Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
Historianët kanë vërejtur se ajo ishte një udhëheqëse që mbikëqyrte, ndante njerëzit dhe lëshonte urdhra. Edhe kur Zubejri dhe Talha po grindeshin se kush duhet ta drejtojë lutjen (namazin) dhe kur të dy e dëshironin atë, Aisha ndërhyri dhe i largoi të dy. Ajo urdhëroi djalin e motrës së saj, Abdullah ibn Zabejrin të printe në namaz.
Ajo dërgoi lajmëtarë me letra që i dërgoi në disa provinca duke kërkuar mbështetje kundër Ali ibn Abu Talib dhe nxiti njerëzit me një thirrje xhahilijeti.
Rekrutoi 200,000 fundrrina dhe horda arabe për të luftuar dhe përmbysur kalifin e besnikëve. Agjitacioni i saj rezultoi në një përçarje kur një numër i madh njerëzish u vranë në emër të mbrojtjes dhe mbështetjes së nënës së besimtarëve. Historianët thonë se kur ndihmësit e Aishes erdhën te Uthman ibn Ha'nif, sundimtari i Irakut me qendër në Basra, ai dhe 60 zyrtarët e tij u burgosën. Ata u sollën para Aishës që urdhëroi ekzekutimin e tyre. Ata të gjithë u therrën ashtu siç theren delet.
Raportohet se, në të vërtetë, atje ishin katërqind burra dhe se këta ishin myslimanët e parë, kokat e të cilëve u prenë dhe se ata i të gjitha këto i përballuan me durim. (Po aty, Vëllimi 5, f. 178; Komentim i Nehxhul-belaga, vëll. 2, f. 501, etj.)
Al-Sabi transmeton nga Muslim ibn Ebu Bekri, dhe ky nga babai i tij:
“Kur Talha dhe Zubejri arritën në Basra, unë mbaja shpatën time me qëllim që t’i ndihmoja. Unë vizitova Aishën, ajo ishte që urdhëronte, ndalonte, me pak fjalë, ajo komandonte. M'u kujtua hadithi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., duke dëgjuar kur ai tha: 'Një komunitet që lejon veten të qeveriset dhe drejtohet nga një grua nuk do të ketë kurrë sukses.' Pastaj u tërhoqa dhe u largova prej saj. "
Buhariu transmeton nga Ebu Bekri:
"Gjatë ‘Betejës së devesë’ Allahu i Lartësuar më kujtoi fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur dëgjoi se Persianët e kishin shpallur për princezë vajzën e tyre Kosres:’ Burrat që i dorëzojnë pushtetin një gruaje kurrë nuk do të kenë sukses.’ ”
Një nga gjërat që më bën të qesh dhe të qaj njëkohësisht është se Aisha doli nga shtëpia e saj duke kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, s.a.v.a., dhe urdhëroi sahabët (ithtarët e saj) të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kjo, me të vërtetë, është një gjë e çuditshme! Si mund të kishte ndodhur kjo, o Zot i dashur?!
Mu'tazil Ibn Abil Hadid në një koment mbi Shtegun e elokuencës , transmeton së bashku me historianë të tjerë se Aisha i dërgoi një letër Zejd ibn Salham Al Abdiut kur ajo ishte në Basra, me këtë porosi:
"Nga Aisha, nëna e besimtarëve, vajza e Ebu Bekrit, gruaja e vërtetë e të Dërguarit të Allahut,s.a.v.a., qëndroni në shtëpitë tuaja dhe përpiquni t'i bëni njerëzit ta braktisin djalin e Ebu Talibit. Shpresoj të dëgjoj atë që dua nga ju, sepse ju jeni më besniku i familjes time. Paqja qoftë me ju! "
Ky njeri i drejtë iu përgjigj:
“Nga Zejd ibn Salhan, Aishës, vajzës së Ebu Bekrit. Allahu ju ka urdhëruar, ndërsa na ka urdhëruar neve. Ai ju urdhëroi të qëndroni në shtëpinë tuaj dhe ne të luftojmë. Dhe letra juaj erdhi tek unë duke më rekomanduar të kundërtën e asaj që më kishte urdhëruar Allahu i Plotfuqishëm. Ju dëshironi të bëni atë që ju ka urdhëruar Allahu, ndërsa në të vërtetë, ju po bëni atë që Ai më ka urdhëruar mua të bëj. Unë nuk mund ta pranoj porosinë tuaj. Kështu që përgjigjja ime është negative ”.
Nga kjo është e qartë se Aisha nuk luftoi vetëm si lidere e ushtrisë të cilën ajo menaxhonte në ngjarjet rreth "devesë". Ajo dëshironte një dominim absolut mbi besimtarët në të gjitha pjesët e vendit dhe në të gjitha gjërat. Në përputhje me këtë, ajo i dha vetes të drejtën për të korresponduar me krerët e fiseve dhe guvernatorët e krahinave dhe provincave, duke i inkurajuar ata të bashkëpunonin me të dhe duke u kërkuar atyre ndihmë. Falë kësaj, ajo arriti statusin dhe famën midis Omajadëve deri në atë masë sa u bë një shembull dhe një burim respekti për të gjithë ata, që i frikësoheshin fuqisë së saj.
Kur heronjtë dhe njerëzit e njohur për trimërinë e tyre u larguan dhe ikën nga fusha e betejës gjatë përballjes me Hz. Imam Aliun, ajo do të qëndronte dhe vazhdonte t’i nxiste njerëzit kundër tij.
Kjo kalon të gjithë kufijt e arsyes. Duke ditur qëndrimin e saj ndaj Imam Aliut dhe dijenia se Imam Aliu e kishte shoqëruar me nder në shtëpinë e saj pasi u mund, megjithatë ajo me kokëfortësi edhe më tej insistonte në vazhdimin e luftimeve.
Nuk ka asnjë shpjegim për këtë përveç në të kuptuarit e thellësisë dhe shkallës së zilisë dhe urrejtjes me të cilën nëna e besimtarëve e kishte ngarkuar veten.