Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)

 

Çfarë thotë Ehli Dhikri për Allahun e Lartësuar

Imam Aliu, paqja qoftë mbi të, thotë:

 “Faleminderimi i takon Allahut që di gjithçka të padukshme dhe tek i cili çojnë shenjat e çdo gjëje të dukshme. Ai nuk është i dukshëm për syrin e shikuesit, por syri që nuk e sheh nuk mund as ta mohojë, as mendja që dëshmon ekzistencën e Tij nuk mund të arrijë tek ai. Ai është aq i Lartësuar në Madhërinë e Tij sa asgjë nuk mund të jetë më e Lartësuar se Ai, ndërsa në afërsi Ai është aq afër sa asgjë nuk mund të jetë më afër se Ai. Por Lartësia e Tij nuk e largon Atë nga asgjë në krijimin e Tij, as afërsia e Tij nuk e sjell atë në një nivel të barabartë me diçka. Ai nuk ua zbuloi mendjeve misterin e atributeve të Tij, e megjithatë Ai nuk i pengoi ata të merrnin njohuri thelbësore për Veten e Tij. 

 

Dhe për këtë arsye Ai është i tillë që të gjitha shenjat e ekzistencës aq dukshëm dëshmojnë për Të, saqë këtë, gjithashtu   e dëshmon edhe mendja e mohuesit. Allahu është i Lartësuar mbi atë që për të thonë,  ata që e krahasojnë me çkado dhe ata që e mohojnë Atë. Falënderimi i takon Allahut për të cilin një gjendje nuk i paraprin një tjetre, në mënyrë që ai të jetë i pari para dikujt që ishte i fundit dhe i dukshëm para se të fshihej. Çdo gjë që shenjohet  me një përveç Tij - është e parëndësishme. Secili i respektuar përveç Tij  - është i mjerë. Secili përveç Tij – është i pafuqishëm. 

 

Secili zotërues përveç Tij – është rob. Secili dijetar përveç Tij – është kërkues. Secili drejtues përveç Tij – ndonjëherë ka afëtsi drejtuese e nganjëherë përfshihet nga paaftësia. Secili dëgjues veç Tij – është i shurdhër për zërat e qetë, zërat e fortë e shurdhojnë, ndërkaq zërat e largët nuk i kupton. Secili shikues veç tij  - është i verbër për ngjyrat e fshehura dhe për gjërat tepër të ndjeshme. Gjithçka e dukshme veç Tij – është e fshehur, ndërsa gjithçka e fshehur veç Tij – nuk mund të bëhet e dukshme”.

(Nehxhl-belaga, fjalimi 64. dhe 162. )