Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)

 

Në Vëllimin 6, f. 46. në pjesën Për interpretimin e sures Huxhurat, Buhariu në Sahihun e tij transmeton nga Nafi ibn Omeri, ndërsa ky nga Ibn Ebi Maliku se dy të shquarit, Ebu Bekri dhe Omeri, gati se u shkatërruan, ngase ngritën zërin në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., gjatë vizitës së një delegacioni të benu Tamimit. Njëri nga ta që ishte në rolin e liderit të tyre, e njohu Akra ibn Harisin, vëllaun e Ibn Majasit, ndërkaq tjetri e njohu personin tjetër. Nafiu thotë: 

“Nuk më kujtohet emri i tij me ç’rast Ebu Bekri i tha Omerit: ‘Ti dëshiron vetëm të më kundërshtosh’ Ndërsa tjetri iu përgjigj: ‘ Nuk e dëshirova një gjë të tillë! Ndërkohë debati mes tyre u bë aq i zëshëm sa që Allahu shopalli ajetin në vijim: ‘ O ju që besoni, mos e ngritni zërin tuaj...!’ Ibn Zubejri më vonë kishte thënë: ‘Pas kësaj zëri i Omerit nuk është dëgjua te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., deri në atë mas sa që kur fliste Omeri, i Dërguari do të pyeste se çfar tha. Dhe se Omeri më nuk e përmendi çështjen për gjyshin e tij (Ebu Bekrin), ndërkaq mendoj se as Ebu Bekri”.

 

Në mënyrë të ngjashme në Vëllimin 8, f. 145, në kapitullin "për respektimin e Kuranit dhe Sunetit" Buhariu transmeton: 

"Vaki na informoi për Nafi ibn Omerin, dhe ky nga Ibn Ebi Malik se dy të drejtët, Ebu Bekri dhe Omeri, thuajse u shkatërruan gjatë vizitës së delegacionit të Benu Tamimit te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Njëri prej tyre aludoi në Akra ibn harisin, vëllaun e benu Majasit, ndërsa tjetri aludoi edhe në një tjetër person. 

Atëherë Ebu Bekri i tha Omerit: "Duket sheshit që ti dëshiron të më kundërshtosh," ndërsa ai u përgjigj: "Unë nuk doja t'ju kundërshtoja!" Ndërkohë që zërat e tyre u bënë të zhurmshëm në praninë e të Dërguarit të allahut, s.a.v.a., andaj për këtë u shpallë ajeti: “  O besimtarë, mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos flisni me të me zë të lartë, ashtu siç flisni me zë të lartë mes vete, që mos t’u shklatërrohen veprat tuaja, ndërsa që ju as të mos e vëreni. Ata që i heshin zërat e tyre në prani të të Dërguarit të Allahut – e këta janë ata zemrat e të cilëve i ka kalitur me pastërti – i pret fajla dhe shpërblim i madhë”.

 

Ibn Ebi Malik tregon se Ibn Zubejri tha:

‘Pas kësaj Omeri nuk e përmendi çështjen në lidhje me gjyshin e tij, gjegjësisht Ebu Bekrin, dhe sa herë që fliste në praninë e Profetit, ai fliste duke përshpëritur, sa që edhe vet i Dërguari s.a.v.a., u desht t’i thoshte të fliste më zëshëm.”

 

Në mënyrë të ngjashme në Vëllimin 5, f. 116, në kapitullin "Në lidhje me delegacionin e Benu Tamim", në sahihun e tij Buhariu transmeton nga Hisham ibn Jusufi, e ky nga Ibn Xhurejxh i cili i informoi ata përmes Ibn Ebi Malikut, dhe ky i fundit i kishte informuar nga Abdullah ibn Zubejri, se delegacioni Banu Temima erdhi tek Profeti dhe Ebu Bekri tha: 

"Bëjeni lider Kaab Ma'bad ibn Zurarin”, ndërsa Omeri tha: "Përkundrazi, zgjidhni Akra ibn Habrin." Ebu Bekri tha: "Ju thjesht doni të më kundërshtoni", ndërsa Omeri tha, "Unë nuk dua t'ju kundërshtoj". Dhe kështu ata debatuan për këtë aq sa zërat e tyre ishin ngritur, andaj u zbulua ajeti në vijim: “O ju që besoni! Mos i jipni përparësi vetes para Allahut dhe të Dërguarit të Tij ..."

 

Është e qartë nga këto transmetime, se Omeri dhe Ebu Bekri nuk u sollën siç duhet para të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., përkatësisht në përputhje me Kodin Islam, Ata i lejuan vetes të kenë përparësi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij sepse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk kërkoi mendimin e tyre në lidhje me zgjedhjen e një lideri në mesin e delegacionit të Beni Temim-it, ndërkohë që ata u përfshinë në garë dhe debat duke ngritur zërin e tyre në prani të Profetit, s.a.v.a. duke mos u kujdesur shumë as për mirësjelljen e zakonshme, ku nga sjellja dhe karakteri i mirë llogaritet edhe të folurit me zë të ulët në prani të të tjerëve. Këto janë vlera të përgjithshme të cilat ishin të njohura për të gjithë sahabët dhe të cilat nuk duhet të injorohen kundrejt të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i cili ia kushtoi tërë jetën edukimit të tyre.

 

Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në ditët e para të shfaqjes së Islamit, ne mund të kishim gjetur një justifikim për dy dinjitarët dhe do të ishim përpjekur të gjenim ndonjë shpjegim për këtë. Por traditat thonë pa mëdyshje se ngjarja ndodhi në ditët e fundit të jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., domethënë në vitin e 9 -të pas shpërnguljes. Profeti jetoi vetëm disa muaj të tjerë pas kësaj ngjarje. Të gjithë transmetuesit e hadithit dhe historianët e prestigjiozë, si dhe vetë Kurani Famëlartë, në një nga suret e tij të fundit, dëshmojnë për këtë ngjarje. 

Nëse e gjithë kjo është kështu, atëherë si është e mundur që, nga apologjetë të ndryshëm, të kërkohen justifikime për një sjellje të tillë të Ebu Bekrit dhe Omerit në praninë e Resulullahut, s.a.v.a.? Nëse çështja kishte të bënte vetëm me dy sahabë të zakonshëm, ne nuk do të ishim edhe aq kritikë. Megjithatë, Allahu i cili nuk ka turp nga e vërteta, qartë dhe në mënyrët ë prerë dërgon një paralajmërim dhe kritikë  për Ebu Bekrin dhe Omerin, deri në atë masë sa që nëse ata përsërisin sjelljen e tyre, Allahu do t'i anulojë veprat e tyre. Ngjashëm e fillon transmetimin e tij edhe bartësi i tij me: 

 

"Dy të shquarit, Ebu Bekri dhe Omeri, pothuajse u shkatërruan ..."

 

Për më tepër, transmetuesi i këtij hadithi, Abdullah ibn Zubejr, na informon se ky ajet pati një efekt të tillë tek Omeri, saqë ai më vonë pëshpëriste në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

Përkundër faktit se ai nuk e përmendi sjelljen po aq kritike të Ebu Bekrit, veprat historike dhe disa koleksionistë të haditheve tregojnë pikërisht atë. Mjafton të përmendim vetëm "tragjedinë e së martës", një ngjarje që ndodhi 3 ditë para se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. ta linte këtë botë. Ne e gjejmë Omerin në të njëjtin rol ku ai thotë fjalët: 

 

"I Dërguari i Allahut po halucinon (po flet pa vetëdije), neve na mjafton Libri i Allahut".

 

Njerëzit kishin vlerësime të ndryshme ndaj këtij rasti. Kishte edhe nga ata që thanë: "Plotësojani kërkesën të Dërguarit të Aallahut, s.a.v.a., që ai ta shkruajë testamentin e tij për ne!" Dhe kishte nga ata që mbështetën qëndrimin e Omerit. Dhe kur rrëmuja dhe grindja u intensifikuan aq shumë (Sahihu i Buhariut, vëll. 5., fq. 138. “Bolest i smrt Božijeg Poslanika” ) i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u tha atyre:

 

 "Largohuni nga unë të gjithë, nuk i ka hije një debati të tillë në praninë time.”

(Ibid, vëll. 1., fq. 37., “Libri i diturisë”)

 

Është e qartë nga kjo se vrazhdësia, britmat, zhurma dhe grindja në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., tejkaloi çdo masë dhe tejkaloi atë kufi, të cilin Allahu e  kishte paralajmëruar në suren Huxhurat. 

Nuk ka asnjë mundësi që diskutimi i tyre i zhurmshëm për dikë të dukej i zhurmshëm e për dikë tjetër i qetë. Përkundrazi, edhe gratë pas perdes u bashkuan në diskutim duke thënë: 

"Afrohuni te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., për t'ju shkruar një letër lamtumirëse". Omeri u përgjigj: "Ju jeni si gratë e Jusufit. Kur ai është i sëmurë, ato derdhin lotë për të, dhe po të bëjë më mirë, do t’i kishit hipur në qafë. " I Dërguari i Zotit u detyrua të ndërhyjë: "Lërini ato rehat, ngase ato janë më të mira se ti."

(Kenzul Ummal, vëll. 3., fq. 138.)

 

Përfundimi ynë nga e gjithë kjo është se ata nuk e zbatuan urdhërin e Allahut: 

“O ju që besuat, mos e ngrini zërin mbi zërin e Profetit dhe mos flisni me të zëshëm, ashtu siç i flisni me zë të lartë njëri -tjetrit, që veprat tuaja të mos shkatërrohen, ndërsa ju të mos i vëreni këtë.”

 

Ata as nuk e respektuan statusin e të Dërguarit të Allahut, s.v.a.v., në sjelljen dhe qëndrimin e tyre ndaj tij, madje edhe duke shpifur ndaj tij duke i thënë se po halucinon (haxhere).

Madje edhe para kësaj, Ebu Bekri tha fjalë të shëmtuara në prani të Resulullahut, s.a.v.a., kur Urvi ibn Mes'udi tha: "Lëpije atë gjënë (klitorisin) e Al-Abas." 

(Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 179. )

 

Lidhur me këto fjalë, komentatori i Buharisë, Al-Kastlin tha: "Shprehja" lëpije klitorisin "është një nga shprehjet më nënçmues midis arabëve." Nëse një shprehje e tillë shqiptohet para të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., atëherë cili është kuptimi i fjalëve: "O ju që besuat, mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit, ashtu siç me zë të lartë njëri -tjetrit ..."

Siç raportohet nga Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte i një karakteri sublim (siç përshkruhet nga Allahu) dhe më i turpshëm se virgjëreshat në odt e tyre

 

(Sahihu i Buhariut, Libri mbi virtytitet, kapitulli “Mbi shokët e të Dërguarit të Allahut”;

Sahihu i Muslimit i libri iveprave të dalluara “Mbi shokët e të Dërguarit të Allahut” )

 

Sipas të dy burimeve, ai nuk ishte as i pandershëm dhe as i paturpshëm, rëndom duke thënë: 

"Më i miri prej jush është ai që ka karakterin më të mirë."

(Sahihu i Muslimit i libri I veprave të dalluara, kapitulli “Mbi turpin e të Dërguarit të Allahut”)

Si ka mundësi që edhe vet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk u ndriçuan nga karakteri i tij?

Kësaj do t’i shtoja se Ebu Bekri nuk e zbatoi urdhrin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur ai e zgjodhi Usame ibn Zejdin si komandant të tij, ndërsa Ebu Bekrin e bëri vartës të Usames si një ushtar i zakonshëm. Pastaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,  i qortoi ashpër të gjithë ata që ngurruan t’i bashkohen Usames me fjalët:

 "Allahu i ka mallkuar të gjithë ata që ngurruan t’i bashkohen Usame ibn Zejdit."

(El-Mille ve el-nihal, Shahrestani, vëll. 4., Kitab al-Sakifa, Ebu Bekr Ahmed

ibnul Aziz Džavhari )

 

Kjo ndodhi pasi Profeti, s.a.v.a., mori lajme se njerëzit po e kritikonin atë për zgjedhjen e Usames si komandant të tij ushtarak. Ngjarja raportohet nga shumica e historianëve dhe biografëve.

Ngjajshëm me këtë, Ebu Bekri nxitoi të arrinte në Sakifa për të eleminuar Ali ibn Talibin nga kalifati, dhe la trupin e vdekur të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kurban u bëfshin prindërit e mi për të. Ai nuk u kujdes për pastrimin ose ceremoninë e varrimit të Profetit, por u mor me gjëra të tilla si marrja e kalifatiti, ndaj të cilit ai ofroi qafën e tij. Ku ishte afërsia e ngushtë, miqësia e supozuar dhe karakteri i mirë?

 

Unë jam i tmerruar nga qëndrimi i këtyre sahabëve ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i cili e kaloi jetën në udhëzimin, edukimin dhe këshillimin e tij, të sahabëve të njëjtë, të cilët e braktisën trupin e tij të bekuar dhe nxituan në Sakifa për të zgjedhur njërin prej tyre si Kalif.

Sot, kur jetojmë në shekullin e 20 -të, për të cilin me të drejtë thuhet se është shekulli më kompetent në të cilin shumë virtyte morale janë zhdukur dhe kanë rënë, kur dikujt i vdes fqinji, ai nxiton ta ndihmojë familjen në të gjitha punët deri në funeral dhe lëshimim i të vdekurit në varr, pikërisht në frymën e traditës së Profetit: "Respekti për të vdekurit do të thotë varrosja e tyre".

 

Ali ibn Talibi, lideri i besnikëve, i shpërfaqi këto gjëra kur tha: 

“Për Zotin, Ibn Ebi Kuhafa (Ebu Bekri) u mbështoll me një këmishë kalifati edhe pse e dinte se pozita ime ndaj tij me ishte si pozita e një boshti në raport me gurin e mullirit. ”

 

Pas kësaj Ebu Bekri lejoi sulmin mbi shtëpinë e Fatime Zehrasë (vajzës së Profetit), dhe kërcënimin se shtëpia do t’u digjej nëse ata, që ishin të detyruar të betoheshin (bejat) nuk dilnin dhe nuk e bënin këtë, Ndodhi ajo që ndodhi. Historianët i kanë përcjellë të gjitha këto në librat e tyre, ndërkohë që edhe transmetuesit e kanë përcjellur këtë ngjarje nga njëri brez te tjetri. Ne me këtë rast nuk të të japim shpjegime të tjera, ndërsa ata që duan të dinë më shumë, le të lexojnë libra historie.