Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit

 

Sa herë që një studiues hyn në librat e historisë dhe njihet me strukturën e brendshme të autoritetit të tre kalifëve, ai e kupton me siguri absolute se ata ishin ata që ndaluan regjistrimin e haditheve fisnike të Profetit.

me të vërtetë, ata madje i penguan njerëzit të diskutonin fare për hadithet, dhe veçanërisht transmetimin e tyre, sepse ata e dinin se transmetimi masiv i haditheve, të paktën, do të rrezikonte statusin e tyre, pasi shumë prej normave të tyre ligjore ishin në kundërshtim me Sunetin e të Dërguarit të Allahut, lidhur me interpretimin e hadithit e kjo i nënshtrohej diktatit të interesave të tyre.

Hadithi i Profetit është burimi i dytë i ligjit në Islam dhe në thelb sqaron burimin parësor të Kuranit, ndërsa ai (hadithi) mbeti i harruar dhe i ndaluar gjatë sundimit të tyre. Për shkak të kësaj, studiuesit e hadithit dhe historianët pajtohen se mbledhja dhe regjistrimi i hadithit filloi gjatë sundimit të Kalifit Umar Abdul Aziz apo edhe pakë më vonë.

 

Në "Librin e diturisë" në "Kapitullin se si fitohet dituria" Buhariu raporton se Omer Abdul Azizi i shkroi një letër Ebu Bekër ibn Hazmit me këtë përmbajtje: 

"Shikoni se çfarë po ndodh me hadithin e të Dërguarit të Allahut , s.a.v.a., dhe filloni ta regjistroni. Kam frikë nga studimet shkencore kur dijetarët vdesin, asgjë nuk do të pranohet përveç hadithit të Profetit. Pra, të diturit le t’i përhapin njohuritë e tyre dhe le të ulen së bashku në mënyrë që ai që nuk është i ditur të mësojë. Dituria nuk do të shkatërrohet derisa të bëhet sekret”.

Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Ebu Bekri mbajti fjalimin e mëposhtëm: “Ju po transmetoni nga Pejgamberi, s.a.v.a., hadithet për të cilat ju nuk pajtoheni, dhe ata pas jush do të debatojnë rreth tyre, edhe më shumë. Pra, mos përcillni asgjë nga i Dërguari i Allahut dhe atyre që ju pyesin për këtë thuajuni: 'Mes neve dhe juve është Libri i Allahut, prandaj shijoni gjithçka që është hallall në të dhe ndaloni gjithçka që është haram në të. ‘"

(Al - Dhehebiu, Tezrikul Huffaz, vëll. 1., fq. 3.)

 

Pasha Allahun sa i çuditshëm është ky urdhër i Ebu Bekrit. Ai e tha këtë vetëm disa ditë pas ditës së njohur si "E marta tragjike", duke u pajtuar plotësisht me atë që tha shoku i tij Omeri: 

"I Dërguari i Zotit, s.a.v.a., po halucinon, kështu që na mjafton libri i Allahut ".

 

Ebu Bekri, gjithashtu, thotë: 

“Mos transmetoni asgjë nga Profeti. Dhe kush pyet diçka, ju thoni: "Libri i Allahut është në mesin tonë, andaj shijoni atë që është hallall dhe qëndroni larg asaj që aty është përcaktuar si e ndaluar."

 

Falënderimi i takon Allahut i cili e ka bërë të qartë se ata do ta hedhin Sunetin pas shpine dhe se ai do të bëhet një gjë e harruar për ta.

Pyetja që patjetër duhet drejtuar Ehli Sunetit dhe xhematit, përkatësisht atyre që ndjekin Ebu Bekrin dhe Omerin dhe që i konsiderojnë krijesat më të mira pas të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., është si më poshtë:

 

Nëse librat tuaj (sahihët) dhe transmetimet në to janë të vërteta, siç pohoni ju, dhe nëse ata transmetojnë hadithin e të Dërguarit të Allahut: "Unë ju lë dy gjëra pas meje, nëse i ndiqni ato në mënyrë të vazhdueshme, nuk do të humbni kurrë, këto janë Libri i Allahut dhe Suneti im. ” Duke e konsideruar këtë hadith të vërtetë, atëherë si ka mundësi që njerëzit tuaj më të mirë e refuzojnë sunetin dhe nuk i kushtojnë ndonjë rëndësi atij, për më tepër ata i penguan njerëzit që ta regjistrojnë atë dhe të flasin për të?

A do të guxonte dikush ta pyeste Ebu Bekrin se nga cili ajet e ka nxjerrë ligjshmërinë për të luftuar muslimanët që refuzuan të japin zekat, si marrjen e grave dhe fëmijëve të tyre si robër lufte?

 

Ngase Libri i Allahut, i cili gjendet mes nesh dhe Ebu Bekrit, thot: 

 

E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve". Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.  (Kur'an, 9:75-77)

Sipas konsensusit të të gjithëve, ky ajet u shpall me rastin e Sa'lubasë, kur ai refuzoi të paguante zekatin për së gjallit të të Dërguarit të Allahut. Unë do të shtoja se Sa'luba refuzoi t'i paguante zekatin Profetit, s.a.v.a., me fjalët se kjo ishte xhizje. Allahu e vuri në dukje hipokrizinë e Sa'labit në këtë ajet, por prapëseprapë përkundër gjithë kësaj, Profeti nuk shkoi në luftë kundër tij ose nuk ia mori pronën me forcë, edhe pse kishte fuqi për diçka të tillë. Në rastin e Malik ibn Nuvajrit dhe njerëzve të tij, ata nuk e mohuan se zekati ishte një detyrë e obligueshme, por mbi të gjitha ata nuk donin t'ia paguanin zeqatin dikujt që uzurpoi kalifatin pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., duke e bërë këtë me forcë, manipulim dhe dhunë.

 

Qëndrimi i marrë nga Ebu Bekri është edhe më i çuditshëm dhe më befasues kur dihet se ai e hodhi Librin e Allahut pas shpine edhe pse Fatime Zehraja, liderja e grave të botës, i solli argumente pikërisht nga Libri i Allahut, të cilat ishin mjaft të qarta dhe konfirmoi të drejtën e saj për trashëgimi. Ai nuk e pranoi këtë dhe e zhvlerësoi plotësisht me një hadith të cilin e shpiku për t’i shërbyer për nevojat e tij.

 

Nëse ai me të vërtetë tha: 

"Ju transmetoni nga i Dërguari i Zotit një hadith për të cilin ju vetë nuk pajtoheni, ndërsa ata që do vijnë pas jush do të debatojnë edhe më shumë, për këtë ju mos transmetoni asgjë nga hadithi i Profetit dhe atij që ju pyet për këtë thoni: "Libri i Allahut është mes nesh, prandaj gëzojeni atë që është hallall në të dhe mos përdorni atë që është haram në të." 

 

Pse atëherë Ebu Bekri nuk veproi ashtu siç thoshte kur u takua me Hz. Fatimaen, pjesën e sinqertë dhe të pastër të Muhamedit, s.a.v.a., në lidhje me hadithin: "Ne Profetët nuk lëmë trashëgimi ..."? Pse nuk e gjykoi atë sipas Librit të Allahut? Ai nuk e bëri atë sepse do të vërtetohej se Libri i Allahut ishte kundër tij dhe Fatimeja do të triumfonte në të gjitha kërkesat dhe pretendimet e saj ndaj tij.

Dhe nëse atë ditë ajo do të kishte fituar mbi të, atëherë ajo më vonë do të mund të provonte se burri i saj Aliu kishte të drejtë në kalifat. Prandaj, si masë parandaluese, ajo duhej prerë rrugën më herët, dhe se Allahu sa i përket kësaj thotë: 

“O ju që besuat, pse thoni atë që nuk e bëni? Me të vërtetë te Allahu është e shëmtuar kur ju thoni diçka dhe nuk veproni sipas asaj që thoni? "

 

Në përputhje me të gjitha këto, Ebu Bekri nuk mund të ndihej rehat se hadithet e Profetit filluan të qarkullojnë në mesin e njerëzve, se ato filluan të regjistrohen, memorizohen, transmetohen nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, kur këto hadithe përfaqësonin tekste të qarta, të cilat ishin ndeshë me politikën në bazë të së cilës u krijua pushteti shtetëror. Prandaj, ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fshinte dhe të fshihte hadithet, gjegjësisht t’i digjte ato.

(Kenzul-Ummal, vëll. 5., fq. 237.; Ibni Kesir në Musned al-Sadik, Al-Zahebi,Tezkirul Hufaz, vëll. 1., fq. 5.)

 

Vajza e tij Aisheja dëshmoi kundër tij. 

Ajo raportoi: 

“Babai im mblodhi hadithe dhe numri i tyre ishte 500. Ai e kaloi natën duke dyshuar se çfarë të bënte me to. Unë thashë se ai ishte i pavendosur për shkak të pakënaqësisë që e goditi. Në mëngjes ai tha: ‘Oj vajzë, më sill të gjitha hadithet që janë te ti!’ Ia dhashë ato ndërsa ai i dogji. ”

(Kenzul Ummal, vëll. 5., fq. 237.)