Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,
Nëse analizojmë jetën e saj me burrin e saj, të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., do të gjejmë gabime dhe padëgjueshmëri të shumta të saj, sepse ajo shpesh komplotonte me Hafsën kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur ato në një rast, e detyruan atë për t’i ndaluar vetes atë që e ka lejuar Allahu i Lartësuar, siç transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi. Ata o gjithashtu debatuan me të në mënyrë që, siç transmetohet në sahihët dhe tefsirët sunit , dhe vetë Allahu i Madhëruar përmendi dy incidente të tilla në Librin e tij të Shenjtë. Zilia i pushtoi aq shumë mendjen e saj sa që ajo në praninë e tij u soll pa respektin dhe nderin e nevojshëm.
Në një rast, kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., përmendi Hz. Hatixhen, ajo i tha:
“Si mund të jetë Hatixhja më e mirë se unë, kur Allahu të ka dhënë (grua) më të mirë se ajo (më të re). Ajo ishte një plakë me faqe të kuqe ”.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 4., fq. 231., kapitulli “martesa e të Dërrguarit të Allahut me Hatixhen”, gjithashtu e transmeton edhe Mislimi.)
I Dërguari i Zotit u zemërua aq shumë sa iu ngritën edhe flokët e kresë.
Në një rast tjetër, njëra nga nënat e besimtarëve i dërgoi një tas me ushqim të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe ai ishte në dhomën e Aishes. Aishja e theu tasin së bashku me ushqimin.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 6., fq. 157.)
Në rastin e tretë, ajo i tha të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. "Ti je ai që i thotë vetit i Dërguari i Allahut!"
Dhe në një rast tjetër ajo u zemërua me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., duke thënë: "Bëhu i drejtë!"
(Ihja ulum al din, Gazali, vëll. 2., fq. 29.)
Babai i saj (Ebu Bekri) e goditi atë aq shumë sa ajo u përgjakë. Zilia e saj arriti deri në atë pikë saqë ajo e gënjeu Esmi bin Nu'manin, kur ajo erdhi te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Ajo pastaj i tha asaj:
"I Dërguari i Allahut do atë që kur vjen tek ai, më thotë: ‘Kërkoj strehim tek Allahu nga ty! "
Qëllimi i saj ishte që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ta divorcohej nga kjo grua e pafajshme dhe naive (Kanz-umal, vëll. 7., fq. 116.), të cilën i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e divorcoi në përputhje me fjalët e saj:
“Sjellja e saj e keqe në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,arriti në një pikë të tillë se ajo madje, ndërsa ai po e falte namazin, ajo i zgjati këmbët e saj dhe kur ai binte në sexhde, ajo i tërhiqte ato, dhe kur ai ngrihej për të përfunduar pjesën tjetër të namazit, ajo i shtrinte përsëri ato.”
(Sahihu i Buhariut, vëll. 1., fq. 101)
Në një rast, ajo bashkë me Hafsën, e qortuan të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kështu që për pasojë ai u izolua për një muaj, derisa Allahu i Lartësuar ia shpalli këtë ajet: “Mbaji ato me të cilët ju jeni të kënaqur dhe divorcohu nga ato me të cilat nuk jeni të kënaqur. ” ndërkaq ajo pas shpallje së këtij ajeti i tha atij:“
“Unë shoh vetëm se si Allahu gjakon për t’i plotësuar dëshirat tuaja”. (Sahihu i Buhariut, vëll. 6., fq. 24)
Kur Aishja zemërohej (gjë që ndodhte shpesh), ajo nuk do t'i përfillte fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, as nuk do ta përmendte emrin Muhamed, por, kur betohej, do të thoshte: "Për Zotin e Ibrahimit!"
Aishja e sulmonte shpesh të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., duke ia prishur atij disponimin, por i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte i mëshirshëm dhe i butë, karakteri i tij ishte mendjehapur dhe durimi i tij ishte i thellë, për këtë arsye ai shpesh i thoshte asaj: "Po të harbon shejtani yt, oj Ajshe! "
Ai shpesh do të ndjehej keq nga kërcënimet e Allahut, drejtuar asaj dhe Hafsës. Në disa raste, u botuan vargje rreth tyre. Allahu i Lartësuar tha: "Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, sepse keni bërë atë për të cilën duhet të jeni penduar". (Tahrim, 4)
Këto fjalë janë një kërcënim i qartë për të dhe Hafsën, të cilat shpesh do të përfshiheshin me të në mosbindje dhe zili. Allahu i Lartësuar për këto dyja shpalli ajetin: "... Dhe nëse bashkoheni kundër tij, atëherë Allahu është mbrojtësi i tij, dhe Xhibrili dhe besimtarët e nderuar, dhe së fundi të gjithë engjëjt do ta ndihmojnë". (Tahrim, 4)
Ky ajet u shpall duke pasur si shkas Aishen dhe Hafsën, siç dëshmoi Omer ibn Hattabi, ndërsa u regjistrua nga Buhariu.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 6., fq. 69.)
Vetë ajeti thekson se në mesin e grave muslimane kishte besimtare që ishin më të mira se ato dyja.
Një herë, kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., donte ta kërkoj dorën e Sarefit, motrën e Dilhi al-Kalbi, ai i kërkoi Ajshës të shkonte për ta parë atë. Kur u kthye, ajo erdhi me një zemër mushur me zili, të cilën i Dërguari i Allahut e pyeti:
"Çfarë ke parë, oj Aishe?" Dhe ajo u përgjigj: "Unë nuk kam parë dikë me ndonjë vlerë të veçantë".
I Dërguari i Zotit u përgjigj:
"Duhet të kesh parë dikë me vlerë, por pështyma jote është thartuar." Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk ka asnjë sekret të panjohur për ty. Kush është në gjendje të fshehë diçka nga ju”.
(Ibn Sa'd, Tabakat vëll. 8., fq. 115; Kanzul-ummal, vëll. 6., fq. 294.)
Shumica e komploteve që Aisha bëri në mënyrë provokative u mbështetën nga Hafsa, bija e Omerit.
Është një gjë e çuditshme që ne vërejmë mirëkuptimin e tyre reciprok dhe pajtimin e plotë mes këtyre dy grave. E njëjta marrëveshje dhe mirëkuptim mbretëronte midis baballarëve të tyre Ebu Bekrit dhe Omerit, ndryshimi i vetëm ishte se Aishja ishte gjithmonë ajo nxitësja, në raport me Hafsën e dobët, por që do ta mbështeste atë, dhe ndërsa, nga ana tjetër, Ebu Bekri ishte më i dobët në raport me Omerin, i cili ishte nismëtari dhe nxitësi. Ne tani më kemi parë diskutimet e mëparshme, se Omeri ishte një udhëheqës i vërtetë edhe në çështjet e kalifatit, për sa kohë që Ebu Bekri mbante pozitën e halifes. Disa historianë raportojnë se kur Aishja vendosi të udhëtonte në Basra për të nxitur një revoltë kundër Hz. Imam Aliut, e njohur si Beteja rreth Devesë, ajo iu dërgoi një mesazh grave të tjera të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. (nënave të besimtarëve), duke u kërkuar që të shkonin me të. Asnjë prej tyre nuk iu përgjigj, përveç Hafsas, bijës së Omerit, e cila ishte gati të largohej, por u ndalua nga vëllai i saj Abdullah ibn Omeri i cili e kritikoi atë kështu që ajo hoqi dorë nga udhëtimi.
(Sharh Nahdžu-balage, Ibn Ebu Hadid, vëll. 2., fq. 80.)
Allahu i Lartësuar dhe i Fuqishëm paralajmëron Aishen dhe Hafsën me këto fjalë: "Nëse bashkoheni kundër tij, atëherë mbrojtësi i tij është Allahu, edhe Xhibrili edhe besnikët e vërtetë, dhe në fund ndihmësit dhe mbrojtësit e tij do të jenë edhe të gjithë engjëjt.
“Allahu i Lartësuar tha gjithashtu: "Ju të dyja pendohuni tek Allahu, se vërtet zemrat tuaja kanë devijuar."
Sa i përket këtyre dy grave Allahu ka sjellur sqarime të qarta në suren El-Tahrim. Nuk është e vërtetë, ajo që shumica menduan atëherë dhe që kështu mendojnë edhe sot, se nënat e besimtarëve do të hyjnë në Parajsë pa dhënë llogari, vetëm sepse ishin gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Allahu i Lartësuar ka shpallur se marrëdhëniet martesore as nuk do t’i bëjnë dëm as dobi askujt, edhe nëse ato janë gra të Profetit. Për njeriun do të jenë të dobishme ose të dëmshme vetëm veprat e tyre personale.
Sepse, Allahu i Lartësuar thotë:
“Atyre që nuk besojnë Allahu ia përkujton atyre si mësim gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit; ato ishin martuar me dy robërit Tanë të virtytshëm, mirëpo ishin hipokrite ndaj tyre - dhe ata të dy nuk do të jenë në gjendje t'i ndihmojnë ato para Allahut, dhe do t’iu thuhet: 'Ju të dyja hyni në zjarr, me ata që hyjnë”! Tahrim, 10
Nga ana tjetër, Allahu u dha një shembull besimtarëve, gruan e Faraonit e cila tha: "Zoti im, më ndërto një shtëpi në Parajsë dhe më shpëto nga Faraoni dhe dënimi i tij dhe më shpëto nga populli i padrejtë!"
Nga kjo bëhet e qartë se të gjitha lidhjet dhe miqësitë martesore edhe nëse kanë një mori vlerash nuk mund të parandalojnë në vetvete dënimin e Allahut, përveç se ato shoqërohen me vepra të drejta dhe hyjnore. Nëse nuk janë, dënimi mund të rritet. Drejtësinë e Allahut e dikton ashtu që Ai nuk i ndëshkon ata që janë më largë, sikur ata që janë afër dhe në shtëpitë e të cilësve është Kur’ani. Ndërkohë që një njeri që e njeh të Vërtetën dhe ende e kundërshton atë është më keq se një injorant që nuk e njeh të Vërtetën fare.
Tani, lexues i dashur, ne do të citojmë disa rrëfime për disa detaje për ta bërë më të lehtë njohjen e personalitetit të kësaj gruaje që luajti një rol të madh në largimin e Hz. Imam Aliut nga kalifati dhe që mblodhi gjithë forcën dhe potencialin për të organizuar një kryengritje të armatosur kundër tij. Për më tepër, duhet të ishte i njohur për të ajeti kushtuar të pastërtve, edhe pse ajo sillej sikur të ishte aq largë kësaj të vërtete, sikur që janë largë toka dhe qielli, dhe se shumica e ehli sunetit janë viktimë e gënjshtrave dhe shpifjeve, ngase ata pasojnë Umajadët, ndërkohë që nuk janë të vetëdijshëm për këtë.