A e dini kush është Hatixhja? 

 

 

 

Hz. Hatixhja është besimtarja më e shquar të cilën e ksihte përshëndetu Xhibrili, a.s., dhe i dha asaj lajmin e lumtur për shtëpinë e saj të ndërtuar në Parajsë, shtëpinë e kënaqësisë dhe lumturisë.

(Sahihu i Buhariut., vëll. 4., fq. 231.; Sahihu i Muslimit, vëll. 7., fq. 133.)

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a. nuk la asnjë rastë për ta përmendur HZ. Hatixhen, dhe kjo përmendje ia shqyente zemrën Aishës. Zemra e saj do të digjej nga xhelozia dhe ajo do të humbte kontrollin mbi vetveten. Ajo pastaj do ta përmendte Hatixhen me fjalë të këqija, pa respekt dhe ndjesi. 

Le të kujtojmë fjalimin e Aishes për veten e saj, veçanërisht në lidhje me Hatixhen, siç transmetohet nga Buhariu, Ahmedi, Tirmidhiu dhe ibn Maxhe:

"Unë kurrë nuk kam qenë xheloze ndaj asnjë gruaje sa kam qenë ndaj Hatixhes. Kjo sepse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. shpesh e përkujtonte atë. Unë i thashë atij, ‘Pse e përmend vazhdimisht atë plakë nga kureshitët? Ajo ftyrë kuqrremta më nuk është! Me të siguri që Allahu ju ka dhënë më të mirë dhe më të bukur se ajo. ’Dhe pastaj ajo tha:‘ Fytyra e të Dërguarit të Allahut ndryshoi. Unë kurrë nuk e kam parë atë në atë gjendje përveç kur ai do të pranonte shpallje."

Ai tha, ‘Jo, ai nuk më dha një më të mirë. për Allahun, ajo më besoi mua kur të tjerët nuk më besuan, ajo besoi në misionin tim kur të tjerët dyshuan, ajo më ndihmoi me gjithë pasurinë e saj që kishte, ndërsa të tjerët më privuan. Zoti më ka dhënë fëmijë përmes saj derisa jo edhe  me gratë e tjera.”

 

Nuk ka dyshim, se kjo përgjigje e ashpër e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., hedhë poshtë pretendimet e atyre që thonë se Aisha ishte gruaja e tij më e dashur. Unë jam gjithashtu i bindur se zilia dhe urrejtja e Aishes u rrit kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. iu drejtua asaj me këto qortime dhe kur ai e informoi atë se Allahu nuk i kishte dhënë grua më mirë se Hatixhja. Edhe një herë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., na tregon se ai nuk kishte prirje drejt pasioneve të ulëta dhe asnjë prirje jo të shëndetshme ndaj bukurisë dhe virgjërisë femërore, sepse, Hatixhja u martua dy herë para se ajo të martohej me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., dhe ishte pesëmbëdhjetë vjet më e moshuar se ai. Përkundër kësaj, ai e donte atë dhe nuk pushoi së lëvduari atë. Për Allahun, ky është karakteri i vërtetë i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i cili për hir të Allahut donte dhe urrente për hirë të Tij. Ekziston një dallim i madh midis këtij hadithi autentik dhe hadithit të shpifur, sipas të cilit, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e preferonte Aishen aq shumë, madje deri në atë pikë sa gratë e tjera i dërgonin dikë, duke e këshilluar që grate e tjera t’i trajtonte me drejtësi në raport me vajzën e Ebu Kuhafës.

 

A mund ta pyesim Aishen, nënën e besimtarëve, e cila kurrë nuk e ka parë Hatixhen dhe as nuk e ka takuar atë, se si mund ta dijë se Hatixhja ishte një grua e moshuar dhe me ftyrë të kuqrremtë. A përkon kjo sjellje  edhe me një besimtar mesatar, të cilit i ndalohet të flasë keq për një person që ka shkuar nga kjo botë?

Atëherë, si është të flasësh për një person që ka vdekur dhe shpirti i së cilës është shkuar te Zoti i saj?

 

Sa sjellje e shëmtuar është kjo, nëse personi që nënçmohet, e cila për më tepër është edhe gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në shtëpinë e së cilës erdhi Xhibrili për t’ia sjellur paralajmërimin e mirë për shtëpinë së saj në Parajsë.

(Sahih al Buhari, vëll. 4., fq. 231.; Sahihu i Muslimit)

 

Me siguri urrejtja dhe zilia ndaj Hatixhes, e cila ishte grumbulluar në zemrën e Aishës, duhej të shprehej edhe publikisht. Aisha kurrë nuk gjeti dikë të cilit mund t’i përcillte zemërimin e saj, përveç Fatimes, vajzës së Hatixhes dhe thjeshtra e saj, e cila, sipas shumë haditheve, ishte e një moshe ose pak më e vjetër se ajo.

Dashuria e thellë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. ndjente për Hatixhen sigurisht u rrënjos dhe u forcua tek vajza e saj e hasretit, Fatima Ez-Zehra.

Ajo ishte e vetmja që jetonte me babanë e saj dhe që mbartte brenda saj cilësitë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. i donte te Hatixhja.

Zilia e Aishes intensifikohet edhe më shumë, kur ajo pa të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. duke lartësuar vlerat e vajzës së tij duke e quajtur atë Sejjid (udhëheqëse) e të gjitha grave, princeshë e grave në Parajsë.

(Ibid., vëll. 4., fq. 209. i vëll. 7., fq. 142.)

 

Për më tepër, Allahu i Lartësuar,  përmes saj i dha të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. dy nipër, liderë të të rinjve të Parajsës, Hasanin dhe Huseinin. Ajo pa që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kishte zakon të flinte në vendin e Fatimes, duke shikuar nipërit e tij. Ai do të thoshte: "Këta dy fëmijët e mi janë aroma e umetit tim". Ai do t'i mbante mbi supe. Kjo e intensifikoi edhe më shumë zilinë e saj sidomos pasi nuk kishte fëmijë. Ndërsa zilia e saj u rrit gjithashtu edhe ndaj burrit të Fatimes, babait të Hasanit dhe Husseinit. Nuk kishte asnjë arsye tjetër për këtë përveç dashurisë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,  kiltivonte ndaj tij (Hz. Imam Aliut) duke i dhënë përparësi atij në gjithçka ndaj babait të saj, Ebu Bekrit.

 

Nuk ka dyshim se ajo jetoi në kohët vendimtare. Ajo pa që djali i Ebu Talibit ishte më superior në çdo aspekt se i ati i saj, dhe se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e donte dhe e vlerësonte atë më shumë se këdo tjetër. Ajo gjithashtu e dinte që babai i saj ishte kthyer i mundur me forcat e tij, në ditën e Hajberit dhe se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. i pikëlluar nga kjo kishte thënë:

"Sot do t'i jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilin e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij, i cili do të jetë trim dhe nuk do të tërhiqet".

 

Ai njeri ishte Hz. Ali ibn Talib, burri i Fatimes.

Pasi që Hz. Aliu mori Hajberin, ai u kthye me skllaven Safiyya bint-ul-Hujai, me të cilën u martua i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Për Ajshen kjo ngjarje ishte si t’i kishte rënë rrufeja në zemër.

Ajo gjithashtu e dinte që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kishte dërguar Aliun pas tij për të marrë përsipër nga Ebu Bekri detyrën e publikimit të Sures Bera'at (Heqja dorë nga politeistët). Babai i saj u kthye me lot në sy duke kërkuar arsyen për këtë veprim, për të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. u përgjigj:

"Zoti i Madhërishëm më ka urdhëruar që askush të mos publikoj ajetet e shpallura përveç meje dhe Ehli Bejtit tim."

 

Ajo gjithashtu e dinte që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kishte zgjedhur Aliun si pasardhës të tij dhe i kishte urdhëruar sahabët dhe gratë e tij ta përgëzonin për këtë udhëzim mbi besimtarët ndërsa babai i saj ishte ndër të parët që e përgëzoi për këtë, duke i thënë:

"Urime, bir i Abu Talibit, ti je bërë dhe do të mbetesh udhëheqësi i çdo besimtari dhe i çdo besimtareje. ”

 

Ajo ishte e vetëdijshme se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. , i kishte dhënë përparësi mbi babanë e saj Usames, një djalë të ri pa mjekër, i cili atëherë ishte 17 vjeç. Dhe përveç kësaj, ai e urdhëroi atë të shkonte nën udhëheqjen e tij dhe të falej pas tij.

Nuk ka dyshim se Ajsheja u prek nga të gjitha këto ngjarje. Ajo ishte thellësisht e shqetësuar për babanë e saj dhe pjesën e tij në kalifat. Zilia dhe urrejtja e saj u rritën drejt Hz. Fatimes dhe ajo provoi gjithçka vetëm për të ndryshuar situatën në favor të babait të saj, duke përdorur të gjitha metodat. 

 

Ne tashmë kemi parë se si ajo dërgoi një njeri te babai e saj, gjoja me kërkesë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., duke e urdhëruar atë që të drejtojë njerëzit në lutje, pasi ajo e kuptoi se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.  e kishte zgjedhur Aliun për këtë detyrë.

Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., zbuloi këtë komplot, ai u detyrua të dilte i sëmurë, të largonte Ebu Bekrin dhe që vet t’iu printe besimtarëve në lutje. Ai u zemërua me Aishen dhe i tha:

"Ju gratë jeni si gratë e Jusufit". (duke menduar për intrigat e tyre të shumta)

(Komenti I Nehxhul-belaga, Ibn Ebi Hadid, vëll. 9., fq. 197.)

 

Studiuesi i kësaj ngjarjeje që lidhet me Aishen, në disa prej haditheve të ndryshme dhe të paqëndrueshme, do të gjejë kontradikta të qarta. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a.  urdhëroi babanë e saj që të bashkohej me ushtrinë nën komandën e Usama ibn Zejdit, tre ditë para kësaj lutjeje. Dihet dhe është logjike që komandanti i ushtrisë drejton edhe lutjen.

Dihet se komandanti i ushtrisë, logjikisht është prijës i ushtrisë edhe në namaz. Usama ibn Zejdi ishte prijësi i xhematit në ushtri, ndërsa Ebu Bekri ishte pjesëtar i asaj ushtrie.

 

Aisha e ndjeu këtë degradim dhe e kuptoi motivin e Profetit, dhe veçmas faktin që ai nuk e dërgoi Ali ibn Ebu Talibin në atë ekspeditë, në të cilën morën pjesë edhe sahabët më të shquar të ensarëve dhe muhaxhirëve.

Për më tepër, ajo e kuptoi, si shumica e sahabëve, se ato ishin ditët e fundit të jetës së të Dërguarit, s.a.v.a.  Ajo gjithashtu ishte e një mendjeje me Omerin, sipas të cilit, i Dëdrguari i Allahut, s.a.v.a., po fliste i pa vetëdijshëm se çfarë thoshte, andaj zilia e saj e hidhur i diktonte që të sillej në pajtim me atë që pason vetëm nga zilia.. Kështu ajo ngriti statusin e Ebu Bekrit përkundrejt Hz. Aliut.

Në këtë mënyrë ajo injoronte faktin se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.  e kishte lënë Hz. Imam Aliun si pasardhës të tij.

 

Andaj ajo filloi t’i bindë njerëzit mendjelehtë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kishte lëshuar frymën e fundit në dhomën e në prehrin e saj. Ajo transmetoi se kinse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ndërsa ishte ende gjallë t’i ketë thënë asaj:  

"Ftojini babanë dhe vëllain tuaj të bëjnë një testament për ta, sepse dikush mund të thotë diçka që Allahu, i Dërguari i Tij, s.a.v.a. , dhe besimtarët do ta refuzonin, nëse për këtë  nuk do të ishte në dijeni Ebu Bekri." 

Askush nuk e ka pyetur veten se çfarë e pengoi atë për t’i sjellur ata te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.?