Dijetarët për Ehli Bejtin

 

 

Imami i besnikëve, i pari i pasardhësve të Profetit, thotë: 

 

"Për sa na përket neve, ne ndajmë pjesën më të madhe të asaj që është në duart tona dhe më shumë se kushdo i ofrohemi vdekjes." 

(Shtegu e elokuencës, fjalimi 120)

 

“Ku janë ata që pretenduan se ishin të udhëzuar në njohuri, përtej nesh, duke gënjyer dhe duke bërë padrejtësi, edhe pse Allahu ne na ngriti lartë dhe ata i poshtëroi, neve na fisnikroi ndërsa ata  i mohoi, ndërkohë që ne na pranoi ndërsa ata i dëboi. Me ne kërkohet Udhëzimi dhe ndërsa mënjanohet verbëria. Me të vërtetë Imamët janë nga Kurejshët. Ata janë mbjellur në një degë të këtij Hashim. Të tjerët, përveç tyre, nuk do të jenë të përshtatshëm, as të tjerëve, përveç tyre, nuk janë të dinjitetshëm t’i drejtojnë punët. 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 143)

 

 “Ne (Ehl-Bejt) jemi veshje dhe shokë, ruajtësit e thesarit dhe portës. Në shtëpi hyhet vetëm përmes portave të tyre, kush hyn në to ndryshe dhe jo përmes portës hajdut do të quhet. Margaritarët kur’anore janë thënë për lavdërimin e tyre dhe ata janë thesaret e Mëshiruesit. Kur flasin thonë të Vërtetën. Por kur heshtin. Askush nuk flet. Le të jetë udhëheqësi i sinqertë me ndjekësit e tij. Le ta mbajë intelegjencën (mençurinë) e tij, le të jetë nga ata që i përkasin asaj bote sepse ai erdhi nga atje dhe atje do të kthehet ". 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 153.)

 

“Ata janë gjallëria e dijes dhe vdekja e injorancës. Skofiariteti i tyre ju flet për njohuritë e tyre, pamja e tyre e jashtme për të brendshmen e tyre, ndërsa heshtja e tyre për urtinë e tyre. Nuk shkojnë kundër të Vërtetës dhe as nuk përçahen për të. Ata janë mbështetja e Islamit dhe streha e mbrojtjes. Me ta të vërtetës iu rikthye pozitën e vet, ndërsa gënjeshtrat u shfarosën  nga vendbanimi i tyre dhe gjuha e saj u pre në rrënjët e saj. Ata e kuptuan besimin me vëmendje dhe me kujdes, dhe jo përmes ruajtjes dhe transmetimit, ngase me të vërtetë ka shumë transmetues të dijes, dhe pak kujdestarë të saj. 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 237.)

 

“Ne jemi pema e Dërgesës, vendi i qëndrueshëm i mesazhit, vendi i zbritjes së engjëjve, minierat e dijes dhe gurrat e urtisë. Ai që na ndihmon dhe ai që na do pret mëshirë, ndërsa armiku ynë dhe ai që na urren pret zemërim ”. 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 108)

 

“... Familja e tij është më e mira familje, farefisi i tij është më i miri farefis, ndërsa pema e tij është më e mira pemë. Ajo u rrit në zonën e shenjtë dhe u ngrit në fisnikëri. Degët e saj janë të gjata dhe frytet e saj nuk mund të arrihen ". 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 93.)

 

"Ku po shkoni? E megjithatë sa të çuditshme janë mendimet tuaja? Udhërrëfyesit janë vendosur, shenjat janë të qarta dhe fanari është drejtuar, pra ku shkoni anash dhe endeni, ndërsa midis jush janë pasardhësit e të dërguarit tuaj? Ata janë frenat e djallit, shenjat e besimit dhe gjuhët e së vërtetës. Pranoni atyre të njëjtën pozitë të vlefshme çfar ia njihni Kur’anit dhe qasjuni atyre sikur devet e etura kur i afrohen ujit. O njerëz, aprovoni këtë rrëfim të vulës së Lajmëtarëve - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi pasardhësit e tij! -  se ai që  vdiq nga ne nuk ka vdekur, se që nga u kalb nuk është kalbur. Dhe mos flisni atë që nuk e dini, ngase më shumë të vërtetë ka në atë që po e mohoni. 

Pranoni provat e atij kundër të cilit nuk keni prova. Unë jam ai! A nuk kam punuar mes jush sipas Kuranit dhe a nuk kam lënë pasardhës midis jush? Unë kam ngritur flamurin e besimit midis jush dhe ju kam mësuar kufijtë e asaj që është e lejueshme dhe asaj që është e palejueshme. Me drejtësinë time ju kam veshur me rrobat e sigurisë dhe ju kam përhapur virtytin me fjalën dhe veprën time ... " 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 86.) 

 

“Keni kujdes ndaj anëtarëve të Familjes së Profetit tuaj. Gjithmonë mbahuni rrugës së tyre. Ndiqni hapat e tyre sepse ata kurrë nuk do t'ju lënë jashtë udhëzimit  dhe kurrë nuk do t'ju çojnë në shkatërrim. Nëse ata ulen, uluni edhe ju, ndërsa nëse ata ngrihen, ngrituni edhe ju. Mos shkoni para tyre, pasi që ashtu do të bredhnit. Mos ngecni prapa tyre, për t’u mos u rrënuar ”. 

(Shtegu i elokuencës, fjalimi 96.)

 

Këto janë fjalët e Imam Aliut, të cilat veçanërisht kanë të bëjnë me Ehl-Bejtin e pastruar nga i cili Allahu ka hequr çdo dyshim dhe papastërti. Unë do të shtoja se historia është dëshmia më e mirë për pagabueshmërinë e Ehli Bejtit.

Asgjë përveç dijes, devotshmërisë, skofiaritetit, ndershmërisë, qëndrueshmërisë, faljes dhe virtyteve të tjera nuk është regjistruar rreth tyre. Ata njihen për të gjitha punët e mira që i do Allahu. Historia është dëshmia më e mirë që të drejtët nga ummeti, sufitë, shejhët e tarikateve të ndryshme, imamët e shkollave të ndryshme të mendimit (medhhebet) dhe ish-udhëheqësit, dijetarët islamë, të gjithë ata dëshmuan për përsosmërinë dhe rëndësinë e tyre të veçantë në dituri dhe vepra., dhe për vendin që kanë menjëherë pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Prandaj, nuk është e dëshirueshme që myslimanët t’i përziejnë gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me Ehli Bejtin, pra me ata që Allahu i ka pastruar dhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i ka tubuar nën veladonin e tij.

A nuk e vëreni se imamët e shkollave të hadithit, të tillë si Muslimi, Buhariu, Tirmidhiu, Ahmedi, Nesaia dhe të tjerët, kur transmetojnë hadithe rreth vlerave të individëve, në Sahihët e tyre e bëjnë diferencën midis vlerave të Ehli bejtit dhe vlerat e grave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

(Sahihu i Muslimit, vëll. 7, f. 130)

 

Në Sahihun ku flitet për vyrtytet e përsosura të Hz. Imam Ali ibn Talibit, Muslimi transmeton hadithin nga Zejd ibn Arkama se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: 

“Unë ju lë dy gjëra me vlerë. Njëra prej tyre është Libri i Allahut, Kur’ani. Ai është litari i Allahut, kushdo që e ndjek atë do të udhëzohet në rrugën e drejtë, kush e lë ka devijuar. ", Dhe pastaj vazhdoi:" Dhe Ehli Bejtin tim. Për Allahun ju paralajmëroj për Ehli-Bejtin tim “ (ai e përsëriti këtë tri herë). "

Ne pyetëm: “A janë gratë e tij në radhët e Ehli Bejtit?” Ibn Arkam u përgjigj: “Jo, sepse një grua qëndron me burrin e saj derisa ai ta divorcoj, ndërsa kur ai të divorcohet nga ajo, ajo kthehet tek babai i saj. Ehli Bejti është nga rrënjët e tij, ata janë grupi i tij, të afërmit e tij të cilëve u ndalohet të marrin nga sadakaja ".

(Po aty, Vëllimi 7, f. 123)

 

Një dëshmi e ngjashme na vjen nga Buhariu dhe Muslimi se Aisha është nga familja e Ebu Bekrit dhe jo nga familja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. 

(Sahihu i Buhariut, vëll. 6, f. 86; Sahihu i Muslimit, vëll. 1, f. 191.)

Meqë është kështu, atëherë pse këmbëngulja e disa personave kokëfortë që përpiqen të ringjallin përçarjen me çdo kusht dhe të shtrembërojnë të vërtetën për të cilën nuk ka dyshim.

Ata mallkojnë shiat vetëm për faktin se nuk përmendin pozicionin e shquar të Ajshes, nënës së besimtarëve. Pse atëherë ata nuk i mallkojnë sahihët dhe dijetarët e tyre të cilët nuk i kanë radhitur gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në mesin e Ehli Bejtit?

“O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe flisni vetëm të vërtetën. Ai do t'ju shpërblejë për veprat tuaja të mira dhe do t'ju falë mëkatet tuaja. Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai do të arrijë atë që dëshiron ". Ahzab, 70-71