Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit

 

Nëse një studiues përpiqet të studiojë Buhariun, ai nuk do të kuptojë shumë prej haditheve në të. Disa duken të mungueshëm (cunguar) ose të ndërprerë. Ose sjell një hadith me të njëjtin zinxhir transmetuesish, por në çdo rast ai citon shprehje të ndryshme në kapituj të ndryshëm. Dhe e gjithë kjo është kryesisht për shkak të dashurisë së tij intensive për Umer ibn Hatabin. Ndoshta kjo është ajo që e tërhoqi Ehli Sunnetin drejtë Buhariut, andaj edhe i japin përparësi ndaj të gjithë librave të tjerë, megjithëse koleksioni i Muslimit është i ndarë në kapituj në mënyrë më të saktë dhe më të përpiktë. Falë kësaj dhe për faktin se ai ia pakësoi dhe zhvlerësoi dinjitetin Ali ibn Ebi Talibit, Buhariu ndaloi trajtimin e librit më të besueshëm pas librit të Allahut. Duke punuar nën presionin e paragjykimeve, Buhariu i ndërpreu dhe i shkurtoi hadithet nëse ato do të ishin në dëm të karakterit dhe veprave të Omer ibn Hattabit. Ai përdori të njëjtën metodë kur do të duhej t’i kompletonte virtytet dhe cilësitë e Ali ibn Talibit. Për momentin po japim vetëm disa shembuj.

 

 

 Disa shembuj të shkeljeve të hadithit që përmbajnë të vërtetën rreth Umer ibn Hatabit

 

 

1. Në librin mbi menstruacionet, kapitulli mbi Tejemmumin, Muslimi transmeton në Sahihun e tij: “Erdhi një burrë te Omeri dhe i tha: 

 

“Unë jam bërë xhunub dhe nuk gjej ujë. Omeri tha: Mos u falni. Ndërkohë reagoi Ammari i cili i tha (Omerit): "A nuk të kujtohet o prijësi i muslimanëve se unë dhe ti ishim në betejë dhe u bëmë xhunub ndërsa nuk gjenim ujë? Për sa të përket ty, ti nuk e fale namazin, ndërsa unë mora tejemum dhe më pas u fala, kështu që Resulullahu, s.a.v.a., tha: Do të mjaftonte që t’i bini dheut me shuplaka, mandej të shkundje pluhurin dhe më pas t’i fërkoje duart me të”. Omeri i tha: “Ki frikë Allahun, o Ammar!” Amari tha: “Nëse dëshiron, Nuk do ta përmend më kurrë këtë ngjarje”. 

 

Këtë hadith e ka transmetuar Davudi në Sunenin e tij, Ahmed ibn Hanbeli në Musned, Nesaiu në Sunenin e tij, gjithashtu dhe Bejhekiu dhe Ibn Maxhe. 

 

Buhariu e fsheh të vërtetën në transmetimin e këtij hadithi. Për të mbrojtur statusin e Omerit, ai shtrembëroi hadithin në mënyrë që njerëzit të mos merrnin vesh për injorancën e kalifit në lidhje me rregullat e Sheriatit. Tani po e japim të njëjtin hadith në versionin e Buhariut. Në “Librin mbi tejemumin” në “Kapitullin mbi atë që merr tejemum, a mund të godasë me pëllëmbët e tij (në pluhur)”, transmeton Buhariu në Sahihun e tij: 

 

“Erdhi një njeri te Omer ibn Hatabi dhe i tha: “Unë jam i papastër (xhunub) ndërsa nuk mund të gjejë uj. 'Ammar ibn Jasir i tha Omer ibn Hattabit:'A nuk të kujtohet kur ti dhe unë ishim në një fushatë luftarake...'

 

Teksti, siç do të vini re, është redukuar nga Buhariu. Meqë pasi që njeriu ia adresoi gjendjen e tij Omeri i tha: “Mos u falë!” Mirëpo Buhariu hoqi këtë, sepse do ta rrezikonte madhështinë e Omerit. Nuk ka dyshim se Buhariu i ka redaktuar formulimet e Omerit, të cilat janë thënë gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut dhe që janë në kundërshtim me Kur'anin dhe Sunetin. Buhariu, gjithashtu, nuk donte t'u transmetonte njerëzve se Omeri e mbajti këtë mendim edhe gjatë kalifatit të tij. Duke vepruar kështu ai e përhapi mendimin e tij në mesin e muslimanëve. Ibn Haxheri në një koment për Buhariun ka thënë: “Ky është mendimi i njohur i Omerit”. Dëshmi se Buhariu e mbështeti fuqishëm mendimin e Omerit është adresimi i Amarit ndaj tij: “Nëse nuk dëshiron, nuk do ta përmend më atë ngjarje”. Andaj lexo dhe befasohu o lexues!

 

2. El-Hakim Nejshaburi në Mustadrakun e tij në vëllimin. 2, fq. 514, transmeton një hadith, origjinaline  të cilit e ka transmetuar Dhehebiu në "Talhis"-in e tij. Transmetohet nga Enes ibn Malik se Omer ibn Hatabi i recitoi fjalët e Allahut nga minberi: "Ne kultivuam drithëra, rrush, bar, ullinj, hurma, perime dhe fruta dhe el-ab?" Ai tha: “Ne i dimë të gjitha këto, por çfarë është “el-ab”. Ndiqni atë që është e qartësuar me udhëzimin e Tij në librin e Tij dhe veproni sipas tij, e për atë që nuk dini, hajeni në emër të Zotit tuaj.”

 

Ky hadith transmetohet nga shumica e komentuesve gjatë komentimit të sures Abase. Në mesin e tyre janë Sujuti në Durul Mansur, Zamahshari në Keshsaf, Ibn Kethiri në Tefsirin e tij, gjithashtu Raziu në Tefsirin e tij, si dhe Hazani në Tefsirin e tij.

 

Mirëpo, Buhariu, sipas zakonit të tij të mirë, e fshiu këtë hadith dhe nuk e përmendi kurrë që njerëzit të mos e kuptojnë injorancën e Omerit në lidhje me kuptimin e fjalës "el-ab". Në vend të kësaj, ai e transmetoi hadithin si vijon:

 

Buhariu në Sahihun e tij në "Librin e pasimit të Kur'anit dhe Sunetit" në "Kapitullin mbi atë se çka është e neveritshme të pyesësh vazhdimisht dhe ta ngarkosh veten me atë që nuk të intereson, dhe fjalët e të Lartësuarit:

" Mos pyet për gjërat që nëse do të të thuhen do të ndjehesh i shqetësuar ” transmeton nga Enes ibn Maliku kur ata ishin me Omerin i cili ai tha: “Neve na është ndaluar të mbingarkojmë veten!” Ja se si Buhariu transmeton dhe trajton çdo hadith që do të vazhdonte të komprometonte karakterin e Omerit. Si mund të arrihet tani tek e vërteta në bazë të një hadithi mesatar. Hadithi është shkurtuar sepse fsheh injorancën e Omerit për kuptimin e fjalës "el-ab", kështu që sipas praktikës së tij të veçantë ai thotë: "Neve na ndalohet të mbingarkojmë veten?"

 

3. Ibn Maxhe në Sunenin e tij, vëll. 2, fq. 227 .; Hakimi në Mustadrakun e tij - në vëllimin 2, fq. 59,; Ebu Davudi në Sunenin e tij - vëllimi 2, fq. 402; Ibn Haxheri në Fethul-Bari dhe transmetues të tjerë, transmetojnë nga Ibn Abbasi se ai ka thënë: 

 

“Një grua e çmendur që kishte shkelur moralin e saj (seksual) andaj  iu soll Omerit. Ai u këshillua me njerëzit për të dhe më pas urdhëroi që ta vrisnin me gurë. Por pranë tyre kaloi Ali ibn Talibi kaloi dhe i pyeti: "Ç’është puna me të?" Ata u përgjigjën: "Ajo është një grua nga ky dhe ai fis dhe ka bërë kurvëri dhe Omeri ka urdhëruar që ta gjuajnë me gurë?" Ai tha ta kthejnë atë nga ku e kanë marrë!” Pastaj shkoi te Omeri dhe i tha: "A e di ti se lapsi është ngritur (nuk regjistron të bëmat) nga një i çmendur që nga momenti që ai person nuk është më i shëndetshëm, nga veprimet e personit në gjum dhe nga fëmija deri në moshën madhore?" Omeri e liroi dhe i tha: “Po të mos ishte Aliu, Omeri do të shkatërrohej.”

(Ibn Džerzi u svom Tezkira, fq. 75.)

 

Por Buhariu ishte i shqetësuar me këtë transmetim, sepse si mund t'i informonte njerëzit për injorancën e halifit ndaj rreegullave që përkojnë me dënimin e përcaktuar në Librin e Allahut, rregull që e shpjegoi edhe i Dërguari i Allahut? Si mundet dikush të marrë pozitën e kalifit nëse është në këtë nivel të (pa)diturisë? Si mundet Buhariu ta përcillte transmetimin që përmbante mirënjohje për Hz. Aliun, i cili u mësoi atyre atë që ata nuk dinin? Dhe akoma më keq, si mund ta pranonte Buhariu, madje edhe vetë rrëfimin e Omerit: "Po të mos ishte Ali Omeri do të ishte shkatërruar!"

 

Por le të shohim se si Buhariu i rishkruan hadithet. Buhariu në Sahihun e tij në "Librin mbi jobesimtarët dhe femohueit kundër të cilëve luftohet" në "Kapitulli që një burrë apo grua e çmendur nuk duhet vrarë me gurë", pa përmendur asnjë zinxhir transmetuesish citon: 

 

"Aliu i tha Omerit, A e di ti se lapsi është ngritur (nuk regjistron të bëmat) nga një i çmendur deri sa ai të shërohet, nga fëmija deri në moshën madhore dhe nga veprimet e personit në gjum deri sa ai të zgjohet?” 

 

Ky është një shembull i gjallë i trajtimit të hadithit nga Buhariu, se si ai e shkurton hadithin nëse ai komprometon Omerin. Ai gjithashtu e redukon hadithin nëse do të përmenden virtytet e Aliut të cilat janë të pamohueshme.

 

 

4. Në “Librin mbi dënimet” në “Kapitullin mbi atë që dehet”, në Sahihun e tij Muslimi transmeton nga Enes ibn Malik i cili përcjellë se një njeri që pinte alkool ishte sjellë para Pejgamberit, s.a.v.a. Ai urdhëroi që burri të fshikullohej 40 të rëna me dy thupra palme. Enesi rrëfen: 

 

“Ebu Bekri veproi kështu ndërkohë që Omeri ishte halife.  Ai u këshillua me njerëzit dhe Abdurrahman ibn Avf tha: "Dënimi minimal është 80 rrahje." Dhe Omeri veproi sipas asaj që tha Abdurrahmani."

 

Buhariu, sipas praktikës së tij të zakonshme, nuk dëshiron të ekspozojë injorancën e Omerit për rregullat e ndëshkimit dhe se si ai kërkoi këshilla nga njerëzit për rregullat e zakonshme që zbatonte i Dërguari i Allahut, të cilat i zbatonte edhe Ebu Bekri pas tij. Buhariu në Sahihun e tij në “Librin e Dënimeve” në “Kapitullin mbi atë që transmetohet për fshikullimin e të dehurve”, transmeton përmes Enes ibn Malikut se i Dërguari i Allahut urdhëroi dënimin e çdo kundërshtimi, me 40 goditje me kamxhik.

 

 

5. Dijetarët dhe historianët e hadithit kanë shënuar sëmundjen dhe vdekjen, kështu që ata nuk të mos devijojnë kurrë pas kësaj. Kjo ngjarje njihet si “e marta tragjike”. Omeri ibn Hatabi e kundërshtoi këtë duke thënë se i Dërguari i Allahut është në halucinacione. Allah, falë!

 

Në Sahihun e tij,  Buhariu në "Librin mbi xhihadn" në "Kapitullin mbi ndërmjetësimin që duhej të ndërmerrej ndaj pjesëtarëve shpalljeve të mëparshme e që janë nën prrotektoratin e muslimanëve, dhe si të veprohet me ta", në "Librin e trashëgimisë" në " Kapitullin mbi atë që nuk ka asgjë për të trashëguar”, transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë: 

 

“E enjte! Çfarë e enjte!” Ai qau aq shumë derisa rëra para tij u lagë nga lotët e tij. Ai tha: "Të martën sëmundja e Profetit u përkeqësua dhe ai tha: "Më sillni një letër që t'ju diktoj diçka pas së cilës nuk do të humbni kurrë." Ata u grindën me njëri-tjetrin në prani të Profetit dhe thanë: "I Dërguari i Allahut është në halucinacione.” Ai tha: “Më lini të qetë! Unë jam më i mirë në krahasim me atë që më atribuoni (mveshni) mua'.

 

Pak para se të linte këtë botë ai la këto tri porosi

 

Largimin e të gjithë politeistëve nga Gadishulli Arabik,

T’u jipen dhurata delegatëve siç ai iu kishte dhuruar,

Porosinë e tretë e kam harruar.”

 

 

Po! Kjo është me të vërtetë një "tragjedi" në të cilën Omer luajti një rol heroik. Ai e kundërshtoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., duke e penguar atë të shënonte atë që donte, duke përdorur një fjalor të shëmtuar që ishte në konkurrencë me Librin e Allahut (gjegjësisht, duke thënë se ai kishte halucinacione). Buhariu dhe Muslimi e transmetuan hadithin e përmendur në tekstin e tyre në formën e tij origjinale dhe me fjalën e inkriminuar “po halucinon” dhe nuk e ndryshuan atë derisa e përmendën emrin e Omerit, sepse një fjalë kaq e neveritshme nuk mund të dëmtojë autoritetin e tij.

 

Megjithatë, kur ata vijnë në një pozitë që duhet t’i përcjellin fjalët burimore të thëna nga Omeri, që zvogëlojnë kredibilitetin e tyre kalifor, kjo bëhet problematike për Muslimin dhe Buhariun. Ata pastaj shmangin nxjerrjen e së vërtetës në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj Profetit në shumë gjëra gjatë jetës së Profetit, s.a.v.a. Buhariu dhe Muslimi ishin të vetëdijshëm se një zbardhje e tillë e së vërtetës për halifin mund të shkaktonte një rënie të disponimit të muslimanëve në përgjithësi ndaj Umarit, kështu që ata iu drejtuan rishkrimit të transmetimeve për të. Kështu ata e ndryshuan fjalën "po halucinon" në "e kanë mundur dhimbjet" për të shmangur të shprehurit e shëmtua. Ja si u transmetua incidenti i përmendur nga Buhariu dhe Musilmi.

 

Transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë: 

 

“Kur vdekja iu afrua të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në shtëpinë e Profetit ishin disa njerëz, mes tyre dhe Omer ibn Hatabi. Profeti tha: "Më sillni një copë letër që të mund të shkruaj diçka për ju, pas së cilës nuk do të humbni kurrë." 

Omeri tha: "Profeti është i pushtuar nga sëmundja, ju keni librin e Allahut, Kur'anin dhe kjo na mjafton.” Njerëzit në shtëpi u trazuan, duke u grindur. Në mesin e tyre ishin ata që thanë: “Silleni atë (letër) që Profeti të na diktojë porosinë falë së cilës nuk do të humbim kurrë.” Kishte edhe nga ata që thanë atë që tha Omeri. Kur ky diskutimi i kotë, në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., u intensifikua, ai u tha atyre: “Largohuni!” Abdullah ibn Mesudi tha: edhe Ibn Abbasi do të thoshte: “Vërtet ndodhi një tragjedi mbi gjitha tragjeditë, në atë që ndodhi mes të Dërguarit të Allahut, që dëshironte ta linte testamentin e tij dhe refuzimit dhe grindjes së tyre.”

(Sahih Buhari, “Knjiga o bolesti”, “Poglavlje o govoru bolesnog: ‘Odlazite od

mene!’”; Sahih Muslim, “Knjiga o nasljeđu”, “Knjiga o odbijanju oporuke”,

vëll. 5., fq. 76. )

 

Ndoshta Muslimi e mori këtë transmetim nga mësuesi i tij Buhariu. Ne i themi Buhariut: 

Pa marrë parasysh se sa i keni rishkruar ato fjalë dhe sado jeni përpjekur të fshihni të vërtetën, ajo që keni përcjellë është dëshmi e mjaftueshme kundër jush dhe udhëheqësit tuaj Omerit. Sepse fjala “po halucinon” është dëshmi kundër teje dhe liderit tënd Omerit. Sepse fjala “po halucinon” dhe riformulimi i saj në “i mundur nga dhimbjet” të çon në të njëjtin përfundim. Andaj ata që hulumtojnë edhe sot mund të dëgjojnë shprehjen: “I gjori! Ai ishte mundur nga ethet derisa filloi të kishte halucinacione.” 

Sidomos nëse i shtojmë fjalët e tij (Omerit): “Ju e keni Kur’anin, Librin e Zotit dhe kjo na mjafton!”. Kjo do të thotë se varësia ndaj Resulullahut ka përfunduar dhe ekzistenca e tij është e njëjtë me mosekzistencën e tij. 

 

Jemi të bindur se çdo njeri që do ta analizonte me kujdes këtë hadith, pa paragjykime, do të zemërohej me Omerin, i cili e pengoi komunitetin të udhëzohej, për shkak të të cilit ky komunitet devijoi menjëherë pasi Profeti la këtë botë. Pse ne të kemi frikë ta themi të vërtetën përderisa ajo është për mbrojtjen e Resulullahut, e rrjedhimisht edhe Kuranit dhe të gjithë mësimit islam? “Prandaj, kur të gjykoni, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë prej Meje dhe mos i ndërroni fjalët e Mia me diçka që vlen pak!” (5:44)

 

Pse atëherë disa dijetarë e bëjnë këtë, edhe në këtë epokë të dijes dhe të iluminizmit, duke u përpjekur ta mbulojnë të vërtetën përmes shpifjes së interpretimeve të tilla që nuk kanë asnjë mbështetje racionale apo tjetër. Kjo është ajo në të cilën betohet dijetari Muhamed Fuad Abdul Baki në komentin e tij në librin “El-lu'lu uel Merjun fi ma ittifaka alejhi al-seyhan”, kur përmend hadithin për “tragjedinë e së martës”.

(El lu'lu vel Mardžun, mbi atë se për çfarë dyy shejhët pajtohen, vëll. 2., fq.166.)

 

Duke komentuar ngjarjen e përmendur, ai shkroi: Stilolapsi, bojëra ose e mendonte letrën si diçka në të cilën mund të shkruhej, për shembull letra ose shpatulla e një kafshe. Duket se letra që ai donte të diktonte kishte të bënte me emërimin e Ebu Bekrit si kalif. Mirëpo, kur ata filluan të diskutojnë dhe grinden, që eskaloi në zhrumë, ai ndërroi mendje, duke e formuluar këtë me atë se kend do ta emëronte për prjës të namazit.. (Kështu ai filloi me shpjegimin e fjalës "halucinacion")

 

Andaj thotë: “halucinimin” Ibn Batal e interpreton si rënie në konfuzion, ndërsa Ibnul-Tin pretendon se kjo është një gjendje deliri e çmendurie. Por kjo nuk korrespondon me statusin e tij të lartë. Ndoshta kjo do të thotë se i Dërguari i Allahut ju lë, nga fjala “el-haxher” e cila është e kundërta e fjalës “bashkim” ashtu siç është frymëzuar hyjnisht te ai. Prandaj, ai tha në "Sahabiun më të madh" se Ibn Asiri ka thënë: "Kjo thënie është në një kuptim pyetës dhe se elifi thekson një kuptim pyetësor pa një formë pyetëse. Kështu fjalia do merrë këtë kuptim: "Nëse të shprehurit e tij mori përmasa marrëzie për shkak të sëmundjes së tij?’

 

Kjo është më e mira që mund të thuhet për këtë. Shprehja nuk duhet të jetë në formën e një thënieje. Nëse po, atëherë termi do t'i referohet ose shthurjes ose halucinacioneve. Ai që i tha këto fjalë ishte Omeri, andaj nuk mund të merret me mend se ai të ketë menduar në kuptim të tillë.” Si përgjigje ndaj jush, o dijetar i madh, themi se supozimet tuaja nuk i shërbejnë aspak të vërtetës. Na mjafton që pranove se ai që i tha ato fjalë ishte Omeri. Por kush të njoftoi ty se Resulullahu donte të shkruante për kalifatin e Ebu Bekrit?A do të ishte Omeri kundër kësaj? Ishte ai që ndërtoi shtyllat e kalifatit të Ebu Bekrit dhe është ai që i detyroi njerëzit t'i shprehin besimin e tyre në mënyrë të vrazhdë dhe të dhunshme dhe kështu madje kërcënoi se do t'i vinte zjarrin shtëpisë së Fatime-Zehrës. A ka dikush tjetër përveç jush, dijetar i madh, i nderuar, që do guxonte ta bënte një shpjegim të tillë?

 

Ajo që dihet, si për dijetarët e kaluar ashtu edhe për të tashmit, është se Ali ibn Ali Talibi ishte planifikuar nga i Dërguari i Zotit për kalif, madje edhe nëse ata nuk e pranonin deklaratën e tij për këtë. Mjafton të vëreni se çfarë përcjell Buhariu në Sahihun e tij në “Librin e Testamentit” në vëllimin 3, fq. 186, thotë ai: 

“Ata përmendën para Aishes se Aliu ishte (i paraparë) për kalif me testament. Ajo pyeti: “Kur ai e zgjodhi si pasardhës, unë e mbaja në krahërorin tim dhe ai kërkonte një lavaman. E shtriva në krahun tim, ndërsa as që e dija se ai tashmë ishte shpërngurlur (në botën tjetër). Andaj, po kur e zgjodhi atë?”

 

Buhariu transmeton këtë hadith në të cilin Aishja mohon të drejtën e tij në trashëgimi dhe kjo është ajo që e kënaq Buhariun. Ne themi se ata që i përmendën Aishes se i Dërguari i Allahut zgjodhi Aliun janë ata që e duan të vërtetën. Aishja as që e hodhi poshtë një mundësi të tillë, por e bëri pyetjen si dikush që bën sikur nuk e di: "Kur është zgjedhur?" 

 

Ne përgjigjemi se ai u zgjodh në prani të sahabëve të respektuar dhe në mungesë të saj. Nuk ka dyshim se këta sahab i treguan asaj se kur është zgjedhur Aliu, por autoritetet qeverisëse e ndaluan atë ta përmendte atë, ashtu siç e ndaluan përmendjen e porosisë së tretë të Profetit ose e harruan atë.

 

Motivet politike janë arsyeja që e vërteta heshtej, madje edhe vetë Omeri ka transmetuar se e ka penguar Pejgamberin që të bëjë testament përfundimtar sepse e dinte se kishte të bënte ekskluzivisht me kalifatin dhe Ali ibn Talibin.

 

 Ibn Ebi Hadidi ka transmetuar një dialog që u zhvillua ndërmjet Omerit dhe Ibn Abasit, në të cilin Omeri i tha Ibn Abasit përmes një pyetjeje: "A ka diçka në shpirtin e Aliut për kalifatin?" Ibn Abasi tha: "Po". Ndaj kësaj Omeri tha: "Profeti deshi ta përmendte qartë emrin e tij gjatë sëmundjes së tij, por unë e pengova që ta bënte këtë nga dashuria dhe shqetësimi për Islamin."

 

(Šarh Nahdžul Belaga, Ibn Ebi Hadid, vëll. 12., fq. 21. Ibn Ebi Hadid je

spomenuo da je dijalog prenesen od Ahmeda ibn Taliba, autora knjige o

historiji Bagdada, u njegovom Musnedu.)

 

O studiues i madh, pse po sorollatesh jashtë realitetit? Në vend që ta ekspozoni dhe zbuloni të vërtetën, pas një periudhe shtypjeje nga Benu Umeje dhe Benu Abbasit, ju këtu po e rritni edhe më tej padrejtësinë duke e mbuluar dhe fshehur të vërtetën dhe në këtë mënyrë parandaloni dhe pengoni të tjerët ta arrijnë atë. Nëse ajo që tha ishte me qëllim të mirë, atëherë lus Allahun t'ju udhëzojë dhe të korrigjojë të kuptuarit tuaj.

 

6. Buhariu gjithashtu bëri shumë në ndryshimin, korrigjimin, redukimin, riformulimin dhe përzierjen teksteve të haditheve të Profetit për të mbrojtur karakterin e Ebu Bekrit dhe Omerit nga kompromitimi dhe për të penguar të tjerët që ta arrijnë të vërtetën. Kështu te Buhariu hasim heshtjen e ngjarjes së famshme historike, në të cilën i Dërguari i Allahut e lartësoi Hz. Aliun, duke e përjashtuar plotësisht këtë transmetim nga koleksioni i tij, sepse ishte i vetëdij shëm se ishte në dëm të Ebu Bekrit.

 

Dijetarët e Ehli Sunetit si Tirmidhiu në Sahihun e tij, Hakimi në Mustadrakun e tij, Ahamed ibn Hanbeli në Musnedin e tij, Imam Nesaiu në Hasaisin e tij, Taberiu në Tefsirin e tij, Xhemaluddin Sujutiu në Darul Manthur, Ibn Asiri në Historia e tij dhe Kenzul-ummal dhe Zemahsheri në Kashafi dhe shumë dijetarë të tjerë, në Sahihët dhe Musnedet e tyre raportuan si në vazhdim:

 

I Dërguari i Zotit dërgoi Ebu Bekrin dhe e urdhëroi që të përcjellë fjalët e shpallura: "Allahu dhe i Dërguari i Tij heqin dorë ... dhe pas këtij viti, asnjë politeist nuk do të lejohet të kryejë haxhin ose të vizitojë Qaben i zhveshur (lakuriq). Mandej në vend të tij ai dërgoi Hz. Aliun dhe e urdhëroi t'i shpallte ato fjalë. Ebu Bekri u kthye te Profeti dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, a është shpallur diçka që përkon me mua?" Ai tha: “Jo! Por Xhibrili erdhi tek unë dhe më tha: “Askush nuk do ta bëjë këtë përveç teje ose ndonjë të afërmi me ty, gjegjësisht Aliu.” 

 

Si zakonisht, Buhariu e transmetoi hadithin në formë të shkurtuar. Ai transmeton në "Librin mbi interpretimin e Kur'anit" në "Kapitullin me titull: Kështu që shkoni për toke edhe për katër muaj të tjerë", më njoftoi Humejd ibn Abdurahman se Ebu Hurejra tha: 

 

"Ebu Bekri më dërgoi në ditën e Haxhit me shpallje në ditën e Kur'banit që në Mina ta publikoj shpalljen se nga ky vit mushrikët nuk mund të kryejnë haxhin ose të qarkullojnë rreth Qabes lakuriq, Humejd ibn Abdurrahman tha: "Atëherë i Dërguari i Allahut e përcolli këtë me Ali ibn Talibin duke i urdhëruar këtij të fundit, publikimin e shpalljes mbi  “bera'atu”, përkatësisht heqjen dorë prej mushrikëve. Ebu Hurejra tha: "Aliu bërtiti me ne në ditën e Bajramit për njerëzit në Mini "bera'a "(heqje dorë), se asnjë politeist pas këtij viti nuk do të mund të kryejë haxhin ose të qarkullojë i zhveshur lakuriq rreth Qabes."

(Sahih Buhari, vëll. 5., fq. 202., Libri I interpretimit të Kuranit, Sura el Bera'a (Tewbe). )

 

Shih, o lexues, si shtrembërohen hadithet dhe e vërteta rreth ngjarjeve për t'u harmonizuar me grupet sektare? A ka ndonjë ngjashmëri mes asaj që është transmetuar nga Buhariu dhe asaj që është transmetuar nga dijetarët dhe komentuesit e tjerë të hadithit nga Ehli Suneti.

 

Buhariu transmeton se Ebu Bekri ishte ai që dërgoi Ebu Hurejren dhe telallët e tjerë që në Mina ta publikojnë shpalljen se nga ky vit asnjë politeist nuk do të mund të marrë pjesë lakuriq në procesionet e haxhit. Pastaj vjen transmetimi nga Humejd ibn Abdurahman se Pejgamberi, s.a.v.a., e dërgoi Ali ibn Ebi Talibin dhe e urdhëroi të lexonte ajetet e heqjes dorë nga politeistët, pastaj edhe një herë vjen transmetimi nga Ebu Hurejre se Aliu mori pjesë bashkë me ta në shpalljen e "heqjes dorë".

 

Në këtë mënyrë Buhariu mohoi epërsinë e Hz. Aliut, me ç’rast ishte ai që përmes Xhibrilit Profeti e zgjodhi për të shpallur "bera'a" dhe me anë të të cilit Allahu i Lartësuar dha urdhër për largimin e Ebu Bekrit prej veprimi: "Askush nuk do ta bëjë këtë përveç teje apo njeriut të lidhur me ju për nga afërsia e gjakut.” Ishte shumë e vështirë për Buhariun të përcillte largimin e Ebu Bekrit nga kjo ngjarje me shpalljen nga Allahu dhe t'i jepte Ali ibn Talibit një avantazh ndaj tij. Kjo është diçka me të cilën Buhariu asnjëherë nuk u kënaq, kështu që ai bëri atë që bëri duke shtrembëruar dhe përzier hadithin me diçka tjetër, ashtu siç bëri edhe me transmetimet e tjera.

 

Si mundet një kërkues i së vërtetës të mos jetë i vetëdijshëm për këtë shtrembërim, rishkrim dhe tradhti të parimeve shkencore akademike, veçanërisht nëse lexon thënien e Ebu Hurejres: “Ebu Bekri më dërgoi, bashkë me të tjerët, për të shpallur gjatë haxhit në ditën e Bajramit!" A mos ishte Ebu Berki në rolin e komandantit të përgjithshëm edhe gjatë jetës së të Dërguarit të Zotit? Si ndodhi që ai që u dërgua për të bërë diçka, në ai që dërgon të tjerët, dhe zgjodhi publikuesit në mesin e sahabëve.

 

Kushtojini vëmendje stilit të Buhariut pasi ai ndryshon me kujdes gjithçka që përkon me Ali ibn Ebi Talibin, i cili u dërgua nga Profeti për të kryer një detyrë për të cilën vetëm ai ishte i kualifikuar. Kështu nën aranzhimin e Buhariut Hz. Aliu trajtohet vetëm si një nga publikuesit krahas Ebu Hurejres dhe sahabëve të tjerë, pa përmendur mënjanimin e Ebu Bekrit nga kjo ngjarje dhe të kthimit të tij me lot në sy (siç transmetohet nga disa transmetues të tjerë) te i Dërguari, s.a.v.a. Nuk përmendet fjala e Profetit: 

 

“Më erdhi Xhibrili dhe më urdhëroi: “Askush nuk do ta bëjë këtë përveç teje dhe atij që ka lidhje gjaku me ty”.

 

Nga ky hadith del qartë se Pejgamberi, s.a.v.a., ka treguar respekt të veçantë për kusheririn e tij. Për më tepër, është e qartë se gjithçka shkoi sipas asaj që Xhibrili i dha urdhrin Profetit dhe pas kësaj nuk kishte vend për interpretim të lirë, si ai i Buhariut, sipas të cilit ai ishte mendim personal i Muhamedit, s.a.v.a., i cili ishte si edhe njerëzit e tjerë dhe i cili , sipas tyre, mund ta kishte qëlluar por dhe të kishte gabuar. Ishte më mirë që Buhariu ta refuzonte plotësisht këtë hadith siç bëri me hadithet e tjera.

 

Do ta shihni se në Sahihun e tij në “Librin mbi kontratën” në “Kapitullin mbi pajtimin” ku Resulullahu, s.a.v.a., i ka thënë Hz. Aliut: 

 

“Ti je prej meje dhe unë jam prej teje” me rastin e diskutimit mes Aliut, Xhaferit dhe Zejdit dhe vajzës së Hamzës, ndërsa Ibn Maxhe, Tirmidhiu, Nesaiu, Imam Ahmedi dhe autori Kenzul Umala transmetojnë se i Dërguari i Allahut tha: 

 

“Aliu është prej meje dhe unë jam nga Aliu, askush nuk mund të më përfaqësojë mua përveç meje dhe Aliut.

 

(Sunen Ibn Maxhe, vëll. 1., fq. 44.; Xhami'ul Sahih, Tirmizi, vëll. 5., fq.

300.; Hasais Nesa'i, fq.20.; Ibn Hanbel Musned, vëll. 5., fq. 30.; el-

Havarizmi el Menakib, fq. 79.; Ibnul Xherzi, Tazkirul-Havas, fq. 36., Ibn

Haxher, Sava'ikul Muhrika, fq. 120. )

 

Këtë e tha në haxhin e lamtumirës, por Buhariu refuzoi ta transmetonte.

 

7. Unë i shtoj kësaj se Imam Muslimi në Sahihun e tij, në "Librin e besimit" në "Librin e provës se dashuria për ensarët dhe Aliun është shenjë besimi dhe se urrejtja ndaj tyre është shenjë e hipokrizisë”, Aliu tha: “Për Atë që e çanë kokrrën, që krijoi shpirtin, ka një kontratë ndërmjet Profetit që nuk di të shkruajë dhe mua, se askush përveç besimtarëve nuk do të më dojë dhe se askush përveç hipokritët nuk do të më urrejë.”

 

Dijetarët e hadithit dhe autorët e Suneneve, konfirmuan atë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha për Aliun: 

 

"Askush nuk do t'ju dojë përveç besimtarëve dhe askush nuk do t'ju urrejë përveç hipokritëve". 

 

Kjo është transmetuar nga Tirmidhiu në Zaha'iral-Akba, Ibn Haxheri te Lisanul-Mizan. Buhariu, megjithatë, përkundër faktit se të gjithë transmetuesit në zinxhir ishin të besueshëm, se ai u transmetua nga të gjithë koleksionuesit e tjerë, duke përfshirë edhe Muslimin, refuzoi ta transmetonte atë, ndoshta nga frika se në mesin e hipokritëve mund të përfshiheshin edhe sahabët e famshëm, që qëndruan afër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Në frymën e kësaj shenje, e cila shpjegohet nga ai që nuk ka thënë asgjë nga teka e tij, por nga shpallja nga e cila është frymëzuar, hadithi tregon epërsinë e madhe të vetë Aliut ndaj njerëzve të tjerë, sepse përmes tij mund të provohet e vërteta ndërsa të zbuloheshin gënjeshtra dhe hipokrizia. Sepse ai është dëshmia më e madhe e Allahut për umetin pas vdekjes së të Dërguarit të Tij, përmes së cilës ai do të sprovohet. Hipokrizia është një substancë e brendshme që askush nuk e di përveç Atij që di çdo shikim të syrit dhe atë që fsheh zemra. Këtë nuk e di askush, përveç Atij që e njeh të padukshmen, sepse Allahut i takon e gjithë lavdia dhe faleminderimi, nga mëshira dhe mirësia e Tij ka vendosur një shenjë për këtë Umet, andaj do të shkatërrohen ata që janë shkatërruar pas shenjave të qarta që ju kanë ardhur, dhe ata që shpëtuan pas shenjave të qarta që u erdhën.

 

Do të doja të theksoja këtu disa shembuj të tjerë të dinakërisë dhe se si Buhariu mbyllë sytë para këtij fakti. Personalisht, besoj se Buhariu fitoi një vend nderi në mesin e pjesëtarëve të ehli sunnetit, si te ata të asaj kohe, por edhe te këta të kësaj kohe, sepse ai bëri çmos që hadithet që ai përfshiu në koleksionin e tij të mos kundërshtonin medhhebin që ai përqafoi dhe ndoqi.

 

Në Sahihun e tij (në "Librin e dhuratave, virtyteve dhe nxitjes së distancimit" në "Kapitulli mbi dhënien e gruas suaj dhe gruas së burrit", ai ka transmetuar këtë rivajet: 

 

"Ubejdullah ibn Abdullah më informoi se Aishja tha: "Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u sëmur dhe kur sëmundja e tij u ashpërsua, ai kërkoi leje nga gratë e tij që të trajtohej duke qëndruar në dhomën time. Ato e lejuan këtë. Ai doli jashtë i mbështetur për dy burrave, mezi duke lëvizur në tokë. Ai ishte mes Abasit dhe një burri tjetër.' Ubejdullahu tha: ‘unë transmetova atë që Ajsheja i tha ibn Abasit dhe ai më tha: ‘A e din se cili ishte burri tjetër, emrin e të cilit Ajsheja nuk e përmendi?’ Unë thashë: Jo’! Ai tha: 'Ishte Ali ibn Ebi Talibi'.

 

Ibn Sadi e transmetoi këtë hadith pikërisht ashtu siç u transmetua më lart në rubrikën e tij Tabakat, me një zinxhir autentik në vëllimin 2, fq. 29. Në mënyrë të ngjashme edhe autori i veprës së Sira el-Halabijes dhe autorët e tjerë në sunenet e tyre transmetuan me saktësi se "Me të vërtetë, Aishja nuk ishte e lumtur të dëgjonte gjërat e mira që i atribuoheshin atij (Hz. Aliut)."

 

Mirëpo, Buhariu e la këtë fjali përmes së cilës u bë e qartë se Aishja e urrente Aliun dhe se ajo nuk mund ta përmendte emrin e tij. Përveç kësaj, në atë që ai përcolli ka prova të qarta dhe të mjaftueshme për atë që është i matur dhe që kupton efektet e kombinatorikës së fjalëve. A mundet të mbetet e mbuluar, për atë që e lexon historinë, urrejtja ndaj Aliut, prijësit dhe mbrojtësit të besnikëve aq shumë e theksuar nga Aisheja, e cila shkoi aq larg sa që pas lajmit mbi vdekjen e Aliut, i bëri sexhde Allahut, në shenjë falënderimi për vdekjen e Aliut? 

(Ibn Hadžer u Savaikul-Muhrika në fq. 107.transmeton: 

 

“Dy beduinë u grindën dhe më pas erdhën te Omeri. Ai i dërgoi ata te Aliu për gjykim. Njëri prej tyre tha: 'A mos do të na gjykoj ky askushi?' ndaj kësaj reagoi Omeri i cili kapi atë dhe i tha: 'Mjerë ti, a nuk e di Kush është ky! Ky është udhëheqësi juaj dhe udhëheqësi i çdo besimtari dhe ai që nuk e mkonsideron për udhëheqës nuk është prej besimtarëve" 

 

Sido që të jetë, Allahu e mëshiroftë nënën e besimtarëve dhe e faltë të paktën për hirë të burrit të saj. Ne nuk jemi në kërkim të kufijëve të mëshirës së Allahut, e cila është gjithëpërfshirëse. Por ne do të donim më mirë të mos ndodhin luftërat e dhunshme, përçarjet, mospajtimet dhe fatkeqësitë, sepse ato shkaktuan përçarjen dhe shpërbërjen tonë, kështu që sot po përballemi me urinë, se jemi bërë objekt i kolonializmit dhe viktima të tiranisë. Nuk ka fuqi dhe fuqi përveç Allahut!