Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.

 

Çështja e dytë: Çfarë thoni mbi pagabueshmërinë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.?

Allahu xh.sh. thotë për të Dërguarine  Tij, s.a.v.a.: 

 

“Allahu do të t’mbroj nga njerëzit”. Ma’ide, 67 

“Ai nuk flet çfar t’i teket, kjo është vetëm shpallje e cila atij i proklamohet.” Nadžm, 3

 “Atë që ju jep i Dërguari merreni, ndërsa atë që ju ndalon lëreni (mos iu qasni).” Hashër, 7

 

Këto ajete tregojnë qartë në pagabueshmërinë e të Dërguarit në të gjitha rrethanat. Ju thoni se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte i pagabueshëm vetëm se në transmetimin e Shpalljes së Kur’anit. Në rastet e tjera, për ju ai është si çdo njeri tjetër, pra vepron drejtë por edhe gabon. Për këto pretendime tuaja ju i nxjerrni provat nga gabimet e tij nga situata të ndryshme në bazë të haditheve që i transmetoni në sahihët tuaj. Nëse kjo është ashtu siç po pretendoni, cila është prova juaj i cila do të ishte në pajtim me Librin e Allahut dhe sunetin? 

 

Në bazë të provave tuaja, atëherë përkushtimi në Librin e Allahut dhe në sunetin jo që është garancë se dikush do të jetë i mbrojtur nga devijimi nëse e ndjek atë sunet, ngase i tërë Kur’ani është i sqaruar  dhe i interpretuar me sunetin e të Dërguarit të Allahut. Cilat janë provat tuaja se komentet dhe sqarimit nuk janë në kundërshtim me Librin e Allahut? 

Njëri prej tyre më pati thënë: “me siguri se i Dërguari i Allahut e ka kundërshtuar Kur’anin në shumë dispozita në pajtim me kërkesat (kontekstin) e situatës”. Ndërkaq i befasuar i thashtë: “Ma cito një shembull të këtij kundërshtimi”.

 

Ai tha: “ Kur’ani thotë: Lavirin dhe lavren ndëshkojini me 100 kamxhinjë”, ndërsa i Dërguari i Allahut urdhëroi të gjuhen me gurë.”

I thashë: “Gjuhen me gurë laviri e lavirja që janë të martuar, që tradhëtojnë kurorën, ndërsa kamxhikosja vlenë për burrat e gratë beqare”.

 

Ai thotë: “Në Kur’an nuk specifikohet nëse fjala është për të martuar ose beqarë, meqë Allahu xh.sh., andaj më me ëndje e përdor nocionin “laviri ose lavirja” pa ndonjë kualifikim të tyre”.

I thashë: “Atëherë, sipas rezonimit tuaj, do të thotë se secili rregull i prëgjithshëm në Kur’an është i kundërthënshëm. A pretendon ti se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka kundërshtuar Kur’anin në shumicën e dispozitave?”

 

Ai u përgjigj: “I vetmi Kur’ani është i pagabueshëm, ngase Allahu ka garantuar ruajtjen e tij, ndërkaq sa i përket të Dërguarit, s.a.v.a., ai është njeri andaj herë gabon e herë vepron drejtë, pikërisht siç thotë Kur’ani për të: “Thuaj: Un nuk jam diç tjetër përveç se njeri sikur ju.”

I thashë: Pse ti luteh në mëngjes, në drekë dhe pasdreke, në mbrëmje dhe natën, edhe pse Kur’ani e përdor formulimin e përgjithshëm “Lutje” pa specifikimin e kohës se kur të lutemi.

Ai u përgjigj: “Në Kur’an thuhet: me të vërtetë lutja për besimtarin duhet të bëhet në kohën e caktuar”, ndërsa Profeti, s.a.v.a., i ka sqaruar terminet e lutjeve”.

E pyeta: “Si është e mundur të besosh të Dërguarit kur i cakton terminet e lutjeve, ndërsa dyshon në drejtësinë e tij sa i përket dispozitës për gjuajtjen me gurë të shkelësve të moralit?”

Ai u përpoq maksimalisht ta gjente ndonjë përgjigje të kundërthënshme me një filozofi të thatë pa kurrfar provash lojike dhe intelektuale.

 

Për shembull: askush nuk mund të dyshoj në terminet për lutje, sepse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. i ka ushtruar ato gjatë tërë jetës së tij pesë herë në ditë. Mirëpo ne nuk mund të jemi të sigurtë për ndëshkimin me gurë meqë ai këtë veprim e ka bërë një apo dy herë në jetën e tij. 

Naprimjer, ne može niko sumnjati u vremena (termine) molitvi, zato što je Božiji Poslanik izvršavao molitvu (namaze) tokom cijelog svog života pet puta na dan. Međutim, mi ne možemo biti sigurni za kamenovanje pošto je to on činio samo jedanput ili dva puta u svom

 

Ngjajshëm me këtë ai pretendonte se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk gabon kur për diçka urdhërohet nga Allahu. Mirëpo, kur ai gjykon sipas rezonimit të tij ai nuk është i pagabueshëm. Bazuar në këtë, sahabet do ta pyesnin të Dërguarin e Allahut sa herë që kanë kërkuar përgjigje për diçka, se nëse ajo që thoshte ishte prej tij apo prej Allahut? Nëse ai do të përgjigjej se është prej Allahut, ata do ta dëgjonin pa ndonjë kontestim, ndërsa kur thoshte: “Kjo është nga unë”, ata do të debatonin dhe diskutonin bashkëm me të dhe do të këshilloheshin, andaj ai do t’i pranonte këshillat dhe mendimet e tyre. Ndonjëherë Kur’ani do të publikonte ajete që do t’i vërtetonin qëndrimet dhe mendimet e ndonjërit prej sahabeve, që ishin në kundërshtim me mendimin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.. Për shembull, rasti i robit në Bedër dhe i rasteve të tjera të ngjajshme”.

Në mënyrën më të bukur tentova ta bind, por pa kurrfar suksesi, ngase dijetarët e ehli sunetit janë të bindur në qëndrime të tilla. 

 

Ngase sahihët e tyre janë përplotë hadithe të tilla që rrënojnë pagabueshmërinë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Për pasojë ata e konsiderojnë të Dërguarin si një person me një status më të ulët, se sa ndonjë i devotshëm, lider ushtrie ose shejh sufi i tarikateve. Nuk e teproj nëse them se sipas pretendimeve të tyre del që i Dërguari të jetë në një status më të ulët se sa një person i rëndomtë. Nëse i lexojmë disa prej haditheve në sahihët e ehli sunetit, do ta kemi krejtësisht të qartë se deri në çfarë shkallë Umajadët janë infiltruar dhe kanë ndikuar në mendimin e muslimanëve deri në ditët tona dhe se një gjendje e tilëë është trashëguar deri në ditët tona.

 

Nëse tentojmë ta hulumtojmë qëllimin e veprimeve të tyre dhe aktet përkatëse, do të arrinim deri te një përfundim i hidhur, se ata që kanë drejtuar muslimanët në krye të dinastisë umajade, lideri më i zëshëm i të cilëve ishte Muavija ibn Sufjan, nuk kanë besuar (sinqerisht) asnjë ditë se Muhamedi s.a.v.a. ishte i dërguar me mesazhin e Allahut dhe se ai është i Dërguari i Allahut. 

 

Nga ajo që pretendojnë sunit i bie se ata besuan se ai ishte një Profet që mashtroi njerëzit dhe arriti mbretërinë me koston e degradimit të njerëzve, me ndihmën e atyre robëre që ndihmuan në misionin e tij. Ky nuk është supozimi i vetëm, pasi disa supozime mund të jenë mëkat. Kur lexojmë vepra historike me synimin për të njohur karakterin e Muavijes dhe të tjerëve rreth tij, dhe atë që ai bëri gjatë mbretërimit të tij, dyshimet bëhen realitet dhe nuk mund të shmangen.

 

Ne të gjithë e dimë se kush ishte Muavija, kush ishte babai i tij dhe nëna e tij Hinda! Ai është një rob i liruar, i biri i një skllavi të liruar i cili e kaloi rininë në shoqërinë e babait të tij, duke mobilizuar ushtri për ta luftuar Profetin, s.a.v.a., e me këtë edhe  Allahun xh.sh., me synimin për të penguar misionin e tij me çdo kusht. Dhe pastaj kur të gjitha planet e tij ranë në ujë, kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ndryshe nga ata, erdhi deri te fitorja, ata dorëzohen dhe e pranojnë Islamin pa bindje të sinqertë. Por i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., për shkak të madhështisë së tij, me mëshirën e tij kalon mbi veprat e tyre dhe i trajton ata si njerëz të lirë. Dhe menjëherë, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahu, s.a.v.a., babai i tij donte të inkurajonte një fitne (huti) të re në mënyrë që të çrrënjoste plotësisht Islamin. 

 

Kështu ai erdhi  natën  te Hz. Aliu duke tentuar ta nxiste për t’u rebeluar kundër Ebu Bekrit dhe Omerit. Ai i premtoi Hz. Aliut shuma të mëdha parash dhe mbështetje të fortë ushtarake, por ai, Hz. Aliu e dëboi atë nga shtëpia e tij. Pas kësaj, ai, si një gjarpër i plagosur, mbeti në urrejtje dhe përbuzje ndaj Islamit, deri në fudn të jetës, ndërsa kur kushëriri i tij, Osmani, mori kalifatin, ai e shfaqi të gjithë mosbesimin dhe hipokrizinë e  tij, duke thënë: 

 

"Fëmijët e mi, jepjani kalifatin njëri -tjetrit si një top, kështu që betohem në atë që betohet Ebu Sufjani, nuk ka as Parajsë as Ferr!"

(Tarih i Taberiut, vëll. 10., fq. 58.; Muruxh al Zeheb, vëll. 2., fq. 343.)

 

Në tarihun e tij, Ibn Asakir transmeton se Enesi ka thënë: 

“Kur Ebu Sufjani u verbua, një ditë hyri te osmani, deri sa ky ende ishte kalifë, dhe e pyeti: A është i pranishëm dikush tjetër? JO – ishte përgjigjur Osmani. Ai në vazhdim thotë: “O Zot rregulloje këtë çështje si në kohën e xhahilijetit, riktheje këtu pushtetin diktatorial dhe të gjitha kodrinat dhe ultësirat nënshtroji në kontrollin e familje së beni Umejes.” (Tezbib ibn Asakir, vëll. 6., fq. 409.) Ky ishte Ebu Sufjani. 

 

 

 

A e din se kush është Muaviu?

 

 

 

Është e pakët, çkado që të thuash për atë që ia ka shkaktuar Ummetit të Mihammedit, s.a.v.a., gjatë sundimit të tij në Siri, pasi që fronin e sundimtarit e kishte grabitur dhunshëm.

Historianët kanë shënuar shumëçka, veçmas sa i përket përbuzjes së Librit të Allahut Kur’anit, sunetit dhe dispozitave sheriatike dhe shumë pisllëqe të tjera nga të cilat turpërohet gjuha dhe lapsi për t’i thënë e shkruar.

Mirëpo ne në shenjë rrespekti e ndjesie për vëllezërit tanë suni, që kultivojnë rrespekt ndaj Muaviut, nga jeta e tij do t’i përmendim vetëm se disa detaje tepër të shëmtuara, të cilat nuk bënë të heshten në asnjë rast.  

 

Gjithësesi në fillim duhet përmendur patjetër mendësinëe  tij dhe besimin e tij, të cilat qenësisht nuk dallonin nga besimi i babait të tij. Ai është ushqyer me qumshin e Hindës e cila kishte kafshuar shpnetkën (Zamahšeri, Rebiul Abrar, vëll. 3., fq. 155.; Babul Qarabat vel ansab, Tefsir Nahdžul-belage, Ebi Hadid, vëll. 1., fq. 332.), e cila ishte e njohur si ngatërrestare dhe fodulle. Dyftyrësinë dhe hipokrizinë i kishte trashëguar nga babai i saj, që ishte lider i hipokritëve, ndërkohë që pikërisht të gjitha këto veti kanë bërë që islami të mos futet në zemrën e saj të errësuar nga mëkatet.

Tani, pas një biografie të shkurtër për të jatin dhe të birin, të themi edhe diçka për karakteristikat e brendshme të të birit të Sufjanit i cili ishte edukuar sipas parimeve hipokrite të babait të vet. 

 

Zubejr ibn Bekar transmeton nga Mutavafa Mugire ibn Suba i cili ka thënë: 

“Bashkë me abain Mugiren hymë te Muaviu. Babai im gjithnjë bisedonte dhe këshillohej me të, ndërsa mua ma lavdëronte urtësinë dhe mendjehollësinë e Muaviut dhe u habit nga ajo që pa te Muaviu. 

Një natë e takova të brengosur, ia shtrova darkën, por ai refuzoi të hante. Pas një ore, duke menduar se mos shkaku i shqetësimit të tij ishte ndonjë veprim i yni, e pyeta: “Baba, cili është shkaku që ti sonte je i brengosur? Ai u përgjigj: “Biri im unë po vij nga njeriu më i pistë dhe më i tmerrshëm”. 

“Po kush është ky njeri” – e pyeta unë. “Muavija, sepse kur mbeta vetëm me të i thashë: “O lider i besnikëve tani më je në moshë të shtyer dhe është koha që t’i kthehesh drejtësisë dhe të tregohesh i mirë. Ti që ke realizuar qëllimin tëndë në çdo rast, nëse vetëm pak do t’i kiushtoje vëmendje farefisit tëndë; pjesëtarëve të benu Hashimit. Për Allahun, mos i shkëput lidhjet farefisnore, se më nuk ke asnjë arsye për t’ua pasur frikën. Ky gjest do të ishte për t’u mbajtur në kujtesë, ndërkohë që për këtë do të ishe i shpërblyer me sevape”.  

M’u përgjigj: “largë qoftë prej kësaj, larg qoftë prej kësaj!!! Çfarë shpërblimi, për çfarë sevapi kam nevoj unë? Ai (Ebu Bekri) që ishte nga një fis i rëndomtë, Tajmi, ishte udhëheqës dhe zbatonte drejtësi dhe bëri atë që bëri. Nuk kaloi shumë kohë pas vdekjes së tij, ndërkohë që emri iu harua, përveç se te disa persona që bartnin emrin e tij (Ebu Bekr). Pas tij hilafeti u drejtua nga Omeri. Ai punoi si punoi. 

Dhjetë vite u përpoq  dhe ka punuar seriozisht, mirëpo menjëherë pas vdekjes, emri i tij dhe kujtimi për të u harrua bashkë me të, përveç se te disa persona që bartnin emrin e tij. Pas tij në pushtet vie vëllau ynë Osmani, Ai ishte person që nuk e kishte shoqin, punoi atë që punoi, ndërkohë që edhe të tjerët punonin kundër tij. Dhe për Zotin menjëherë pas vdekjes emri dhe kujtimi për të u shkatërruan, ndërsa e vetmja që mbeti ishte ajo me çka e kanë ngarkuar. Mirëpo ky që është nga fisi Benu Hashim (mendon në të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., emri i tij përmendet zëshëm nga pesë herë në ditë gjatë namazit (Eshhedu ene Muhammeden Resulullah).

Bir i nënës tënde, çfarë kam unë të presë pas gjithë kësaj dhe në çka të shpresoj përveç se ta varrosi”.

 

Vdekje ty dhe planit tëndë. Ty që ke bërë të gjitha përpjekjet, ke investuar të gjitha paratë dhe pasurinë për ta shkatërruar emrin dhe kujtimin për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.. Të jeshë ti i varrosur.

 

Le të jetë faleminderimi për Allahun e Lartësuar i cili i eliminoi dhe i pamundësoi të gjitha nismat dhe kurthet tua ngase Ai ështëqë vigjëlon mbi pritat dhe kurthet tua të cilat i ke kursisur dhe po i kurdis. Ai është që të Dërguarit të vet ia shpalli: “Ne e kemi lartësuar kujtimin në ty”. Andaj si do ta kuptosh ti atë, kujtimin dhe lavdinë e të cilit e ka lartësuar Allahu i Lartësuar?!

Bëjë gjithçka që mundesh, përdore gjithë energjinë në rrugën që je, por të jeshë i sigurtë se fare nuk mund ta zvetënosh lavdinë e tij dhe kujtimin për të, përkundër kurtheve të kurdisura e as përmes hipokrizisë tënde.

Përkundrazi, Allahu do ta plotësoj dritën e tij megjithë përpjekjet e tua dhe të tjerëve si ti. 

 

Hë, kështu qenka puna!

 

A nuk ishe ti ai që kontrolloje lindjen dhe perëndimin, ç’ndodhi që ke rënë?! U harruan emri dhe kujtimi për ty dhe nuk mbeti asgjë e mirë prej teje, përveç të përkujtuarit e veprave tua të ndyta e të kqia me të cilat dëshiroje ta shkatërroje islamin, pikërisht ashtu siç e kishte paralajmëruar i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.

(Kitabul Murakijat, fq. 576. (Bagdad 1392.); Tarih M'asudi, Muruxhu Zeheb, vëll. 3., fq. 454.; Sharh Nehxhul-belaga, Ibn Ebi Hadid, vëll. 5., fq. 130.;Gadir, Allame Amini, vëll. 10., fq. 283.)

 

Ndërsa emri i birit të Benu Hashimit, Hz. Muhammedit, s.a.v.a.  është i lartësuar dhe i ngritur nëpër shekuj dhe do të zgjasë gjithnjë deri në Ditën e Gjykimit, përkundër të nënshtruarëve t’u nga benu Umejje, të cilët keni dashur t’i rrënoni vyrtytet dhe madhështinë e tij. Mirëpo da më shumë përpjekje që keni në këtë, madhështia dhe kujtimi për të Dërguarin janë rritur gjithnjë e më shumë. 

Ndërsa në Ditën e Gjykimit ju do ta takoni Krijuesin e Lartësuar shumë të zemëruar për shkak të risive që keni futur në besimin e Tij, ndërkaq për atë se si keni punuar ai do t’iu “shpërblejë” sipas meritës.

Nëse kësaj i shtojmë pasardhjen e tij, veçmas Jezid ibn Muavinë (të birin e Muavijes), atë njeri të korruptuar, pijanec i cili pa kurrfar turpi dhe në mënyrë kriminale shfryhej mbi dijetarët fetar dhe i cili ishte lëshuar edhe në mëkate të hapura duke përhapur huti dhe përçarje. E shohim se kjo është po ajo akide (besim) që e kishte trashëguar nga i ati dhe gjyshi.

 

Ai prej tyre e trashëgoi të krimin, imoralitetin, shfrenimin, alkoolizmin, kurvërinë dhe bixhozin. Dhe me të vërtetë, nëse Jezidi nuk do t’ishte i “dekoruar” me këso veti të mbrapshta, babai i tij nuk do t’ia ngarkonte muslimanëve në qafë   dhe kurrë nuk do ta kishte zgjedhur për halife. Ai veproi kështu sepse e dinte që në mesin e ashabëve ishte Hz: Huseini (nipi i të Dërguarit, s.a.v.a.), princi i të rinjëve të Parajsës. Andaj unë nuk kam asnjë dyshim se jetën, pasurinë e tij të fituar kundërligjshëm Muavia e shpenzoi me qëllim të shkatërrimit të islamit dhe muslimanëve.

 

Personalisht jam bindur se si kishte planifikuar që të shlyhej emri i Muhamedit s.a.v.a, mirëpo falë Allahut nuk pati sukses. Por pati sukses të drejtonte luftë kundër djalit të axhës së tij, mëkëmbës dhe përfaqësues i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe që më në fund ta vriste në mënyrë të tërthortë, ndërsa më pastaj duke sfrytëzuar hipokrizinë, mashtrimin dhe metodat e tjera të pista u kuorëzua lider i kalifatit. Ai pastaj vendoi Sunetin fatal, urdhëroi mercenarët dhe guvernatorët e tij që të mallkonin Hz. Imam Aliun dhe Familjen e të Dërguarit, s.a.v.a. – Ehli Bejtin, nga të gjitha minberët e xhamive, në të gjitha krahinat. Duke vepruar kështu, ai donte të mallkonte të Dërguarin Allahut, s.a.v.a., (Libri mbi Sifinin, fq. 44.,) por kur e kuptoi para vdekjes se koha e tij po mbaronte, se nuk kishte arritur të përfundonte misionin e tij, ai caktoi djalin e tij Jezidin si kalif mbi Ummeti musliman, për të përfunduar planin e babait të tij dhe dëshirën për të shkatërruar Islamin dhe rihapur rrugën për në Xhahilijet. Ky apostat dhe shthurës kapi fronin e kalifatit, përveshi mëngët dhe iu rrekë punës në realizimin e qëllimit të tij.

 

Ai së pari rrethoi qytetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. (Medinën), dhe më pas i lejoi pasuesit e tij të bënin çfarë t’iu teket me banorët e Medines.

Rreth 10.000 njerëz, përfshirë shumë sahabë të shquar, vriten, dhe ligjet dhe rregulloret islame shkelen pa mëshirë, ndërsa borziloku i bukur, lulja aromatike e Profetit Hz. Imam  Huseini vritet brutalisht. Pas kësaj vrasjeje, gratë dhe vajzat e Ehli Bejtit të pastër merren dhe trajtohen si skllevër lufte.

"Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." Dhe nëse Allahu nuk do ta kishte shkatërruar atë, ai me siguri do të kishte vazhduar me të gjitha krimet, mizoritë dhe tradhtitë deri në shkatërrimin e Islamit dhe myslimanëve. Por është gjithashtu e rëndësishme sot të heqësh velin nga ai, babai dhe gjyshi i tij dhe ta ekspozosh plotësisht besimin e tyre.

 

Kronikanët e ngjarjeve historike kanë vënë në dukje se pas tragjedisë së Al-Harr, ku u vranë rreth 10.000 prej muslimanëve më të mirë, gra dhe fëmijë dhe ku u përdhunuan gjithashtu më shumë se 1.000 vajza, nga të cilat afërsisht po aq gra të pamartuara përfundimisht mbetën shtatzëna, ndërsa burrave të tjerë iu desh të betoheshin për besnikëri ndaj Jezidit, ndërsa kushdo që refuzoi u vra. Dhe kur lajmi për të gjitha këto krime monstruoze arriti te Jezidi, krime këto që nuk i kishin bërë as Tatarët e Mongolët, ai u gëzua shumë dhe u ngazëllye deri në atë masë sa që menjëherë u lëshua në fyerjen dhe baltosjen e të Dërguaritt ë Allahut, s.a.v.a., duke e ilustruar këtë me një poemë.

Ibn Abdu Rabbin në librin e tij Al-aqd al-Ferid, vëll. 2, f. 301, raporton se Muavija e mallkoi Hz. Imam Aliun nga foltorja e xhamive, duke urdhëruar që kështu të veprohet edhe nga guvernatorët e të gjitha krahinave, urdhër i cili edhe u zbatua nga ta. 

 

Umu Seleme, gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i shkroi Muavijes:

 “Duke e mallkuar Ali ibn Ebu Talibin ti po e mallkon Allahun dhe të Dërguarin e Tij nga foltorja dhe ata që e duan atë. Unë dëshmoj se Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë. ”

 

Muavija, natyrisht, nuk i kushtoi vëmendje fjalëve të saj dhe e përfundoi fjalimin e tij me një poezi nga Ibn Zubara e recituar pas betejës së Uhudit:

 

"Sa mirë do të ishte sikur tani të ishin gjallë paraardhësit e mi që vdiqën në Bedër,T’i shohin klithmat e armiqve të mi nga goditjet e shpatave dhe shtizave tona; Ata tani do të ulurisnin nga gëzimi dhe do të thoshin: ‘O Jezid, duart e tua janë të praruara! Ju vratë udhëheqësin e të zgjedhurve të tyre dhe ne jemi hakmarrë për Bedrin. 'Unë nuk do të isha nga pasardhësit e Handafit nëse nuk do të hakmerresha ndaj pasardhësve të Muhamedit për atë që kishte bërë ai. Hashemitët luanin me perandorinë,ndërsa, që nuk bëhej fjalë për kurrfar relevate (shpallje, dërgesë). "

 

Gjyshi i tij Ebu Sufjani, një tjetër armik i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., kishte thënë:

 “Kapeni këtë o benu Umeje, kapeni atë (autoritetin) me bekimin e Ebu Sufjanit. Se me të vërtetë, nuk ka as Parajsë as Ferr ".

Edhe babai i tij, Muavija, armiku tjetër i Allahut dhe i të Dërguari të Tij, kur dëgjoi ezanin se Muhamedi ishte i Dërguari i Zotit, e tha shumë qartë: 

"çfarë vepra dhe çfarë kujtimi do të mbeten me këtë, o dobiç."

Djali Jezidi, armiku i tretë i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, thotë qartë: "Hashemitët luanin me mbretërinë, nuk erdhi asnjë Zbulesë apo mesazh."

 

Ne u njohëm me besimin e tyre në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, s.a..a., dhe i njohim veprat e tyre të turpshme me të cilat ata kërkuan të shkatërrojnë shtyllat e Islamit. Gjithashtu, ne e dimë neverinë e tyre ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., duke përmendur disa detaje, vetëm sa për ilustrim.

 

Po të donim të shkruanim për çdo detaj, do të duhej shkruar një vepër të madhe vetëm për bëmat e shëmtuara të Muaviut, e cila do të ishte e mjaftueshme për të hedhur mbi të turpin dhe përbuzjen e përhershme ndaj tij. Edhe pse disa studiues joparimor janë përpjekur të fshehin veprat e pista të Muavijes, meqë umajadët u dhanë njerëzve të tillë privilegje dhe dhurata për t'i mbajtur sytë e tyre të verbër. Ata e këmbyen Ahiretin për të mirat e kësaj bote dhe kështu futën në një thes të vërtetën me të pavërtetën, edhe pse ishin plotësisht të vetëdijshëm se çfarë po bënin. 

 

Shumica e muslimanëve kanë rënë viktimë e këtyre gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Nëse do t'i njihnin vetëm viktimat e vërteta, ata kurrë nuk do ta përmendnin Ebu Sufjanin, Muavijen dhe Jezidin, përveç se me përbuzje.

Në këtë diskutim të shkurtër, për ne është me rëndësi ta zbërthejmë shkallën e ndikimit të këtyre njerëzve, mercenarëve dhe pasuesve të tyre, të cilët sunduan mbi muslimanët për rreth 100 vjet. Ky ndikim është shumë aktual deri edhe në ditët tona.

 

Nuk ka dyshim se ndikimi i këtyre hipokritëve tek myslimanët ishte i madh. Ata ndryshuan bindjet, jetën, sjelljet, veprimet dhe madje edhe lutjet e tyre. Përndryshe, si mund ta shpjegonin ata ndryshe me devijimin e bashkësisë muslimane nga kërkimi i së vërtetës dhe braktisja e miqve të Allahut, dhe pajtimi me armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a. Si mund ta pranojmë faktin se Muavija, skllavi i liruar dhe djali i skllavit të liruar, djali i mallkuar i njeriut të mallkuar arrijnë pozitën e kalifit të muslimanëve?! 

 

Kalifi është pozita e cila reflekton statusin e mëkëmbësit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Duke pasur parasysh atë që hsitorianët duan ta besojmë, sipas së cilës, kinse, njerëzit i paskan Omer ibn Hatabit: "Nëse shohim ndonjë devijim tek ju, ne do të ngrihemi kundër jush me shpata". Mirëpo, ju i shihni po ata të njëjtit duke cituar Muavijen kur ai mori kalifatin me forcë dhe mashtrim, ndërkohë që predikimi i parë që ai u dha sahabëve dhe muslimanëve të tjerë ishte:

 "Unë nuk luftova për ju që të falni namazin dhe agjëroni, por që të sundoj mbi ju, unë jam lideri  dhe komandanti juaj”.

 

Me atë rast askush nga të pranishmit nuk lëvizi as gishtin, e as e kundërshtuan.  Ata (shumica) mjerisht e pasuan atë dhe këtë vit e shpallën vit të unitetit, ndërkohë që në të vërtetë ishte viti i përçarjes. Pas kësaj i shohim se si e pranojnë për lider të tyre edhe birin e tij Jezidin, një njeri të shthurrur, të cilin e njihnin mirë se çfarë soji ishte.

Ata nuk u rebeluan, as nuk u kthyen kundër tij, përveç disa prej tyre, të cilët u vranë nga Jezidi në betejën Al-Harr. Nga ata që mbijetuan, ai i bëri të jepnin betim besnikërie për të qenë skllevër të tij.

 

Çështja parinë e rrejshme të besimtarëve u përshkallëzua deri në atë pikë sa Jezidi e la në dorën e ushtrisë së tij qytetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Medine-Munevera, që ata të bënin me të çfarë të donin, për të përdhosur shenjtërinë e tij. Pas këtyre mizorive në Medinë, ata i vunë zjarrin Qabesë fisnike, ndërsa në haremin e Qabesë, në të cilën siguria ishte e garantuar për të gjithë, ata vranë sahabët më të mirë. Dhe mbi të gjitha, ai, Jezidi, i quajtur Emir-al-mu'minin (sundimtari i besnikëve), vret mizorisht lulen e Profetit dhe merr rob vajzat e tij të pastra. Por asnjëri prej këtij umeti nuk u ngrit kundër, askush nuk e gjetë për t’i dhënë ndihmën e parë princit të dëshmorëve në Parajsë, Hz. Huseinit.

 

Krimet morën përmasa aq të mëdha sa që filluan ta shqyenin edhe Librin e Allahut, Kur’anin Fisnik. Vehid Emeviu pa kurrfar turpi e shqeu Librin e Allahut duke thënë: “Nëse e takon Zotin tëndë në Ditën e Gjykimit, thuaji se më ka shqyer Vehid Emeviu”.

E gjithë kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta, kështu që ata filluan të mallkojnë Hz. Imam Aliun nga foltorja e të gjitha xhamive.

 

Në të gjitha qytetet populli u urdhëruan ta mallkoj dhe përbaltë Hz. Imam Aliun. Mirëpo, qëllimi përfundimtar i kësaj fushate nuk ishte vetëm Hz. Aliu, por edhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Atëbotë nuk u gjetë askush që të ngritet dhe të rebelohet ose ta shprehë ndonjë mënyrë të protestës. Ndëshkimet, megjithatë, ishin të tmerrshme, ndaj secilit që përmbahej ose refuzonte të zbatonte urdhrin (mallkimin) në fjalë ose do të vritej ose do të kryqëzohej në derë.

Gjërat shkuan aq larg sa liderët e besimtarëve haptazi pinin alkool në shtetet e tyre, argëtoheshin dhe kënaqeshin duke dëgjuar muzikë, duke vallëzuar dhe duke bërë kurvëri. Me pak fjalë, ata nuk kishin kufi në shfryrjen e epsheve të tyre.

 

Nëse gjendja e moralit të umetit islam kishte rënë në këtë nivel, duhet të ketë qenë një faktor që çoi në këtë gjendje. Dhe kjo është pikërisht ajo që na shpie në pyetjen e shtruar më herët, ndërkaq ajo ka të bëjë drejtpërdrejt me pagabueshmërinë dhe karakterin e vetë të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. 

Mirëpo, gjëja e parë që na tërheq vëmendjen është pse tre kalifët e parë Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani ndaluan shkrimin dhe transmetimin e hadithit. Ebu Bekri mblodhi njerëz në kohën e kalifatit të tij dhe u tha atyre: “Ju po transmetoni fjalët e të Dërguarit të Allahut dhe po polemizoni rreth tyre, ndërsa të tjerët pas jush  do të debatojnë edhe më shumë për këtë çështje. Prandaj, nuk ju lejohet të transmetoni asgjë nga thëniet e Profetit, dhe nëse dikush ju pyet për këtë, ju thoni: 

 

‘Mes nesh është Libri i Allahut, ajo që është në të është e njohur për ju, dhe ajo që është e ndaluar, gjithashtu është e njohur për ju. '”

(Az-Zehebi Tezkira al Huffaza, vëll. 1., fq. 2-3)

 

Omer ibn Hattabi ishte i dyti që ndaloi transmetimin dhe shkrimin e hadithit. Qarza ibn K'ab tregon: 

"Në kohën kur Omer ibn Hatabi na dërgoi në Irak, ai shkoi me ne dhe tha: "A e dini pse ju ndoqa? "Ne thamë:" Nga respekti për ne”. Ai tha : “Përveç kësaj, ju shkoni në fshatra dhe vende ku reflektimi i Kuranit ndihet si gumëzhima e bletëve. Mos i preokuponi me hadithe, lërini të kënaqen duke lexuar Kuran dhe shkurtoni transmetimet e thënieve të  Profetit, s.a.v.a., dhe unë do të jem bashkëpunëtori juaj në këtë çështje. Ky transmetues thotë: ‘Pas rekomandimit të Omerit, unë kurrë nuk kam rrëfyer asnjë hadith të vetëm.’ Kur mbërriti në Irak, njerëzit e inkurajuan që të fillonte transmetimin e haditheve tek ata. Qarza u tha atyre: ‘Omeri ma ka ndaluar transmetimin e tyre.’ ”

(Sunnen Ibn Maxhe, vëll. 1., fq. 12.; Sunnen El-Darimi, vëll. 1., fq. 85.; El-Zehebi Tazkira al Huffaz I.)

 

Në mënyrë të ngjashme, Abdurrahman ibn Awf thotë se Umer ibn Hattabi mblodhi sahabët nga krahinat e largëta për t'u dhënë atyre një ndalim për transmetimin e haditheve te njerëzit, dhe me katë rast iu tha: 

“Mbahuni për mua, mos u largoni nga unë deri sa të jem gjallë”', dhe ata nuk e lanë derisa la këtë botë. ”

(Hakim-Mustedrak vëll. 1., fq. 110.; Kenzul Ummal, vëll. 5., fq. 239.)

 

Diçka të ngjashme, thotë edhe Hattab Bagdadiu, sikur dhe Dhehebi në Tazkirul Hufaz, se Omer ibn Hatabi burgosi tre sahabë në Medinë, ata ishin:

 

Abu Dderda, Ibn Mes'udi dhe Ebu Mes'ud Ansari për transmetimin e tepërt të haditheve. Omeri urdhëroi sahabët që të sillnin me vete të gjitha hadithet e shkruara. Ata menduan se ai donte t'i harmonizonte këto hadithe me njëri -tjetrin në mënyrë që të mos kishte dallim mes tyre. Kur i sollën, ai të gjitha i dogji në zjarr.

(Ibn Sa'ad El-Tabakat Kubra, vëll. 5., fq. 140.; Al-Bagdadi Takdirul ilm.)

 

Osmani shkoi gjurmëve të Omerit, duke vazhduar trendine  njëjtë  duke theksuar dhe duke i urdhëruar që askush të mos lejohej të rrëfente hadithe që nuk ishin dëgjuar gjatë kohës së Ebu Bekrit dhe Omerit. 

Pas tyre vjen Muavija ibn Ebu Sufjani. Kur uzurpoi postin e kalifit, ai u ngjit në minber dhe tha: 

 

“O njerëz! Ju ndalohet të transmetoni hadithet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., përveç atyre haditheve të përmendura gjatë Kalifatit të Omerit ”.

(Hatib Bagdadi, Sheref ashabul hadis, fq. 91.)

 

Me siguri duhet të ketë pasur motive të fshehura pas ndalimit të përhapjes së haditheve të treguara nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Natyrisht, e gjithë kjo përkonte me hadithet që ishin në kundërshtim me atë që po ndodhte në atë kohë. Përndryshe, pse hadithet e Profetit do të ndaloheshin gjatë kësaj periudhe dhe nuk do të lejoheshin të shkruheshin, përveçse gjatë kohës së Kalifit Umer ibn Abdul Aziz?!

 

Prandaj, përmes deduksionit mund të nxjerrim përfundimin e bazuar në ngjarjet e lartpërmendura, se Ebu Bekri dhe Omeri e ndaluan transmetimin e haditheve kryesisht për shkak të haditheve të Profetit në lidhje me kalifatin, të cilët u thanë para shumë dëshmitarëve, nga frika se këto hadithe mund të përhapen në të gjitha rajonet dhe në të gjitha vendbanimet brenda tyre. Atëherë do të bëhej e qartë për njerëzit se kalifati i kalifëve të përmendur nuk është në përputhje me Sheriatin, sepse i takonte Ali ibn Ebi Talib, si kalif i caktuar nga Allahu. Ne e kemi diskutuar këtë çështje dhe kemi zbuluar të vërtetën për këtë në librin tonë Me të sinqertit. Kushdo që dëshiron konfirmim të mëtejshëm të kësaj çështjeje, mund t'i drejtohet këtij libri.

 

Gjëja befasuese lidhur me Umer ibn Hattabin është qëndrimi i tij kontradiktor, veçanërisht në çështjet e kalifatit. Ndërsa ne e shohim atë në një rol ku ai inkurajon njerëzit të shprehin besnikërinë e tyre ndaj Ebu Bekrit, madje edhe duke i detyruar. Nga ana tjetër, ai vetë pranon se zgjedhja e kalifit ishte një vendim i papritur dhe se Allahu kështu i mbrojti njerëzit nga fatkeqësitë, ndërsa që pas kësaj ne e gjejmë atë duke mëruar në Këshill prej  gjashtë personash të mandatuar për zgjedhjen e kalifit të radhës, duke porositur: "Nëse do të vinte ai i riu (duke aluduar në Hz. Imam Ali ibn Ebu Talibin)dhe e merr (kalifatin) , ai do të tregonte rreptësi ndaj njerëzve.” Nëse ai vetë pranoi se Aliu ishte personi i vetëm që mund t'i mbante njerëzit fuqimisht në islam, pse nuk e zgjodhi atë dhe ta përmbyllte këtë çështje, duke i dhënë një shembull kaq të mirë umetit të Muhamedit. Por ne e shohim atë në kundërshtim me vetveten duke i dhënë përparësi opinionit të Abdurrahman ibn Avfit duke rënë kështu edhe një herë në kundërshtim me vetveten: 

 

"Sikur Salimi, robi i liruar i Ebu Huzeyfas, të ishte gjallë, unë do ta caktoja atë si kalifin tuaj". 

 

Ky transmetim  i shërbeu Ebu Hanifas si provë se kalif mund të bëhej edhe një skllav i liruar. Duke vepruar kështu ai kundërshtoi hadithin e qartë të Profetit se kalifati i përkiste vetëm Kurejshëve. Bazuar në gyjkimin e Ebu Hanifas, kur turqit sapo morën kalifatin, medhebin hanefit e bënë medheb zyrtar. Atëbotë liderit të tyre suprem ia dhanë titullin sultani i madhë (Imam).

 

Edhe më befasuese se kjo është se Ebu Hafsa e ndaloi transmetimin e haditheve të Pejgamberit, s.a.v.a., se ai i vendosi Sahabët në një paraburgim shtëpiak duke ia ndaluar atyre daljen nga Medina. Ai gjithashtu ia ndaloi guvernatorëve të emëruar prej tij për të folur rreth Sunetit të Profetit. Ai gjithashtu dogji librat e hadithit që ishin në duart e sahabëve.

A është e mundur që Omer ibn Hattabi të mos e kuptonte Sunetin e Profetit i cili e sqaron Kuranin. A nuk i kuptoi (lexoi) fjalët e Allahut të Madhëruar: 

 

"Dhe ne të shpallim ty Kur'anin për t'u shpjeguar njerëzve atë që u është shpallur atyre, dhe që ata të meditojnë." Nahl, 44

 

Në mos ai kuptoi nga Kur’ani diçka që nuk e kishte kuptuar bartësi i Mesazhit të Allahut dhe ata të cilëve u zbrit Kurani.

Kjo është ajo që disa njerëz me qëllime të dyshimta janë përpjekur ta bëjnë, duke pretenduar se në disa raste Kurani erdhi me ajete që supozohej se verifikonin opinionet e Omerit, të cilat ishin në kundërshtim me mendimet e Profetit, s.a.v.a.

Sa herë që lexoja Buhariun dhe Muslimin gjithmonë kisha një dilemë, që përkon me refuzimin e Omerit për ta pranuar hadithin e Amar ibn Jasirit, veçmas në lidhje me transmetimin e tij mbi tejemumin e Profetit, duke i mbetur njëherit i befasuar edhe me fjalët e Amarit: “Nëse ti nuk dëshiron, unë nuk do të flas për këtë transmetim (nga frika nga Omeri). " Kjo dëshmon qartë se Omer ibn Hattabi ishte i ashpër dhe i rreptë ndaj atij që transmetonte hadithe nga Profeti Fisnik, madje duke mos nguruar edhe t’i persekutonte  ata.

 

Nëse sahabët në mesin e kurejshëve u frikësoheshin kalifëve dhe nuk largoheshin nga Medina, madje edhe ata që dilnin jashtë Medinës përmbaheshin nga transmetimi i haditheve nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., duke djegur librat e tyre në të cilët kishin regjistruar hadithe. Asnjëri nga ta nuk tha asgjë për këtë. Atëherë, cili ishte pozicioni i Amr ibn Jasirit, një i huaj absolut, i cili u përçmua nga Kurejshët vetëm sepse shprehte dashuri për Hz. Imam Ali ibn Ebu Talibin dhe ishte në anën e tij?

 

Mirëpo, iu ktheva shqyrtimit ë mëparshëm, të cilin e kishim diskutar kohë më parë, ndërsa ka të bëjë me të martën, ditën të cilën Ibn Abasi e quajti "ditë fatkeqësie". Kjo ishte kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. i urdhëroi të pranishmit që t'i sillnin letër dhe laps për t'u shkruar atyre një testament, pas të cilit ata nuk do të devjonin. Ne zbulojmë se atë ditë Omer ibn Hattabi ishte kundër vullnetit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kështu që ai e akuzoi atë për halucinacion dhe se nuk ishte në gjendje të kontrollonte veten për shkak të sëmundjes. Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga kjo! Atëherë Omeri tha: " Na mjafton Libri i Allahut." Këtë hadith e transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nisaiu... 

 

Nëse Omeri mund ta kishte penguar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. për regjistrimin (shënimin) e haditheve të tij dhe nëse ai mund ta kishte bërë këtë në prani të shumë sahabëve, duke e akuzuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., për halucnacione me një paturpësi të paparë në histori, atëherë nuk është çudi apo befasi, që ai, pasi profeit la këtë  botë, ai t’i tubo  ndihmësit e tij me synimin për t’i parandaluar njerëzit në çdo mënyrë që të transmetojnë hadithe, veçanërisht pasi atëbotë ai ishte një kalif i fuqishëm që posedonte fuqi dhe pushtet.

 

Qoftë nga frika, hipokrizia apo lakmia, shumë nga Kurejshët më eminentë që kishin ndikim në fise dhe klane të ndryshme iu bashkuan Omerit në këtë veprim. Ne i kemi parë ata, përkundër numrit të madh të tyre, ta mbështesin Omerin dhe pretendimin e tij se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., është në gjendje halucinacioni. Ne gjithashtu i gjejmë ata që marrin pjesë me të në pengimin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., për ta regjistruar testamentin e tij të fundit.

 

Unë jam i bindur se kjo ishte arsyeja kryesore që i Dërguari i Allahut të mos insistoj më nga lënia e testamentit, sepse duke qenë i informuar nga Allahu, ai e dinte se ishte një komplot jashtëzakonisht i fortë dhe se mund të kërcënonte mbijetesën e Islamit në tërësinëe  tij, nëse testamenti do të regjistrohej.

Ky ishte një testament me të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dëshironte të mbronte umetin e tij nga devijimi, por komplotistët e kthyen çështjen në mënyrë që, nëse shkruhej, të ishte shkak i keqkuptimeve dhe braktisjes edhe më të madhe të Islamit.

Si mundet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të mos e ndryshojë pozicionin e tij?

 

Prindërit e mi u bëfshin kurban për të, ngase ai ishte i sëmurë dhe në shtratin e vdekjes ai transmetoi Shpalljen nga Zoti i tij, e cila tingëllonte në veshët e tij dhe e mbushte zemrën e tij me pikëllim dhe dhimbje për umetin e tij, i cili shpërfillte fjalët e Allahut të Lartësuar. :

 "Nëse ai do të vritej ose do të vdiste, a mos do t’iu ktheheshit gjurmëve tuaja?"

 

Ky ajet nuk u zbulua rastësisht, por kryesisht për atë se Allahu i Madhëruar kishte dijeni për intrigat dhe ngatërresat e tyre, dhe kjo sepse Allahu i Lartësuar është i vetëdijshëm për çdo lëvzje të syrit dhe për atë që ata fshehin në zemrat e tyre. Ajo që e pikëlloi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ishte se Allahu e informoi dhe njëherësh e ngushlloi atë për të gjitha këto ndodhi.

Allahu i Lartësuar i premtoi atij shpërblimin më të mirë që nuk i është dhënë asnjë të Dërguari të Allahut dhe Ai i ka premtuar atij se asnjë i Dërguar i Allahut nuk do të jetë përgjegjës për mëkatet e umetit të tij, sepse Allahu i Lartësuar ka shpallur: 

 

“Se atë ditë, ata që bënë vepra të liga do të kafshojnë gishtat e tyre duke thënë:‘ Sa me fat do të isha nëse do ta kisha pasuar Profetin dhe rrugën e tij! Mjerë unë! Sa fat i mirë do të ishte nëse nuk do të kisha pasë miqësi me filanin e fistekun, ai më çoi në lajthitje duke harruar Allahun, pasi udhëzimi tashmë kishte ardhur. Djalli është mashtruesi i njeriut. "

 

Ndërsa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. do të thotë: "O Zoti im, populli im e ka konsideruar këtë  Kuran sikur të ishte një përmbledhje e pakuptimt!"

 

“Dhe kështu, Ne i kemi bërë çdo Profeti armiq mes mëkatarëve. Allahu është i mjaftueshëm si udhëzues dhe mbrojtës. ”

 

Gjatë këtij hulumtimi, ne nuk mund t'i shpëtojmë përfundimit të tmerrshëm që na imponohet në mënyrë të pashmangshme, se Ebu Sufjani dhe Muavija nuk do ta kishin mposhtur bartësin e Shpalljes, po të mos ishte pozicioni i shquar i Umer ibn Hattabit dhe qëndrimi i tij i ashpër në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Ne do të bindemi se kjo rezulton të jetë kështu, nëse bëjmë një analizë të qëndrimeve të tij gjatë gjithë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. dhe kundërshtimin e tij i të Dërguarit, s.a.v.a. në disa raste. Është përfundimi i pashmangshëm se ishte një komplot i madh, i planifikuar me qëllim të zvogëlimit dhe zhvlerësimit të figurës dhe karakterit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., duke dashur që Profetin ta paraqes para njerëzve të tjerë si një njeri i zakonshëm. Kështu, ai ishte i pushtuar nga ndjenjat ose ai iu nënshtrua dëshirave të tij dhe devijoi nga rruga e së vërtetës.

 

E gjithë kjo është projektuar me qëllim të mashtrimit të njerëzve të zakonshëm, që ata të besojnë se edhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk është i pagabueshëm. Dëshmia për këtë është se Omeri u përball me Profetin edhe në disa raste të tjera, dhe se kinse ishin shpallur edhe ajete kuranore që konsifrmonin mendimin e Omerit, dhe me këtë u shkua deri në atë pikë që t’i kërcënohet edhe të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i cili qau dhe tha: 

 

“Nëse Allahu do ta lëshonte ndëshkimin mbi ne, askush nuk do të shpëtonte përveç Omerit. ”

(Fillimin dhe mbarimin e transmeton Ibn Kethir nga Muslimi, Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu )

Nuk është rastësi që Omeri e urdhëroi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., të vinte një vello (nikab) mbi fytyrat e grave të tij, por ai nuk iu bind derisa u shpall ajeti kuranor me të cilin Profeti urdhërohej për t’i mbuluar gratë e tij me nikab.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 46.)

Gjithashtu kemi edhe transmetimin se kinse shejtani nuk ka frikë nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., por ka frikë nga Omeri dhe ikën prej tij. 

(Sahih Buahri, vëll. 4., fq. 96. i vëll. 8. fq. 161.; Sahihu i Muslimit, vëll. 7., fq. 115.)

 

Të gjitha këto transmetime të rreme pretendojnë ta ulin vlerën e Resulullahut, s.a.v.a., ndërsa  e ngrisin vlerën e sahabëve deri në nivelet më të larta.  Mirëpo Omeri i rezervoi vetes një primat shumë të lartë përmes transmetimit të hadithit, sipas të cilit edhe vet i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kinse, paska dyshuar në profetësinë e tij, duke deklaruar : 

“Sa herë që Xhibrili vonohej, mendoja se mos ka shkuar te Omer ibn Hatabi”.

 

Jam i bindur se ky dhe hadithe të ngjashëm janë sajuar gjatë sundimit të Muavijes, sepse kur nuk mund të ulnin cilësitë e Hz. Imam Aliut dhe duke i lënë ata të harrohen, ata u detyruan të kalojnë në ngritjen e Ebu Bekrit, Omerit dhe Uthmanit duke shpifur virtytet për ta ashtu që në sytë e njerëzve t'i paraqesin ata si më të ngritur se Hz. Imam Aliu. Me këtë ata donin të arrinin dy qëllime:

 

1) Ta ulni reputacionin dhe vlerën e Hz. Imam Aliut në sytë e njerëzve të rëndomtë dhe nga ana tjetër, ta rrisë reputacionin e tre kalifëve të parë.

 

2) Duke shpikur dhe fabrikuar hadithe, dëshironin të zhvlerësonin urdhrat dhe porositë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe veçanërisht ato që kishin të bënin me trashëgiminë e kalifatit, sepse anëtarët më të shquar të Ehli Bejtit, Hz. Hasani dhe Hz. Husejni ishin bashkëkohësit e Muavijes, kështu që nëse tre kalifët e parë ishin neglizhentë ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., lidhur me kalifatin, atëherë Muavija lehtë mund ta zhvleftësonte urdhrin e  Profetit se kalifati iu takonte nipërve të tij.

 

Gjithësesi, i biri i Hindës, ajo që hëngri mëlçinë e Hamzës, përmes intrigavi  të tij dhe në bashkëveprim me komplotistë të tjerë, ia doli në masë të konsiderueshme të prodhonte edhe efekte të tilla, ndërsa kur sot flisni për virtytet e Hz. Imam Aliut, për dijen, guximin, dhe për veprat e tij të mira, me të cilat e obligon umetin musliman, gjithmonë do të jetë dikush që do të qëndrojë para jush dhe do të thotë: I Dërguari i Allahut, s.a.v.a. thotë: 

“Se nëse në njërën anë të peshores e vendosni imanin e Ebu Bekrit dhe nga ana tjetër imanin e umetit, imani i Ebu Bekrit do të peshonte më shumë. "

"Ndërsa Omar al-Faruq është pikërisht njeriu që kishte aftësinë ta bënte dallimin mes së vërtetës dhe të pavërtetës." - do të thoshte dikush tjetër. Ndërsa "Osmani është poseduesi i dy dritave kështu që edhe engjëjt turpërohen prej tij."

(Sahihu i Muslimit, vëll. 7., fq. 116 i vëll. 4., fq. 186.)

 

Dhe nëse dikush dëshiron t'i analizojë këto gjëra, do të arrijë në përfundimin se, sipas këtyre transmetimeve, Omeri prinë në cilësi mbi të gjithë sahabët e tjerë, dhe kjo nuk është rastësi.

 

Meqenëse ai,më shumë se sahabët e tjerë, e kundërshtoi  dhe zihej me zotëruesin e Shpalljes, Kurejshët i dhanë përparësi atij, veçanërisht për shkak të rolit të tij në largimin e Hz. Imam Aliut nga kalifati dhe kthimi i së drejtës në kalifat, ekskluzivisht tek kurejshitë, gjë e cila iu shkonte për shtati, posaçërisht umajadëve, ndërkohë që duke qenë se shumica prej tyre kishin qenë robër, ata u liruan pas çlirimit të Mekës, andaj edhe ishin tepër të etur për pushtet dhe kalifat. Të gjithë ata gjithashtu e dinin shumë mirë se edhe pse Ebu Bekri e gjeti veten në krye të kalifatit, por personi më meritor për kapjen e kalifatit ishte Omer ibn Hattabi. Omeri printe në kundërshtimin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Ishte ai që nuk e lejoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ta përcillte me shkrim testamentin e tij të fundit mbi të drejtën e Hz. Imam Aliutnë në kalifat. Ishte Omeri i cili, pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., i kërcënoi njerëzit dhe ngriti dyshime për vdekjen e Profetit, në mënyrë që njerëzit të mos dilnin dhe t’i betoheshin Hz. Imam Aliut. Omeri ishte kampioni i Sakifes, në të ciën ai ishte i pari që iu betua Ebu Bekrit dhe kështu krijoi dhe forcoi udhëheqjen e tij. Ai ishte ai që kërcënoi të gjithë ata që ishin në shtëpinë e Hz. Imam Aliut, e që nuk ishin të gatshëm t'ia shprehnin besnikërinë Ebu Bekrit, se do t'i vinte flakën shtëpisë së tyre nëse nuk e bënin këtë. Ishte Omeri ai që gjatë kohës së Ebu Bekrit i caktonte guvernatorët sipas vullnetit të tij. Dhe ne nuk do ta teprojmë nëse pretendojmë se ai që në kohën e Ebu Bekrit ishte ai, në fakt, që në mënyrë indirekte drejtoi kalifatin.

 

Disa historianë përcjellin ngjarjet kur ata “zemrat e të cilëve duhej joshur" erdhën tek Ebu Bekri sikur që dikur vinin tek i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe kur kërkuan hisen e tyre që u ishte caktuar nga Allahu i Lartësuar në Kuran. 'an, ai u shkroi atyre një shënim dhe i dërgoi te Omeri për t'i marrë ato që u takonin.

 

Por Umeri e grisi menjëherë rekomandimin e Ebu Bekrit dhe u tha atyre: 

“Ne nuk kemi detyrime ndaj jush. Zoti e ka forcuar Islamin si besim, duke na liruar kështu nga detyrimet ndaj jush. Nëse dëshironi, pranoni Islamin, nëse nuk doni, shpata do të gjykojë mes nesh dhe jush. " Ata u kthyen përsëri tek Ebu Bekri dhe i thanë: "Ne nuk e kuptojmë kush është kalifi, ti apo Umeri?!" Ai u përgjigj: "Nëse do Allahu, ai është kalif dhe nënshkroi atë që bëri Omeri, pa asnjë kontestim."

(Kitabul El Xhavhara el-Naira fi fikh el Hanefi,vëll. 1., fq. 164.)

 

Në rastin tjetër, Ebu Bekri  e nënshkroi dokumentin për ndarjen e dy ngastrave tokë, që më pastaj e dërgoi dokumentin për verifikim te Omeri. Pasi lexoi këto dy dokumente, Omeri i pështyu dhe pastaj i shkatërroi. Ata e sikuan vëngër dhe pastaj u kthyen te Ebu Bekri dhe me zemërim i thanë: 

"Kush është kalifi, ti apo Umeri?" Ebu Bekri: "Me gjasë është ai ".

 

Ndërkohë, Omeri i zemëruar hyri te Ebu Bekri dhe i tha:

 

"Nuk ke të drejtë t'u japësh tokë këtyre të dyve!" Ebu Bekri reagoi duke thënë: "A nuk të thashë se ti je më i fortë se unë për këtë çështje (dmth. Kalifat), por ti nuk lejove ndryshe, por ma imponove mua këtë detyrë."

(El-Isaba fi-l-ma'rafa al-sahaba Askelani,në raportimin e tij nga Jajana dhe gjithashtu Ibn Ebi Hadid në komentin e Nehxhul-belage, vëll. 3., fq. 108.)

 

Nga kjo mund të mësojmë sekretin e statusit të veçantë të Omerit me Kurejshitë, ndërda në veçanti me Umajadët, të cilët e glorifikuan Omerin deri në atë pikë sa që atij i dhanë atribute të tilla si: gjeni, i frymëzuar, ndarës i së vërtetës nga e pavërteta (faruk), i drejtë, ndërsa në këtë mënyrë ndodhte  që i atribuonin trajtim më të mirë se sa të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Ne ndoqëm mendimin e Omerit nga Hudejbija deri në "ditën e fatkeqësisë". Përveç kësaj, ai i pengoi sahabët që të hulumtonin dhe të bënin homazhe ndaj trupit të Resulullahut, kështu që pema nën të cilën u dha "betimi për besnikëri (Bejatu-l-Ridvan)" u pre, dhe ai gjithashtu kërkoi t'i afrohej Abbasit, xhaxhait të Profetit, kështu që njerëzit të kuptonin se i Dërguari i Allahut u zhduk nga kjo botë dhe se epoka e tij kishte mbaruar dhe se më nuk kishte asgjë që ta kujtonte atë. Atëherë, pse do t'i kritikonim dhe qortonim vehabistët për qëndrime dhe veprim të tilla, kur kjo nuk është aspak një gjë e re në Islam, siç mendojnë gabimisht disa.

 

Ky ishte pikërisht momenti kur u hap dera e abuzimit për armiqtë e Islamit dhe orientalistët perëndimorë. Ata pranuan mendimin se Muhamedi, s.a.v.a., ishte një gjeni i cili e kuptoi se populli i tij u bë i famshëm bazuar në adhurimin e statujave, kështu që ai hoqi të gjitha statujat për ta, dhe vendosi "Hajar al-Aswad" (Gurin e Zi).

Gjithësesi, ne e shohim Omerin si një kampion në kundërshtimin e shkrimit dhe afrimit të haditheve të Profetit në atë masë saqë ai i kufizoi sahabët të largoheshin nga Medina, dhe i ndaloi të tjerët të regjistrojnë hadithe ose të djegin libra hadithesh të cilat tashmë ishin shkruar, ndërsa që e gjithë kjo bëhej për ta parandaluar përhapjen në mesin e njerëzve të sunetit të Profetit, s.a.v.a.

 

Nga kjo kuptojmë pse e futi në izolim shtëpiak Hz. Imam  Aliun, dhe do të dilte prej vetëm kur ftohej nga sahabet për të zgjidhur ndonjë problem , zgjidhjen e të cilit ata nuk e dinin. Omeri gjithashtu nuk i dha atij asnjë pozicion emërimi, as ndonjë pjesë në menaxhim, dhe e privoi atë nga prika e Fatimes, me qëllim që mos të kishte me çka t’i bënte njerëzit për vete.

 

Kështu historianët regjistrojnë se pas vdekjes së Hz.  Fatimes dhe kur pa që njerëzit i kthenin fytyrat anash, ai u detyrua t’ia ofronte besnikërinë Ebu Bekrit

 

Allahu ynë, bëhu ndihmës i Ebu Hasanit! Si mos të të urrejnë këta njerëz (o Ali!) Kur i vratë heronjtë (mushrikët) e tyre, kur i shkatërrove grupet e tyre dhe nuk u la atyre asnjë kujtim në arenën e vlerave, ndërsa në mejdan nuk iu la kurrfar vlere për ta.

Ti je kushëriri i Resulullahut, askush nuk është më i afër me të se sa ti, ti je burri i vajzës së tij, kanakares, Fatime (Zehra) - princesha e të gjitha grave në jetën e përtejme, ti je baba i dy djemve, princërit e të rinjve të Parajsës, ti je personi i parë që pranove Islamin. Ti je më i dituri dhe më i shkëlqyeri në botë.

 

Xhaxhai juaj, Hamzai, është i pari i dëshmorëve. Vëllai juaj Xhaferi është “fluturues” në Parajsë., Babai yt, Ebu Talibi ishte i pari i Mekës dhe ndihmës i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Të gjithë imamët e nderuar vijnë nga prejardhja juaj. Ju ishit i pari dhe më i përparuari nga ata që pranuan besimin. Ju jeni "Luani i Allahut" dhe luani i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Ti je i besueshmi i Allahut. Ju jeni shpata e Allahut dhe shpata e të Dërguarit të Tij, dhe kur ai ju dërgoi për ta shpallur heqjen dorë nga politeistët, ai mund t'ju dërgonte vetëm ju për këtë mision, sepse përveç jush, ai nuk i besoi aq shumë askujt tjetër. Ju jeni të sinqertë (Sidiq), ju jeni ndarësi i së vërtetës nga e pavërteta (Faruk). Ju jeni drita ndriçuese e Perëndisë dhe flamuri i udhëzimit. Ti je personi që imanin e besnikëve ia shoqëron miqësisë dhe  (munafikinë-pabesinë) munafikun e publikon në armiqësi.

 

Ti je porta e qytetit të dijes dhe kushdo që të ndjek ty do të hyjë në qytetin e dijes. Dhe gënjen kushdo që thotë se mund të hyhet përmes ndonjë porte tjetër, përveçse përmes portës tuaj.

O Ebu Hasan! Cili prej tyre është si ju dhe cili prej tyre ka virtytet tuaja. Nëse ka respekt dhe nderë, ju jeni dëshmia për këtë. Po, për të gjitha ato cilësi dhe vlera me të cilat ju ka paisur Allahu, ata ju kishin zili, dhe meqenëse ju jeni i zgjedhuri i Allahut për kalifatin, ata ju larguan prej tij. Dhe këta shtypës do të shohin se çfarë fati i hidhur dhe çfarë fundi i pret.

 

Ti je porta e qytetit të dijes dhe kushdo që të ndjek do të hyjë në qytetin e dijes. Dhe kushdo që pretendon se dikush mund të hyjë në ndonjë portë tjetër, përveç nga e juaja, gënjen.

Hej Ebu Hasan! Cili prej tyre është si ju dhe cili prej tyre ka virtytet tuaja. Nëse ka respekt dhe vlerësim, ju jeni prova e saj. Po, për të gjitha ato cilësi dhe vlera me të cilat të ka pajisur Allahu, të kanë pasur zili dhe duke qenë se ti je i zgjedhuri i Allahut për kalifat, të kanë larguar prej tij. Dhe këta keqbërës do të shohin se çfarë fati i hidhur dhe çfarë përfundimi i pret.

 

Sado që lapsi të shkruaj me të vërtetë e ka të vështirë t’i shkruaj fjalimet, udhëzimet dhe lutjet e Udhëheqësit të besnikëve, Hz. Imam Alisë, pikërisht të atij ndaj të cilit u ushtrua dhunë gjithnjë deri në momentine  fundit të jetës.

 

Në këtë drejtim, ai vetëm e ndoqi plotësisht shembullin e madhëtë tij, Resulullahun, s.a.v.a., ndaj të cilit u ushtrua dhunë si gjatë jetës po ashtu edhe në momentet e fundit të kalimit nga kjo botë. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka kaluar tërë jetën e tij në xhihad, këshillim, përpjekje për të udhëzuar besimtarët, ndërsa  ndaj tyre është sjellur me shumë mëshirën dhe butësinë më të madhe. Ndërsa në momentet e fundit të jetës së tij, ai u përball me fjalë të vrazhda dhe të shëmtuara duke e akuzuar se po fliste përçartë . Gjithashtu, ata vunë në dyshim urdhërinë e tij për t’u rreshtuar nën flamurin e Usame in Zejdit. Dhe kur trupi i tij i bekuar i dha fund edhe çasteve të fundit t jetës në këtë botë, ata jo vetëm që nuk morën pjesë në larjen dhe përgatitjen e tij për lamtumirën e fundit, por nxituan drejt Sakifas, për ta kapur kalifatin. Pas vdekjes së tij, ata filluan një proces për të nënçmuar madhështinë e tij dhe për ta zhvlerësuar atë në sytë e botës së zakonshme, madje edhe duke e mohuar pagabueshmërinë e tij, pavarësisht dëshmive nga Kurani dhe arsyetimit racional, ndërsa të gjitha këto ishin pasojë e synimeve të tyre për pushtet të përkohshëm dhe botën kalimtare.

 

Përmes këtij hlumtimi, ne mund të shohim qartë qëndrimet e disa prej sahabëve se çfarë raporti kishin ata ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ndërsa luftonin për pushtet.

Sundimtarët Omajad morën kalifatin duke konsideruar si trashëgimi të veten dhe ishin plotësisht të bindur se ai do të mbetej në zotërimin e tyre përgjithmonë, dhe as që mendonin se do të vie dita kur ai do t’i dilte dorësh.

Cili ishte motivi i tyre themelor për shpikjen e vazhdueshme të transmetimeve që kërkonin të ulnin karakterin dhe veprën e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, s.a.v.a.?

 

Sipas mendimit tim, ka dy arsye kryesore për këtë:

 

Arsyeja e parë ishte se duke ulur autoritetin e Muhamedit, s.a.v.a., nënkuptonte gjithashtu një sulm ndaj autorëve të Benu Hashim, sepse përndryshe do të thoshte një rritje e dukshme e popullaritetit të Benu Hashimit, në sytë e të gjitha fiseve të tjera në Gadishullin Arabik, e cila nuk i përshtatej Benu Umejës që ishte fisi me rivalitet të përjetshëm ndaj tyre, të cilët mezi prisnin rastin për hakmarrje. 

Hz. Imam Aliu, i cili pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ishte kreu i Benu Hashimit, ishte, siç dihet, objekti kryesor i urrejtjes dhe mërisë së Muavijes. Tani është e qartë pse Muavija filloi luftërat kundër Hz. Imam Aliut,  e të cilat i nxiti ekskluzivisht për shkak të dëshirës për ta rrëmbyer kalifatin nga Hz. Imam Aliu. Ekzistojnë dëshmi të qarta se Muavija ishte i trimëruar me urrejtje nga thellësia e qenies së tij pas rënies dëshmorë të Hz. Imam Aliut, duke nisur fushatën e egër kundër dinjitetit dhe autoritetit të Hz. Imam Aliut, përfshirë fyerjet dhe mallkimet nga të gjitha foltoret dhe minberët e xhamive në të gjithë kalifatin islam. Muavija bënte kalkulime dinake, se nëse ai do ta rrënonte dinjitetin e Hz. Imam Aliut, e me këtë shpresonte ta ulte edhe autoritetin e vetë të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ndërsa duke mallkuar Hz. Imam Aliun do të mallkohej edhe Resulullahu, s.a.v.a.

 

Arsyeja e dytë e zhvlerësimit të autoritetit të Profetit ishte se umajadët kërkonin, në fakt, të amnistonin veprat e tyre të mbrapshta, lakminë, zilinë, konfuzionin e tyre, të gjitha të shënuara dhe të regjistruara gjatë historisë. Qëllimi i tyre ishte të paraqisnin të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., si një person i fiksuar pas pasioneve të tij, kështu që ai kishte një prirje të tillë për gratë, saqë nganjëherë harronte detyrimet e tij të përditshme, ndërkohë që ndaj njërës prej tyre ai shprehte aq shumë prirje dhe dashuri duke mos qenë i drejtë ndaj grave të, në atë masë sa ato i kërkuan hapur që të mos harrojë drejtësinë. Pra, duke shpifur këso sjelljesh inekszistentendaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., është e qartë se dëshirohej të mos lihej hapësirë për t’i kritikuar njerëzit e rëndomtë, të tillë si Muavija, Jezidi e të ngjajshmit me ta.

 

Rreziku i fshehur në arsyen e dytë është se umajadët shpikën dhe trilluan transmetime dhe hadithe duke ia atribuar ato të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Kështu që kjo për ta u bë  sunet profetik.  

Unë do të citoj disa shembuj të këtyre haditheve të turpshme dhe të rreme të cilat u falsifikuan me qëllim të uljes dhe poshtërimit të karakterit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Nuk do të lëshohem në detaje kur bëhet fjalë për këtë temë, prandaj do të kufizohem në atë që është përcjellë dy autoritetet sunite në Sahihët e tyre, Buhariu dhe Muslimi.

 

 1. Buhariu, "Libri i larjes rituale në pjesën që ka të bëjë me dikë që ka kryer marrëdhënie seksuale dhe e ka përsëritur atë." Transmetohet nga Enes se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i vizitonte gratë e tij në një orë gjatë natës ose ditës dhe i vizitonte të njëmbëdhjetat prej tyre. Ai tha: 

"E pyeta Enesin," A kishte ai forcë për këtë? " Enes u përgjigj: "Ne kemi thënë se ai kishte forcë për tridhjetë (gra)".

 

Le ta analizojmë së bashku këtë hadith të rremë që portretizon praktikën e të Dërguarit të Allahut, nga i cili mund të konkludohet se kishte dëshirë të pangopur për seks, se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me njëmbëdhjetë gra në vetëm një orë dhe se ai iu afrua një gruaje tjetër ndërkohë që akoma mbi të ishin gjurmë të sekrecioneve nga gratë e mëparshme. Lexues i dashur me këto thuhen në sahihët e tyre ty nuk të lihet asnjë rrugë tjetër, përveçse të krijosh një imazh dhe të mendosh: "Si mundet një burrë të kërcejë mbi gruan e tij si një kafshë, pa asnjë paralojë dhe skofiaritet?"

 

Dihet që edhe në mesin e kafshëve ka rend, meqë ato fillimisht - para se të lëshohen në marrëdhënieve seksuale – krijojnë një afërsi duke u shoqëruar mes vete me butësi dhe vardisje gjatë një periudhe të caktuar, sepse edhe ato kanë nevojë për parapërgatitje. Si mund të sillet Profeti ynë i madh, s.a.v.a., në këtë mënyrë? Zoti i mallkoftë dhe i dënoftë për trillimet e tyre!

Arabët e asaj kohe, madje edhe sot, ishin krenarë për fuqinë e tyre seksuale, duke menduar se kjo ishte një shenjë e maskulinitetit. Ata i atribuan këto anekdota të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., prandaj, duke ia atribuar atij sjelljet që Allahu i kishte ndaluar. Allahu thotë: "Mos iu afroni grave tuaja si kafshë, por bëni diçka që do t'ju afrojë mes veti".

 

Falë transmetimeve të tilla, armiqtë e Islamit sulmojnë Profetin duke e përshkruar atë si një njeri që ka etje të pashuar për seks dhe për gra.

A mund të pyesim Enes ibn Malikun, transmetuesin e hadithit, si arriti në këtë informacion, kush i tha se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kishte një marrëdhënie intime me të gjitha gratë e tij brenda një ore?

 

Nëse i Dërguari, s.a.v.a., ia kishte zbuluar këtë sekret atij? A është e dinjitetshme që kushdoqoftë prej nesh t’i tregojë një tjetri për marrëdhëniet tona seksuale me gratë?

Apo se këto infomracione atij ia dhanë gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.? A është e dinjitetshme për gratë myslimane t'u tregojnë njerëzve të tjerë për aktet e tyre seksuale apo, Enesi e ka shoqëruar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. në jetën e tij private?

 

Kërkojmë strehim tek Allahu nga ndihmuesit e shejtanit! Mallkimi i Allahut qoftë mbi gënjeshtarët! 

Nuk kam asnjë dyshim se sundimtarët umajadë dhe abasidë ishin lakmitarë dhe dëshironin shumë gra dhe vajza, dhe për këtë arsye, ata shpikën histori të tilla për t’u amnistuar nga mëkatet e tyre.

 

 

2. Buhariu transmeton në librin e 3 -të të Sahihut, f. 132. se Aishja, gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., tha: 

“Gratë e të Dërguarit të Allahut i dërguan Fatimen, vajzën e tij, tek ai (d.m.th., te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.). Ajo kërkoi leje për të hyrë, ndërsa ai ishte mbështetur për trupin tim me një mantel. Ai e lejoi atë të hyjë, kështu që ajo i tha: 'O i Dërguari i Allahut, gratë e tua më kanë dërguar te ti, duke të kërkuar që të jesh i drejtë me to kur bëhet fjalë për vajzën e Ebu Kuhafës (Aishes).' Unë qëndrova e qetë.  Ai i tha Fatimes, ‘Fëmija im i dashur, nuk e do atë që unë dua?’ Ajo u përgjigj: ‘Po.’ Ai tha: ‘Atëherë duaje atë ...’

 

Hadithi vazhdon deri në pikën ku gratë e të Dërguarit të Allahut dërgojnë një mesazh tjetër, këtë herë përmes Zejneb bint Jahshit, gruas së Profetit, duke i bërë thirrje që të jetë më i prirur ndaj vajzës së Ebu Bekrit. 

Ajo shkoi për ta parë ndërsa ai ishte shtrirë me Aishen e mbuluar me një mbulesë, ashtu siç e kishte gjetur vajza e tij Fatimeja. Ajo insistonte duke kërkuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të ishte më i drejtë dhe duke ia tërhequr vërejtjen për raportetet e tij nda Ajshen, të ndryshëm në raport me gratë e tjera, ndërsa pas kësaj filloi ta sulmonte dhe ofendonte Aishen, e cila poashtu u soll në të njëjtën mënyrë ndaj Zejnebës, derisa nuk u qetësa. Ndaj kësaj skene Profeti tha duke qeshur: "Ajo është vajza e Ebu Bekrit."

Çfarë mund të them për këtë transmetim të shëmtuar që përshkruan të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., se ai është një person që ndjek pasionet e tij dhe nuk tregon drejtësi ndaj grave të tij. Edhe pse thuhet në Kuran, "Nëse keni frikë se nuk do të jeni të drejtë me to, atëherë martohuni vetëm me një grua ose jetoni me ato që keni në pronësi".

 

Si mundet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ta lejojë vajzën e tij Fatimen, Princeshën e Grave, të hyjë ndërsa ishte shtrirë me gruan e tij nën të njëjtën mbulesë dhe t’i thoshte asaj: “O fëmija im, a nuk e do atë që unë dua … ”Në mënyrë të ngjashme vepron edhe pakë më vonë kur në dhomën e tij futet edhe Zejnebja, ndërkohë që kjo e fundit e qortonte të ishte më i drejtë, ai qeshi dhe tha: “Ajo është vajza e Ebu Bekrit.”

Shikoni, lexues i nderuar, si ia mveshin të Dërguarit të Allahut këtë sjellje përbuzëse dhe çfarë fjalësh i mveshin , atij që është simbol i drejtësisë dhe barazisë në të drejta dhe moral. Ata e përshkruajnë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., si një që i dha pak rëndësi karakterit fisnik, si dikush që nuk di për vyrtyte dhe maskulinitetin ideal.

 

Shikoni, lexues i dashur, kjo sjellje duhet të dërgohet në zotërim, si të thuash dhe çfarë fjalësh i transkriptojnë atij, atij që është simboli i drejtësisë dhe i barazisë. Ata e lidhin Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., si një që i dha pak rëndësi karakterit të drejtë, duke mos ditur ndershmërinë dhe maskulinitetin ideal.

Fatkeqësisht, ka shumë hadithe të tilla në Sahihët e Ehli Sunetit, ku motivi i transmetuesve të tyre është në dukje i mirë për disa prej sahabëve, veçmas për Aishen, sepse ajo është vajza e Ebu Bekrit, dhe me këtë, me apo pa vetëdije, poshtërohet i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të,  pikërisht  ashtu siç e thashë, shpikja e haditheve të tilla është vetëm për ta ulur madhështinë e personalitetit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. ka edhe hadithe të tjera të këtij lloji.

 

 

3.  Muslimi në Sahihun e tij, në pjesën që flitet për vyrtytet e Osman bin Afanit, trnasmeton se Ajsheja dhe Osmani kanë thënë: 

“Ebu Bekri kërkoi leje të hynte te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dei sa ai qëndronte shtrirë me Ajshen i veshur me veshje gjumi në shtrat. Mandej i Dërguari, s.a.v.a.a, ia plotësoi nevojat e tij dhe ai u largua. Pas tij lejen për të hyrë te i Dërguari, s.a.v.a., e kërkoi Osmani, me ç’rast i Dërguari, s.a.v.a., u ngrit duke e pritur ulur duke i thënë Ajshes: “Mblidhe veshjen tënde rreth trupit. “Unë e kreva punën time me të dhe dola nga aty” – thotë Osmani.

Ajsheja thotë: “O i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., si m’u duk mua, unë nuk vërejta se ti u turpërove nga Ebu Bekri dhe Omeri, ndërsa turpërohesh nga Osmani”?

I Dërguari i Zotit u përgjigj: “Osmani është një njeri shumë i turpshëm. Kisha frikë se nëse e lejoja të hynte dhe unë të qëndroja në atë gjendje, ai nuk do t’i shpaloste problemet e tij ”.

 

Allahu i poshtëroftë Benu Umejët që vazhduan ta poshtërojnë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., me qëllim të ngritjes së statusit të udhëheqësve të tyre!

 

 

4. Në Sahihun e tij, në kapitullin "Këshilla ose urdhëri për të marrë gusul pas marrëdhënieve seksuale me gratë ", gjejmë këtë transmetim nga Muslimi :Transmetohet nga Aishja se ndërsa ajo ishte ulur në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., erdhi një burrë dhe e pyeti: 

“Nëse gusuli është i detyrueshëm për të dy personat që kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe kur ai ndihet përtac për t’u pastruar, si të veprohet me atë rast? " I Dërguari i Zotit u përgjigj: "Më ndodh mua dhe asaj (duke aluduar në  Aishen), pastaj lahemi më vonë."

(Sahihu i Muslimit, vëll. 1., fq. 187.)

 

Ju lë juve lexues të dashur që vetë ta vlerësoni këtë hadith, nëse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i lejon vetes të shkojë aq larg sa të diskutojë me njerëzit e tjerë për marrëdhëniet personale seksuale me gruan e tij, madje edhe në prani të saj. Sa shumë hadithe të tilla janë transmetuar në llogari të Aishes, vajzës së Ebu Bekrit që e nënvlerësojnë pozitën e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

Sipas disa legjendave, ai i vinte faqen e tij në faqen e saj, ndërkohë që ajo shijonte vallëzimin e zezakëve në një gjendje të tillë, dhe në raste të tjera ai e mbante mbi supet e tij. Përndryshe, ai do të garonte me të dhe ajo do ta mundte atë në mënyrë që i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., të priste që ajo të fitonte në peshë, në mënyrë që ai t’ia kalonte asaj në vrapim, duke i thënë: "Ky është barazim".

 

Në një rast tjetër, thuhet se ai do të mbështetej mbi të nga mbrapa, ndërkohë që në shtëpinë e tij disa gra iu binin defave dhe instrumenteve të tjera djallëzore, ndërsa Ebu Bekri do t'i kritikonte që të dy.

Sa shumë hadithe të tilla janë transmetuar në Sahihët, qëllimi i vetëm i të cilëve është të degradojnë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., si hadithet që pretendojnë se i Dërguari i Allahut iu nënshtrua magjisë duke mbetur për një kohë i pavetëdijshëm për atë që thoshte dhe bënte. Ai mendoi se kishte bërë seks me gratë e tij, ndërkohë që kjo nuk kishte ndodhur.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 4., fq. 68.; vëll. 7., fq.29.)

 

Hadithet e tjera pohojnë se një nga shprehitë e tij ishte seqëndronte i papastër (xhunub) në mëngjeset e Ramazanit, (Sahihu i Buhariut, vëll. 2., fq. 232. i 234. ) se gërhiste ndërsa ishte në gjumë, kështu që zgjohej dhe falej pa marrë abdes. (Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 44. i 171.)

Ne gjithashtu hasim në transmetime në të cilat thuhet se ai harronte gjatë lutjes se sa reqate i kishte falur. (Ibid, vëll. 1., fq. 123.; Ibid, vëll. 11., fq. 65. )

Për më tepër, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk e dinte se çfarë fati e pret atë në Ditën e Gjykimit dhe nuk e dinte se çfarë do të ndodhë me të. (Ibid., vëll. 2., fq. 171.)

Pastaj, ai urinonte në këmbë, ndërkohë që shoku i tij largohej prej tij për ta lënë vetëm, mirëpo, kinse, ai do ta kthente atë që të ishte pranë tij derisa të përfundonte urinimin. (Sahihu i Muslimit, vëll. 11., fq. 157.)

 

Po, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e trajtoi gruan e tij Aishen aq njëanshëm saqë madje i urdhëroi të gjithë myslimanët përfshirë edhe veten të kërkonin gjerdanin e saj që ajo kishte humbur. Ata nuk kishin as ujë me vete, andaj të pranishmit u ankuan për sjelljen e Aishes, pas së cilës babai i saj erdhi tek i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe e kritikoi atë. Kjo kishte ndodhur ndërsa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte duke fjetur në krahun e saj. Po ju sjellim transmetimin e detajuar: 

 

Buhariu në Sahihun e tij, në kapitullin mbi tejemumin tregon se Aishja tha: “Ne u nisëm me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., në një nga udhëtimet e tij. Arritëm në Bida ku humba gjerdanin tim. Pastaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., filloi ta kërkonte veprim ky që u ndoqë edhe prej njerëzve të tjerë. Nuk kishte ujë të pijshëm as aty pranë e as që  njerëzit ,kishim marrë me vete. Njerëzit filluan t’i afrohen Ebu Bekrit dhe t’i thonë: ‘A nuk e shihni se çfarë bëri Aishja. Ajo punësoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.,  dhe njerëzit e tjerë për ta kërkuar gjerdanin e saj, ndërsa këtu nuk ka uj. ’Ebu Bekri shkoi te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., duke e parë atë duke pushuar me kokën mbështetur për kofshën e saj, ku edhe e kishte zënë gjumi. Ai i tha asaj: "Ti e ke kapur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.,  dhe njerëzit e etur që nuk mund të gjejnë ujë".

Pastaj ajo tha: 

‘Babai im vazhdoi të më kritikonte aq sa donte Allahu të më kritikonte mua, dhe pastaj filloi që me dorën e tij të më godiste në kofshë. Asgjë nuk më pengoi të lëvizja përveç se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i cili flinte në prehrin tim. Ai fjeti deri në mëngjes. Nuk kishte ujë përreth, kështu që Allahu i Madhëruar shpalli ajetin e tejemumit dhe ata morën tejemum. "

Asiyad ibn El-Huday, një nga udhëheqësit, tha: 

"Ky nuk është bekimi i parë për ju, o anëtarë të shtëpisë së Ebu Bekrit", ndërsa Ajsheja pas kësaj tha: “Ne e detyruam devenë të ngritet, në të cilën rëndom shaloja unë, nëdrsa nën të gjeta gjerdanin tim”.

 (Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 86.)

 

A mund të besojë ndonjë besimtar që është i vetëdijshëm për Islamin se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte aq neglizhent ndaj namazit,  saqë i punësoi të gjithë muslimanët, madje edhe në një vend ku nuk kishte as ujë, ta kërkonin gjerdanin e gruas së tij? Që mandej t’i lë muslimanët që brengoseshin për namazin, t’i ankoheshin Ebu bekrit, ndërkohë që njerëzit i ankoheshin Ebu Bekrit, ai ishte në gjumë dhe nuk ishte plotësisht në dijeni të hyrjes së Ebu Bekrit, kritikave të tij dhe goditjeve të tij në kofshën e Ajshes. Si është e mundur që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,  të lërë njerëzit duke kërkuar gjerdanin kur kishte mungesë uji dhe në momentin kur ishte koha për namaz, ndërkohë që ai të flinte në prehrin e gruas së tij?!

 

Nuk ka dyshim se ky transmetim u shpik gjatë kalifatit të Muavijes dhe nuk ka kurrfarë baze. Përndryshe për të shpjeguar një ngjarje si kjo në të cilën të gjithë sahabët ishin të pranishëm përveç Omer ibn Hattabit, meqë ai nuk dinte për tejemumin kur u pyet për të, siç transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre, në pjesën për tejemumin.

Gjëja e rëndësishme në gjithë këtë është të kuptoni se komplotet kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ishin qëllimkqia, madje deri në atë masë saqë askush prej nesh sot, përkundër korrupsionit dhe imoralitetit (i cili është përhapur si në det ashtu edhe në tokë), personalisht nuk do të ishte i kënaqur nga kjo formë sjelljeje dhe veprimi. Si mund të lejohet atëherë për personin më të madh të njohur në historinë njerëzore dhe që përfaqëson personin të cilin Allahu i Plotfuqishëm e ka sfiduar dhe e ka bërë më të mirin për nga shprehitë dhe karakteri.

 

Sipas mendimit tim, intrigat kishin filluar tashmë pas Haxhit Lamtumirës dhe pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kishte caktuar Aliun si pasardhës të tij në ditën e Gadir Humit.

Ata që kishin dëshirë të madhe për udhëheqje e dinin se mënyra e vetme për ta për ta kundërshtuar zgjedhjen e Hz. Imam Aliut ishte opozitarizmi dhe rebelimi, pavarësisht sa u kushtonte atyre, edhe nëse do të thoshte kthim në besimin e vjetër.

 

Prandaj, duket e dëshirueshme interpretimi i ngjarjeve që filluan me kundërshtimin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në të gjitha urdhëresat e tij. Kjo filloi me parandalimin e lënies së testamentit nga ana e tij e deri në zgjedhjen e Osamas si komandant i ushtrisë, për ngurrimin e tyre për t'u bashkuar me ushtrinë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Për më tepër, është e rëndësishme të interpretohen ngjarjet pasi ai la këtë botë, që nga detyrimi i njerëzve që të betohen për besnikëri dhe kërcënimet për djegien e pronës  së disidentëve, midis të cilëve ishin Hz. Fatimja, Hasani dhe Huseini.

 

Ngjajshëm me këtë është edhe të ndaluarit e transmetimit të haditheve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., djegia e librave që përfaqësonin sunetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kufizimi i lëvizjes së sahabëve në mënyrë që ata të mos përhapin hadithet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

Pra, gjithashtu më duket e nevojshme të përmend vrasjen e sahabëve të cilët refuzuan t'i paguajnë zekat Ebu Bekrit, sepse ai nuk ishte kalifi të cilit ata iu betuan në përputhje me udhëzimin e të Dërguarit të Zotit.

Duhet përmendur gjithashtu mohimin e së drejtës së Fatimes për pronën e Fedekut dhe pjesën e saj në humës (një lloj zekati që i jipej vetëm familjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.).

 

Duke refuzuar të gjitha argumenteve të saj është i ngjashëm edhe largrimi i Imam Aliut nga çdo pozitë ose funksion, ndërkohë që ato iu caktoheshin të korruptuarve dhe hipokritëve të Ben Umejës, ndërsa ishte ndaluar t’i bëhej homazh trupit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., tentimi për ta hequr emrin e tij nga ezani dhe ekspozimi i Medinës ndaj ushtrisë së të pafeve gjatë së cilës ata vepruan aty sipas tekave të tyre, ndërsa kishte ndodhur në periudhën pas sulmit në shëtpinë e shenjtë – Bejtullahun, duke e djegur dhe rrafshuar për tokë, veprim ky i shoqëruar edhe me vrasjen e ashabëve që ishin brenda Bejtullahut.

 

Vlen të theksohet vrasja e pasardhësve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., duke i mallkuar dhe fyer ata, dhe duke i detyruar njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë. Vrasja dhe dëbimi i atyre që ushqenin dashurinë për Ehli Bejtin dhe që i ndiqnin ata. Këto sjellje e veprime shkuan deri aty sa feja e Allahut u bë burim argëtimi, objekt talljeje dhe Kur’ani u bë çështje e nënçmimit. Ky komplot vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ndikimet dhe goditjet e tij janë ende të përhapura në umetin islam dhe do të jenë të tilla për aq kohë sa ka muslimanë të cilët janë të kënaqur me Muavijen dhe Jezidin, të cilët do t'i justifikojnë veprimet e tyre në bazë të faktit se ata kanë bërë gjykimet e tyre të pavarura (ixhtihad) dhe se për këtë ata do të kenë shpërblime nga Allahu i Lartësuar.

 

Përderisa ka nga ata që shkruajnë libra dhe artikuj kundër Shiave të Ehl-Bejtit në haremin e Bejtullahut dhe në sezonin e Haxhit, komploti do të vazhdojë dhe do të ketë vazhdimësinë e tij për aq kohë sa Allahu e lejon.

Unë nuk jam në gjendje të hulumtoj gjithë planin, as të përfshij të gjitha detajet e tij, por do të bëj përpjekjet e mia të modeste në qëllimin më të mirë për ta distancuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., nga traditat poshtëruese të turpshme që i atribuohen, në mënyrë që të mbroj nderi dhe pagabueshmërinë e tij.

 

Unë do të përpiqem të bind muslimanët e arsimuar dhe me mendje të lirë se ky Profet, të cilin Allahu e dërgoi për udhëzimin e të gjithë gjinisë njerëzore dhe të cilin ai e bëri një hënë të ndritshme në një natë të errët, se ai , në mesin e njerëzve, është më i madhi, më i pastri, më fisniku, më i lartësuari, më i përsosuri të cilin Allahu e ka krijuar ndonjëherë. Është e pamundur që ne të heshtim kundër transmetimeve të tilla. transmetime të tilla nuk kanë qëllim tjetër veçse të degradojnë dinjitetin e tij dhe të zhvlerësojnë statusin e tij.

 

Ne nuk jemi dhe kurrë nuk do të jemi të kënaqur me transmetime të tilla, edhe nëse Ehli Suneti ve-l-Xhemat është dakord me to dhe nëse ata i transmetojnë ato në sahihët dhe musnedet e tyre. Nëse të gjithë njerëzit e vdekshëm në tokë pajtohen me ta, fjalët e Allahut: "Dhe ju jeni me të vërtetë me shprehi më të lartësuara", është gjykimi përfundimtar, ndërkaq gjithçka tjetër është është gënjeshtër dhe supozim i gabuar.

Ky është qëndrimi i shiave në lidhje me udhëheqësin dhe pararojën e të gjitha qenieve njerëzore, atë të cilit Allahu i ka dhënë fuqinë për ta çliruar njeriun nga verbëria dhe bredhja, ai që e çon njerëzimin drejt sigurisë, paqes dhe qetësisë, andaj persiatni për këtë, ju që jeni të arsyeshëm.