që dëgjoi nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., që në këtë mënyrë ajo të duket si fajtore ndërsa Ebu Bekri viktimë.
I gjithë ky inskenim u bë me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të Ebu Bekrit. Prandaj, vërtetësia e traditës dhe e vërteta e hadithit nuk u morën parasysh fare, meqë e rëndësishme ishte vetëm të mbuloheshin dobësitë dhe mangësitë e kalifit si dhe gënjeshtrat dhe trillimet e umajadëve dhe simpatizantëve të Hulefai Rashidinëve, madje me koston e dinjitetit të Profetit ose të drejtës së vajzës së tij Fatime Zehras.
Pikërisht për shkak të kësaj, Buhariu dhe Muslimi fituan një status të privilegjuar në mesin e dijetarëve të haditheve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit, kështu që librave të tyre iu dha statusi i librave më të saktë pas Librit të Allahut. Kjo risi nuk ka bazë akademike dhe ne inshallah në një kapitull të veçantë do të hedhim dritë mbi të vërtetën, për ta bërë këtë çështje të qartë për ata që e duan të vërtetën.
Mirëpo, ne ende kemi dëshmi të mjaftueshme për të sfiduar Muslimin dhe Buhariun, të cilët përndryshe kanë transmetuar shumë pak hadithe në lidhje me virtytet e Hz. Fatime Zehrasë. Ka dëshmi të mjaftueshme për ta gjykuar Ebu Bekrin, i cili shumë mirë e njihte Hz. Fatimen dhe statusin e saj tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a. Ai me siguri e njihte atë më mirë se Buhariu dhe Muslimi. Përkundër kësaj, ai e refuzoi atë dhe nuk e pranoi dëshminë e saj, as dëshminë e burrit të saj, për të cilin i Dërguari i Allahut tha:
“Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun, dhe ajo është me të kudo që ai shkon”.
(Bagdadi Tarih, vëll. 14., fq. 321.; Ibn Asakir; Tarih, vëll. 3., fq. 119.;
Kenzul Ummal, vëll. 5., fq. 30.)
Ndërsa tani le të krahasojmë dëshminë e Buhariut dhe Muslimit me atë që transmetuesi i Zbulesës, s.a.v.a., dëshmoi për virtytet e mishit dhe gjakut të tij, Fatime Zehrasë.